Close
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 118
  1. #61
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Heqja e emrit te Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlores me kujton turmat e komunisteve ne 91 kur cireshin "Vlora kryeqytet".Dilema e rektorit eshte se Ismail Qemali nuk ka qene akademik dhe se nuk na paskesh permbledhr Vloren ne emertimin e tij.Per ironi te fatit shpesh here kur flitet per Ismail Qemalin emri i tij shoqerohet edhe me Vloren,pra Ismail Bej Vlora.Pra cfare me mire se emri i Ismail Qemalit mund te perfaqesonte Vloren? Shembuj qe emra universitetesh jane zgjedhur jo nga emrat akademike ka mijera,ndaj rektori i universitetit duhet te mos e beje gjoksi grope " na vlonjatet" dhe te respektoje Vlonjatin e vertete.
    Senati i Universitetit te Vlores duhet te jape doreheqjen si pasoje me miratimit te ketij akti tejet te ulet.NUk eshte se ne qe e kritikojme kete akt jemi me patriote se Senatoret e Universitetit te Vlores,por ata duhet te dalin nga bataku ku kane rene.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #62
    Arsyeja eshte qesharake, me kuptimin e plot te fjales. Turp ai qe e ka propozuar dhe aq me shume ata qe e kane mbeshtetur.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #63
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Borix Lexo Postimin
    Argumenti kyc i perdorur nga propozuesit per ndryshimin e emrit ishte, pak a shume, ky: "I. Qemali nuk ka dhene ndonje kontribut per fushen akademike shqiptare. Prandaj, universiteti i Vlores nuk ka pse te mbaje emrin e I. Qemalit, me gjithe respektin per kete figure historike." (Pjesa e fundit e fjalise eshte shtuar nga une per efekt korrektesie politike.)

    Ky argument nenkupton faktin qe ekziston diku tjeter nje arsyetim se nje universitet ose duhet te mbaje emrin e vendit gjeografik ku gjendet, ose duhet te mbaje emrin e nje figure te atij kombi (ose jo) qe ka kontribuar ne fushen akademike te atij kombi (ose shteti). Ne te vertete, nuk ekziston ndonje ligj i tille logjike dhe per kete arsye, meqenese qenia njerezore eshte gjithnje ne kerkim te se vertetes te pranueshme, atehere argumenti i Tanushit, PhD, nuk eshte se ka ndonje peshe te madhe sa c'do te mund te kishte ndonje argument tjeter (qe nuk shoh se si mund te thurret nje i tille). Gjithashtu, titulli PhD nuk i kthen qeniet ne me inteligjente se qenie te tjera. Per kete arsye, jo cdo gremine qe thone PhD-te se kapercehet mund, ne fakt, te kapercehet. Madje, sic thote dhe Paul Krugman, nga ata me PhD, me pak se 1% jane vertete aq te ditur sa te mund te quhen inteligjente. Meqenese 1% eshte me e vogel se 99%, pjesa tjeter, edhe argumenti se "...Tanushi, PhD, ka studiuar ne SHBA, ku emrat e universiteteve identifikohen me vendndodhjen gjeografike te tyre dhe prandaj edhe ai i Vlores duhet te identifikohet me emrin e Vlores", eshte nje tjeter argument i pajustifikuar dhe, mbi te gjitha, i pajustifikueshem, dhene historia e dy vendeve nen kontrastim.

    Sa per mua, shume pak me intereson. Per sa kohe qe ky vend mbyll akademi shkencash dhe emerton ministra arsimi disa qenie qe nuk dine c'do te thote zhvillim arsimi, atehere kujt i dhemb se I. Qemali konsiderohet figure qe "...nuk ka dhene kontribut ne arsimin e ketij kombi"?
    Me duhet me kthy noji gjo permbys, se per here te pare jam 100% dakort me nje gje qe thua. E ke qendisur aq mire ,sa ska ku te veje me.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #64
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Julius Lexo Postimin
    Edhe djali në fjalë ka ambicje...
    Publicizimin e perfitoi djalka phd (ca dmth kjo, qe eshte profesor-doktor me 24 libra te botuar, sepse kjo phd kur permendet duket sikur njeriu qe e degjon duhet te besoje se behet fjale per nje njeri gjenial).

    Shoh 3 arsye per kete ceshtje:

    1- Tanushi eshte njeri p...seme dhe duke llogaritur me gjakftohtesi e mencuri, termetin qe do shkaktonte, publicizon emrin e tij dhe nevojat e universitetit.

    2- Aq aguridhe e paska lene amerika te shkretin ne ca gjera, saqe nuk ka llogaritur termetin qe do shkaktonte, por ka menduar ekskluzivisht per vleren me te madhe ekonomike qe i vjen universitetit, ne rast se quhet i Vlores. Pra ka harruar se ketu eshte Shqiperi e si i thone: When in Rome do as the romans do.
    Njekohesisht ka harruar se Universiteti nuk eshte prone e tij dhe e senatoreve qe i krehin bishtin atij.

    3- Greku pagoi 2 nga te mencurit tane, qe ta conin gerqine deri ne derdhje te Vjoses, keshtu qe ky eshte i mencuri i 3-te (kakio ky mbart edhe phd me vete,ec aty) qe si ka bere dot balle ofertes greke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyj-Njeriu : 29-07-2008 më 13:39
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #65
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Shikoni më shumë për profilin pastaj flisni.
    Pse sthu ti Hyj, na e peshkuan që nga Amerika këtë grekët ne. I mbushën dhe mendjen madje të bëhet rektor.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Tanush_Shaska

    http://www.albmath.org/users/shaska/shqip.html
    Ezekiel 25-17.

  6. #66
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nipi i Ismail Qemalit: Turp për Rektoratin, interesa meskine

    Nipi i Ismail Qemalit ndjehet i revoltuar për vendimin e marrë nga disa senatorë të Universitetit të Vlorës për heqjen nga universiteti të emrit të gjyshit të tij. “Janë thjesht interesa meskine” thotë Nedin Vlora, nipi i drejtpërdrejtë i themeluesit të parë të shtetit shqiptar. Ai mendon se qeveria shqiptare nuk do të marrë parasysh propozimin e bërë nga disa pedagogë të paaftë të universitetit të Vlorës.
    Jeni të informuar profesor Vlora lidhur me zhurmën që bëhët në Shqipëri për heqjen e emrit të Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës?
    Sigurisht po e ndjek debatin që ka përfshirë shtypin dhe ndihem vërtet keq, madje shumë keq. Kjo, jo pse jam trashëgimtari i Ismail Qemalit, por edhe sepse jam shqiptar dhe besoj se këtë keqardhje e ka ndjerë çdo shqiptar që e do Atdheun e tij, historinë dhe burrat e kombit që kanë kontribuar në histori.
    Nuk më kish shkuar në mënd kurrë, që një ditë njerëz të kulturës, të dijës, të arrinin të njollosin emrin e një patrioti, që me dedikimin e tij, i bëri me atdhe shqiptarët, formoi shtetin shqiptar. Ehe pse disa nga këta,kanë demonstruar se nuk e meritojnë.
    Ndjeheni i cenuar si pasardhës i Ismail Qemalit ndaj këtij vendimi dhe çfarë do t’i këshillonit kryeministrit Berisha që do të ketë mbi tryezë këtë vendim?
    Sigurisht ndjehem i prekur, diçka më tej i ofenduar, jo thjesht si pasardhës i kësaj figure të rëndësishme mbarëkombëtare, por thjesht si shqiptar. Vërtetë unë kam lindur në Itali dhe ky nuk është faji im, por për shkak të politikës së mbretit Zog, që detyroi dhe internoi të paralindurin e parë Muhamet Nedin dhe familjen e tij.
    Prof.dr.Berisha nuk besoj se ka nevojë për këshillën time, pasi gjykoj se është person inteligjent dhe ekspert në politikë dhe jam i bindur se nuk do të vulosë kërkesën e 8 senatorëve të Universitetit Ismail Qemali në Vlorë se do të injorojë motivimet e shprehura nga Dr. Shaska, që, ndoshta mendon se kush mëson vetëm matematikë, mund të konsiderohet si shkencëtar. Për më tepër në Universitetin e Vlorës, ka shumë degë të ndryshme dhe mësohen shumë disiplina midis të cilave, jo shkencore. Ndaj gjykoj se justifikimi i dhënë nga ky rektor, është absolutisht i papranueshëm dhe as i propozueshëm.
    Cili ka qenë kontributi juaj si prof. i Universitetit të Barit,me Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë?
    Prej shumë vitesh kam qenë i interesuar që të nënshkruaj një marrëveshje për shkëmbim pedagogësh dhe studentësh midis dy universiteteve. Universiteti i Barit ka shumë marrëveshje me Universitetet më të rëndësishme në të gjithë botën dhe çuditërisht ishte shumë e vështirë që të arrinim që të kishim një financim për zbatimin e protokollit të firmosur midis dy universiteteve. Insistova gjatë, këmbëngula shumë në të mirë të punës, në nder të Vlorës dhe financimi u akordua. Ishte një organizim i një Konference ndërkombëtare në Universitetin e Vlorës mbi argumente juridikë të kërkuar nga departamenti kompetent, organizuar kjo me rastin e ditës së Drejtësisë më 10 maj.
    Pas zgjedhjes së z. Shaska, u fiksua një takim, ku shkova posaçërisht në Vlorë, për t’i përcjellë përshëndetjet e Universitetit të Barit dhe për të përfunduar organizimin e konferencës së programuar. Rektori mbërrin në Vlorë dy ditë me vonesë, pasi ishte bllokuar në aeroport në Amerikë nga dëbora dhe të shtunën edhe pse e dinte që e prisja në Vlorë, nuk më pret duke më vënë në dijeni nëpërmjet sekretares së tij se “të shtunën nuk punoj”. U ktheva menjëherë në Bari dhe menjëherë paraqita dorëheqjen time si përfaqësues i marrëveshjes dhe ktheva mbrapsht financimin e akorduar nga Universiteti i Barit, që do të thotë: Anulimin e Konferencës së programuar. Për këtë informova rektorin Shaska, që nuk më ktheu asnjë përgjigje.
    Si do ta konsideroni këtë sjellje të një rektori që vjen me një imazh të ri “nga Amerika”?
    Kjo sjellje tregon interesimin e tij, pse jo edhe aftësitë që ka për të përmirësuar punën në Universitetin e Vlorës, por, mesa duket, më shumë se sa Konferenca shkencore e shqetëson emri i Universitetit.
    Si do ta komentonit ju kërkesën e 8 senatorëve të Universitetit për heqjen e emrit “Ismail Qemali”, ndërsa 6 të tjerë kanë protestuar dhe opinioni i shëndoshë ndjehet i revoltuar?
    Duke parë shkaqet që paraqiten, mund ta përmbledhësh vetëm në një fjalë të vetme: qesharake, naïve, mungesë serioziteti në punën e tyre.
    Sikur ta kishin në dorë këta senatorë, me siguri do ti ndërronin edhe emrin e aeroportit “Nënë Tereza”. Jam koshient të shprehem se këta senatorë, këta akademikë, që nuk di, nëse me koshiencë apo për servilizëm mbështetën propozimin e Shaskajt, kanë demonstruar sjelljen e tyre antishqiptare. Ata nuk e duan atdheun e tyre, shtetin e tyre dhe Ismail Qemalin dhe as patriotët e mëdhenj që e themeloi shtetin i dhanë Pavarësinë Shqipërisë. Fakti që propozimi vjen nga profesorë universitetesh, ka demonstruar se ata nuk janë në lartësinë e duhur si edukues të brezave. Ata janë mediokër, që nuk e di se nga çfarë interesash janë nisur dhe nuk e di nëse kanë arritur në përfundimin se mbeten një njollë turpi në historikun e Universitetit “Ismail Qemali në Vlorë.
    Nëse do të ishte prof.Nedin Vlora Ministër i arsimit, si do të kishit gjykuar për këta 8 senatorë?
    Nëse do të isha unë? Përveçse do t’i largoja nga vendi i punës, do të kërkoja që t’u hiqej edhe nënshtetësia shqiptare. Ky vendim i tyre që më shumë ka shkaktuar ilaritet dhe i gjeti punë me disa të merret me ta, mendoj se kanë pështyrë flamurin shqiptar.
    Për lexuesin shqiptar duam të dimë me pak fjalë, kush është prof.Nedim Vlora dhe cili është kontributi juaj për Shqipërinë? Jam djali i Ismail Qemal Galib, nipi i parë i patriotit Ismail Bej, i lindur në Nicë më 21 janar 1914, një ditë më parë që Ismail Bej, la qeverinë shqiptare për të shkuar në Nicë Francë.
    Pyesni për kontribute? Ndoshta na duhej të flisnim gjatë, por për të qenë korrekt me pyetjen tuaj dua t’ju them se menjëherë pas eksodit të ambasadave, drejtova në Bari Qeverinë e Shqipërisë së Lirë demokratike me kundërshtim të fortë nga qeveria komuniste e Ramiz Alisë. Si pasojë pak ditë më pas, mora nga ana e sigurimit kërcënime me vdekje. Dëshiroj ta bëj objekt të një interviste tjetër nëse dëshironi?
    Heqja e emrit “Ismail Qemali” të Universitetit të Vlorës,për pasojë edhe i monumentit të bronxtë, do të cilësohej një tradhëti kombëtare?
    Sigurisht,ndoshta diçka më shumë,Kjo për faktin se të bësh këtë veprim,bazuar në një vendim të tetë kokrrave “senatorë”,do të thotë të fshish pjesën më të artë të historisë së kombit shqiptar dhe të mohosh origjinën e shtetit tënd,që avash avash,po mbush një shekull. Unë i ftoj këta senatorë të mëdhenj, që bashkë me rektorin Shaskaj, këtë ideator të madh, të paraqiten më 28 nëntor në Sheshin e Flamurit, për të nderuar ngjarjen historike. Do të ishte kulmi i hipokrizisë,i pafytyrësisë së tyre, prania aty.
    Mendoni profesor se pas kësaj kërkese, fshihen interesa të tjera?
    Nuk di të përgjigjem saktë për këtë, por mendoj, se rektori dhe ai senat akademik, do të kishin bërë mirë që të mendojnë dhe vlerësojnë problemet që ngrenë profesorët e këtij Universiteti si dhe kundërshtimet e bazuara që ngrihen çdo ditë nga studentët. Duket, janë të pazotë për të kryer këtë detyrë kryesore dhe bëjnë zhurmë për emrin, a thua se ju prish punë “Ismail Qemali” për të bërë detyrën e tyre themelore si pedagogë e senatorë. Përsëri mund të përdor fjalën qesharake. Ajo që dua të them në këtë intervistë,është se emri i mirë i një Universiteti, vjen nga aftësia profesionale e profesorëve të tij, që mbi gjithçka duhet të jenë edukatorë dhe kur rektor Shaska, ka demonstruar tashmë publikisht se nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë edukator dhe në lartësinë e detyrës që ka marrë.



    (d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)
    Sui generis

  7. #67
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Lale une dhashe 3 versione ,po kjo sdo te thote qe secili te me akuzoje per versionin qe i vjen per mbare.

    Tani qe lexova me shume nga jeta e tij, po anoj nga versioni i aguridhes, se matematicien hesapi, nuk merr ere nga problemet qe ngrihen kur behet fjale per ceshtje te tilla. Nuk e paska ditur qe letra do i digjte duart.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #68
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    2- Aq aguridhe e paska lene amerika te shkretin ne ca gjera, saqe nuk ka llogaritur termetin qe do shkaktonte, por ka menduar ekskluzivisht per vleren me te madhe ekonomike qe i vjen universitetit, ne rast se quhet i Vlores. Pra ka harruar se ketu eshte Shqiperi e si i thone: When in Rome do as the romans do.
    Njekohesisht ka harruar se Universiteti nuk eshte prone e tij dhe e senatoreve qe i krehin bishtin atij.
    Për mendimin tim do ketë thënë: Dua që universitetin tim ta bëj "brand mark" dhe të lidhur komplet me qytetin e Vlorës.

    Edhe ka qëndruar korrekt në këtë mendje.
    Ka hedh propozimin, ka bërë vlerësimet e veta dhe ka vendos. Demokraci jemi. Propozimi është pranuar, pritet të miratohet. Nuk u miratua, punë e madhe.

    Unë kryesisht dua të mbroj integritetin moral dhe profesional të rektorit. Nuk më duket bashibozuk. Madje ka kërkuar që ta hedhin në votë të përgjithshme studentët ndryshimin e emrit ose jo. Mendim korrekt.
    Ezekiel 25-17.

  9. #69
    Duke pasur parasysh kete, une ende mendoj se “Universiteti i Vlores” eshte shume here me i marketueshem se sa “Universiteti Ismail Qemali”. Emrat e shkurter jane shume me efektive se sa emrat e gjate. Une dua t’ju sjell si shembuj se universitete si “Oxford University”, “Cambridge University”, “University of Michigan”, “University of Florida”, “University of California at Berkeley”, “University of California at Los Angeles”, etj sot njihen vetem me emrat Oxford, Cambridge, UM, UF, Berkeley, UCLA, etj.
    Duke u bazuar te një nga shembujt që paska thënë vetë rektori, nuk e shof se ku është problemi që ky universitet të ndjekë shembullin e UCLA dhe të thuhet shkurt UIQV ?

  10. #70
    Për mendimin tim nuk ka asnjë prapaskenë, po thjesht do që të lërë gjurmën e tij në historinë e universitetit duke qënë ai që i ka dhënë emrin.

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Propozohet ndalimi i makinave të vjetra
    Nga ALBA në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-01-2006, 10:01
  2. Marsi Ris, propozohet si ambasadore amerikane në Tiranë
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •