Kartat e identitetit, hiqet feja dhe kombesia.
Tedi Blushi
Kombėsia dhe feja nuk do tė jenė pjesė e elementėve pėrbėrės tė kartės sė identitetit. Lajmi konfirmohet nga zv/ministri i Brendshėm, Ferdinand Poni. Nė njė prononcim tė djeshėm pėr GSH, ai sqaroi se heqja e tyre nga dokumenti mė i ri identifikues i shtetasve shqiptarė, ėshtė marrė me njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Ndėrkohė qė nuk ka preferuar tė komentojė mė gjatė mbi arsyet qė detyruan qeverinė tė marrė kėtė vendim. Futja e elementėve tė kombėsisė dhe fesė si pjesė pėrbėrėse e elementėve tė kartės sė identitetit, ka qenė njė kėrkesė e vazhdueshme e minoritetit grek nė vendin tonė. Kėrkesė qė ka marrė kėsisoj njė pėrgjigje negative nė mėnyrė zyrtare nga ekzekutivi shqiptar. Kombėsia aktualisht ėshtė pjesė pėrbėrėse e dokumenteve tė identifikimit tė shtetasve shqiptarė, sikundėr janė certifikata dhe pasaporta. Sa i pėrket fesė, ajo asnjėherė nuk ka bėrė pjesė nė elementėt e dokumenteve tė mėsipėrme, pėr shkak se nė Kushtetutė sanksionohet qė Shqipėria ėshtė njė shtet laik.
Nėnė Tereza
Nga karta e identitetit ėshtė hequr gjithashtu edhe portreti i shenjtores katolike Nėnė Tereza, ndonėse nė variantin fillestar kjo gjė ishte parashikuar. Kėtė e ka konfirmuar dje pėr GSH zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme, Fatmir Konja, i cili iu referua njė sqarimi tė bėrė nga drejtori i Pėrgjithshėm i Gjendjes Civile, Armand Teliti. Sipas Konjės, nė kartat e identitetit do tė shmanget dhe vendosja e portreteve tė figurave tė tjera historike tė shtetit shqiptar. Ajo ēka mund tė konfirmoj, ėshtė fakti se ky dokument do tė pėrmbajė stemėn e Republikės sė Shqipėrisė, - pėrfundon Konja. Heqja e portretit tė shenjtores Nėnė Tereza nga kartat e identitetit, vjen pas ankesės qė u bė pranė kryeministrit Berisha nga kryesia e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Bashkėsisė Islame tė Shqipėrisė. Nė kartėn e identitetit, portreti i shenjtores katolike, Nėnė Tereza me kryq nė qafė, konsiderohet nga Bashkėsia Islame si shkelje e dispozitave tė Kushtetutės sonė dhe si diskriminim pėr besimtarėt e fesė islame, - thuhej nė letrėn ankimore qė Komuniteti Mysliman i ka dėrguar Berishės.
Elementėt
Pėrbėrėsit e gjendjes civile tė kartės sė identitetit do tė jenė Emri, Mbiemri, Atėsia, Amėsia, Ditėlindja, Vendlindja dhe Numri i identitetit. Kėto elemente do tė vendosen nė anėn e pėrparme tė kartės. Kurse nė anėn e pasme do tė vendosen gjatėsia, ngjyra e syve, nėnshkrimi i mbajtėsit, numri serial i kartės, data e lėshimit dhe ajo e skadimit.
Ballkan Web
Krijoni Kontakt