Thanasi Moraiti, mbledhësi i këngëve të hershme arvanitase
Kënga arvanitase për bën një pjesë ndër më të vyerat e krijimtarive muziko-poetike të popullit grek sot, por kjo vërtetësi e padyshimtë për
grekun në shekullin XXI, nuk është përmbledhur për arsye të ndryshme. Në përmbledhjet e njohura të këngëve popullore të shekullit XIX, pra nuk ka këngë arvanitase në Greqi. Folkloristët e saj kohe, me pararojë N. Politin, jepnin betejën e tyre për përmbysjen e teorive të Falmerajerit dhe dëshmuar, përmes materialeve folklortike.
Për shkak të qëllimeve dashakeqe, të mirënjohura të kohës u flijua kënga arvanitase, u zhduk, u shpall e pa qenë. Por, faktet më të rëndësishme folklorike të kombit tonë shqiptar, që tregojnë vazhdimësinë e pandërprerë të racës, u takojnë arvanitasve të Greqisë. Veshja zyrtare kombëtare greke është fustanella arvanitase ose shqiptare që vishej nga arbëreshët e Kroacisë, Kosovës e deri në More, që përbën një zhvillim të veshjes mbarë pellazgjike. Vallja çame kërcehet nga të gjithë grupet folklorike greke në çdo aktivitet familjar dhe shtetëror. Arvanitasit, këta "krijues të Greqisë së Re" ishin populli që mbajti barrën kryesore të luftës çlirimtare të 1821. Të fuqishëm, të pamposhtur, dhe liridashës, lanë me gjakun e tyre tokën greke dhe paguan me flijimet e tyre lirinë e Greqisë. Një popull i tillë, me shpirtin luftarak, është e natyrshme të shprehej përmes këngës epiko-lirike dhe vajeve. Por këngë folklorike arvanitase në antologjinë greke të shekullit XIX, nuk ka.
Intelektualë bashkëkohës, arvanitasve si G.Gjika, M.Dede, E.Lapi, G.M. Paidushi, N.Saltaris, që hartuan antologjinë e këngës arvanitase, në 50 vjetët e fundit, nuk përfshinë në to këngët epiko-lirike, por vetëm "dyvargjeshe" popullore të jetës së përditshme paqësore, që i datohen shekullit XX, ose në rastet më të mira, të shekullit XIX.
Dokumentat historike që kemi vërtetojnë parimin dhe tregojnë faktin se kënga e vjetër arvanitase ishte së pari dhe kryesisht epike dhe lirike. Gjuha arvanitase nuk shkruhej. Nuk përbënte gjuhë të shkollimit, por kryesisht të njerëzve të pa shkolluar të asaj kohe të popullit shqiptar. Ngjarjet e përditshme dhe ngjarjet historike shpëtoheshin dhe rruheshin përmes këngës, tjetër mënyrë nuk kishte.
P.Hioti që shkroi "Historinë e Shtat Ishujve" më 1866, na dëshmon që suliotët arvanitas, që ishin vendosur në ishullin e Korfuzit, kur pastronin armët, këndonin në arbërisht bëmat e tyre trimërore. Por këngë arvanitase të suliotëve nuk ka në asnjë antologji. Dy këngë suliote gjenden tek "Bleta shqiptare" e Thimo Mitkos, që u botua më 1878 në Aleksandri, Egjypt.
Më 1891, historiani dhe gjuhëtari Artur Miklofer botoi veprën "Atika und seine Heutigeu" ku, midis të tjera thotë: "Mesa di unë, këngët popullore bashkëkohore greke i janë përshtatur këngëve të vjetra të dashurisë, lirisë dhe kaçake të arvanitasve".
Kështu u bë greqizimi gjuhësor ku u flijua në këtë mënyrë kënga e vjetër epiko-lirike arvanitase, e cila kaloi tek brezat e rinj në variantin grek dhe kështu u njoh. Instrumentistë dhe këngëtarë të shquar popullorë si: sulioti Vurko, Stefanopulo, Ngrici, Papasidheri, Mitaqi, ishin arvanitas dhe shumë këngë arvanitase i rishkruan në gjuhën greke, duke ruajtur, formën muzikore ose duke rregulluar me të dhëna të reja, kryesisht nga viti 1835, kur bavarezët futën në Greqi klarinetën.
Kështu kishte një çarje të madhe të krijimtarisë muzikore-poetike të arvanitasve në Greqi. Këngët e vjetra epiko-lirike arvanitase u harruan me kalimin e kohës, pasi askush nuk u interesua të bëjë zgjedhjen e duhur; pra, të mbledhin krijimtarinë arvanitase dhe burimin e tyre. Kërkimi i këngëve të vjetra epiko-lirike është çështje tepër e vështirë, por ia vlen mundimi të merret njeriu me to, për pasurimin e më tejshëm të kulturës tonë kombëtare.
Këto 20 vjetët e fundit falë vullnetit dhe kërkimeve të studiuesit arvanitas i ndjeri Aristidh Kola, muzikantit arvanitas Dhimitër Lekas dhe këngëtarit të njohur arvanitas Thanasis Moraitis, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët e vjetra arvanitase me titull: "Këngët Arvanitase", dhe "Trëndafilat e shkëmbit", që kanë përmbledhjen e disa këngëve të arvanitasve të Greqisë dhe të arbëreshëve të Italisë së Jugut. Këto CD u bënë nxitje edhe për shumë këngëtarë të tjerë arvanitas të cilët nxorën edhe CD të tjera me këngët e tyre kombëtare arvanitase. Ndër këngëtarët që kanë nxjerrë CD me të tilla këngë janë Alekos Dhimu, Nikos Panurgjias, Nikos Saragudhas, Vangjelis Koçi, Thelma Karajani etj.
Nga Arben LLALLA - Revista "Milosao"
Krijoni Kontakt