Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 118
  1. #21
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Ne shoqerite tjera demokratike, p.sh. ne Gjermani ku jetoj, univerzitetet njihen si institucione publike te pajisura me autonomi per leshim rregulloresh interne. Kjo autonomi perfshin nder tjerash te drejten e univerzitetit per emertimin apo riemertimin e tij. Kjo tregon se nuk eshte e papare qe te riemertohet nje univerzitet. Prandaj nuk eshte e drejte per z. leskaj te flet per nje "rast te patolerushem". Me rendesi eshte qe riemertimi te shkoj ne formen e parapare ne dispozitat univerzitare (statutin e tij), te mos ket keqvajtje si anashkalime te mendimeve te instancave kompetente, p.sh. Keshillit te Ministrave. Nese edhe K. i Ministrave brenda kompetencave te veta jep pajtimin e tij, atehere nderrimi i emertimit te univerzitetit eshte gje legjitime dhe me kete edhe absolut normale dhe e respektueshme per qytetarin.
    chino ne gjermani ky ligj ekziston per nje arsye te vetme:

    Heqja e emrave nazist nga Universitetet. Per kete arsye dhe historine qe Gjermani pati ne RIII ju dha mundeisa universiteteve ta quanin veten si te donin. Duke qene se ne ate kohe idhujtaria e nje personazhi ne Gjermani pati nje shije te hidhur, shumica e universiteteve u quajten vetem me ane te emrit te qytetit. Nje dnryshim te madh ketu perben LMU= ludwig Maksimilian Universität München.

    Pak pas rrimares ne unksionim te ketij universiteti ju kthye emri i qe pate pasur gjithmone. Ludwig- Maksimilian besoj se e di qe eshte nje mbret i dikurshem i Bayern; kete emer dhe pse tentativa radikalo socialiste gjate viteve 50-70 kerkuan ta ndryshonin disa here( vetem ASTA ka ngritur per kete ceshtje 6 here referundeme Studentesh) kure nuk paten sukses pasi populli i München nuk lejon heqjen e emirt te nje godine per arsye poltike. Figurat kombetare jane paprekshme.

    Me respekt

    Jester
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  2. #22
    Absurd ky vendim. Ku u ka vajtur mendja që ti ndyshojnë emrin universitetit se marr vesh. Besoj se kta senatorët (kush i emëron kta?) nuk kanë ç'bëjnë gjithë ditën dhe gjejn ndonjë gjë si puna ksaj për të kaluar kohën. Nxjerrin dhe arsye pastaj për budalliqet që bëjnë.

    Edhe fakti që Ismail Qemali është përdorur në shumë objekte nuk më duket problem. Është një ndër figurat më të mëdha të historisë sonë, dhe sigurisht figura më e madhe në qytetin e Vlorës. Kështu që është mëse normale që të emërohen shumë objekte me emrin e tij, sidomos në Vlore.

  3. #23
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Shume mire ia kane bere. Gati gjithe universitetet ne vendin ku banoj mbajne emra neutrale, jo emra njerezish. Vlonjatet(apo te tjeret) krenarine t'a tregojne diku tj., jo me emrat e universiteteve. Aq me teper me emra Otomane ne nje institucion dijet.

    Rektori i universitetit qenka njeri me vizion, bravo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 28-07-2008 më 11:27
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2006
    Postime
    241
    Citim Postuar më parë nga Blue_sky Lexo Postimin
    Shume mire ia kane bere. Gati gjithe universitetet ne vendin ku banoj mbajne emra neutrale, jo emra njerezish. Vlonjatet(apo te tjeret) krenarine t'a tregojne diku tj., jo me emrat e universiteteve. Aq me teper me emra Otomane ne nje institucion dijet.

    Rektori i universitetit qenka njeri me vizion, bravo.
    Ti ose nuk mbush mire ose........nuk mbush mire. Ismail Qemali otoman? Nejse vape e madhe ske faj. Ketij rektorit tja ...ate .... Shqipetaret ne kto momente coroditjeje kombetare kane me shume nevoje se kurre per figura historike me te cilat mund te identifikojne veten, e pastaj habiten Bly_leshi me shoke pse shqipetaret sjane patriot e si nuk ecen ai vend perpara.

  5. #25
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga Blue_sky Lexo Postimin
    Shume mire ia kane bere. Gati gjithe universitetet ne vendin ku banoj mbajne emra neutrale, jo emra njerezish. Vlonjatet(apo te tjeret) krenarine t'a tregojne diku tj., jo me emrat e universiteteve. Aq me teper me emra Otomane ne nje institucion dijet.

    Rektori i universitetit qenka njeri me vizion, bravo.
    Si je nga syte? Apo sheh leshra ngado?

    Ai vend nuk ecen perpara jo nga mungesa e patriotizmit por nga prania e korrupsionit, madje dhe ne institucionet e dije sic mund te jete nje universitet. E jo vetem kaq, por ai vend nuk ecen perpara ngaqe Tafili me Mejremen duan te fusin hundet dhe ne vendimet e rektoreve te universiteteve qe mund te kete 10-here me teper dije se keto te fundit.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  6. #26
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Universiteti i Vlores (U.I.V)
    Do me pelqente keshtu tia vinin qe ne fillim.
    Wild and crazy can't be lazy

  7. #27
    Ismail Qemali i refuzuar nga Universiteti i Vlorës, reagojnë historianët

    • Vendimi i senatit të Universitetit të Vlorës për heqjen e emrit të figurës kombëtare Ismail Qemali nga ky universitet është tepër absurd dhe i gabuar. Ky ka qenë reagimi i historianëve sot për mikrofonin e “News24” të cilët kanë shprehur se një diskutim i tillë nuk duhej të ishte bërë dhe akoma më i rëndë është vendimi për heqjen e emrit.

    TIRANË
    - Vendimi për heqjen e emrit të Ismail Qemalit nga Universiteti Vlorës sjell reagimin e ashpër të historianëve. Një deformim dhe shkelje e rëndë e historisë dhe vetëdijes kombëtare, ka qenë deklarata e historianëve në mikrofonin e “News24”. Sipas historianes Ledia Dushku një vendimi i senatit të Universitetit ishte tepër i padrejtë. “Nuk më duket se qëndron arsyeja e shprehur nga senati i Universitetit të Vlorës për heqjen e emrit “Ismail Qemali” dhe mbi të gjitha për zëvendësimin me një emër tjetër. Po kështu nuk më duket i drejtë fakti që sipas tyre Ismail Qemali nuk i përket rretheve akademike shqiptare. Ismail Qemali është një figurë e rëndësishme e shtetit shqiptar. Unë mund ta cilësoja që ai është babai i shtetit shqiptar dhe nëse ne nuk do ta kishim këtë shtet nuk do të kishim arsim kombëtar. Prandaj në këtë mënyrë kontributi i tij është i madh edhe për arsimin kombëtar shqiptar dhe për më tepër që Qeveria e Vlorës ka patur prioritet arsimin kombëtar shqiptar” ka shprehur historiania Ledia Dushku.
    Një tjetër reagim ka dhënë edhe Prof. Dr. Muharrem Dezhglu i cili ka shprehur se diskutimi i heqjes së emrit të Ismail Qemalit nga universiteti ka qenë tepër i gabuar dhe akoma më rëndë vendimi. “Duke u nisur nga mendimi im si historian që njoh figurën e Ismail Qemalit heqja e emrit ëhstë një vendim i nxituar dhe madje i gabuar. Eshtë e gabuar të diskutohet emri i këtij institucioni. Nuk mund të pretendosh përse Isamil Qemali nuk ka qenë një mësimdhënës apo pse nuk ka qenë në fushën e arsimit dhe se për këtë nuk duhet të ketë emrin në një institucion arsimor. Unë nuk di të them për motivet që kanë arsyetuar personat apo senati i universitetit megjithatë them që ky ka qenë një vendim i cili as nuk duhej të shtrohej për diskutim”, ka përfunduar Dezhglu.
    Tashmë vendimi i senatit të Universitetit do të kalojë në Këshillin e Ministrave ku pritet të shihet nëse kabineti do të japë miratimin e tij apo jo.
    (a.s/News24/Balkanweb)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2006
    Postime
    241
    Emer Otoman thote Blue_Sky. Emer mysliman thuaj. Ktu eshte problemi sipas teje se mos e shef ndonje Amerikan a Europian e na merr per komb mysliman pastaj upupupu. Po ta heqim e si hero nga librat e historise, ne fakt le te zhdukim komplet te shkuaren tone si mysliman dhe te behemi te gjithe katolike e protestante se keshtu na do USA me Evropen me mire keshtu apo jo dudume? Puna eshte po kur neser te behet Kina superfuqi ca do bejme? Ose India? Ose larg qofte Vendet Islamike? Shqiperia sben perpara se shqiptari ne kto momente me shume e identifikon veten me ate tutorin ne Itali se me Skenderbeun e Ismail Qemalin oj te rente pika mu ne cacke te kokes, po rri ha i cop buke aty ku je se sje per kto pune.

  9. #29
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Rrusho, problemi eshte ketu: ne vend qe nje universitet te jete lavdi ndaj nje personazhi te caktuar te historise, ai nderon gjithe popullsine e Vlores duke u quajtur Universiteti I Vlores. Emer shume i pershtatshem! I lumte atij qe ka marre nje nisme te tille.
    Vlores s'po ia heq kush Ismailin e poashtu jam e sigurte qe Vlora nuk eshte sinonim i Ismail Qemalit ndryshe dhe qytetit t'ja ndryshonit emrin ne Ismail City ne vend te Vlora city.

    Kaq kisha une.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 28-07-2008 më 13:33
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2006
    Postime
    241
    Lesh lesh Blue_sky, ti kishe problem faktin qe Ismail Qemali ishte emer Otoman aty e ke dergesen lexoje, pra qe na lidh me Turkun e te qenin mysliman, mos ma perdrith bycen sa andej ketej tani. E kjo eshte pikerisht gjeja me e ulet dhe e urryer te shqiptari, ndrysho identitetin tend, harro te kaluaren vetem per ti bere qejfin "pushtuesit" se rradhes.

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Propozohet ndalimi i makinave të vjetra
    Nga ALBA në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-01-2006, 10:01
  2. Marsi Ris, propozohet si ambasadore amerikane në Tiranë
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •