Patriotizmi e merr fuqine e tij sepse vjen nga fjala Pater, te ciles i jepet domethenia baba ose nene, ne kuptimin qe kemi ne ne Shqiperi atdhe/memedhe. Me patriotizmin njeriu qe kur lind lidhet direkt si me imazhe e me cdo kujtese me ate qe e rrethon: token (dheun), familjen, dashurine per ate qe eshte bere edhe ka krijuar ne ate zone te caktuar qe i kap syri e mendja.
Patriotizmi nga ana politike, kur lidhet me nacionalizmin ka te beje me teper me klasen me te ulet nga ana ekonomike te nje Shteti, per mos thene me shoqerine fshatare, te cilet sic e dime kane qene perhere ata qe kane vuajtur me teper ne cdo lloj regjimi politik, prandaj perderisa kane qene perhere keto qe luftonin me humbje apo me fitore, besoj se ndjenja e krenarise sado qe ishte impersonale ne nje fare menyre i perkiste.
Sot njeriu eshte shume i shperndare. Globalizimi e zhvillimi i mjeteve te komunikimit e te transportit kane bere qe njeriu te dalloje memedheun e tij vetem aty ku ndjehet mire si ekonomikisht ashtu edhe shpirterisht.
Dua te them qe ajo lidhja e drejte per drejte me ate token ku rriteshe, mesoje, punoje e ushqeheshe nga frutet e saj nuk ekziston me, prandaj sot nuk ka me vend per ndjenje krenarie patriotike perderisa memedheu (vendi) eshte dicka individuale, dicka qe e zgjedh (duke mos qene i detyruar te dalloje si atdhe ate ku ka lindur) secili per te realizuar qellimet/deshirat e jetes se tij.
Krijoni Kontakt