Një vendim i padëgjuar ka shokuar qytetarët e Vlorës. Senati i universitetit të këtij qyteti ka votuar pro heqjes së emrit “Ismail Qemali” që mban ky institucion i arsimit të lartë. Pas propozimit të heqjes së emrit nga rektori i universitetit Tanush Haska, vendimi është marrë me dy vota diferencë, 8 vota pro dhe 6 vota kundër. Version multimedial i ketij lajmi
VLORË - Një vendim i padëgjuar ka shokuar qytetarët e Vlorës. Senati i universitetit të këtij qyteti ka votuar pro heqjes së emrit “Ismail Qemali” që mban ky institucion i arsimit të lartë.
Sipas burimeve në Vlorë, ka qenë rektori i universitetit Tanush Haska ai që ka kërkuar nga senati të votojnë heqjen e emrit të njëriut që themeloi shtetin shqiptar. Pretendimi në senat ka qenë se Ismail Qemali nuk ka qenë ndonjë figurë akademike dhe emri i tij nuk është e përshtatshëm për të merituar një universitet. Sipas burimeve nga senati vendimi është marrë me dy vota diferencë, 8 pro dhe 6 kundër. Gjithashtu burimet nga senati bëjnë të ditur se nga diskutimet e bëra gjatë mbledhjes është folur që prezantimi i Universitetit të Vlorës në botë është më mirë që të bëhet thjesht si “Universiteti i Vlorës”, se sa me emrin “Ismail Qemali”. Por gjatë mbledhjes nuk kanë munguar edhe diskutimet mesa anëtarëve të senatit të cilët kanë kontestuar këtë vendim.
Pasi senati hoqi emrin e Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës, kanë reaguar me habi dhe revoltë jo vetëm pedagogë por edhe qytetarët vlonjate të cilët kanë kundërshtuar në mënyrë absolute heqjen e emrit “Ismail Qemalit”. Po ashtu kanë reaguar edhe deputetë të këtij qyteti. Konkretisht Bujar Leskaj e ka konsideruar një gafë vendimin e senatit universitar e cila sipas tij nuk duhet të tolerohet.
Po kështu edhe historiani i njohur vlonjat Bardhosh Gaxho është shprehur nga Kroacia ku ndodhet aktualisht, se ky vendim është absurd dhe se emri i patriotit të njohur, jo vetëm në Vlorë por në të gjitha botën, është një nder që mbahet prej Universitetit të Vlorës duke qenë edhe simboli i qytetit.
Për tu zyrtarizuar vendimi duhet të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave. Por burime nga qeveria kanë bërë të ditur se ky ndryshim është shumë vështirë të kalojë si vendim pasi emri i të madhit Ismail Qemali është një simbol kombëtar.
(a.s/News24/Balkanweb)
Krijoni Kontakt