Cfare eshte mustalahul hadithi?
www.audionur.com dhe www.mjekesia-profetike.com
El-Mustalah el-hadith eshte shkenca e studimit te hadithit qe mundeson njohjen e terminiologjise, principeve, kushteve dhe rregullave nepermjet te cilave mundesohet stabilizimi i gjendjes se transmetuesve dhe i asaj qe transmetohet ne lidhje me pranimin apo braktisjen.
Pra kjo eshte shkenca qe mundeson qartesimin mes haditheve te pranuara dhe te braktisura sipas autenticitetit te tyre. Kjo eshte nje nga shkencat me te nderuara dhe njohesit e saj jane nga dijetaret me te nderuar te Islamit pasi ata jane ata qe qartesojne per umetin gjendjen dhe vertetesine e gjykimeve duke iu referuar asaj qe eshte padyshim e sakte.
Pse nevojitet shkenca e mustalahul hadithit?
Allahu ka urdheruar te Derguarin e Tij duke i thene:
"....Ne ta kemi shpallur shpalljen ty qe tu shpjegosh njerezve cfare shpallet per ta dhe qe te bejne kujdes" (16:44)
Ky urdher ne vetvehte konsiston ne dy pjese:
1-Urdheri ndaj Profetit qe te shpalle shpalljen dhe ta shpjegoje ate
2- Urdheri per ne qe ti permbahemi shpjegimit te Profetit
Dhe ky urdher eshte perforcuar ne vende te ndryshme ne Kur'an sikurse:
"O ju qė besoni! Mos i vini vehtet tuaja para Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, por kini frikė Allahun..." (49:1)
"Nuk i takon asnjė besimtari apo besimtarje qė kur Allahu dhe i dėrguari i Tij kanė vendosur pėr njė ēėshtje, qė ata tė zgjedhin ndonjė zgjidhje tjetėr pėr atė ēėshtje. E kush nuk i bindet Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, kanė dalė nė rrugė tė shtrembėr dhe nė humbje tė hapėt. (33:36)
Ata qė nuk besuan dhe penguan tė tjerėt nga rruga e Allahut edhe pse u qe sqaruar rruga e drejtė dhe kundėrshtuan tė dėrguarin, ata smund ta dėmtojnė aspak Allahun. Ai do tua shkatėrrojė veprat e tyre.O ju qė besoni! Bindjuni Allahut dhe tė dėrguarit dhe mos i shkatėrroni veprat tuaja.(47:32-33)
Kush kundėrshton tė dėrguarin pasi i bėhet e qartė e vėrteta dhe ndjek rrugė tjetėr nga besimtarėt i japim ē'ka zgjedhur dhe do ta hedhim nė xhehenem. Sa pėrfundim i keq. (4:115).
Duke pasur parasysh qe nje urdher i tille eshte aq preciz dhe aq me pasoja po qe se nuk ndiqet, eshte e natyreshme qe dikush duhet te sigurohet mire per gjithecka qe i ofrohet nga dija/feja se vertete kjo gje qe i ofrohet eshte nga profeti ose jo. Nese eshte nga profeti nuk levizet as djathtas e as majtas por i duhet nenshtruar asaj e nese eshte nga tjeter vec profetit, duhet pare dhe analizuar. Imam Melik Allahu e meshirofte tha te verteten kur tha se secilit do ti pranohen dhe do ti refuzohen theniet e tija pervec profetit.
Pra te siguruarit e dijes/fese se ajo vjen nga burimi kryesor nga vete profeti per te cilin Allahu te ka urdheruar qe ti referohesh per cdo ceshtje qofte kjo e madhe apo e vogel eshte pjese e fese dhe eshte detyrimi i pare qe bie mbi robin e Allahut. Vertete qe Allahu nuk mund te adhurohet pos me ate qe Ai ka kerkuar nga ne dhe sipas menyres qe Ai ka percaktuar per ne. Kjo nuk mund te arrihet pos me ndjekjen e te derguarve te Tij. Allahu e ka perfeksionuar dhe percaktuar rrugen qe duhet ndjekur me ardhjen e Muhamedit tek tere njerezit dhe xhinet bashke. Pra askush nuk mund te njohe, te adhuroje dhe te afrohet tek Allahu pos sipas asaj me te cilen u dergua Muhamedi. Kjo ka dy fusha:
1-Permbajtja me te cilen Muhamedi u dergua
2-Menyra e plotesimit te saj
Qe te dyja keto duhen plotesuar plotesisht dhe njekohesisht. Dhe nuk mund te plotesohen asnjera nga keto pervec sipas transmetimeve te sakta dhe precize te vertetuara qe kane ardhur nga ai qe "....nuk flet nga mendja e tij. Seshte tjeter vec shpallje qe i shpallet" (53:3-4).
Dhe transmetimet qe te verifikohen dhe te saktesohen apo braktisen duhet qe te behet kjo mbi dije te qarte dhe precize. Kjo dije e qarte dhe precize duhet te jete nje dije e kodifikuar drejt dhe e percaktuar si ne princip edhe ne detaje. Dhe shkenca qe kryen kete funksion eshte mustalah el hadith.
Disa principe qe duhen njohur per kedo qe deshiron te studioje mustalah.
Principi i pare:
Diferencimi mes pranueshmerise dhe braktisjes se informacionit/transmetimit duke marre parasysh mbartesit e saj.
Dije, Allahu te udhezofte ne ate me te cilen Ai eshte i kenaqur se kjo fe eshte e bazuar mbi argumente te qarte dhe precize. Kjo fe eshte transmetuar nga besniket e saj tek besniket pasardhes e keshtu me rradhe. Kjo fe eshte sikurse hallkat e zinxhirit te lidhura fort njera me tjetren dhe ne harmoni me njera tjetren. Per aq kohe sa hallkat e zinxhirit jane te pa demtuara sigurohet vazhdueshmeria dhe zgjatja e ketij zinxhiri e nese ne te hyn nje hallke e ndryshkur dobesohet tere pjesa e varur mbi kete hallke.
Domosdoshmerisht behet e qarte dhe e obligueshme kujdesi dhe perzgjedhja e hallkave qe te sigurohet vazhdimesia e shendeteshme e ketij zinxhiri sa qe hallka e fundit e tij te arrije te jete ne harmoni totale me te paren.
Dije, Allahu te meshirofte dhe te drejtofte ne bindje ndaj tij se nuk i lejohet askujt te flase per kete ceshtje (Islamin) sipas deshirave dhe epsheve te tij/tija perkundrazi secili duhet te sigurohet qe ta marre fene e tij/saj te kulluar dhe kristal te qarte ne menyre qe te mos bie ndesh me ate qe Ligjvenesi ka urdheruar apo te mos kundershtoje ate qe i Derguari ka percaktuar. Kjo ne vetvehte sjell domosdoshmerine e perkujdesit ne pranimin e asaj qe sillet duke permbushur keshtu urdherin e Allahut:
"O ju qe besoni! Nese nje fasik vjen tek ju me nje lajm, verifikojeni ate qe te mos demtoni njerezit gabimisht dhe me pas te pendoheni per ate qe bete" (49:6)
Perkundrazi jo vetem qe verifikojme lajmin e fasikut por ne te njejten kohe pranojme:
"...te tille qe ju i pranoni si deshmitare" (2:282)
"...dy burra te drejte nga mesi juaj" (65:2)
Natyrshmerisht del qarte fakti se lajmi i fasikut nuk pranohet sikurse edhe deshmia e jo te drejtit braktiset dhe pranimi i transmetimeve edhe pse ndryshon nga deshmia ne disa aspekte, eshte e ngjashme me te ne aspektin me kryesor ngase deshmia e fasikut nuk pranohet nga fukahate sikurse edhe deshmia e te pa drejtit braktiset.
Ky pranim dhe braktisje nuk duhen bazuar ne epshe apo inate apo deshira personale pasi kjo do te qe ne vetvehte nje kundershtim i urdherit te Allahut. Perkundrazi, veprohet me drejtesi dhe barazi pasi ceshtja qe kerkon gjykim eshte ceshtje madhore dhe mbit te varet fati i individit prandaj duhet kujdes dhe drejtesi ne te.
Ibn Kajim thekson nė "Risalat et-Tebukijah": Allahu i komandon besimtarėt qė tė stabilizojnė barazi dhe drejtėsi. Kjo i duhet drejtuar gjithėkujt si armikut edhe mikut. Ėshtė tepėr e rėndėsishme qė tė stabilizohet drejtėsia nė lidhje me pozicionet, opinionet dhe animet ngase ato i referohen urdhėresave tė Allahut dhe mėsimeve tė Tij. Tė stabilizosh pozicionet, opinionet dhe animet duke u bazuar nė dėshira dhe paragjykime, bie ndesh me urdhėresat e Allahut dhe udhėzimit tė tė Dėrguarve. Pėrkundrazi, stabilizimi i tyre me drejtėsi ėshtė misioni i pasardhėsve besnikė nga ndjekėsit e ēdo tė Dėrguari nė ymetin e tij. Askush nuk e meriton tė pėrshkruarit e drejtėsisė pėrveē atyre qė stabilizojnė drejtėsi tė plotė nė kėto ēėshtje dhe kėshtu duke plotėsuar kėshillėn e kėrkuar pėr Allahun, Librin e Tij, tė Dėrguarin e Tij dhe adhuruesit e Tij. Ata janė nė vėrtetėsi trashėgimtarėt e mesaxhit dhe jo dikush qė merr shokėt apo miqtė e tij, opinionet, dhe animet si masa dhe kritere tė drejtėsisė. Sa larg ėshtė njė person i tillė nga stabilizimi i drejtėsisė qė Allahu ka obliguar mbi gjithėkėnd sidomos nė ēėshtjet e besimit ku obligimi i drejtėsisė ėshtė shumė mė i madh...".
Dhe ajo qe kihet parasysh ne drejtpeshimin e individeve qe transmetojne eshte pozicioni i tyre fetar dhe veprimtaria e tyre sikurse Bukhari transmeton nga Umari se ai tha: "Njerėzit qenė gjykuar sipas shpalljes gjatė kohės sė Profetit por tani nuk ka mė shpallje. Tani ne do u gjykojmė ju sipas veprave qė bėni".
Principi i dytė
Zinxhiri i transmetimit ėshtė pjesė e fesė dhe transmetimi i takon vetem te besueshmeve. Kritikimi i transmetuesve si pasoje e asaj qe gjendet tek ta jo vetėm qė ėshtė e lejuar por ėshtė obligim. Kjo nuk ėshtė ajo qė ėshtė ndaluar si mbajtje neper gojė e dikujt por pėrkundrazi ėshtė nga mbrojtja e fesė Islame.
Imam Muslim ne Mukadimah-n e sahihut tė tij transmeton se Ibn Sirin tha: "Vėrtetė qė kjo dije ėshtė fe, pra kujdes se nga e merr fenė tėnde".
E Abdullah Ibn Mubarek thoshte: "Zinxhiri i transmetimit tė haditheve tek unė ėshtė pjesė e fesė. Sikur tė mos kishte qenė pėr zinxhirin e transmetimit, kujt ti tekej do te fuste nė fe ēfarė ti tekej".
Dhe Ibn Sirin tha: "Nuk pyetej pėr zinxhirin e transmetimit por kur fitneja u bė e pranishme, ata (njerėzit e dijes nė fe) thoshin: Na tregoni njerėzit tuaj (nga tė cilėt i keni marrė transmetimet)! Ata qė ishin nga njerėzit e sunetit, u pranohej hadithi ndėrkohė qė ata qė ishin nga bidatēinjtė nuk u merrej hadithi".
Ibn Ebi Zinad transmetoi nga i ati qė: "Unė kam takuar nė Medina 100 individė (qė transmetonin hadithe). Tė tėrė ishin tė besueshėm. Dhe transmetimi nuk merrej prej tyre e thuhej: ata nuk janė nga njerėzit e tij (transmetimit qė janė verifikues dhe kėrkues).
E sa i pėrket denoncimeve te gėnjeshtarėve dhe braktisjes sė trilluesve librat e dijetarėve tė hadithit janė tė mbushur plot e pėrplot dhe kjo nuk ėshtė konsideruar nga marrja nepėr gojė e dikujt dhe vetė hadithet e transmetuara nga Profeti dėshmojnė pėr kėtė hadithe tė ndryshme dhe prej tyre:
"Dikush kėrkoi tė leje tė hynte tė takonte profetin dhe profeti tha:- Le tė hyjė por ai ėshtė i keq me familjen e tij". (Bukhari dhe Muslim nga Aisha)
Profeti tha: "Unė nuk besoj se filani dhe filani (dy hipokritė) pėlqejnė diēka nga besimi ynė" (Bukhari nga Aisha)
Profeti tha: "Sa i pėrket Muawijes ai ėshtė i varfėr dhe nuk ka pasuri. Abu Jahm nuk e lėshon shkopin nga dora. Martohu me Usamėn mė mirė..." (Bukhari dhe Muslim nga Fatima bint Kais)
Principi i tretė
Qartėsimi i humbjes sė atij qė gėnjen pėr profetin duke transmetuar atė qė ai nė tė vėrtetė nuk ka transmetuar.
Muslim transmeton nga Aliu se Profeti tha: "Mos gėnjeni pėr mua se vėrtetė kush gėnjen pėr mua do tė hyjė nė zjarr".
Muslim transmeton se Enes Ibn Melik tha se Profeti tha: "Kush gėnjen pėr mua me qėllim, pėr tė ėshtė pragatitur njė ndenjėse nė xhehenem".
Muslim transmeton se Abu Hurrejra tha: " Kush gėnjen pėr mua qėllimisht, pėr tė ėshtė njė ndenjėse nė xhehenem".
Principi i katėrt
Qartėsimi i ndalesės sė transmetimit tė gjithėēkaje qė dėgjon dhe ai qė merr pjesė me dije nė pėrhapjen e gėnjeshtrės ėshtė njėri prej gėnjeshtarėve.
Muslim transmetoi nga Mughira Ibn Shuba se Profeti tha: "Kush transmeton nė lidhje me mua njė hadith dhe e di qė kjo ėshtė gėnjeshtėr, ai ėshtė njėri nga dy gėnjeshtarėt".
Muslim (nė mukadimah) transmetoi nga Hafs ibn Asim se Profeti tha: "Ėshtė mjaft pėr dikė qė tė jetė gėnjashtar po qe se transmeton gjithēka dėgjon".
Muslim transmetoi (nė mukadimah) se Ibn Wahb tha se Melik i tha atij: "Dikush nuk do tė bėhet imam qė respektohet derisa tė heqė dorė nga transmetimi i gjithėēkaje qė ai dėgjon".
Principi i pestė
Ndalesa e transmetimit nga jo tė besueshmit dhe ndalesa e ndjekjes sė transmetimeve tė tyre.
Muslim transmeton (nė mukadimah) nga Abu Hurrejra se Profeti tha: "Do tė ketė nė ditėt e fundit gėnjeshtarė dhe trillues. Do u vijnė juve me hadithe qė kurrė nuk i keni dėgjuar, as ju e as baballarėt tuaj. Kini kujdes se mos u ēojnė shtrembėr e bėhen sprovė pėr ju".
Principi i gjashtė
Allahu do tė ngre prej robėve te Tij nga ata qė gjithmonė do tė kujdesen pėr ruajtjen e fesė nė pėrgjithėsi dhe haditheve nė veēanti dhe Allahu e ka ngritur kėtė umet mbi tė tjerėt me zinxhirin e transmetimit.
Ibn El-Wazir transmeton nga Muadh ibn Xhabal nga Profeti se ai tha: "Kjo dije do tė mbahet nga besnikėt e ēdo brezi. Ata do tė qartėsojnė (duke e pastruar nga) shtrembėrimet e tejkaluesve dhe shtesat e trilluesve dhe shpjegimet e injorantėve" (sheikhAlbani tha nė mishkat se ėshtė sahih)
Khatib el-Baghdadi pėrmend nė "Tehdhib sharaf as'habul hadith" nga Ibn Mudhafar se tha: "Vėrtetė Allahu e nderoi kėtė umet dhe e fisnikėroi atė me zinxhirin e transmetimit. E nuk ka asnjė nga umetet tė hershėm apo kontemporanė qė kanė zinxhir transmetimi. Pėrkundrazi ata kane papiruse nė duart e tyre dhe dijetarėt e tyre kanė krijuar konfuzion nė librat e tyre. Ata nuk kanė asnjė metodikė pėr tė dalluar ēfarė ėshtė shpallur nė Tawrat dhe Inxhil dhe asaj qė ėshtė kėshilluar nga profetėt nga ajo qė i ėshtė bashkangjitur librave tė tyre nga transmetimet nga transmetues tė pa besueshėm. Ndėrsa ky umet shkruan hadithe nga njė transmetues i njohur nė kohėn e tij, i famshėm pėr besnikėrinė dhe integritetin e tij dhe qė transmeton nga dikush tjetėr qė ėshtė tamam si vetė ai. Mė pas ata hulumtojnė kėto transmetime nė mėnyrėn mė strikte, derisa arrijnė tė dallojnė memorizuesit mė tė mirė, e pastaj ata qė vijnė pas tyre. Ata qė janė pė preēizė dhe egzakt, e pastaj ata qė vijnė pas tyre dhe ata qė shoqėruan pėr kohėn mė tė gjatė ata nga tė cilėt transmetojnė nė dallim nga ata qė kaluan periudhėn mė tė shkurtėr me ta. E pas tėrė kėsaj ata (muslimanėt) shkruajnė hadithe nga tė paktėn 20 kėndvėshtrime tė ndryshme zinxhiri transmetimi dhe kėshtu pastrojnė hadithin nga tėrė gabimet dhe saktėsojnė tekstin e tij".
Principi i shtate
Zinxhiri i tansmetimit eshte permendur ne Kur'an dhe mbrojtesit e tij dhe ndihmesat e tyre jane njerezit me te mire.
Allahu thote: "A nuk e shikoni qe keto qe ju adhuroni vec Allahut? Me tregoni se cfare kane krijuar ne toke apo c'pjese kane ata ne qiej? Sillmeni nje liber para ketij apo ndonje gjurme dije nese thoni te verteten!" (46:4)
Ramhurmuzi tha ne "El-muhadithul fasil" se Ibn Tahman el-warrak (vdiq 125H) tha rreth ketij ajeti (rreth fjaleve gjurme dije): "Zinxhirin e transmetimit te hadithit".
Khatib Baghdadi tha ne "Sharaf ashabul hadith" per njerezit e hadithit: "Vertete Allahu i beri ata mbrojtesit e fese. Ai hoqi prej tyre (i pastroi ata) kurthin e kundershtimit me kembengulje te mohuesve si pasoje e te permbajturit sipas sheriatit madheshtor (nga ehlul hadith) dhe ata ndiqnin transmetimet e sahabave dhe tabiineve. Keshtu ata mbeten ne nje gjendje memorizimi te transmetimeve. Ata pershkruan shkretetira dhe toka, dhe ata udhetuan neper toke dhe ne det duke kerkuar dijen e sheriatit te Mustafait (Muhamedit) dhe jo duke u mbeshtetur ne opinione apo epshe. Ata e pranuan sheriatin e tij ne fjale dhe vepra dhe e mbrojten sunetin e tij duke memorizuar dhe transmetuar derisa e qartesuan burimin e tere kesaj (sunetit). Dhe ata ishin ne vertetesi me kete qe bene dhe me njerezit e saj. Sa heretike u munduan te perziejne me sheriatin ate qe nuk eshte prej tij dhe Allahu gjithnje mbrojti sheriatin me ashabul hadith? Ata ishin ruajtesit e shtyllave te sheriatit dhe perkujdesesit e ceshtjeve te tij. Nese dikush u kthente shpinen dhe i braktiste ne mbrojtjen e sheriatit, ata prape mbeteshin te vendosur edhe pse pa te ne betejen e mbrojtjes se sheriatit. "Ata jane hizbullah. Vertete grupi i Allahut jane te sukseseshmit" (58:22)
Principi i tete
Dija e transmetimeve merret per tu zbatuar dhe nese dikush e merr ate por vepron kunder saj kjo eshte kunder tij.
Shahrastani tha ne "El-Milal wan-nihal": "Ata u thirren ehlul hadith vetem pse ishin te preokupuar me arritjen e transmetimeve dhe transmetimin e tyre dhe per ndertimin e ahkameve duke u bazuar mbi tekstet. Ata nuk iu referuan as kijasit te qarte e te dukshem e as atij te fshehur per aq kohe sa kishin transmetin ne kete ceshtje".
Ibn Kutejba tha ne "Tawil mukhtaliful hadith"hlul hadithet kapen pas se vertetes ngado qe te jete. Ata e ndjekin ate ngado qe shpresojne ta gjejne ate. Ata afrohen tek Allahu duke ndjekur sunetin e te Derguarit te Allahut dhe duke kerkuar etheret dhe khaberet ne toke dhe ne det, ne lindje dhe ne perendim. E dikush prej tyre e merrte rrugen ne kembe ne kerkim te nje transmetimi apo nje suneti ne menyre qe ta merrte ate direkt nga goja e transmetuesit te saj. E me pas nuk hiqte dore nga kerkimi i transmetimeve derisa ti qartesoheshin te saktat nga te trilluarat, abroguesit dhe te abroguarit, e ata e dinin kush kundershtonte transmetimin ne favor te ndjekjes se mendimit te fukahave. E ata e nxorren kete dhe e prezantuan tek njerezit, derisa e verteta u shfaq pasi ishte zhdukur dhe e ngriten dhe perforcuan pasi ajo ishte shkaterruar dhe copetuar. E ata qe ishin ne pozite kunder sunetit iu nenshtruan atyre (transmetimeve), e ata qe kishin qene te shkujdesur filluan ti kushtojne kujdes atyre dhe filluan te japin fetwah ne perputhje me transmetimet e Profetit edhe pse me pare kishin dhene verdikte ne perputhje me mendimin e filanit dhe halanit..."
Es-Sixhzi tha ne Risalah: "Keshtu qe ka poshterim per kedo qe eshte kundershtar i sunetit dhe rruges se njerezve te transmetimeve. Dhe nuk ka poshterim aspak per njerezit e transmetimeve ngase ata nuk shpikin asgje ata vetem ndjekin transmetimet. E kushdo qe pretendon se ka poshterim e perulje ne transmetimet pasi ato jane autentikuar, ai nuk do te konsiderohet prej muslimaneve".
Imam Ahmed tha: "Ehlul hadith jane njerezit me te mire dhe qe e meritojne te flasin per dijen".
Sufjan eth-thewri tha per ehlul hadithet: "Nese ata nuk vijne tek une, une do u shkoj neper shtepite e tyre".
Awzai tha: "Kapu pas transmetimeve te atyre qe ishin para teje (selefeve) edhe nese njerezit te braktisin. E kujdes nga opinionet e njerezve edhe nese e zbukurojne kete me fjalet e tyre. E keshtu ceshtja mbetet risi nderkohe qe ti je ne rrugen e drejte ne lidhje me te".
Hakim tha ne "Marifah ulumul hadith": "...Sikur te mos kishte qene per zinxhirin e transmetimit dhe hulumtimet e ketij grupi (ehlul hadith) ne ceshtjet e tij dhe punes se palodheshme dhe te vazhdueshme ne ruajtjen e tij (zinxhirit te transmetimit), dritat e Islamit do te ishin fikur, dhe njerezit e bidateve do te kishin fituar fuqi ne fe duke shpikur tekste nderkohe qe zinxhir transmetimi do te kishin qene zemrat (epshet) e tyre...".
Abu Bekr ibnul Arabi (jo Ibn Arabi sufiu) tha: "Allahu e nderoi kete umet me zinxhirin e transmetimit. Ai nuk ua dhuroi askujt tjeter vec tyre. Kujdes pra qe te mos biesh ne shtegun e jehudive dhe te kristjaneve ngase ata transmetojne pa zinxhir transmetimi. Perndryshe do te mohoje bekimin e Allahut mbi ty, do te akuzoje vehten dhe to te ruaje nje vend dhe do ta ndaje ate me ata mbi te cilet ra hidherimi i Allahut dhe do te ndiqje rrugen e tyre".
Dhe Ibn Tejmia tha ne Fatawa: "E pas kesaj behet e qarte qe njerezit qe e meritojne me teper te quhen grupi i shpetuar, jane ehlul hadithet qe nuk ndjekin askend qorrazi dhe pa kushte pervec te Derguarin e Allahut. E ata jane njerezit me te ditur ne lidhje me theniet e tij dhe gjendjes se tij".
Keto jane ishin disa nga principet kryesore qe duhen pasur parasysh per kedo qe deshiron te filloje te pershkoje rrugen e arte te ehlul haditheve dhe wallahi shkrimi mund te ishte zgjatur me volume se nuk kane fund levdatat e ehlul haditheve nga njerezit e sunetit por inshallah kaq mjafton sa per te dhene nje shije te esences se kesaj meseleje dhe kush kerkon gjen e uji qe leviz pihet.
Pra inshallah pas ketyre principeve (e nuk diskutohet qe ka edhe te tjera), inshallah hyjme pak e nga pak ne mustalah el hadith.
Cilet jane disa nga librat klasike te mustalah el hadithit?
Libri i pare qe mendohet te jete shkruar ne mustalah el hadith eshte:
1) "El-muhadithul fasil bejn el-rawi wal wa'i" nga Kadi Abu Muhamed el-hasan ibn Abdurrahmen er-Ramahurmuzi (vdiq 360 H).
Megjithese eshte nga librat e pare qe kontribuan ne konsolidimin e shkencave te hadithit ai kishte mangesi ne te dhe nuk ishte gjitheperfshires ne usul el hadith sikurse Ibn Haxhar Askalani permendi.
2) "Ma'rifat ulumul-hadith" nga Abu Abdullah Muhamed ibn Abdullah el-Hakim en-Nisaburi (vdiq 405 H).
Ky liber permblodhi thuajse 50 klasifikime te hadithit por sikurse Ibn Haxhar tha, kishte mangesi ne te dhe nuk ishte i konsoliduar.
3) "El-Mustakhraxh ala Marifatil Ulumil-hadith" nga Abu Nuajm el-Isbahani (vdiq 430 H).
Ky hadith shtoi ne klasifikimet e "Ma'rifat ulumul-hadith".
4) "El-Kifajah fi marifat usul ilm er-riwajah" nga Abu Bekr Ahmed ibn Ali ibn Thebit el-Khatib el-Baghdadi (vdiq 463 H)
5) "El-Xhami li adab el-sheikh wal-semi" po nga Khatib el-Baghdadi
Keto dy libra jane nga librat me te mire te shkruar ne shkencen e ilm ul hadithit.
6) "El-ilma ila marifat usulir-riwajah wat-tekjidis-seme'a" nga Kadi Ijad ibn Musa el-Jahsibi (vdiq 544 H)
Liber i shkurter por shume i dobishem.
7) "Ma' la jesaul-muhaditha xhehluhu" nga Abu Hafs Umar ibn Abdul-Mexhid el-majanaxhi (vdiq 580 H)
Edhe ky liber ishte i shkurter por i dobishem.
8) "Ulumul hadith" nga Abu Amr Uthman ibn Abdurrahmen esh-Shahrazuri qe njihet si Ibn Salah (vdiq 643 H).
Ky liber njihet si "Mukadimah Ibnus-Salah" dhe eshte libri standart ne fushen e mustalah el hadithit.
9) "Et-Tekrib wa tejsir li-marifat sunanil-beshirin-nadhir" nga Muhijuddin Jahja ibn sharaf en-Newewi (vdiq 676 H)
Ky ne fakt ishte shkurtimi i librit te tij "el-Irshad" qe ishte bazuar ne Mukadimah-n e Ibn Salah.
10) "Tedrib er-rawi" shkruar nga Xhelaludin Abdurrahmen ibn Ebi Bekr es-Sujuti (vdiq 911 H)
Ky ishte nje komentim i librit te imam Newewit qe permendem me lart.
11) "Ikhtisar Ulum el-hadith" nga Hafidh ibn Kethir (vdiq 774)
Ky ishte shkurtim i mukadimah-s se ibn Salah
12) "El-Khulashah" nga Et-Tibi (vdiq 743)
Edhe ky po ashtu ishte shkurtim i librit te Ibn Salah
13) "El-Minhal" nga Bedrud-din ibn Xhemah (vdiq 733)
Po ashtu shurtim i Ibn Salah
14) "El-Mukni" nga Ibn Mulakin (vdiq 802)
Po ashtu edhe ky shkurtim i Mukadimah
15) "Mahasin el-Istilah" nga Balkini (vdiq 805)
Edhe ky shkurtim i mukadimah-s
16) "El-Nukat" nga Zarkashi (vdiq 794 H)
17) "El-Tekjid wal-idah" nga hafidh Zejnudin Abdurrahim Ibn el-Husejn el-Iraki (vdiq 806 H)
18) "Nazmud durar fi ilmil ether" po nga hafidh Iraki.
11) "Elfijeh el hadith" po nga hafidh el-Iraki
Ky ishte nje rishkrim i mukadimah-s se Ibn salah ne forme poezie dhe qe eshte bere shkak per komentime te ndryshme mbi te dy nga te cilat (njeri i shkurter dhe tjetri i gjate) nga vete hafidh Iraki.
12) "Fet'h el-Mughith fi sherh elfijatil hadith" nga Sakhawi (vdiq 902 H)
Ky ishte koment i elfijeh-s se hafidh Irakit
13) "Katar ed-durar" nga Sujuti
14) "Fet'h el-Baki" nga Zekerijah el-Ansari (vdiq 928 H)
15) "El-Iktirah" nga Ibn Dekik el-Idd (vdiq 702 H)
16) "Tenkih el-anzar" nga Muhamed ibn Ibrahim el-Wazir (vdiq 840 H)
17) "El-mandhumatul Bajkunijeh" nga Umar ibn Muhamed el-Bejkuni (vdiq 1080 H)
Kjo eshte poema qe kemi paraqitur me siper.
18) "Elfijeh el-hadith" nga Sujuti
Kjo eshte poema me permbledhese ne mustalah
19) "En-Nukhbatul fikr" nga hafidh Ibn Haxhar Askalani
I jane bere shume komentime nje nga vete autori, nje nga i biri i tij Muhamed, Mulla Aliu (vdiq 1014 H), Munawi (vdiq 1031 H), Muhamed ibn Abdul-Hadi es-sindi (vdiq 1138). Po ashtu eshte permbledhur ne forme poeme edhe nga Et-Tufi (vdiq 893 H) si edhe nga El-Emir Es-San'ani (1182)
Po ashtu ka edhe shume e shume libra te tjere ne kete fushe dhe kjo tregon interesin dhe kujdesin qe eshte treguar ne kete fushe nga dijetaret e hadithit (Allahu i meshirofte ata qe kane vdekur dhe i ruajte ata qe jane ende gjalle).
Metodat e marrjes se transmetimit te hadithit para kompilimit te 6 librave kryesore te hadithit te cileve ne u referohemi sot. (El-Akhdh we'l-Tahamul)
Kryesisht ishin tete menyra te marrjes se hadithit:
1) Te degjuarit direkt (el-Sema')
Kjo menyre konsistonte ne degjimin e drejtperdrejte te hadithit nga mesuesi apo sheikhu qe e kishte transmetuar kete hadith ose nga memorja e tij ose nga shkresat qe kishte ne disponim.
Ai qe e degjoi hadithin mund ta kete shkruar hadithin sapo e degjoi ose e ka shkruar me pas. Nese ai ishte i vetmi qe ishte prezent gjate transmetimit te hadithit ka shume mundesi qe ai te perdore gjate transmetimit te ketij hadithi termin semi'tu (une degjova filanin...) ose hadathani (filani me tregoi/tha) ose akhbarani ose anba'ani (filani me informoi).
Kur transmetimi vjen ne kete menyre pritet nga ai qe te jete i formes me perfekte te marrjes se hadithit ngase ne te ka koenfidence rreth saktesise se tij. Nese trensmetuesi nuk ishte i vetem kur degjoi hadithin nga mesuesi apo sheikhu ai mund te perdore shumesin e termave te mesiperm keshtu mund te thote: Semi'na, Hadathana, Akhbarana, Anba'ana.
Dijetaret kane specifikuar se ajo qe kerkohet nga transmetuesi eshte te mos perdore shumesin nese ai ishte i vetmi qe e degjoi hadithin dhe nese nuk ishte i vetmi qe e degjoi hadithin te permende ata qe e degjuan hadithin me te.
Sipas nje mendimi tjeter, hadithana dhe akhbarana percjell kuptim me te qarte se semi'na ngase dy termat e pare indikojne qellimin e mesuesit apo sheikut ne transmetimin e hadithit ngaj degjuesit nderkohe qe termi i trete nuk tregon domosdoshmerisht qellimin e mesuesit apo sheikhut ne transmetimin e hadithit ndaj degjuesit.
Ne transmetimin ne njejes te termave kuptohet se vemendja e degjuesit dhe folesit jane te perqendruar tek njeri-tjetri dhe po ashtu ka indikim te qellimit te transmetimit te atij qe transmeton ndaj atij qe merr transmetimin prandaj kjo konsiderohet si forma me e mire e marrjes se transmetimit.
2) Recitimi apo perseritja e transmetimit (El-Kira'a ala'l-sheikh)
Ne kete rast nxenesi i reciton sheikhut nga memorja apo nga shenimet e tija nje hadith qe ai e ka marre nga sheikhu apo dikush tjeter dhe kerkon qe sheikhu te verifikoje saktesine e tij. Kjo metode njihet edhe si el-'ard dhe konsiston ne kushtet qe duhen te plotesohen si nga nxenesi po edhe sheikhu. Keshtu nxenesi duhet te kuptoje ate qe po lexon dhe njekohesisht sheikhu e ka mendjen aty dhe eshte ne gjendje te kuptoje cfare i lexohet qe te mund te korrigjoje gabimet ne cfare i lexohet po qe se ka te tilla ne te.
Transmetues qe e kane marre transmetimin ne kete forme ka shume mundesi qe te permende ne transmetimin e tij "Kara'tu ala'l-sheikh wa hua jasma'u" (I lexova sheikhut dhe ai po me degjonte) po ashtu nese dikush tjeter ishte aty kur ky nxenes lexoi perpara sheikhut dhe ky transmeton ka shume mundesi te thote "Kuri'a ala'l-sheikh wa hua jasma'u" ose mund te perdore shprehje te tjera por qe insinuojne te njejten gje dhe qe qartesojne leximin e nxenesit ndryshe nga degjimi i tij nga sheikhu (metoda e paree qe permendem)
Ka mosmarrveshje mes dijetareve se cila menyre eshte me e mire se tjetra e para (degjimi) apo e dyta (leximi para sheikhut).
Sipas nje transmetimi qe i atribohet Imam Abu Hanifes, menyra e dyte eshte superiore ndaj te pares ngase ne te jo vetem qe kemi degjim por edhe perseritje dhe konfirmim ne te.
Imam Melik eshte transmetuar qe ti kete konsideruar te dyja metodat ne nje nivel dhe ky mendim eshte ai qe eshte preferuar mes dijetareve te Hixhazit dhe Kufes dhe nder ta edhe Imam Bukhari.
Ibn Salah thekson se degjimi direkt perseri mbetet si metoda me e forte e marrjes se hadithit.
Ka mosmarrveshje mes dijetareve nese termat Hadathana dhe akhbarana mund te perdoren ne kete lloj marrje te transmetimit ose jo. Keshtu disa i pranojne keto terma ne kete lloj marrje te transmetimit e disa nuk i pranojne. Po ashtu ka edhe nga ata qe bejne dallim mes hadathana dhe akhbarana duke pranuar hadathana por jo akhbarana ne kete lloj marrje te transmetimit.
Po ashtu eshte thene se akhbarana mund te pranohet nese transmetimi eshte marre nga shume njerez njeheresh.
Megjitheate shumica e dijetareve te hadithit nuk i pranojne keto terma per kelloj marrje transmetimi.
Por asnjelloj termi nuk vlen po qe se nuk stabilizohet se ai recitoi perpara sheikhut dhe sheikhu po degjonte dhe e kishte mendjen aty.
Krijoni Kontakt