Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 118
  1. #11
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Julius Lexo Postimin
    Nuk e di Lioness po këto versione lajmesh më duken si zhurmues mua. Dmth të bëjmë zhurmë kot. Edhe posaçërisht kjo gazeta, nuk po flet nëse do i vendosin ndonjë emër tjetër a jo, edhe pse ia hoqën.

    Prisni më mirë, kur ti vendosin emrin e ri reagoni.
    Nuk u bë kijameti thotë Kako Pinua.
    Ashtu mendova dhe une ne fillim, po pastaj e pashe lajmin dhe te shekulli. (Megjithese atje jepej i sakte mbiemri i rektorit, dhe votat ishin 8/7. Keto gazetat tona ... ) Nejse, po te shkosh ne website te universitetit perdoret vetem emri "Universiteti i Vlores"

    http://www.univlora.edu.al/

    Dhe nje gje tjeter, sikur te ishin dhene jystifikime te tjera, dmth ka shume objekte me kete emer, eshte shkolla tetevjecare me po kete emer, bla bla bla, hajde de, e debatojme si mundesi (jo se do isha pro.) Po ajo arsye qe eshte dhene s'ka "ashtu" te rrije.

    PS: Do pyes mamin neser (pedagoge atje) per detaje te metejshme. Do ta merrja tani ne telefon sa lexova lajmin, po s'doja t'i prishja gjumin.

  2. #12
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Pse te djeg ty Labe? Une nje pyetje pa tendenca bera. Thjeshte dua ta di a ja vlen te pretendosh qe kemi arritur standarte te tilla sa te shkollojme te huajt kur tanet cajne ferrene dhe ikin jashte asgje me shume.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Universitetit te Vlores i eshte gjet emeri i ri perpara se te hiqet i vjetri (sigurisht nje ortodoks "shqiptar"')

    Plus programet do PASUROHEN me lende te reja duke fillu nga katedra e gjuhes Greke

  4. #14
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    ...
    Pasi senati hoqi emrin e Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës, kanë reaguar me habi dhe revoltë jo vetëm pedagogë por edhe qytetarët vlonjate të cilët kanë kundërshtuar në mënyrë absolute heqjen e emrit “Ismail Qemalit”. Po ashtu kanë reaguar edhe deputetë të këtij qyteti. Konkretisht Bujar Leskaj e ka konsideruar një gafë vendimin e senatit universitar e cila sipas tij nuk duhet të tolerohet.
    Po kështu edhe historiani i njohur vlonjat Bardhosh Gaxho është shprehur nga Kroacia ku ndodhet aktualisht, se ky vendim është absurd dhe se emri i patriotit të njohur, jo vetëm në Vlorë por në të gjitha botën, është një nder që mbahet prej Universitetit të Vlorës duke qenë edhe simboli i qytetit.
    Për tu zyrtarizuar vendimi duhet të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave. Por burime nga qeveria kanë bërë të ditur se ky ndryshim është shumë vështirë të kalojë si vendim pasi emri i të madhit Ismail Qemali është një simbol kombëtar.
    (a.s/News24/Balkanweb)
    Ne shoqerite tjera demokratike, p.sh. ne Gjermani ku jetoj, univerzitetet njihen si institucione publike te pajisura me autonomi per leshim rregulloresh interne. Kjo autonomi perfshin nder tjerash te drejten e univerzitetit per emertimin apo riemertimin e tij. Kjo tregon se nuk eshte e papare qe te riemertohet nje univerzitet. Prandaj nuk eshte e drejte per z. leskaj te flet per nje "rast te patolerushem". Me rendesi eshte qe riemertimi te shkoj ne formen e parapare ne dispozitat univerzitare (statutin e tij), te mos ket keqvajtje si anashkalime te mendimeve te instancave kompetente, p.sh. Keshillit te Ministrave. Nese edhe K. i Ministrave brenda kompetencave te veta jep pajtimin e tij, atehere nderrimi i emertimit te univerzitetit eshte gje legjitime dhe me kete edhe absolut normale dhe e respektueshme per qytetarin.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2008
    Postime
    26
    Emri per kete institucion publik te arsimit te larte, nese i hiqet ai i I. Qemalit, mendohet qe te jete thjeshte Universiteti i Vlores, por dyshoj qe ka dicka me shume ne kete propozim. Ismail Qemali eshte nga eterit themelues te Shqiperise, prandaj nuk shoh arsye qe te hiqet ky emer. Kontributi i Ismail Bej Vlores, eshte i madh per kete vend, prandaj ky institucion i dijes e meriton qe te mbaje emrin e tij.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2008
    Postime
    26
    Degjojeni mer se c`thote nje kodosh pak me siper. Medemek po i qan zemra per figurat e veriut te Shqiperise apo me gjere. Ne fakt e ka problemin diku tjeter, kerkon te ortodoksizoje, te pakten nominalisht, jugun e Shqiperise.

  7. #17
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Lajthitje qe edhe bollanos nuk do i kishte shkuar ne mendje. Kush eshte ky qe vendoska kriteret e emertimit te nje universiteti ? Ceshte kjo shumice qe vendoska kur ti fryhet nderrimin e emrit te nje institucioni kaq te rendesishem , emer qe ne eliten intelektuale shqiptare te te gjitha koherave ze nje vend te padiskutueshem ?
    Qekur akademiklleku qenka tager e shushkave e fyckave te panumert ,por jo per nje gjeni te politikes si Ismail Qemali?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #18
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Lajthitje qe edhe bollanos nuk do i kishte shkuar ne mendje.
    Per largpamesine e treguar shkencetari Bollano me siguri qe do e shpalle qytetar nderi te Himares.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin

    Po mire mo derezinj te senatit (ato/ato qe e votuan) une nuk do sjell nje liste nga universitetet e botes po nje qe m'u kujtua shpejt e shpejt, George Washington University; nje nga universitetet me prestigjioze ne US.

    .
    Universiteti Shen Kirili dhe Metodij - Shkup
    Univ. Goce Delcev - Shtip
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Kot per kureshtje dolja te dija si e ka emrin ky rektori dhe a ben pjese ne ndonje parti apo organizate si psh omonia??jo per ndonje gje por kam nje parandjenje qe do jete diçka e organizuar kjo nga antishqiptarë.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Propozohet ndalimi i makinave të vjetra
    Nga ALBA në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-01-2006, 10:01
  2. Marsi Ris, propozohet si ambasadore amerikane në Tiranë
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •