Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Nobelisti rus Solzhenicin ndahet nga jeta

    Radio Evropa e Lirė 04.08.2008

    Shkrimtari i gulagėve ndahet nga jeta

    Aleksandėr Solzhenicini, fituesi i ēmimit Nobel nė letėrsi nė vitin 1970, pėr rusėt mbetet ndėrgjegjja e kombit. Pėr lexuesit e tij nė botė ai do mbetet shkrimtari qė nxorri nė dritė krimet e regjimit tė Stalinit dhe bėri tė njohur tmerrin e gulagėve.
    Gjiganti i letrave ruse Aleksandėr Solzhenicin, disidenti qė nė mėnyrė tė palodhur nxorri nė pah krimet nė kampet sovjetike tė pėrqėndrimit, u nda nga jeta nė moshėn 89 vjeēare.

    "Njė ditė nga jeta e Ivan Denisoviēit", libri i shkruar mbi pėrvojėn tetė vjeēare tė Sollzhenicinit si i burgosur politik, ishte vepra e parė letrare qė dėnonte drejtpėrsėdrejti gulagun sovjetik.

    Libri i publikua nė vitin 1962 dhe pa dritėn e botimit falė udhėheqėsit sovjetik tė kohės Nikita Hrushov, i cili donte tė nxirrte nė shesh disa nga krimet e Stalinit. Tė dyja botimet e librit u shitėn sa hap e mbyll sytė. Por liberalizmi i Hrushovit duket se zgjati pak, pasi nė vitin 1964 nė krye tė Bashkimit Sovjetik erdhi Leonid Brezhnjevi. Kur Solzhenicini morri ēmimin Nobel nė letėrsi nė vitin 1970 autoritetet e regjimit nuk e lejuan tė udhėtonte nė ceremoninė e Nobelit nė Stokholm.

    Mė pas Solzhenicini punoi pėr trilogjinė "Arkipelagu Gulag". Nė vitin 1974 shkrimtarit iu morr nėnshtetėsia ruse dhe u largua nė mėrgim.

    Po nė kėtė vit Solzhenicini mundi tė marrė nga duart e mbretit tė Suedisė Karl Gustav ēmimin Nobel pėr letėrsi.

    Pavarėsisht mėrgimit nė ish Bashkimin Sovjetik njerėzit e lexonin fshehurazi Solzhenicinin.

    "Ne tė gjithė e lexonim fshehurazi. Ishte i ndaluar, por pėr ne ishte njė grimė lirie. Solzhenicni nėnkuptonte lirinė pėr gjeneratėn tonė", thotė njė qytetare ruse.

    Solzhenicini pas largimit nga Rusia nė vitin 1974 qėndroi pėr njė kohė tė shkurtėr nė Zvicėr dhe mė pas u vendos nė Vermont tė Shteteve tė Bashkuara.
    Jeta nė Perėndim nuk ishte ajo e dėshiruara pėr shkrimtarin, pasi pėr tė njerėzit ishin zhytur nė kotėsi dhe konsumerizėm.

    Ndėrkohė nė vendin e tij tė origjinės njerėzit e pėrdorinin Solzhenicinin si mjet jo vetėm lirie, por edhe pėr tė mėsuar tė vėrtetėn rreth Bashkimit Sovjetik.

    "Ai iu mundėsoi njerėzve tė brezit tim tė kishin njė pamje tjetėr, plotėsisht tė ndryshme tė historisė sė Rusisė rreth asaj se ēfarė ndodhte nė regjimin sovjetik. Mė kishin mėsuar diēka tjetėr, derisa kur lexova librat e tij u zgjova", thotė njė nga qytetarėt qė vendosnin lule nė derėn e shtėpisė sė Solzhenicinit nė fshatin Troitsa Likovo.

    Me ardhjen nė pushtet tė Mihail Gorbaēovit, Solzhenicinit iu rikthye nėnshtetėsia sovjetike dhe akuzat pėr tradhėti iu hoqėn. Solzhenicini, i cili gjithmonė kishte thėnė se donte tė vdiste nė Rusi filloi tė projektonte kthimin.

    Pas 20 vitesh mėrgimi shkrimtari u rikthye nė atdhe si hero nė maj tė vitit 1994. Ndėr gjėrat e para qė bėri ishte nderimi pėr miliona tė vdekurit nė gulagėt sovjetikė.

    Me tu vendosur nė Moskė, Solzhenicini vazhdoi tė vepronte si ndėrgjegja e Rusisė, duke bėrė thirrje pėr rikthimin e vlerave ruse bazuar nė besimin ortodoks.

    Solzhenicini ishte plotėsisht i pakėnaqur me kapitalizmin qė po zhvillohej nė Rusi.
    "Ajo ēfarė ne kemi sot nuk mund tė quhet demokraci. Sot kemi njė oligarki dhe pushtetin e vendosur nė njė rreth tė mbyllur", tha Solzhenicini para Dumės ruse nė dhjetor tė vitit 1994.

    Ardhjen nė pushtet tė Putinit, ish pjesėtar i KGB-sė, shkrimtari e pa me shqetėsim, por mė vonė mirėpriti hapat e Putinit kundėr oligarkėve dhe rivendosjen e kontrollit tė shtetit mbi burimet natyrore.

    Megjithatė raportet e tij me Kremlinin asnjėherė nuk ishin tė qarta. Ndryshe nga Kremlini pėr qytetarėt rusė ai ishte ndėrgjegjja e kombit.

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Kadare: Nuk patėm disidentė si Solzhenicini

    (Nga Shekulli)

    Ismail Kadare tregon takimin e tij tė parė me Aleksandėr Solzhenicin. Shkrimtari pohon se Shqipėria staliniste nuk pati kurrė disidencė si ajo e veprės dhe jetės madhėshtore tė Nobelistit rus

    Rusia pėrcolli dje me ceremoni madhėshtore Aleksandėr Solzhenicinin drejt njė varreze historike tė Moskės. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare tregoi ndėrkaq pėr Zėrin e Amerikės, se si ishte njohur nė Paris me nobelistin rus. Kadare thekson se nė Shqipėrinė staliniste “letėrsia shqipe, jo nė formė kaq radikale sa Solzhenicini, por nė forma mė tė pėrmbajtura si Pasternaku ose si Bulgakovi, ka arritur tė shkruajė vepra qė kanė shprehur rezervėn e tyre tė thellė kundėr regjimit komunist.”

    Intervista

    Zoti Kadare, Solzhenicini u bė simbol i luftės kundėr diktaturės. Ai ishte njeriu qė denoncoi botėrisht sistemin mė tė ashpėr totalitar dhe bėri publike kampet famėkeqe tė internimit tė tė ashtuquajturit gulag sovjetik. Ēfarė ndikimi patėn veprat e tij nė ato vite?

    Natyrisht qė ėshtė mendimi unanim botėror qė Solzhenicini ėshtė njė figurė kolosale e shekullit, ėshtė njė shkrimtar emancipues nė shkallė planetare. Ai luajti njė rol tė rėndėsishėm jo vetėm nė gjysmėn e planetit qė ishte bota komuniste ku vepra e tij rrezatoi gjerėsisht. Ka qenė i pakrahasueshėm nė demaskimin e krimeve tė Stalinit, njė proces qė ende vazhdon sot nė botė me dėnimin e krimeve tė komunizmit. Pra, ėshtė njė proces ende i pambyllur.

    Siē ndodh shpesh me figurat e mėdha, tė gjithė duan tė pėrfitojnė prej tyre, Rusia zyrtare qė pamė edhe nė ceremoni, e nderon atė pėr tė tjera arsye, mendoj unė, qė e nderon Rusia demokratike dhe liberale, opinioni botėror qė e ēmon mbi gjithēka pėr veprėn e tij tė madhe letrare dhe artistike dhe pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut qė ai e bėri nė shkallė botėrore si rrallė kush.

    Nė qoftė se vihet re nė dukje ndonjė rezervė siē ndodh me shkrimtarėt e mėdhenj, kjo ka tė bėjė pikėrisht me tė drejtat njerėzore, kampion i tė cilave ai qe. Ėshtė vėnė nė dukje kohėt e fundit afrimi i tij me Putinin qė ka luajtur njė rol nė mendimet e tij tė cilat ndoshta kanė rėnė disa herė ndesh me veprėn e tij, siē ishte rasti i Kosovės, kur pėr fat tė keq, e pėrsėris, pėr fat tė keq, ai u pajtua me mendimin e Rusisė zyrtare kundėr forcave tė lirisė nė Ballkan. Disidentėt rusė kanė pasur njė polemikė me tė dhe Kosova u bė, si tė thuash, njė pikė ndarjeje midis tyre. Kjo ka ndodhur jo rrallė me shkrimtarėt e shquar.

    Pra, parimet qė ata mbrojnė nė veprat e tyre, bien disa herė ndesh me mendimet qė ata mund tė kenė nė njė periudhė tė caktuar tė jetės sė tyre. Por nė fund ėshtė vepra ajo qė mbetet dhe qė ēmohet dhe janė kėto mendime kalimtare tė cilat harrohen. Solzhenicinin, padyshim, figurėn e tij kolosale nuk do ta cėnojė kjo gjė nė thellėsinė e tij. Kėto mendime kalimtare do tė harrohen dhe vepra e tij do tė jetojė gjithmonė.

    Pra ai mbetet njė figurė komplekse nė historinė e letėrsisė botėrore?

    Nuk mund tė thuhet komplekse. Figura e tij ėshtė nė pėrgjithėsi e qartė. Por kjo qė thashė unė quhet njė bemol, njė incident.

    Ju keni patur rastin ta takoni Aleksandėr Solzhenicinin. Nė ē’rrethana e keni njohur dhe cilat ishin mbresat tuaja nga takimi qė keni patur.

    Po, unė kam patur rastin ta njoh nė Paris, para se tė instalohej pėrfundimisht nė Rusi. Ai bėri njė udhėtim nė Francė. Ne kemi tė dy tė njėjtin botues francez dhe nė mjediset e shtėpisė botuese “Fayard” kur ai u prit, nė njė nga darkat, kam patur rastin tė njihem dhe tė bisedoj me tė. Ishte njeri jashtėzakonisht i komunikueshėm, kishte dėshirė tė fliste, dėshirė qė ishte ndoshta e theksuar nga jeta e tij tepėr e vetmuar, qoftė nė burgjet e Stalinit dhe nė internim, qoftė nė njėfarė jete tepėr tė izoluar qė ka bėrė mė vonė.

    Duke bėrė njė paralelizėm me ish -Bashkimin Sovjetik, nėse do tė flitej pėr njė disidencė apo pėr njė Solzhenicin tė Shqipėrisė, nė mend tė vjen emri juaj. Megjithėse ju vetė jeni shprehur se nuk keni qenė disident. Sa e vėshtirė ishte disidenca nė radhėt e intelektualėve shqiptarė gjatė periudhės sė komunizmit?

    Njėherė duhet tė them se nuk ka figurė nė letėrsinė shqipe ose nė kulturėn shqiptare, ose nė mendimin shoqėror shqiptar tė krahasueshėm me Solzhenicinin, nė atė kompleksin e tij si njeri i madh i letėrsisė dhe i lirisė. Nuk ka dhe nuk mund tė kishte nė Shqipėri, sepse edhe nė Rusi Solzhenicini doli nė atė qė quhet periudhė staliniste. Ai kishte vite e vite qė shkruante, por u deshėn tetė vjet nga vdekja e Stalinit, qė ai tė botonte faqet e para, kaq e rėndė ishte hija e stalinizmit nė Rusi kur qe pėrmbysur ndėrkaq stalinizmi.

    Mendoni si ka qenė kjo hije e stalinizmit tonė kur ne e kishim gjallė Stalinin tonė deri nė rrėzimin e komunizmit. Ishte praktikisht dhe teorikisht e pamundur qė nė Shqipėri tė kishte disidencė dhe nė Shqipėri nuk ka pasur disidencė nė kuptimin klasik tė fjalės qė disidenca konceptohet si njė kundėrshtim publik, si njė dalje, si njė sfidė kundė shtetit qė sundon. Ne kėtė e dimė tė gjithė dhe shpesh thuhet qė vėrtet kaq e ashpėr ka qenė kjo shtypje e kulturės, e jetės shoqėrore, apo ndoshta shkrimtarėt e teprojnė pak vetė pėr tė justifikuar faktin qė ata nuk arritėn dot tė bėnin atė disidencė qė u bė nė Rusinė e Solzhenicinit.

    Dhe atje nė njė kohė tė gjatė nuk u bė asnjė disidencė. Unė them se shtypja ka qenė e rrallė dhe mjafton tė kujtojmė jo vetėm vitet e para tė terrorit kundėr elitės intelektuale shqiptare, terror qė ishte njė praktikė e ditės, njė sport i ditės nė Shqipėri, por tė marrim vitet e fundit, nė mes tė viteve shtatėdhjetė, ėshtė thėnė disa herė, u pushkatuan dy poetė, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, kur ndėrkaq kishte njėfarė emancipimi nė mbretėrinė komuniste tė botės.

    Por unė do t’ju them njė shembull tjetėr edhe mė tė pabesueshėm. Pasnesėr mė 11 gusht mbushen 20 vjet nga varja e njė poeti, unė po e pėrsėris, nga varja e njė poeti shqiptar. Njė poet shqiptar me emrin Havzi Nela u var nė mes tė Kukėsit, u var mė 1988. Ėshtė e pabesueshme. Njė poet shqiptar varet para rėnies sė komunizmit dhe mbahet tre ditė i varur nė sheshin e Kukėsit pėr tė tėrrorizuar qytetin. Ēfarė persekutimi, ēfarė terrori ka pasur nė Shqipėri. Megjithatė, mund tė thuhet se letėrsia shqipe, jo nė formė kaq radikale sa Solzhenicini, por nė forma mė tė pėrmbajtura si Pasternaku ose si Bulgakovi, ka arritur tė shkruajė vepra qė kanė shprehur rezervėn e tyre tė thellė kundėr regjimit komunist.

    Aleksandėr Solzhenicini u bė i famshėm pėr shkak tė disidencės sė tij dhe pasqyrimit tė komunizmit rus nė tėrė ashpėrsinė e tij apo edhe pėr faktin e vlerave artistike qė ai kishte si shkrimtar?

    Solzhenicini ėshtė njė shkrimtar i rrallė nė fatin e tij ku vepra e tij letrare dhe dokumentare kanė pak a shumė njė peshė tė barabartė. Janė tė dyja tepėr tė rėndėsishme, janė tė dyja tepėr tė fuqishme, sepse rrallė ka ndonjė shkrimtar qė tė ketė kryevepra letrare si “Pavioni i kancerozėve” qė ėshtė thjesht roman artistik dhe tė ketė njė vepėr dokumentare ose mė mirė njė dėshmi tronditėse si “Arkipelagu gulag”. Ėshtė shumė e vėshtirė pėr lexuesin tė vendosė qoftė dhe nga ana e leximit artistik, sepse janė tė dyja jashtėzakonisht tė bukura, veē qė janė tronditėse, lexohen me njė frymė. Prandaj ai ėshtė njė shkrimtar qė e ka tė ndarė veprėn nė dy korpuse pak a shumė tė barabartė.

Tema tė Ngjashme

  1. Do tė ndahet Maqedonia?
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 12-02-2016, 12:56
  2. Danaj: Maqedonia do tė ndahet
    Nga babadimri nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 29-04-2010, 18:22
  3. Ndahet nga gruaja me SMS
    Nga AjSi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 10:46
  4. Ndahet nga jeta diplomati Vladimir Prela
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2009, 16:14
  5. Ndahet nga jeta Hysen Selfo, kreu i Ballit Kombėtar
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-08-2006, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •