Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    40% e banoreve kane marre pjese ne votime.. ja ka varur mileti politikaneve.. po i vrasin edhe deshiren per te votuar.. nuk shohin asnje ndryshim me politikaneve njerzit e shkrete.. ke ta marrin dhe ke te lene?

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247

    KASHARI • Edison Ypi

    Kasemi dhe Kashari janė si partia dhe populli; Ē’thotė Kasemi bėn Kashari. Ē’do Kashari bėn Kasemi. Ou! Kaq i rėndė qenka ky Kasemi?! Edhe pėr votime vlen kjo?! Po, edhe pėr votime, dhe pėr tė gjitha. Kasemi vdes pėr Kasharin; aq fort e do! Kashari merr frymė pėrmes Kasemit; aq shumė i duhet!Sepse Kasemi nuk ėshtė lėngaraq qė zvarritet, nuk ėshtė llapaqen qė qurravitet, nuk ėshtė spurdhjak qė shitet! Kasemi ėshtė madhėshtor Aga’, serioz Pasha’, i patundur Bej, i urtė Bari. Denbabaden qyshkur s’mahet men; Nga rrėnjėt nė majė, nga porta te sokaku, nga themeli tek Oxhaku. Kasemi nė Kashar ėshtė parlament, qeveri, gjykatė, ministėr, kryeministėr, president, radio, gazetė, televizor, hoxhė, prift, kishė, xhami, minare, kambanare, gjithēka.
    - Kasem Bej, ma shpife me kėt’ hotelin qė ma ke bo plot me mermera t’ftohta, vetrata t’acarta, rrugica t’ngushta.
    - Javash Edison Bej. Nuk e kom bo as pėr vete as pėr Ty, as pėr xhinsin tim as pėr xhinsin tėnd. E kam bėrė pėr budallenjtė. Tė ishte pėr mua...
    - Ēfarė, tė ishte pėr Ty?!
    - Tė ishte pėr mua, un’ mjes-pėr-mjes sapo m’del gjumi, e di ēa boj?! Iki tek njė pėrrua kėtu afėr. Ulem diku nė rrjedhė tė pėrroit, mbėshtes kėmbėt mbi dy gurė mes jeshillliqesh, ndez njė cigare. Ohoho, tu nigju pėrroin si rrjedh dhe gjinkallat si cicrrojn, tu thith cigaren, tu pa tymin e cigares, tu u menu, tu u liru, ohoho. Nė fund lahem me ujė pėrroi thahem me gjethe ferre. Pastaj vi kėtu pi kaven e mjesit. Gjithmonė tu u menu gjat e gjat, sidomos pėr budallallėkun e dynjallėkut. Askush s’guxon me m’fol i fjal mahmur pa maru kaven. Se un’ se qis asi fjal’ pa maru kaven mendimtare t’mjesit me prru’.
    - Shum’ konservativ Kasem Bej. Mė modern t’lutem. Jemi nė kohėn e Internetit. E njeh Ti atė?
    - Un’ po t’them lirohem mjes-pėr-mjes te prroi, ti po m’pyt pėr Internetin! Internimin po, Internetin jo. Nė tė vėrtetė pėr Internetin dėgjova pėr herė tė parė dje. Ma tha njė nip majtist progresist. Ishte fut thellė nipi. Sipas tij, rezultatet e zgjedhjeve pėr kryetar komune dolėn nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė me sa e pėrdorin internetin partitė e secilit kandidat. Pra fitoi mė shumė vota kandidati i partisė qė e pėrdor Internetin mė pak, dhe fitoi mė pak vota kandidati i partisė qė e pėrdor internetin mė shumė. Unė nuk e kuptoj nė thellėsi kėtė fakt. Por nipin e besoj. Dhe, meqenėse fitoi kandidati qė desha unė, qė interneti dhe unė jemi larg, kaq gjė e kam tė qartė.
    - Mir’. Kurrė mos e pafsh Internetin me sy. Po Edi Ramėn e njeh Ti ? T’kujtohet si m’ke thon i her pėr Edi Ramėn ?! Ma thuj cop’ tani ktu ta shkruj n’gazet !
    - Shkruje n’gazet ta lexoj gjith’ Shqipėria. Qite ene m’televizor ta shofi gjith’ dynjoja; Shqipėria ėshtė tren. Edi Rama ėshtė lokomotivė. Tė tjerėt janė vagona t’ndryshk qė tėrhiqen zvarrė. Edi Rama osht i ēuditshėm. E prita tre vjet rresht t’vite t’hate i pjat grosh kashari ke hoteli im. S’erdh’ qė s’erdh’. S’kom ēa t’i boj. Por prap’ e pres!
    - Je madhėshtor Kasem Bej. Por, a s’mė thua, si ia ke mrrit me e ndėrtu gjith’ kėt’ derr hotel ?!
    - E kam ndėrtu kėtė, kam pėr t’ndėrtu edhe tė tjerė. Ke pėr t’pa. Nga Tirana nė Durrės do ta mush me hotele. Sepse unė udhėtoj “me drita t’gjata”. Kaq po t’them ! Mė tepėr mos mu afro. Se s’t’shoh dot afėr. Un’ shoh vetėm larg. S’t’kapin afėr dritat e mia tė largėta.
    - Si urdhėron Kasem Bej. Megjithėse punėn e dritave s’e kuptova fort mir’.
    Autostrada nė mes, Kashari nė veri dhe Domja nė jug pėrballė njėri-tjetrit duken si Romeo dhe Xhulieta me role tė pėrmbysura; Nė kodėr, pra mbi ballkon, ai qė dėgjon, i vėngėri i ashpėri Romeo-Kashari, n’oborr, ajo qė lutet, e buta e bukura Xhulieta-Domja.
    Komuna e Kasharit ėshtė komuna mė e pasura nė Shqipėri. Fshati ėshtė plot me vila gjigande tre-katėr kate rrethuar me kopshte.
    Pranė hotelit tė Kasemit ndodhet njė lavazh. Ēunat e lavazhit nuk janė as kashariota, as kasharxhinj, as kasharsa, por kashari’. Punojnė tmerrėsisht shumė. Dhe lodhen shumė. Por s’ndalen kurrė.
    Ja njė zotėri qė ka ardhur tė lajė Benz-in. Zotėriu qė ka padurim tė flasė m’i ngul sytė dhe mė drejtohet mua;
    - A e kupton o njeri?! Un’ vdes tė vi kėtu. Un’ harxhoj karburant qė vi nga Tirana ta laj makinėn kėtu. Ky vend mė del nė ėndėrr ēdo natė. Kėta janė llahtari. Kjo qė shoh dhe dėgjoj kėtu ėshtė njė spektakėl-simfoni e gjallė e mahnitshme me skenografi natyrore dhe vegla frymore. Ata punojnė sikur kėndojnė. Kėta, secili prej tyre, janė nota muzikore. Nota tė hallakatura nė erė po tė them, pa letėr pa pentagram. I kam miq. Nuk e ke idenė sa tė fantaksur janė. Njėri prej tyre njė ditė duke ma larė makinėn mė tha; Po ta laj Benz-in te disa brima qė edhe vet Benz-i nuk e di ku i ka. Jan’ aq tė lirė sa mendja s’ta merr. Dhe ēmendesh fare po tė mendosh se kaq tė lirė jetojnė dhe punojnė tė rrethuar me korrupsion dhe hajdutllėk. Se, qė ta dish, pėr shembull, kėtu truajt janė tė gjithė me nga disa pronarė, dhe tė gjithė pronarėt me dokumente tė rregullta! Tė jetosh i lirė rrethuar me kaos hajdutllėku! Kur e mendoj mė ikėn truri! Njė ditė arrita nė kėtė pėrfundim; Kėta duan, madje tė luten, t’i vjedhėsh. Mos u habit. Nuk them se duan tė vidhen dosido. Aspak! Vetėm me mėnyra tė mprehta pėr qėllime tė larta. Si vidhen librat nga njė bibliotekė, pėr shembull. Pra, shoqėruar me pakėz dinakėri dhe brejtje tė lehtė tė ndėrgjegjes nga ana e vjedhėsit dhe me njė ndjenjė tė heshtur triumfi nga ana e tė vjedhurit. Pse?! Pėr t’i bėrė tė njohura turbullimet e tyre tė brendshme! Kaq! Prandaj i lėnė tė vidhen edhe votat. Nuk them pėr kėtė herė, por nė pėrgjithėsi. E ke lexuar te “Panorama” njė shkrim me titull Sula? Pėr Sulėn, atė qė u shkulte hekurin bunkerėve pėr 1 euro nė ditė. Sula pra, “Biri i pasionit tė errėsirės” sepse babai e kishte ngjizur “gjatė verbėrisė atėrore”, pra pasi ishte verbuar nė minierė. Jeton kėtu afėr. Ėshtė rritur Sula. Thonė ka nxjerrė biēakun. Vjen ndonjėherė nė mbrėmje kėtu. Pėr tu dehur. Por nuk mundet. Dhe qefi i prishet. Sepse kėta mbajnė birrė pa alkool. Janė myslimanė. Falen disa herė nė ditė. Kur vjen vakti pėr tu falur, flakin stekat, marrin nga njė qilim tė vogėl tė posaēėm, ikin nė njė qoshe, e shtrojnė aty qilimin, pėrmbysur i falen Muhametit. Lexojnė libra tė thellė. Pėr Allahun, njeriun, jetėn, vdekjen, qytetėrimin, degjenerimin e qytetėrimit, shpagimin e Allahut etj., etj. Njėri prej tyre u deprimua pėr ca kohė. Hoqi keq. Por pastaj e mori veten. Njė tjetri i vranė babain. Po shtrėngon dhėmbėt duke pritur Drejtėsi. Njė mikun e tij qė punon edhe ai kėtu, ka ca kohė e shoh tė mrrylėt. E pyeta pse. Tha se para disa muajsh kishte parė njė ėndėrr tė jashtėzakonshme. Por ėndrra pėr kiamet se i vjen nė hatėr e tėra, vetėm copa-copa. I thashė tė m’i rrėfente mua disa copa qė t’ia rendisja sa tė mundja. Jo, tha, ėndrra o mbahet mėnd dhe rrėfehet dhe realizohet e gjitha, o hiē. Njė ditė tjetėr njė moshatar i tij mu ankua se babai pesėdhjetė e kusur vjeē kishte zėnė njė dashnore nja njėzet vjeēe. Kėto kėtu mund t’i shohėsh edhe si tragjedi, edhe si komedi, edhe si dramė, edhe si tė duash. Por nuk ėshtė as tragjedi, as komedi, as dramė, kjo e Kasharit. Ėshtė diēka qė funksionarėt ende nuk e kanė shpikur. Ore, a e merr vesh ti, un shoh tėrė kėtė mrekulli kėtu prandaj mė vjen pėr tė qeshur me budallenjt e Tiranės qė bėjnė polla dhe exit-a me klika dhe nika...
    - Mir’ o mir’, mjaft me poezira. Kasemin e njeh ti?
    - Ah e shoh qė ta bėra kokėn dhallė. Kasemin?! Hmmmm! Sa t’ia gjejė kashariu brimat misterioze Benz-it, dhe ti ta kesh’ marrė veten nga kėto qė tė thashė, un’ po iki t’boj i dor’ muhabet me kryestrategun, kryemendimtarin, kryezotin e kėtyre trevave, madhėshtorin Kasemin.
    edisonypi@gmail.com

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247

    Nano: E lashė partinė tė dytėn, Edi e ēoi tė katėrtėn

    AURORA THOMOLLARI



    Humbja nė Kashar ka sjellė nė vėmendje ish-kreun e PS-sė


    Humbja e thellė e zgjedhjeve tė pjesshme nė Kashar dhe renditja si forca e katėrt politike ka shkaktuar reagime brenda Partisė Socialiste. Ish-kreu i PS-sė, Fatos Nano nuk e ka kapėrdirė lehtėsisht njė renditje tė tillė, aq sa ka dhėnė dje njė mesazh mes mbėshtetėsve tė tij kundėr kreut aktual, Edi Rama. “E lamė partinė tė dytėn dhe e ka ēuar tė katėrtėn”, - mėsohet tė jetė shprehur Nano mes njerėzve mbėshtetės sė tij. “Po do ia marrim partinė”, - ka vazhduar mė tej komenti i ish-kryetarit tė PS-sė, i cili ditėt e fundit ėshtė kthyer nė Tiranė. Rezultati i shpallur dje nė mėngjes mbi zgjedhjet nė Kashar rendit me njė numėr tė ulėt votash Sinan Egrėn e PS-sė, ndėrsa para tij ishte kandidati i LSI-sė dhe kandidati i pavarur. Njė renditje kjo, qė ka surprizuar shumė, edhe pse e majta u paraqit e pėrēarė. Nė mjaft gara elektorale Partia Socialiste ka rezultuar fituese, forcė e dytė ose e tretė, por asnjėherė forcė e fundit politike. Deputetėt e PS-sė janė mundur ta kalojnė nė heshtje humbjen e kėsaj sfide, ndėrsa ish-kryetari i PS-sė, Nano, s’e ka pritur aspak mirė. Ai ka shfrytėzuar rastin pėr tė fajėsuar pasardhėsin e vet pėr kėtė humbje. Tė gjitha deklaratat e djeshme selia rozė i komentoi diku pasdreke, menjėherė pas mbarimit tė mbledhjes sė grupit. Kryetarja e grupit kuvendor socialist tha se zgjedhjet nė Kashar ishin vetėm njė garė simbolike dhe ajo nuk ia zbeh fitoren PS-sė nė vitin 2009. “Ishte njė garė simbolike, njė garė mes individėve, qė nuk ka tė bėjė me tė ardhmen e zgjedhjeve tė ardhshme. Ne shikojmė nga 2009-a”, - deklaroi Valentina Leskaj. Ndėrsa ish-deputeti i PS-sė, Petro Koēi, dha njė tjetėr kėndvėshtrim tė humbjes sė zgjedhjeve dhe renditjes nė vendin e katėrt nė kėtė garė. Koēi deklaroi se gjithēka ėshtė rezultat i politikės sė gabuar tė Edi Ramės duke e komentuar se rezultati ishte votė kundėr Ramės dhe jo PS-sė. Sipas tij, “ka ardhur koha qė zoti Rama tė japė dorėheqjen, sepse ėshtė i paaftė pėr tė bashkėpunuar me forcat e tjera tė majta”. Megjithatė, rezultati qė u arrit nė kėto zgjedhje nuk ishte njė surprizė dhe e paparashikueshme. Kjo pse e majta u paraqitur e pėrēarė, pa i unifikuar votat. Ajo ēka solli habi ishte renditja. Pėr herė tė parė PS-ja u rendit e fundit nė njė garė elektorale duke marrė mė shumė vota kandidati i pavarur dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim. Nga ana tjetėr, diferenca mes mazhorancės dhe opozitės ėshtė shumė e madhe, ēka ėshtė njė tregues pėr performancėn e dy forcave politike. Partia Socialiste u prezantua me Sinan Egrėn, i cili ishte favorit kryesor pėr tė qenė kandidat qysh nė zgjedhjet e 2007-ės, por me ndėrhyrjen e Gjinushit, PS-ja ia la kėtė komunė PSD-sė. Gjinushi fitoi, por disa muaj mė vonė, kryetari i komunės u arrestua me disa akuza. Sipas Kodit Zgjedhor, nėse kryetari aktual i arrestuar nuk i zgjidhte problemet e tij me drejtėsinė pėr 6 muaj, atėherė zhvillohen zgjedhjet e reja. Jo vetėm gjurmėt e ish-kryetarit tė komunės, por edhe paraqitja e sė djathtės me votė tė unifikuar bėnė qė PS-ja jo vetėm t’i humbte zgjedhjet, por edhe tė renditej e fundit.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dhe mero si edisoni jan shqetsu per humbjen e padronit te tyre edvin.. ne kASHAR..-
    ME SE I BLE KY EDVINI KTO BOSET E MEDIAS MER JAHU..
    DI GJO TI DUJSIF..

    --

    Rama: Hesapet me Berishėn dhe Metėn i lajmė nė 2009
    Nga L.Progni

    Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, tha dje se entuziazmi qė tregoi kryeministri, Sali Berisha, me rezultatin e zgjedhjeve nė Kashar tregon se ai ėshtė nė pikė tė hallit.

    “Kashari nuk ishte kurrfarė testi pėr forcat politike shqiptare, por njė garė lokale mes katėr individėsh tė respektuar tė njė komuniteti, tė cilėt ndanė mes tyre 7200 vota pėr tė plotėsuar vendin bosh tė kreut tė komunės. Tė dalėsh e tė thuash se rezultati i kėsaj gare ka tė bėjė me reformat e qeverisė apo me arritjet e saj nė rang vendi, do tė thotė tė jesh njė kryeministėr nė pikė tė hallit. Kurse tė dalėsh e tė thuash se renditja nė kėtė garė individuale mes katėr banorėve tė Kasharit, qė konkurruan brenda komunitetit tė tyre dhe jashtė kalendarit apo temave tė ballafaqimit politik tė vendit, na qenka pasqyra e sotme e renditjes sė partive shqiptare nė nivel kombėtar, do tė thotė tė mos kesh asnjė respekt, jo vetėm pėr tė vėrtetėn e pėr publikun, po edhe pėr veten”, - tha Rama gjatė njė konference pėr shtyp.

    Kryetari socialist sulmoi dhe qėndrimin qė ka mbajtur drejtuesi i LSI, Ilir Meta, ndaj kėtyre zgjedhjeve, duke theksuar se hesapet do bėhen nė vitin 2009. “Kam keqardhje pėr pompozitetin e kotė, me tė cilin kryeministri, Sali Berisha dhe miku ynė, Ilir Meta, rendėn tė nxjerrin konkluzione triumfale nga njė garė mė shumė sesa modeste, e zhvilluar krejt nė periferi tė jetės politike tė vendit. Madje, qoftė kryeministri, qoftė ish-kryeministri u ngutėn tė lajnė me Partinė Socialiste hesape, qė pa asnjė dyshim do t'i bėjmė, por vetėm nė kohėn e nė vendin e duhur: Nė vitin 2009, nė tė gjithė Shqipėrinė”, - tha Rama.

    Ai e quajti njė kapitull tė shėmtuar dhe qė duhet mbyllur me Kasharin, mėnyrėn se si bėhen zgjedhjet nė Shqipėri dhe ftoi palėt qė tė realizojnė sa mė shpejt reformėn zgjedhore. “Ndėrkohė, le tė bėjmė gati sistemin e ri zgjedhor, qė do tė hyjė nė funksion nė vitin 2009, duke e mbyllur me Kasharin kapitullin e shėmtuar tė sistemit tė vjetėr, qė edhe tė dielėn nė Kashar, nxori nga kutitė mė shumė vota sesa numri i votuesve, shpėrndau afro 500 certifikata tė reja deri nė fund tė ditės sė votimit, pa llogaritur njė prurje certifikatash nga njė komunė tjetėr, derdhi rrugėve e kafeneve tė fshatit tėrė shpurėn e ministrave tė shoqėruar nga shpurat e tyre vetjake dhe hodhi nė qarkullim parį nėn dorė pėr blerje masive votash. Le tė bėjmė gati kartat e identitetit, tė rikonceptojmė pa humbur kohė administratėn zgjedhore dhe tė garantojmė me ligj transparencėn e financimit tė fushatės e pastaj t'ua lemė nė dorė 3 milionė e 100 mijė shqiptarėve tė na rendisin lirisht nė listėn e preferencave tė tyre. Pastaj flasim”, - tha Rama.

    tema

  5. #15
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    pvet brarimandria,

    dhe mero si edisoni jan shqetsu per humbjen e padronit te tyre edvin.. ne kASHAR..-
    ME SE I BLE KY EDVINI KTO BOSET E MEDIAS MER JAHU..
    DI GJO TI DUJSIF..
    e ku e dinj une se me se i ble ai edvini ...

    per ta ditur e dijne buburrecat e saliut dhe kacabunjt e edverit ...

    keni nje fole te perbashket ... edhe fondin gjithashtu ...

    keshtu pra mer buburreca e kacabunj ...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •