Kryeministri Berisha kėrkon heqjen e imunitetit pėr Prokuroren e Pėrgjithshme, Ina Rama. Gazeta Shqiptare ka siguruar dje ekskluzivisht projektligjin qė ka alarmuar Shtetet e Bashkuara dhe qė fakton pėrpjekjen e qeverisė pėr tė vėnė nėn kontroll organin e akuzės. Nisma qė pritet tė futet me nxitim nė axhendėn e Kuvendit nė vjeshtė, parashikon ulje tė profilit tė Prokurores sė Pėrgjithshme, dobėsim tė vendimmarrjes sė saj dhe rritje tė ndikimit politik. Hartimi i kėtij drafti fill pas tragjedisė sė Gėrdecit fakton hakmarrjen e Berishės ndaj kryeprokurores Ina Rama. Kėrkesės sė saj pėr heqjen e imunitetit tė deputetit pėr ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, shefi i qeverisė i pėrgjigjet kėsisoj dhėmb pėr dhėmb, duke kėrkuar tanimė heqjen e imunitetit tė saj.
Pėrzgjedhja
Drafti i qeverisė parashikon qė, Prokurori i Pėrgjithshėm tė zgjidhet nga radhėt e juristėve dhe jo mė nga radhėt e prokurorėve sikundėr sanksionon ligji aktual. Zgjerimi i rrethit tė pėrzgjedhjes sė kandidatit pėr kreun e organit tė akuzės, krijon mundėsinė e pėrcaktimit tė njė militanti politik tė partisė nė pushtet, i cili duhet tė plotėsojė vetėm njė kusht ligjor: tė jetė jurist. Ndryshimet e propozuara nga ekzekutivi synojnė qė nė kėshillin e Prokurorisė tė bėjnė pjesė 5 prokurorė dhe 2 pėrfaqėsues tė ministrit tė Drejtėsisė, ndėrkohė qė me ligjin aktual, kėshilli ka vetėm 1 pėrfaqėsues tė ministrisė sė Drejtėsisė, 1 tė Presidentit dhe 5 prokurorė.
Shkarkimi
Prokurori pezullohet nga ushtrimi i detyrės kur ndaj tij vendoset nisja e procedimit penal deri nė pėrfundimin e procedimit, citojmė nga drafti i qeverisė. Por ligji aktual parashikon pezullimin vetėm nėse prokurori merret i pandehur. Njė nen absurd nė draftin e qeverisė ėshtė edhe ai i zgjerimit tė kompetencave tė Ministrit tė Drejtėsisė, i cili mbi bazėn e rezultateve tė kontrollit i paraqet kėrkesė konkrete pėr marrje disiplinore Prokurorit tė Pėrgjithshėm.
G.Sh
Krijoni Kontakt