Arthur Schopenhauer, filozofi i famshëm, në librin e tij ‘’Këshilla për jetën’’, kishte disa mendime për patriotizmin dhe vlerën e tij në shoqëri.
"Nga të gjitha format e krenarisë, krenaria kombëtare është ajo që shitet më lirë dhe tregon tek ai që është i prekur prej saj, mungesën e një karakteristike individuale për të cilën mund të krenohet; përndryshe një individ nuk mund të lidhet pas saj për tu mburrur me atë që besojnë miliona njerëz të ngjashëm. Kush ka veti të rëndësishme personale, do ti kuptojë shumë qartë të metat e kombit të vet, sepse i ka gjithmonë përpara syve. Por një fukara që nuk ka asgjë në botë për të cilën mund të krenohet, kapet pas mbështetjes së fundit, pra te kombi, të cilit i përket, në ketë mënyre e shlyen veten dhe si borxh mirënjohjeje do të jetë i gatshëm t’ia mbroje të metat, madje dhe me grushte e shkelma"
Çka mendoni ju në lidhje me këtë këndvështrim të gjërave? Pajtoheni me mendimin e filozofit të njohur apo mohoni qëndrimet e tij lidhur me patriotizmin?
PS:
Librin ''KËSHILLA PËR JETËN'' mund ta blini këtu: http://www.shtepiaelibrit.com/libri/...roducts_id=198
Krijoni Kontakt