Ulqin, 28 korrik - Debati mes dy figurave qendrore te kulturės shqiptare, akademikut dhe mendimtarit kosovar Rexhep Qosja dhe shkrimtarit Ismail Kadare duket se ėshtė pėrherė "i ndezur". Deklaratat e radhės vijnė nga Ulqini, ku mbrėmjen e 26 korrikut, ne kuadėr te Panairit te Librit Shqip, Qosja qe njė prej personaliteteve te ftuara te kėtij edicioni.
E ka cilėsuar shkrimtarin Kadare si "mit te krijuar nga komunizmi". Por duke mos lėne pa pėrmendur edhe meritat e tij krijuese, qe janė te ngėrthyera me "te meta krijuese ideologjike dhe politike te mėdha", siē i cilėson ai.
"Njė prej miteve te tilla qe komunizmi ka krijuar pėr nevojat e veta, ėshtė Ismail Kadareja, sado shkrimtar i merituar qė ėshtė", thekson qė nė krye te pėrgjigjes sė tij akademiku.
"Kėto nuk duhet vetėm t'i dimė, por edhe t'i themi"-vijon Qosja. Ndėrsa ka folur gjate edhe pėr historinė e letėrsisė shqipe, si duhet ta shkruajmė atė, dhe cili duhet te jete vendi i figurave te anatemuara ne tekstet e ardhshme te historisė.
Qosja ėshtė ndalur edhe mbi ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės, dhe faktin qė pėr shumėkėnd ėshtė konsideruar shqetėsuese, mosnjohja e Kosovės shtet nga fqinjėt. Kjo u vlerėsua nga ai si njė moment kalimtar. Por shqetėsues sipas tij dhe njė rrezik potent pėr tė ardhmen e saj janė komunat serbe nė Kosovė, cilėsuar prej tij si "Kali i Trojės". "Herėt a vonė edhe ato shtete qė ende nuk e kanė njohur, do tė dinė ta njohin. Fqinjėt do ta bėjnė kėtė pėr vete, jo pėr Kosovėn. Edhe Mali i Zi pritet ta njohė shumė shpejt Kosovėn si shtet mė vete", - tha Qosja duke shtuar se shqiptarėt duhet tė vazhdojnė tė punojnė pėr tė plotėsuar aspiratat e veta. Duke sjellė ndėrmend tezėn e kahershme mbrojtur prej tij se bashkimi i shqiptarėve ėshtė zgjidhja e ēėshtjes sė Ballkanit, ai theksoi se "prej kohėsh, ēėshtjen e shqiptarėve nė Ballkan e kam parė nė tėrėsi. Qose ėshtė ndalur edhe nė problemet e shumta qė e kanė mbėrthyer librin shqip sot, duke konsideruar si tė papranueshme taksėn mbi librin, qė shteti shqiptar e riktheu sėrish. "Mezi kemi pritur tė vijė kjo ditė, qė libri shqip tė qarkullojė lirisht ndėr trevat ku ka shqiptarė", - tha Qosja, duke sjellė ndėrmend njė episod tė shkuar. Ai kujtoi edhe njėherė pėr tė pranishmit se sa i vėshtirė kishte qenė vite mė parė qarkullimi i librit shqip nė tė gjitha trojet ku banojnė shqiptarė, duke sjellė nė vėmendje vitin 1969, kur ai pėr herė tė parė vizitoi Shqipėrinė.
"Librat dhe gazetat qė mora nė Tiranė, munda t'i kaloj nga Mali i Zi, sepse nga Maqedonia as qė bėhej fjalė", - cilėsoi Qosja, duke u ndalur nė fund nė ēėshtjen mė brutale e tė dhunshme sipas cilėsimit tė tij, debatet fyese nė parlamentin shqiptar. Sipas Qoses, kjo panoramė komunikimi, e papranueshme dhe e pafalshme pėr njė kryeministėr por mė sė shumti pėr njė kryeparlamentare femėr, si rasti i zonjės Topalli, ėshtė njė rast i paprecedent. "Them se ėshtė njė ēėshtje qė duhet studiuar prej psikologėve e sociologėve", - vlerėsoi ai nė fund tė bisedės sė hapur.
Koha
Krijoni Kontakt