Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Kadareja, mit i krijuar nga komunizmi

    Ulqin, 28 korrik - Debati mes dy figurave qendrore te kulturės shqiptare, akademikut dhe mendimtarit kosovar Rexhep Qosja dhe shkrimtarit Ismail Kadare duket se ėshtė pėrherė "i ndezur". Deklaratat e radhės vijnė nga Ulqini, ku mbrėmjen e 26 korrikut, ne kuadėr te Panairit te Librit Shqip, Qosja qe njė prej personaliteteve te ftuara te kėtij edicioni.
    E ka cilėsuar shkrimtarin Kadare si "mit te krijuar nga komunizmi". Por duke mos lėne pa pėrmendur edhe meritat e tij krijuese, qe janė te ngėrthyera me "te meta krijuese ideologjike dhe politike te mėdha", siē i cilėson ai.
    "Njė prej miteve te tilla qe komunizmi ka krijuar pėr nevojat e veta, ėshtė Ismail Kadareja, sado shkrimtar i merituar qė ėshtė", thekson qė nė krye te pėrgjigjes sė tij akademiku.
    "Kėto nuk duhet vetėm t'i dimė, por edhe t'i themi"-vijon Qosja. Ndėrsa ka folur gjate edhe pėr historinė e letėrsisė shqipe, si duhet ta shkruajmė atė, dhe cili duhet te jete vendi i figurave te anatemuara ne tekstet e ardhshme te historisė.
    Qosja ėshtė ndalur edhe mbi ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės, dhe faktin qė pėr shumėkėnd ėshtė konsideruar shqetėsuese, mosnjohja e Kosovės shtet nga fqinjėt. Kjo u vlerėsua nga ai si njė moment kalimtar. Por shqetėsues sipas tij dhe njė rrezik potent pėr tė ardhmen e saj janė komunat serbe nė Kosovė, cilėsuar prej tij si "Kali i Trojės". "Herėt a vonė edhe ato shtete qė ende nuk e kanė njohur, do tė dinė ta njohin. Fqinjėt do ta bėjnė kėtė pėr vete, jo pėr Kosovėn. Edhe Mali i Zi pritet ta njohė shumė shpejt Kosovėn si shtet mė vete", - tha Qosja duke shtuar se shqiptarėt duhet tė vazhdojnė tė punojnė pėr tė plotėsuar aspiratat e veta. Duke sjellė ndėrmend tezėn e kahershme mbrojtur prej tij se bashkimi i shqiptarėve ėshtė zgjidhja e ēėshtjes sė Ballkanit, ai theksoi se "prej kohėsh, ēėshtjen e shqiptarėve nė Ballkan e kam parė nė tėrėsi. Qose ėshtė ndalur edhe nė problemet e shumta qė e kanė mbėrthyer librin shqip sot, duke konsideruar si tė papranueshme taksėn mbi librin, qė shteti shqiptar e riktheu sėrish. "Mezi kemi pritur tė vijė kjo ditė, qė libri shqip tė qarkullojė lirisht ndėr trevat ku ka shqiptarė", - tha Qosja, duke sjellė ndėrmend njė episod tė shkuar. Ai kujtoi edhe njėherė pėr tė pranishmit se sa i vėshtirė kishte qenė vite mė parė qarkullimi i librit shqip nė tė gjitha trojet ku banojnė shqiptarė, duke sjellė nė vėmendje vitin 1969, kur ai pėr herė tė parė vizitoi Shqipėrinė.
    "Librat dhe gazetat qė mora nė Tiranė, munda t'i kaloj nga Mali i Zi, sepse nga Maqedonia as qė bėhej fjalė", - cilėsoi Qosja, duke u ndalur nė fund nė ēėshtjen mė brutale e tė dhunshme sipas cilėsimit tė tij, debatet fyese nė parlamentin shqiptar. Sipas Qoses, kjo panoramė komunikimi, e papranueshme dhe e pafalshme pėr njė kryeministėr por mė sė shumti pėr njė kryeparlamentare femėr, si rasti i zonjės Topalli, ėshtė njė rast i paprecedent. "Them se ėshtė njė ēėshtje qė duhet studiuar prej psikologėve e sociologėve", - vlerėsoi ai nė fund tė bisedės sė hapur.





    Koha
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Talkitna
    Anėtarėsuar
    10-06-2008
    Postime
    13
    Kam lexuar dikur debated mes akademikut Rexhep Qosja e Ismail Kadarese. Me ka impresionuar inteligjenca e Qoses dhe pasuria e njohurive te tij bazuar ne fakte historike e ne nje studim te thelle nga ana e tij. Kam kerkuar vazhdimisht te gjej te Kadareja disidentin apo shkrimtarin e madh Shqiptar, por nuk kam pare tjeter vecse nje spitullaq te perkedhelur qe pelqen te flitet per te.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ndersa une vendosa te lexoj edhe librin e Kristo Frasherit, ku kritikoheshin njohurite historike te Qoses dhe Kadarese, madje me te drejte...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vlore berat 97-te..
    tym zjarr edhe flakė..
    kallash hi e kufoma..
    yxhym thrret ki qose vrroma..

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    per te zgjyrosurit e saliut ... edhe kujtdo tjeter qofte - ja kush jeni ...

    Gazeta Kritika 28/7/2008

    Nė Kafen e Kuvendit
    Nga Astrit Vorpsi


    Nė monitorin e madh tė barit tė Kuvendit dukej kryeministri qė fliste, mė shumė shante e duke mbėrthyer mikrofonin tė jepte imazhin e gjallė tė skenave tė dramės Arturo Ui.

    Nuk mund tė mos ruheshe nga ēfaqja e ndonjė ndjenje mosaprovuese, sepse tė pranishėm nėpėr tavolina ishin pjesėtarė tė togave sekrete tė atij qė dukej nė monitor.

    U pėrkula pak afrueshėm dhe me zė tė ulėt i pėshpėrita bashkėbiseduesit tim: Kėtu tek ne vetėm pėrsėritje ka. Tė kujtohen tė treqindėt e Presidencės kur pritej marshimi sulmues i Jugorėve nė muajt e fajdeve. Janė po ata qė mund tė bėjnė gjėmėn me njė urdhėr te Shefit. Kryeministri ynė nuk qeveris me kabinetin dhe partitė. Kabineti i tij janė kėta, tė fshehtėt, qė pėrcjellin mesazhet e tij nėpėr natė dhe qė rrahin e vrasin nė bazė tė urdhėrit tė Atij. Kėta pėrbėjnė moēalin real tė Atij, njėsoj si nė kohėn e atij tjetrit me policinė e fshehtė tė Partisė.

    Urdhėrat, Doktori nuk ua jep ministrave por kėtyre qė, nė rrethin e tij tė ngushtė i quajnė qeveria e natės dhe janė kėta qė drejtojnė qeverinė e ditės.

    Ai i mėparshmi nuk e shprehte por e bėnte, kurse ky i sotmi bėn dhe ēfaq rrugėve si edhe pėrpara pėrfaqėsuesve tė huaj personalitetin e tij prej Arturo Ui.

    Mbas lėvizjes ndėrprerėse tė dorės sė tjetrit heshta dhe nėnkuptova vazhdo:
    Mė thonė qė kemi njė reagim nga kryetarja e Parlamentit gjithmonė mbi bazė mohimi, lidhur me letra nga ambasadorė tė fuqishėm . Ajo nė dialekt, si duke pasur kumbull nė gojė, formuloi mohimin - "nuk kom xjerrė asnji diplomat nga salla e Parlamentit, asht nji keqkuptim"..

    Ti e di qė jam i shtėpisė nė ambjentet gjermanishtfolėse dhe mbas kėsaj deklarate tė Kryeparlamentares mėsova bisedėn e pėrfaqėsuesit gjerman me kolegėt e tij.

    Atė mbrėmje diplomatėt e ndjerė tė cėnuar ftuan edhe kolegun e tyre gjerman nė orėt e vona tė mbrėmjes nė barin e hotel Rogner.

    Me ēajin qė po pinin nė Rogner pėrfaqsuesit nė fjalė morėn edhe vėzhgimin e atij gjerman: Duhet organizuar nė mėnyrė mė unitare reagimi ynė diplomatik pėr tė tilla veprime nė nivel shtetėror qė bien ndesh me kushtet e premtuara prej kėtyre vet..

    Sot, se nesėr ėshtė shumė vonė.

    Tė tilla sjellje janė mesazhe sipas stilit Arturian. Ne gjermanėt i kemi vuajtur nė kurrizin tonė nė kohėn kur u rrit rezistueshėm Arturo Ui.

    Mbas kėtyre fjalėve kish bėrė njė shenjė keqardhėse fytyre e kish vazhduar:
    Aksidentet automobilistike janė mė tė mundėshmet nė rrugėt e thyera e plot tė papritura shqiptare. Asgjė nuk e ndal atė pėrpara ethes sė pushtetit. Ai nėn kėtė ethe e dogji vendin ndėrsa vetzgjidhej president i njė shteti pa gjykata, burgje, ushtri dhe qeveri.

    Shihini se si qėndrojnė, jo mė me finesė se sa Xhivola dhe bashkėpunėtorėt e tij. I kemi pėrreth dhe sa herė qė duken sikur shikojnė numrat nė celularė s'bėjnė gjė tjetėr veē dėrgojnė mesazhe tek Shefi. Shihini si u shkėlqejnė sytė e skuqur.
    Silueta afruese e dikujt e bėri qė tė ndiqte me sy lėvizjen e kamarierit, vėshtroi njėherė nga dera kryesore e barit, heshti disa ēaste duke hedhur vėshtrimin mbi fytyrat e tė ulurve nėpėr tavolina, ngriti filxhanin e kafes, e uli atė shpejt duke ndjerė nxehtėsinė pranė buzėve dhe rifilloi: Eksperiencat e sjelljeve poshtėruese tė kryeqeveritarėve janė tė dukėshme, por pėrmendja e tyre nga ata qė respektojnė ligjin ėshtė mjaft kuptimplote si nė rastin qė kishim nė fjalė. Biseda e diplomatit gjerman ish bėrė mė interesante kur kish vazhduar mė tej:

    Arturo Ui ėshtė ēfaqur nė shumė vende tė botės, por pėrjetimin real nė skenė e ka pasur nė Ēikago me Al Paēinon dhe kėtu nė Tiranė nė ditėt e sotme. Kėtu nuk ka nevojė tė luhet nė skenėn e Teatrit Kombėtar, pasi luhet pėrditė e pėrnatė nėpėr zyrat e qeverisė dhe nė sheshet kryesore tė qyteteve.

    Neuropsikiatri gjerman (ai qė i sugjeroi Kancelarit Kohl vazhdimin e kontakteve me Gobaēovin pas ndjekjes si pjesėtar delegacioni tė takimit tė tyre tė parė) i njohur nė ditėt e sotme si vėzhgues i hollė i sjelljes sė shtetarėve europian e mė gjerė, ēfaqjet e sjelljeve tė Doktorit shqiptar i pėrcakton si sindroma shqiptare e Arturo Ui-sė.

    Mbas takimit qė kish pėrsėritur nė delegacion me Gensherin, nė kthim duke kaluar disa orė bisedė treshe sėbashku edhe Kancelari, pohoi bindjen nė kapacitetin intelektual progresiv pėr tė ardhmen tė liderit modern rus.

    Ndėrsa nė ditėt e sotme, Ai sa herė e shikon kryeministrin shqiptar tė ēfaqet nė monitor, me detaje e pėrshkruan nė sjelljet e tij si personalitet abnormal me agresivitet primitiv.

    Pėr ata qė kuptojnė nga jeta e njeriut Neuropsikiatri gjerman dėshpėrueshėm thotė: Ky, sikur me pak mustaqe dhe me tėrė arsenalin e lėvizjeve, tė shprehjes sė fytyrės, tė qėndrimit rrėmbyes pėrpara kamerave, tė fjalorit tė pėrzier vulgar me atė tė xhentėllmenit, me diskordancėn e lėvizjes sė krahut pėrpara lart dhe tėrheqjes sė kokės mbrapa me lėvizje tė muskujve tė fytyrės me tike si me paralizė faciale, dhe disociacion tė mendimit, ėshtė shėmbėlltyra mė e plotė e kombinimit Arturo Ui e Al Kapone.

    Profesori mė pas opinionin trishtues e vazhdon me lėvizje miratuese tė kokės duke pėrsėritur opinionin se figura e Arturo Ui-sė do tė ishte shumė mė e pasur nė sjelljet shtazarake shpėrfytyruese dhe fjalorin rrugaēėror sikur Doktori tė kish jetuar nė kohėn e Brehtit.

    Me njė nėnqeshje nė fytyrė diplomati gjerman kish tundur pohueshėm kokėn dhe kish vazhduar - ėshtė jashtė praktikės qeverisėse shqiptare por Ai e solli si risi pėr publikun, banimin nė godinėn e kryeministrisė. Vetėm nėse hidhet nė erė godina mund tė lėvizet Ai prej andej. Simbolet e shtetit mund tė rrėzohen por Ai jo.

    Kur vijnė nė jetėn politike dhe janė nė prag tė marrjes sė pushtetit kanė tė njėjtin start ekzaltimi agresiv. E fillojnė me zjarr, vrasje, djegje institucionesh e librarish, gazetash e sulme mbi universitetet. Psikologjia e ankthit pėr tė nesėrmen ėshtė ajo qė sundon ditėt e njerėzve nėpėr ndėrtesat e shtetit, shtėpitė dhe rrugėt.
    Mė mirė se ne gjermanėt asnjė popull tjetėr nuk pėrjeton atė qė kanė hequr dje e vuajnė sot shqiptarėt. Kėta ndjekin tė njėjtin kriter - Bėje gėnjeshtrėn mjaftueshėm tė madhe, pėrsėrite atė me shumicė dhe njerėzit mjaftueshėm e besojnė atė.

    Bashkėbiseduesi mė shihte me vėshtrimin pėrqėndruar dhe duke ulur ngadalė kokėn e fėrkuar ballin mė ndėrpreu.

    Amerikani Linkoln pėrsėriste: skllav ėshtė ai qė pret ndonjėrin tė vij e ta lirojė.
    Kancerin e dosjeve ai e metastazoi nė mėnyrė progresive nė masėn trunore tė shoqėrisė shqiptare.

    Tė kam thėnė - mė pėrsėriste nėn njė ndjenjė faji - tė gjithė jemi tė tė njėjtit lloj stofe, nė tė cilėn palosja ose pala e parė nuk zhduket, sado ta hekurosėsh. Kur jam nė sallėn e kuvendit kthej kokėn majtas djathtas e shoh fytyrat e kolegėve. Nuk kanė nė qėndrimin ulur atė lirshmėrine e njeriut pa detyrime, por duket sikur thonė heshturazi,- mjaft mė, sa herė duhet ta themi - toka ėshtė e populluar nga njerėz, jo nga ėngjėj.

    Para 10 minutash nė sallė nuk mu ndenj pa i shkruar njė pusullė me dy rrjeshta shfrimi shefit tim dy tavolina mė mbrapa - Sa tė drejtė kishe kur mė the atė ditė qė firmosa nė dosjen time tė jetės: Atyre qė bėjnė shėtitje nėpėr bulevard nuk u shkon nėpėr mend se janė nė proporcion tė drejtė merita dhe fati i rritjes nė jetė qė ne simbolizojmė.

    Njėsoj si me proēesin mėshirues - nė mėshirim i varfri ėshtė i pasur por pa mėshirimin i pasuri bėhet i varfėr. E pra ju jeni mėshirimi ynė dhe pasuria jonė. Eshtė e njėjta tabllo shpirtėrore si nė diktaturė ashtu edhe sot.

    Ndėrpreu tė folurėn, liroi nyjen e kollares, lagu pėllėmbėt e duarve me copat e akullit nga gota e ujit dhe duke ofsharė rėnkueshėm vazhdoi:

    Ne kemi jetuar kohėn e para rėnies sė murit tė Berlinit dhe po jetojmė kėtė tė sotmen. Nuk themi dot, dėshpėrimisht me dhimbje pėrsėrisim se tek ne nuk u pėrmbys diktatura por u ndryshuan vetėm figurat, njėsoj si ndryshohen veshjet ngjyrėerrėta tė femrave tė reja me ato me shumė ngjyra nė moshė tė rritur.
    Shoqėria jonė sa herė kishte mosrealizime ekonomike e prag kongresesh do zhytej nė krime grupesh armiqėsore dhe mėnxyrash familjare.

    Sot, psikoza e pasigurisė pėr jetėn, krimi shtetėror, aferat tronditėse korruptive ekonomike, kontrabandat e pėrmasave ballkanike, sjellin nė mėnyrė ciklike nė rendin e ditės sė publikut njė herė problemin e parave tė fajdeve, pas disa muajsh atė tė hapjes sė depove tė armatimit, vazhdohen nė tremujorin mė pas me gjyqin e shekullit e tani do riciklohet Gėrdeci me pėrsėritje periodike mėndje trullosėse tė dosjeve tė bubuxhelave. Mbajtja psikologjikisht nė morsėn e pėrdhosjes e atyre qė quhen nėpunės tė shtetit nga eprorėt shėndetlulėzuar e faqeyndyrdjersitur ėshtė mekanizmi i shtyrjes sė viteve nėn kėtė regjim brigandėsh. Nėn psikozėn antikorrupsion, njėsoj si nėn atė tė agjitacionpropagandės, gjunjėzohen para presioneve tė pėrditėshme tė shtabeve tė natės ata qė statusin e nėpunėsit pėrpiqen ta ushtrojnė gjatė orarit tė punėve tė ditės.

    Mos mė ndėrprit tė lutem, bėj durim ta nxjerr deri nė fund helmin qė mė ka hidhėruar mė shumė sesa gjarpėrin vet - reagoi kolegu duke vėshtruar shkarazi tė pranishmit e pakėt nė bar.

    Shpėrthime impulsesh tė pafrenuara po shikojmė, vuajmė dhe edukojmė nė brezin qė po rritet. Mos harro atė qė i thoshte Xhivola shefit tė tij, Arturo Ui-sė:
    Tė gjitha impulset qė kemi mbajtur tė frenuara deri tani janė fermentuar nė mėndjet tona dhe i kanė helmuar ato. Erdhi koha qė tė bėjmė deintoksikimin e mėndjeve duke ēfrenuar impulset, duke lėshuar para turmave gjithėēka, sipas parimit lumturia mbi bazė mohimi.

    Nuk janė ato qė fusim nė gojė tė cilat na ndotin, e kundėrta, fjala, ēka nxjerrim nga goja ėshtė ajo qė e njollos njeriun. Kėtė aksiomė paranojaku karizmatik e ushtron nė mėnyrėn mė tė dobishme si model pėr ata qė e ndjekin.
    Nuk mė largohet nga mendja ajo qė mė tha Ustai mbas firmosjes sė aktit tė pranimit:

    A tė shkon nėpėr mend se kariera e tė gjitha aktoreve ka filluar me njė rol nė jetėn e regjisorit!

    Kėshtu edhe me ne. Na quajnė tė zgjedhur dhe filluam e po rritemi nė karierė mbas rolit qė kemi luajtur nė jetėn e ustallarėve tanė. Ne jemi kėnaqėsia dhe suksesi i tyre, zbulimi i ri i tyre, egoja e mendjes sė tyre largpamėse. Prandaj jeni sėbashku me ne nė tė njėjtėn sallė kuvendi.

    Eshtė shumė pak reagimi qė lexova i njė gjuhėtareje se, monstra politike berisha ka poshtėruar jo vetėm femrėn shqiptare po na ka shėmtuar edhe gjuhėn tonė ma tė ambėl se mjalta. Asnjė shoqatė femrash qė trumbetohen nė raste tetė Marsi nuk i drejtoi njė letėr Lirisė sonė tė qetėsisė olimpike, e ta pyeste sesi do ndihej ajo nė atė sallė ku doktori i saj sillej jo mė pak shtazėrisht se prokurorėt e diktaturės pėrpara viktimave.

    Eshtė po aq pak reagimi i njė ish presidenti se monstra Arturo Ui na paska pėrvetėsuar dhe cėnuar pavarėsinė e njė universiteti nė Tiranė nė funksion tė fushatės sė tij elektorale.

    Asnjė nga akdemikėt qė deri dje e trajtonin si koleg nė perspektivė, nuk mund tė shprehė njė opinion real mbi personalitetin patologjik tė atij, sepse qeveria e Atij e ditės do i bėj tė nesėrmen akademikut ceremoninė mortore tė shkaktuar nga shtabet e natės tė kryeministrit. Akoma mė qesharake ėshtė pritja nga kreu opozitar e pendesės imagjinare tė kryeskuthit qė, gėrrmon nė jetėt tona vetėm pėr pėrdhosje tė mėtejshme.

    Harroi apo ia do nevoja e bashkėjetesės ato ēfarė ka shprehur me bindje pėr doktor rrumpallėn kur ishte raja, si ne tė tjerėt. Janė jo mė simptomat, por sėmundja komplekse Arturo Ui, e cila i ka zėnė mushkritė trupit tė shoqėrisė, i ka pakėsuar oksigjenin mėndjes sė asaj, e ka sjellė nė gjėndje pre kome me mjegullim total tė syve tė perspektivės shoqėrore. Brenda mė pak se dy dekadash e ka tronditur rėndė nė themelet godinėn shtet, ia ka rrėzuar muret tashmė dhe na ėshtė dashur qė tė na vijnė ndėrtues europianė pėr tė na risjellė nė gjėndje tė pėrkohėshme banimi ngrehinėn Shqipėri.

    Vetėm nėse do pėrcillen mesazhe europiane e atllantike nga hotelet Rogner e Sheraton mund tė kemi ndonjė frenim tė monstruoziteteve tė Sindromės Arturo Ui.

    Ndėrpreu vazhdimin se ndjeu shkeljen e dhimbėshme tė kėmbės nga kolegu pėrballė. Shpejt tjetri nxorri paratė qė i la nėn filxhanin e kafes dhe nxitimthi i foli tjetrit: Kalimi i njė buburreci nėpėr kėmbėt e tavolinės mė zgjoi nga gjumi i pasionit rrėmbyes tė bisedės. Asnjėherė nuk kemi pėr tė shpėtuar nga ndotja e buburrecave. Nuk jetojmė dot nėn efektin pastrues tė dezinfektantėve qė na vijnė nga Europa.

    Nė ecjen drejt daljes shoqėroheshin habitshėm nga vėshtrimi i kafebėrėsit qė me shprehje pyetėse tė fytyrės filloi tė lėvizte drejt tavolinės sė tyre nėn buzėqeshjet shpotitėse tė atyre pak klientėve nė bar.

    Mori lekėt e duke mbajtur nė ajėr filxhanin foli nė drejtim tė klientėve: E di si ka thėnė nė njė intervistė ky deputeti qė pagoi - "Koha nuk ka ngjyrė, nuk ka aromė, por vetėm substancė"..

    U ngėrdhesh e nėn njė shenjė rrokopusje nė drejtim tė atyre qė dolėn, me zė bubullues hakėrroi: "Ne jemi substanca e kėsaj kohe".

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Cadare ishte pasaporta diplomatike e krijuar enkas nga regjimi i Enverit.
    Mesa duket edhe vete atij i ka pelqyer ky miklim dhe eshte munduar me zell te madh tja shperblej sa qe regjimi ne kembe. Pastaj....( kur ra... ) ai iku i pari.
    Thane iku, thane u arratis,
    thane se ne Paris
    vate qendroi.

    Heheheheh. Te shkretit Kadare , na del se i kish shkuar kaq here neper mend te ikte, e te ikte. Po pse nuku iku thoni ju? Nuk ikte dot se qe simbioze e regjimit. Te dy i duheshin njeri tjetrit. Me sa duket qene te tjere burra ata qe regjimi dhe Kadareja nuk i donte dhe detyroheshin kesisoj ..jo te iknin me pasaporta diplomatike, por te canin ferrat naten dhe kesisoj ne popull te thuhej : u arratisen.
    E kuptoni tani pse Kadareja nuk u arratis dot? Ai iku, dhe qe shume vone atehere per te thene u arratis.
    Te arratisurit, disidentet, te perndjekurit, te burgosurit, te pushkatuarit jane nje soj tjeter qe Kadareja si harin dot as ne bema as ne shkrime.
    Ja psh se si ka mundur njeri prej tyre ( nje i ri me floket kacurela ) ti kendoje Atdheut ne momentet e kalimit te kufiri:


    Atdheu

    E para mjegull e shtatorit
    Porsi qefini te mbuloi
    Sa shpejt nga syte atdhe me humbe
    Sa shpejt erresira te gllaberoi

    Si djerse te ftohta ndrinin naten
    Mbi ballin tend te argjendte yj'
    Me tel me gjemba gjoksi yt
    I lidhur mbeti ne kufi.

    Ashtu te lashe i shtrenjti vend
    Dhe rrugen mora per ketej
    Ku valle me con kjo rruge e larget?
    Kur valle sersih tek ti do te kthej?

    Floriri i vargjeve te mia
    U shkri per ty me dhembshuri
    Tani si hekur shpirti
    Me lot u ndryshk dhe u nxi...

    Si djerse te ftohta ndrinin naten
    Mbi Ballin tend te argjendte yj'
    Me tel me gjemba gjoksi yt
    I lidhur mbeti ne kufi.

    Ashtu te lashe i shtrenjti vend
    Dhe rrugen mora per ketej
    ku valle me con kjo rruge e larget
    kur valle serish tek ti do te kthej?
    (Bilal Xhaferri)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse ma kan fshire nje shkrim timin mbi gorillen enveriste..rexhep qosen..?

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    pse ma kan fshire nje shkrim timin mbi gorillen enveriste..rexhep qosen..?
    hiqesh edhe si i persekutuar i forumit mer bu-bu-rrec ...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kaq shume te ka merzitur kashari o dujsif..

    te siguroj se skam gisht ne fitoren e pd ne kashar..

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    kaq shume te ka merzitur kashari o dujsif..

    te siguroj se skam gisht ne fitoren e pd ne kashar.
    .
    une bej merak per bubureca e kacabunj, por nuku murzitem ...

    sepse buburecat e kacabunjt duan qe populli te merzitet ... e te heqe dore nga e drejta e tij ... e bubureca e kacabunj te livadhisin ...

    mos shpreso kot ... ashtu mejtonin edhe para-ardhesit e tu te perbashket sigurimso-byroiste ...

Tema tė Ngjashme

  1. Fantazmat! Shpirti dhe mishėrimi nė njė trup tjetėr
    Nga White_Angel nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 250
    Postimi i Fundit: 01-06-2011, 11:16
  2. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  3. Kush Na Solli NĖ KĖtĖ BotĖ, Pasuri E Kujt Jemi Dhe Pse Jemi Krijuar...
    Nga Bekim Ismaili nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2004, 05:35
  4. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •