Se pari desha te falenderoj ideatorin e kesaj teme per mundesine qe u jep te gjithe anetareve te rinj qe te prezantohen ne kete forum. Eshte kenaqesi qe te shkruash dy fjale ne forumin shqiptar, gjithmone duke shpresuar ne seriozitetin dhe respektin reciprok ndermjet anetareve.
Une jam Flori, jetoj qe prej 4 vitesh ne Itali ku studioj Letersi e Filosofi. Kam qene anetar dhe kam shkruar disa here te forumi shqiptar para 4 vjetesh. Ishte viti im i pare ne nje vend te huaj e kerkoja qe te mbushja pak ate boshllek qe te le largimi nga vendi jot. Atehere albasouli dhe forumi nuk ishin kaq te njohur dhe me kaq potencial informimi dhe diskutimi. Me vjen keq qe shume nga aneteret e dikurshem nuk jane me ne forum ( o mbase kane ndryshuar emrat ), por nga ana tjeter me behet qejfi shume qe ka anetare te ri te panumert. Kjo tregon se shpirti polemik e konstruktiv i shqiptarit eshte me i gjalle se kurre.
U pershendes te gjitheve e u uroj suksese ne jete ( ne studime, ne pune, ne cdo fushe qe te keni zgjedhur ).
P. s. Ndjehem pak si "djali plangprishes" qe rikthehet pas vitesh.
Krijoni Kontakt