Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 118
  1. #1

    Exclamation Vlorë: Propozohet qe Universitetit t'i hiqet emri “Ismail Qemali”.

    Një vendim i padëgjuar ka shokuar qytetarët e Vlorës. Senati i universitetit të këtij qyteti ka votuar pro heqjes së emrit “Ismail Qemali” që mban ky institucion i arsimit të lartë. Pas propozimit të heqjes së emrit nga rektori i universitetit Tanush Haska, vendimi është marrë me dy vota diferencë, 8 vota pro dhe 6 vota kundër. Version multimedial i ketij lajmi

    VLORË - Një vendim i padëgjuar ka shokuar qytetarët e Vlorës. Senati i universitetit të këtij qyteti ka votuar pro heqjes së emrit “Ismail Qemali” që mban ky institucion i arsimit të lartë.
    Sipas burimeve në Vlorë, ka qenë rektori i universitetit Tanush Haska ai që ka kërkuar nga senati të votojnë heqjen e emrit të njëriut që themeloi shtetin shqiptar. Pretendimi në senat ka qenë se Ismail Qemali nuk ka qenë ndonjë figurë akademike dhe emri i tij nuk është e përshtatshëm për të merituar një universitet. Sipas burimeve nga senati vendimi është marrë me dy vota diferencë, 8 pro dhe 6 kundër. Gjithashtu burimet nga senati bëjnë të ditur se nga diskutimet e bëra gjatë mbledhjes është folur që prezantimi i Universitetit të Vlorës në botë është më mirë që të bëhet thjesht si “Universiteti i Vlorës”, se sa me emrin “Ismail Qemali”. Por gjatë mbledhjes nuk kanë munguar edhe diskutimet mesa anëtarëve të senatit të cilët kanë kontestuar këtë vendim.
    Pasi senati hoqi emrin e Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës, kanë reaguar me habi dhe revoltë jo vetëm pedagogë por edhe qytetarët vlonjate të cilët kanë kundërshtuar në mënyrë absolute heqjen e emrit “Ismail Qemalit”. Po ashtu kanë reaguar edhe deputetë të këtij qyteti. Konkretisht Bujar Leskaj e ka konsideruar një gafë vendimin e senatit universitar e cila sipas tij nuk duhet të tolerohet.
    Po kështu edhe historiani i njohur vlonjat Bardhosh Gaxho është shprehur nga Kroacia ku ndodhet aktualisht, se ky vendim është absurd dhe se emri i patriotit të njohur, jo vetëm në Vlorë por në të gjitha botën, është një nder që mbahet prej Universitetit të Vlorës duke qenë edhe simboli i qytetit.
    Për tu zyrtarizuar vendimi duhet të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave. Por burime nga qeveria kanë bërë të ditur se ky ndryshim është shumë vështirë të kalojë si vendim pasi emri i të madhit Ismail Qemali është një simbol kombëtar.
    (a.s/News24/Balkanweb)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2008
    Postime
    70
    po me emrin c'patet mor u martofsha mamat

  3. #3
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Keta paskan luajtur nga fiqiri komplet. U ka rene dielli i veres ne tac te kokes, dhe nuk lene palacolleqet menjane e te vene ne plazh te heqin vapen, por shpikin llogje te tilla.

    Po mire mo derezinj te senatit (ato/ato qe e votuan) une nuk do sjell nje liste nga universitetet e botes po nje qe m'u kujtua shpejt e shpejt, George Washington University; nje nga universitetet me prestigjioze ne US. GW ka qene akademik? (Qe eshte mare me ca gjera eshte mare, por s'ka mbetur ne historine e ketij kombi per letra te shkruara por per luften qe bene kolonite ndaj pushtuesit.)

    Shpresoj qe studentet e tjere, pedagoget dhe qytetaret vlonjate te shprehen hapur kunder kesaj prockeje dhe uroj qe bashkia te mos miratoje nje budallallek te tille.

  4. #4
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Ne koherence me krahasimin e mesiperm nje shprehje Amerikane thote: Only in NY. Me sa duket per ata tanet vlen shprehja: Vetem ne Vlore. lol
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  5. #5
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Po daleni njëherë mer daleni.
    Se nuk do e kenë të gjithë universitetet emrin Ismail Qemali. Po e ka sheshi, ok boll është. Të bëhet ca rotacion emërtimesh. Të pasurohen universitetet me emra. Unë du me pa emrin e Fishtës diku psh, nuk e di nëse ka gjëkundi ndonjë universitet të tillë.

    Një gjë të bukur do bënin nëse universiteteve të jugut u vendosnin emra prej veriut dhe anasjelltas. Atëherë do nderoheshin të gjithë shqiptarët më shumë. Le tia vënë Adem Jashari.
    Ezekiel 25-17.

  6. #6
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga bayern Lexo Postimin
    Ne koherence me krahasimin e mesiperm nje shprehje Amerikane thote: Only in NY. Me sa duket per ata tanet vlen shprehja: Vetem ne Vlore. lol
    U hodhe ti pizeveng .

    S'ka pyll pa derra me lal, c'ti bejme.

  7. #7
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Julius Lexo Postimin
    Po daleni njëherë mer daleni.
    Se nuk do e kenë të gjithë universitetet emrin Ismail Qemali. Po e ka sheshi, ok boll është. Të bëhet ca rotacion emërtimesh. Të pasurohen universitetet me emra. Unë du me pa emrin e Fishtës diku psh, nuk e di nëse ka gjëkundi ndonjë universitet të tillë.

    Një gjë të bukur do bënin nëse universiteteve të jugut u vendosnin emra prej veriut dhe anasjelltas. Atëherë do nderoheshin të gjithë shqiptarët më shumë. Le tia vënë Adem Jashari.
    Po pse jo mo Jul. Ketu eshte amrik hesapi, nje dynja me shtete, rruge e shkolla, e ke GW per universitete, ura, rruge, piazza e me the te thashe. Deri per heronj francez u ka mbetur vend. Objekte, rruge etj me emrin La Fayette ka nga te kater anet.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    mos do ja vene emrin
    sali berisha
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Nuk e di Lioness po këto versione lajmesh më duken si zhurmues mua. Dmth të bëjmë zhurmë kot. Edhe posaçërisht kjo gazeta, nuk po flet nëse do i vendosin ndonjë emër tjetër a jo, edhe pse ia hoqën.

    Prisni më mirë, kur ti vendosin emrin e ri reagoni.
    Nuk u bë kijameti thotë Kako Pinua.
    Ezekiel 25-17.

  10. #10
    Eshte marrezi totale. Se ca pune u ka prishur emri Ismail Qemali universitetit te Vlores nje Zot e di! Nuk me pelqen kjo praktika e zhveshjes nga nje emertim te rendesishem simboliko-patriotik shqiptar te nje institucioni te larte arsimor ne jug te Shqiperise, pikerisht ne vendin ku u shpall me aq mund pavaresia e Shqiperise. Uroj ta kthejne mbrapsht kete iniciative absurde.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Propozohet ndalimi i makinave të vjetra
    Nga ALBA në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-01-2006, 10:01
  2. Marsi Ris, propozohet si ambasadore amerikane në Tiranë
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •