Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 53
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Kultura apo edukata?!

    Cilen vleresoni me shume?
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Une vleresoj edukaten me shume...nje edukate e shendoshe te hap horizonte per te pasur nje kulture te gjere...me mire nje njeri me kulture te madhe dhe pa edukate apo e kunderta?

  3. #3
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    He Mina mina, vazhdon e ben pyetje te tipit: "si eshte me mire me lesh, apo me qime", une them me mire eshte ta besh golf.
    Besoj te kujtohet ne shkolle, si e quanim oren e gjimnastikes; Fizkulture (kulture fizike) apo Edukate Fizike. Po e bere dallimin midis Edukate dhe Kulture, e ke ne xhep pergjigjen e pyetjes tende.

    Une them "e mira" eshte gjithmone ajo qe eshte me e LARTA, per rrjedhoje dhe me e veshtira per tu ARRIT. Tani kur se kap dot mollen, mund te ushqehesh dhe me rrenje. Kjo lloj praktike (te ushtruarit me diēka) quhet edukacion.
    Ndersa IDEALI se vetem molla ka vlere, dmth mund te hahet, jo rrenjet, kjo quhet kulture. Nji kshu puna, nashti ti zgjidh e merr.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Planeti "TOKE"
    Postime
    71
    Sa i turpshem qe je ti ornament! (E kam fjalen per ate pullen...Mire qe hoqe ate masken e meparshme se me zinte vapori sa here e shikoja...)

    Tani pyetje per temen:

    Po ai qe e tund pemet dhe bien kokrrat ku hyn? Po ai qe pret pa levizur fare derisa kokrrat te bien vete?

  5. #5
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Cdo njera ka vleren e saj! Edukata mendoj qe vleresohet me shume! Ka plot njerez te kulturuar dhe pa edukate! Nese i permban te dyja, eshte arritje!
    Kultura fizike eshte nje pjese e vogel e kultures, ornament! Ndersa ai qe priti t`i bien vete kokrrat e molles, i dha njerezimit : Ligjin e gravitetit!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    64
    Kush ka edukate, ka kulture, dhe kush ka kulture ka edukate. Kush nuk edukate nuk ka kulture dhe kush nuk kulture nuk ka edukate. E kuptuat, s'besoj se eshte e veshtire. Te dyja jane te lidhura ngushte me njera-tjetren.
    Me duaj 1 here qe te dua 100

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Edhe pse mendoj se te dyja jane shume te nderlidhura do te shtoja se Edukata ka disi rendesi me shume. Ajo vjen e para. Kur nje femije lind i jepet edukate nga familja. Kjo edhte dicka qe pothuajse cdo person e ka. Kurse kultura eshte dicka qe fitohet nga jeta, pervoja.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Une jam me Ornamentin- Kultura !

    Sepse kultura eshte dije,kultura ka vlere universale; kultura e ben edukaten,edukata s'e ben dot kulturen.

    Edukata eshte skllave e moralit te kohes,eshte e perkohshme ,e ndryshueshme dhe rrjedhoje direkte e kultures.

    Te jesh 'pa edukate' pra te mos zbatosh rregullat e moralit te kohes kur jeton shpesh here eshte perparim,kulture.

    Shembujt jane pafund,po jap vetem nje : Galileu u soll pa edukate sepse fyejti besimin fetar, po ai ishte i kulturuar ,ai e coi boten nje hap perpara.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Mos te kapemi vetem me momente te caktuara ne jete, nje edukate e shendoshe mund ti kete dhene mundesite Galileut te fitoje nje kulture te madhe....mbase pa patur ate edukate ai s'do te ishte ne gjendje te behej ai qe u be....Rregullat e moralit te kohes zevendesohen pjeserisht me rregulla te reja me te perparuara por kjo gje nuk ndodh si nje zevendesim total i cdo gjeje ekzistuese...

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Nje shtese;

    Me interes eshte origjina e ketyre dy fjaleve, e cila shpjegon shume.

    EDUKATE (shqip); EDUCATION (fr); EDUCATIO (lat) vijne nga E DUKUR, pra diēka qe duket, pamja e jashteme, sjellja e jashteme, prezantimi gjeneral i jashtem (i dukshem) i njeriut.

    Ndersa KULTURE (shqip); CULTURE (fr); CULTURA (lat) vijne nga KUJTIM, e cila vete vjen nga KUJE (qaj), pra do te thote Kuja (vaji) qe na sjell Kujtimi i njerezve tane te afert, te dashur, te paharuar, te cilet s'jetojne me.
    Arkeologet kane zbuluar se varet (tumulus; per etrusket, qe do te thote , ne gur ose dhe) si dhe orendite e luksit, stolite, (vathe, varese, byzylyke, unaza, etj) jane nga objektet me te vjetra te veprimtarise se njerzve, kjo quhet dhe KULT ose KULTURE, pra kultura eshte me madhore dhe e permbledh edhe edukaten.

    Ne fakt, kultura personale quhet EDUKATE, ndersa edukata kolektive quhet KULTURE. Ne shqiptaret vuajme per te dyja, por mendoj me e rendesishme per situaten qe kalojme eshte e dyta, edukata kolektive, sepse kjo arrihet me veshtire si dhe vetem kjo jep frute ne rang kombi.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  2. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  3. Rinia dhe kultura gjuhėsore
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •