Desha te paraqes qe fakt qe per mua eshte bere shqetesues dhe te ju ftoj edhe juve te shprehni mendimet tuaja ne lidhje me kete qeshtje.
U bene gati 10 vjet nga lufta, dhe nga ndarja e dhembshme me serbine dhe une deri me tani nuk kam pare pothuajse asnje emision lajmesh ne RTK qe te mos kete lajme nga serbia. Bile ne lajmet qendrore ne 19.30 ka gjithmone korrespodence live nga beogradi me kronika te zgjeruara.
Ndoshta vlen edhe te permendet fakti qe diten e arrestimit te karagjiqit lajm nr. 1 ishte arrestimi i tij, pasuar me kronika te shumta, dhe lajm numer 2 (nga renditja ne lajmet qendrore), takimi ne Uashington i Sejdiut e Thaqit me Bushin.
Kam percjelle moti kete fenomen, dhe kam verejtur gjithashtu se lajmet per serbine jepen cdo here se bashku me Kosoven, dhe pas nje reklame jepet pjesa e dyte me lajmet rajonale dhe nderkombetare. Pra serbia nuk eshte lajm rajonal as nderkombetare e cfare eshte??? Eshte lajm i brendshem pra!!!
Atehere une do te shtroj ca pyetje: A jemi ne ende province e serbise??? Nese jo cfare na interesojne neve non stop live ne lajmet qendrore lajmet nga serbia. Dikush munde te thoshte per shkak te serbeve te Kosoves. Nese atyre ju intereson munde te jepej nje kronike ne lajmet e shpeshta serbisht qe ka rtk gjate dites. POR cfare na duhet serbia non stop ne lajmet qendrore shqip??? Apo ende dikujt nuk i eshte keputur kerthiza nga beogradi.
perveq qe politike, une jam i sigurte qe kjo paraqet edhe nje fakt qe shumica prej kosoves nuk kan larguar ende mendjen nga serbia, dhe nese nuk arrijme ta largojme, dhe injorojme ne mendje si do ta largojme nga Mitrovica.
Degjova nje dite, se neve na mungon nje dialog me serbine, Une them se neve na ka dale per hundesh serbia, dhe duhet ta largojme fare nga lista jone e mendimeve dhe veprimeve te perditshme.
Ju ftoj te thoni mendimet tuaja dhe ndoshta keni mendim te kundert prej meje.
Krijoni Kontakt