Tuesday, 29 July 2008
Nga Pėrparim HALILI - Kashari do tė mbetet nė historinė aktuale tė politikės shqiptare, si njė shuplakė e rėndė pėr kryesocialistin Edi Rama, i cili shėnoi nė "biografinė" kėsaj partie humbjen e rradhės nė zgjedhjet vendore. Edhe pse kryesocialisti ka dalė shpesh dhe ka deklaruar, se "ka patur sukses nė "dialogun" me Shqipėrinė", sidomos nė fshatra, duket se politika e tij elektorale e modelit tė specit dhe e kastravecit, nuk ka qėnė aspak produktive, madje ka rezultuar e "fishkur". Kryesocialisti Rama e njeh mirė politikėn e spec-kastravecit, jo se vjen prej asaj politike,jo spec-kastravecin ia ka bėrė nė vitin 1994 si "dhuratė" pushteti i Saliut, jo se kėtė politikė e ka mėsuar edhe gjatė kohės kur ishte emigrant nė Francė, as kur dilte nudo nė plazhet e Europės, por sepse ai nuk njeh tjetėr politikė pėrveē spec-kastravecit. Ndaj dhe zgjedhjet nė Kashar, nėn drejtimin e tij me logon e shtrembėr tė kėsaj "politike tė re" e nxorrėn "nudo" PS nė kėtė komunė, ashtu si kryetarin snobist dhe nudist tė saj, qė edhe kur vishet pėrdor njė ēarape tė kuqe e njė tė verdhė, njė kėpucė tė bardhė e njė portokalli, njė kėmbė pantallonash jeshile dhe njė tė kuqe. Kėshtu ėhstė tashmė Edi Rama, me politikė lara-lara, sipas interesave tė tij dhe tė klanit qė pėrfaqėson. Kjo nuk ėshtė humbje loje basketbolli pėr kreun e PS Rama, por goditje e rėndė nė planin politik si drejtues i njė partie qė ai po e propagandon si "parti tė politikės sė re". PS nė Kashar doli e katėrta, pra e fundit, sepse katėr kadidatura ishin nė garė. Nė kėtė humbje shokuese tė PS nė Kashar, nuk bie pėrgjegjėsia mbi 'kualitetin" dhe personalitetin e kandidatit Sinan Egra, qė populli i Kasharit i 1145 vota, pra 16.85%, ose sa 41% e socialistėve tė zonės, por qėndrimet e fundit tė kreut tė PS, i cili ka bėrė dhe po bėnė lėvizje, qė nuk kanė qėnė dhe nuk janė nė "vijėn" programore e politike tė partisė sė socialistėve, as tė sė majtės reale dhe konstruktive, por nė tė futura nė "brazdėn" e politikave tė pushtetit tė Berishės, ku Rama ėshtė zhytur dhe po "lėron" sipas interesave tė Saliut. Nė kėtė qėndrim zhgėnjyes anti-PS, Edi Rama ka patur dhe ka primare interesat e veta nė pazaret qė ka bėrė me Berishėn, fill pasi kryeministri i Gėrdecit, i vuri pėrpara kryesocialistit dosjet e zeza ekonomike tė tenderėve abuzivė, tė lejeve tė paligjshme tė ndėrtimit, tė vjedhjes sė taksave publike etj. Prej kėtij presioni, Rama u detyrua tė ulet nė gjunjė pėrpara Berishės, i cili prej mė shumė se njė viti, po e pėrdor kreun e opozitės, si mjet pėr tė patur njė opozitė fiktive, tė komanduar nga pushteti dhe jo nga interesat kombėtare. Humbja nė Kashar, dėshmoi dėshtimin e tė ashtuquajturės "politikė e re" tė Edi Ramės, tė cilėn ai e "klonoi" privatisht, duke mos respektuar vullnetin e socialistėve tė cilėt e krijuan kėtė parti, nė vitet kur Edi Rama ishte me pardesy tė bardhė nė krahė tė Berishės dhe kur socialistėt i quante "majmunė", ndėrsa veteranėt i quante "ekipe shtazarake tė luftės civile shqiptare", dhe "bartės tė diktaturės komuniste". Ndaj dhe ndodhi kjo humbje e tė dielės pėr PS nė Kashar. Fitoi Berisha, sepse kėtė fitore ia dhuroi Rama me qėndrimet e tij tė politikave tė spec-kastravecit, tė cilat i trumbetonte nė fshatra, nė telenovelėn e tij bajate "Dialog me Shqipėrinė", duke mbajtur fjalime patetike edhe nė shtėpitė e fshatarėve, edhe nė stanet e bagėtive, por qė nuk u pėrgjigjej asnjėherė pyetjeve tė tyre, pėr lidhjet me Salinė e PD dhe tė Gėrdecit. PS humbi nė Kashar, pikėrisht prej pazareve tė tij tė pista me Berishėn, me tė cilin ka bėrė dhe po zbaton njė pakt mirėkuptimi pėr pėrfitime nga pushteti dhe pėr mbylljen e dosjeve tė krimit tė njeri-tjetrit. PS fitoi vetėm 16 % tė votave tė popullit tė Kasharit dhe vetėm 41% tė votave tė socialistėve tė kėsaj komune, sepse pjesėn tjetėr e ka humbur pas lidhjeve me Saliun, pas pazareve me tė, pas akordimit tė votave tė deputetėve tė PS pėr tė ligjėsuar nė kuvend pushtetin kriminal tė Berishės. Nėse pjesa progresive e tė majtės ėshtė tradhėtuar nga politikat mafioze partiake tė Edi Ramės nė PS, anėtarėsia e PS ėshtė mashtruar dhe ėshtė zhgėnjyer prej kryetarit tė saj, qė ėshtė kthyer nė bashkėpuntor i ngushtė interesash ekonomike-financiare korruptive me kryeministrin Sali, duke pėrdorur privatisht "logon", kryesinė dhe antarėsinė e PS pėr ekzistencėn dhe pėrfitimet e tij. Kashari e nxorri kėtė pėrti nė fund tė listės, sepse nė fakt kėtu e ka ēuar dhe e ka katandisur kėtė forcė politike elektorale, krye i saj Edi Rama. Nė vend qė kreu i opozitės tė iniciojė lėvizje tė vėrteta e tė fuqishme opozitare kundėr kėsaj qeverie tė penalizuar, po bėnė "orgji" me kreun e qeverisė, po "puthet" me tė, po ndanė troje dhe leje ndėrtimi me tė, po mbyll dosje krimi, po hesht kur i masakrohen deputetėt nė kuvend prej bandės sė Saliut, po detyron dhe josh deputetėt e opozitės tė votojnė ligjet dhe vendimet e pushtetit tė Berishė-Jozefinės. Fitorja e djeshme e PD nė komunėn e Kasharit, ishte preludi paralajmėrues i asaj se ēmund tė ndodh nė zgjedhjet e vitit 2009 nė Shqipėri. Kėto zgjedhje paralajmėruan qartė, se e majta tashmė ėshtė drejt njė rikonfigurimi tė ri, ku raportet midis PS dhe rivales tjetėr janė nė ndryshime tė pėrditshme. Megalomania e liderit socialist dhe pazaret e pista midis tij dhe kryetarit tė mazhorancės, Sali Berisha, u pasqyruan qartazi nė votėn e banorėve tė Kasharit, tė cilėt e vendosėn kėtė forcė politike nė vendin e katėrt. Shumė socialistė e pritėn kėtė rezultat me gjakftohtėsi a thua se komuna e Kasharit ishte njė komunė e humbur nė zonat e malėsisė, apo mė keq akoma ndonjė komunė me 1000 banorė. Nė fakt, sot komuna e Kasharit ėshtė njė komunė qė difuzon interesa tė jashtėzakonshme pėr rrethin e Tiranės, pasi pėrsa i pėrket potencialeve, kjo komunė zotėron thuajse 90 pėrqind tė zonės industriale tė Tiranės dhe gjithashtu, kjo komunė ėshtė kthyer nė njė nga zonat, ku qyteti i Tiranės po gjen shtrirje dhe pėr kėtė arsye ėshtė edhe njė nga qendrat mė interesante tė biznesit tė ndėrtimit. Pra, menefregizmi i socialistėve, nuk tregon se kėta tė fundit e shikojnė Kasharin si njė test tė humbjes sė tyre. Tashmė, pazaret e kryetarit tė tyre Edi Rama e kanė konfirmuar shitjen e rezultatit tė zgjedhjeve nė vitin 2009, nė favor tė Sali Berishės. Kashari tregoi dhe njėherė, se Edi Rama nuk ka ardhur nė PS pėr tė forcuar kėtė parti, por ai ka ardhur me qėllimin dhe ėndrrėn e tij tė dikurshme, tė shprehur nė shkrimet gjatė viteve 90-92. Kryesocialisti Rama, ka qenė personi qė kėrkoi nxjerrjen e PS jashtė ligjit, duke deklaruar publikisht se kjo parti ėshtė trashėgimtarja e denjė e PPSH. Pra, sot PS udhėhiqet nga njė njeri i cili kėrkoi shpėrbėrjen e kėsaj partie, nga njė njeri i cili pėrdhosi gjakun e tė rėnėve nė luftėn antifashiste nacionalēlirimtare. Sot PS udhėhiqet nga njė individ bilogjikisht njeri, qė nuk ka asnjė lidhje gjenetike me kėtė parti, qė nuk ka kontribuar asnjė ditė nė kėtė parti dhe qė e ka urryer me shpirt deri nė ditėn qė u emėrua ministėr Kulture nga Fatos Nano dhe mė pas, si kryetar Bashkie i kryeqytetit. Sot Edi Rama ėshtė njeriu qė e dashuron PS jo si program, jo si bindje, por thjesht si njė trampolinė pėr tė pėrfituar beneficet dhe tė mirat materiale qė krijon prej postit nė krye tė saj, duke mbajtur nė gojėn e tij "thikėn e madhe" qė po ua ngul socialistėve nė shpinė, nė bashkėpunim me ortakun e tij nė biznes dhe mbulim krimesh, kryetarin (pseudo)demokrat Sali Berisha. Ėshtė Kashari, ai qė konfirmoi se PS shumė shpejt, do tė katandiset nė njė parti OJF, sesa nė organizėm shtetformues dhe institucion qė prodhon opozitė kundėr politikave qeveritare tė mbrapshta tė Sali Berishės kryesocialisti pushtues i PS. Edi Rama po tregon qartazi, se misioni i tij i vetėm ėshtė tė shkatėrrojė PS, ti dhurojė pushtet Sali Berishės dhe tė grabisė asetet e Tiranės, duke mbijetuar i qetė si kryebashkiak i gjysmės sė Shqipėrisė, i Tiranės. Kashari i djeshėm, tregoi se Shqipėria e nesėrme do tė jetė ēiflig kryeqehajait Sali Berisha dhe i servilit tė tij tė bindur, Edi Rama. Tė dy sė bashku, janė duke strukturuar dhe fuqizuar kartelin e tyre ekonomik, pėr tė grabitur dhe pasuruar veten dhe klanet qė i rrethojnė. Kashari i djeshėm, ishte njė paralajmėrim i madh pėr socialistėt, se me nudistin Edi Rama do tė jenė edhe katėr vjet tė tjera nė opozitė, tė shtypur nga Sali Berisha dhe tė dhunuar e tė mashtruar nga Edi Rama. Kashari i djeshėm, ishte preludi i humbjes sė madhe tė socialistėve, por sė pari ėshtė paralajmėrimi i shkėrmoqjes sė madhe tė PS si parti, jo nga pafatėsia dhe mungesa e idealit tė socialistėve idealistė, por nga politikat e pazareve dhe aferave korruptive qė ka nisur dhe po vazhdon kryetari i tyre, Edi Rama.
Krijoni Kontakt