Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Pjetër Bogdani rrëmon në fjalë të rralla

    Pjetër Bogdani rrëmon në fjalë të rralla

    Evis HALILI
    Shkup, 27 korrik - Rradhinkë, shavar, shamak, kajnak..... Janë fjalë të rralla shqipe. Dhe thuajse të harruara. Të gjalla në kujtesën e më të moshuarve, por edhe të ruajtura mirë në zonat e thella malore, ku ende përdoren. Shumë prej tyre do t'i mbijetojnë harresës, pas sistemit në arkivat e Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore "Pjetër Bogdani" i cili prej disa kohësh ka nisur hulumtimet e para në terren.

    Fjalë të rralla të shqipes janë në fokus të ekspeditës që i është drejtuar rrethinave të Shkupit, fshatrave malore aty ku edhe supozohet që ruhen fjalë autoktone shqipe, shumë pak të njohura dhe të përdorura në të folurën e përditshme. Nerez, Krushopek...., është itinerari i hulumtuesve. Të ndarë në dy grupe,nën kujdesin e anëtarit të këshillit Xhabir Ahmeti, ekspedita me punonjës të Institutit i janë ngjitur zonave malore, ku kanë mbledhur edhe shumë fjalë që konsiderohen të rralla dhe drejt rrezikut të humbjes.

    Kreu i institucionit Mirushe Hoxha, pohon se ky është ndër misionet e drejtpërdrejta të "Pjetër Bogdani", që prek në trashëgiminë shqiptare. Antroponimet, mikroponimet, patronimet e të tjera, janë në fokus të ekspeditës. Hoxha thotë se katër asistentët fjalët e grumbulluara deri tani janë mbledhur nga dy asistente femra dhe dy meshkuj. Asistentet bisedojnë me gjininë femërore dhe mbledhin fjalë që përdoren në kuzhinë, gatime, perime e fruta, erëza si edhe në punime dore si avlëmend, qëndisje, ndërsa të tjerët grumbullojnë fjalë që përdoren në bujqësi, veshje, e të tjera.

    "Ky është ndër projektet e para të këtij lloji që realizohet në vendbanimet shqiptare, deri më tani janë mbledhur shumë fjalë interesante, por për shkak se ky është një studim i mirëfilltë rezultatet do t'i bëjmë publike ndoshta pas një viti", thotë Hoxha. Ekskluziviteti i takon "Pjetër Bogdani", megjithatë drejtoresha zbardh disa prej tyre. Për pjesë të tezgjahut figurojnë emrat : elemoj, çerek, çez. Për fijet e barit përdoren fjalë si shamak, apo shavar. Në gatimet e kuzhinës tradicionale, për llojin e byrekut (kolarë) përdoret fjala rradhinka, ndërsa bath, përdoret në vend të fasules, vendburimi i ujit quhet kajnak, e të tjera.

    Ekspedita pritet të zgjasë edhe muaj të tjerë. Fjalët të sistemuara sipas rendit alfabetik, do të botohen me shpjegimet përkatëse, sipas parashikimeve vitin e ardhshëm. Ndërsa pas Shkupit instituti do të vijojë hulumtimet edhe në vendbanimet e tjera shqiptare për të krijuar mozaikun e fjalëve të vjetra shqipe.
    Arkivi i institutit "Pjetër Bogdani" do të pasurohet edhe me fjalët të tjera të rralla të shqipes, por të përdorura nga shqiptarët në Kroaci. Një studim i anëtarit të saj, akademikut Aleksandër Stipçeviç, është në realizim e sipër. Stipçeviç ka pohuar se ky studim që po i afrohet fundit zgjat prej 20 vjetësh.

    Instituti paralelisht punon edhe në hartimin e dy monografive për humanisten shqiptare "Nënë Terezë", si edhe për personalitetin e letrave Pjetër Bogdani.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nga fjalet e reja te paraqitura me lart di vetem 'shavar'='i ndyre, i qelbur'.

  3. #3
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nga fjalet e reja te paraqitura me lart di vetem 'shavar'='i ndyre, i qelbur'.
    Kjo është fjalë e zakonshme. Është një lloj bime lumore.

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    C'ja fusin kot me demek. Bathi nuk eshte fasule/groshe. Bathi eshte jeshil si puna bizeles, por me kokrra te medha te cilat duhet te hiqen nga bishtaja pare se te behen gjelle. Ka shije tjeter nga fasulja, nga bizelja, barbunja, ose groshet e njoma.

    Bathet jane madje pak me te medha se qiqrat.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Styx Lexo Postimin
    C'ja fusin kot me demek. Bathi nuk eshte fasule/groshe. Bathi eshte jeshil si puna bizeles, por me kokrra te medha te cilat duhet te hiqen nga bishtaja pare se te behen gjelle. Ka shije tjeter nga fasulja, nga bizelja, barbunja, ose groshet e njoma.

    Bathet jane madje pak me te medha se qiqrat.
    Konfirmoj ,
    batha eshte bime bishtajore e ngjashme me fasulen.
    Nese dikush e perdor per fasulen kjo eshte fale padijes mbi ate qe eshte Batha ne te vertete.

    Ndersa fjala "kajnak" eshte e huazuar nga turqishtja dhe qe perkthehet pikerisht "burim","burim uji". (Shikoni fjalorin turqisht per fjalen "kaynak").
    Uroj mos ta nxjerrin si "fjale te vjeter shqipe", edhe pse shoh se ne shkrim pohohet si fjale e harruar shqipe , lol. Edhe une e kisha harruar fjalen kaynak nga turqishtja, por nga vete tingulli qe jep kjo fjale tipike turke me beri te kontrolloja per siguri ne fjalor.
    Eshte e keshillueshme qe ekspertet te kene me vete fjalore te gjuheve qe mund te kene ndikuar ne shqipe gjate ketyre shekujve, per te kontrolluar qe ajo fjale e re nuk ndodhet ne ndonje nga ato gjuhet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 27-07-2008 më 18:14

Tema të Ngjashme

  1. Pjetër Bogdani
    Nga militanti1980 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 15:03
  2. Pjetër Bogdani pene e arte në letersine Shqiptare
    Nga Kallmeti në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-09-2009, 06:30
  3. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  4. Pjeter Bogdani
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-04-2006, 18:15
  5. Pjetër Bogdani
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •