Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 118
  1. #91
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kta buburrecat e sales nuk i shof najher esell ... pi stimulanta ... pi viagra ...

    vet s'kan gjo n'torbe ... shkojn e i shofin hallatet edverit ...

    prap me fjalor banal ... kafsheror ...

    japin receta e mendime ... e sigurojne toktorrin se perpunojne pinionin puplik ... se do ta bejne klasik te ??? me shpi muze ... me tituj te perjetshem ... me post te perjetshem ...

    se ka per ti mar me vete i ngrati ... me keta sojseza qe shof ketu ... syte do ia nxjerrin njeri-jatrit ... lufta brenda llojit eshte mbase me e egra ...

    qedere mos i sillni me ketij populli ... se çdo gje ka fund ...

  2. #92
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    tanushi do dru... e tanush? do dru aa?
    aaa... jo jo
    aaa.. do?
    hehe, jo
    aaa, do ti do...
    aaa, jo jo
    do? dru? tanush? po apo jo?
    hehe..jo jo
    po apo po?
    aaa?
    e sheh tanush se sje i sigurte... per te qene brenda me mire haje nje...
    aaa... po jo... eshte me mire...
    haje nje dru me mire tanush...
    eshte me mire per vloren...
    shhhh... mos fol... *gyp*
    Ooo!
    he tanush... ca ke? *gyp*
    Oooo
    *gyp gyp gyp*
    OOoooooooo

    e kam pa tallje, ne raste te tilla druri te sjell ne vete.

    cke o burre i dheut? pse e nget plakun e urte ka vite qe prehet? po me duket veprim egoist i nje te gjalli te vogel, mbi emrin e nje te vdekuri te madh.

    mos valle emri i ndaloi kinezet e pakistanezet te vijne? Jo! atehere? pse kerkon ta ndreqesh kur nuk eshte e prishur?

    kjo eshte qesharake ne fakt, absurdshem qesharake... dmth ja kalon edhe absurditetit se Kafkes... kjo burokracia e shtetit shqiptar, qe lejon rektorin e radhes te bej ndryshime themelore ne institucionet kryesore kulturore te qytetit... e gjitha, per arsye marketingu... qe te mos na ofendohen kinezet... ngaqe ka shume pak kinez, edhe na duhet te konkurojme me universitetet e botes per ta... cmenduri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga artful dodger : 31-07-2008 më 01:00

  3. #93
    OPINION/ Anti-patriotizmi si strehë maskarenjsh

    • Nga Erl Murati
    Pati dhe nga ata që thanë se emri i Universitetit të Vlorës duhet të hiqet sepse Ismail Qemali është togfjalësh musliman dhe diplomat e këtij universiteti nuk do të na i njohë Europa. Ky ishte argumenti qesharak, por u hodhën teza edhe më “serioze”: Ismail Qemali nuk është i marketueshëm, Vlora është emër i marketueshëm.

    Dreqi e mori, a thua se Vlora është Upsala a Oksfordi dhe me dy lëvizje gome mbi letër, universiteti fiton famën që ia paskërkan mohuar pa të drejtë. “La Sapienza” i Romës apo “La Cattolica” i Milanos, dy prej universiteteve më të mira në Itali, kanë emra të thjeshtë, aspak heroikë por askujt nuk i ka shkuar në mendje t’ua heqë ato për t’i bërë më të marketueshëm.
    Nisma e çuditshme e rektorit Tanush Shaskaj është në rastin më të mirë një lajthitje, por mund të jetë edhe provokimi i rradhës si ato që janë mësuar të bëjnë kohët e fundit antikombëtarët dhe internacionalistët e shekullit 21. Siç ishte provokim heqja e tabelave në gjuhën shqipe në rrugët e Himarës, siç ishte provokim libri “Të jetosh në ishull” e siç është provokim tentativa e Berishës që në kodin e ri zgjedhor të përfshijë një kuotë të veçantë për përfaqësimin e minoriteteve në parlament.
    Ismail Bej Vlora apo Ismail Qemali është pjesë e identitetit të Vlorës. Ashtu siç është (fatkeqësisht) pjesë e identitetit të kryeqytetit “Rruga e Barrikadave”, për të cilën kryetari i bashkisë, Edi Rama u kujdes me aq dashuri që të mos emërtohej “George W. Bush”.
    Në debatin për heqjen ose jo të Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës duhet të marrin pjesë të gjithë dhe jo vetëm komuniteti i pedagogëve. Të thuash se kjo çështje i përket vetëm një komuniteti të ngushtë apo vetëm rektorit Tanush Shaskaj është e gabuar. Eshtë njësoj si të thuash se heqja e emërtimit “Enver Hoxha” nga Universiteti i Tiranës në vitin ’90 ishte çështje ekskluzive e diktatorit Alia.
    Ata që sot mbrojnë fshirjen e Ismail Qemalit janë të njëjtët që nuk reaguan një vit më parë kur “Gazeta Shqiptare” e më pas mediat e tjera pasqyruan faktin tronditës se në shkollën greke të Korçës, fëmijët shqiptarë e nisin ditën duke kënduar himnin grek dhe mësojnë në lëndën e historisë së Shqipëria i ka gllabëruar fqinjit grek, Epirin e Veriut. “Mjaft me retorikat patriotike të së dielës”, tha ministri i Arsimit në ditën e fundit të qëndrimit në detyrë. Indirekt, ai e bekoi heqjen e emrit të Ismail Qemalit nga universiteti dhe të njëjtën gjë bëri dhe Berisha kur deklaroi: qarqet akademike kanë autonominë e tyre, nuk ua prekim dot! Ta pret mendja se pyet për autonomi kryeministri, i cili e shkërmoqi Akademinë e Shkencave në ca institute fantazmë duke zëvendësuar nostalgjikët e Enver Hoxhës me militantët e moshës së tretë në PD.
    Ata që mbrojnë sot fshirjen e Ismail Qemalit nga emri i Universitetit të Vlorës janë ata që heshtin kur shohin se tabelat e rrugës nacionale në Himarë janë të shkruara greqisht dhe jo shqip. Janë ata që heshtin kur mësojnë se gërmat latine fshihen nga ikonat e kishave të Jugut për t’u zëvendësuar më gërma greke. Janë ata, që përpiqen ta ridimensionojnë figurën e Skënderbeut duke e paraqitur si një vasal anadollak që u rebelua ndaj sulltanit se s’donte të paguante taksa.
    Ajo që të bën përshtypje tek sponsorizuesit e fshirjes së emrit të Ismail Qemalit, është fakti se ata përdorin logjikën “a priori” se kush e do emrin e burrit të Vlorës mbi institucionin arsimor, është patriot. E kujt ia priste mendja që një ditë, termi “patriot” do na merrte konotacion negativ. Pikë që s’na bie, në asnjë vend të botës, patriotizmi nuk është aq i përbuzur sa në Shqipëri. Thua jemi kaq mendjehapur, kaq internacionalistë, kaq pacifistë ne shqiptarët sa e shohim patriotizmin si pengesë zhvillimi? Ne, që të vrasim në mes të ditës për një fjalë goje dhe mallkojmë pa arsye nga mëngjesi në darkë fqinjin, i cili nga ana tjetër, bën të njëjtën gjë me ne?!
    Në rastin në fjalë, keqardhja nuk është se do të humbasë identitetin universiteti po t’i heqin emërtimin Ismail Qemali. Fundja ai universitet është aq pa identitet sa që nga qafa e Koshovicës e lart, asnjë shqiptar nuk e di që ekziston si institucion arsimor. Keqardhja është se ata që mbrojnë sot tezën e rektorit të Vlorës janë pa identitet. Thonë që patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve. E vërteta është se anti-patriotizmi është strehë më e mirë për maskarenjtë. Sepse është më fitimprurës.

    (s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Dy-tre propozime... nga Kadareja:

    Sipas rektorit te Universitetit te Vlores "Ismail Qemali", emri i ketij universiteti duhet te nderrohet, sepse "Ismail" eshte emer mysliman, dhe kjo nuk u le pershtypje te mire...te huajve. Medemek kjo ndodh ne kuader te globalizmit.
    Hajde vlonjate, hajdeee!!!

    Ne ndihme te rektorit te universitetit te Vlores, redaksia ka bashkangjitur te pakten 9 propozime shume moderne per ndryshim...


    P.S Ismail Kadare i lexoi keto te gjitha dhe tha:

    "Jazëk ju qofte. Medemek asnjë shkollë s'të mbajë emrin tim!!!"
    Mësohet se Rexhep Qosja iu kundërpërgjigj: "Idiot. Mirë të bëhet. Vetë u kruajte me identitetin evropian të shqiptarëve. Mbaje tani!"


    JA DHE PROPOZIMET
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga Borix : 31-07-2008 më 06:12
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    hahahahahahahahah


    Te bukura propozimet

    Universiteti "Zani Caushi"

    E bukur kjo

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247

    Berisha: Nuk e miratojme "Ismail Qemalin"

    Fatjona Mejdini
    E Merkure, 30 Korrik 2008


    DURRES-Berisha shuan te gjitha shpresat e rektorit te Universitetit ne Vlore per te hequr emrin e Ismail Qemalit nga ky universitet. Kryeministri pasi mori pjese diten e djeshme ne mbledhjen e pare te Keshillit te Fakultetit te Studimeve te Integruara me Praktiken, prane Universitetit "Aleksander Moisiu", ne Durres, ka mohuar mundesine e nje vendimi te tille nga ana e qeverise. Duke shprehur mbeshtetje per nismen e financuar nga qeveria e Gjermanise, Kryeministri Berisha theksoi se praktika eshte nje hap me shume drejt afrimit te diplomave universitare me nevojat e ekonomise se tregut.

    Kryeministri Berisha deklaroi diten e djeshme se qeveria e drejtuar prej tij nuk do te merrte asnje vendim per ndryshimin e emrit te Universitetit "Ismail Qemali" ne Vlore. Sipas Berishes, qeveria e drejtuar prej tij nuk ka ndermend te marr asnje vendim, ndonese ky shqetesim eshte ngritur edhe nga universitete te tjera ne vend, qe mbajne emrat e personaliteteve te shquara. "Keshilli i Ministrave nuk ka marre asnje vendim dhe nuk ka ndermend te marre nje vendim te tille. Nje fakt eshte, dhe kete shqetesim ma kane ngritur dhe qarqet akademike, qe te gjitha universitetet jane emertuar me personalitete. Kjo ka qene dhe eshte deshmi e nje respekti i madh ndaj tyre", deklaroi Berisha ne lidhje me kete ceshtja gjate vizites se tij ne universitetin "Aleksander Moisiu" ne Durres. Sipas Berishes, ne lidhje me kete ceshtje te ndjeshme ne vend mund te kete edhe nje debat te qete ne nje tjeter kohe. "Ismail Qemali eshte themeluesi i ketij shteti dhe po te ishte se universitetet do te emertoheshin me personalitetet, ai renditet i pari ne liste. Por, qeveria nuk do te nderhyje ne kete ceshtje. Kjo eshte nje ceshtje per te cilen me vone edhe mund te kete nje debat te qete", deklaroi Berisha ne fjalen e tij.

    Kreu i qeverise ne takimin e zhvilluar ne Universitetin e "Aleksander Moisiu" ne Durres, ku ishte i shoqeruar nga zv.kryeministri Pollo, deri dy dite me pare Minister i Arsimit, ka vleresuar projektin gjerman. "Kjo praktike perben risi ne sistemin e arsimit te larte shqiptar, por dhe nje hap te rendesishem drejt afrimit te diplomave universitare me nevojat e ekonomise se tregut", deklaroi Berisha, duke falenderuar ne menyre te vecante qeverine gjermane ne lidhje me financimin e kesaj nisme. Ne fjalen e tij perpara anetareve te keshillit te ketij fakulteti te ri, Kryeministri Berisha theksoi se zhvillimi i arsimit ne vend mbetej prioritar per qeverine qe ai drejtonte. Kreu i qeverise tha se ajo qe vihet re ne vend eshte nevoja e madhe per arsimin profesional, i cili i lidh me shpejt te rinjte me tregun e punes. "Arsimi profesional aktualisht eshte sfida me e veshtire dhe me e rendesishme. Per vete historikun e tij, shembja pothuajse ne teresi e arsimit profesional ne vitet e para te tranzicionit dhe ecja me shpejtesi e tregut dhe sektoreve te tij, "ka nje uri" te vertete per kete lloj arsimimi", deklaroi Berisha, duke shtuar se perpjekjet e qeverise duhet te ishin me te medha ne kete lloj arsimi. Sipas Berishes, ndertimi i ketij fakulteti eshte nje shembull i mire ne kete rruge dhe per kete arsye po shikohej mundesia e hapjes se fakulteteve dhe akademive te tilla edhe ne universitete te tjera ne vend. Nga ana tjeter, Kryeministri Berisha theksoi se do te shikohej mundesia per t'i dhene nje rol me te madh edhe sektorit privat ne universitetet ne vend. "Ne do te perpiqemi qe sektorit privat t'i japim nje rol me te madh, t'i japim me teper hapesira perfaqesuesve te biznesit. Kjo Akademi nuk mund te behej realitet pa mbeshtetjen e biznesit. Ndaj, shpresoj qe kete iniciative, ata ta kalojne edhe ne universitete te tjera te vendit", theksoi Berisha perpara perfaqesuesve te ketij fakulteti, ne qytetin e Durresit. Po keshtu, Berisha gjate fjales se tij u ndal edhe ne gjendjen e arsimit te larte ne vend. Berisha u shpreh se ne vitet 2009-2010 numri i studenteve do te trefishohet ne krahasim me vitin 2005, por nuk eshte trefishuar orientimin drejt tregut, diversitetit dhe larmise se tij. Lidhur me kete, Kryeministri pranoi se ka nje sere degesh ne departamentet tona, te cilat kane nje lloj largesie per t'u pershtatur me tregun, por, sipas Berishes, ne kete drejtim qeveria do te punoje me shume.

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2005
    Vendndodhja
    Dirtyyy London
    Postime
    73
    Une si vlonjat qe jam nuk e kam problem te ndryshohet emri. universitet e tjera ne bote kan emrat e qyteteve ku ndodhen.

  8. #98
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Kot keshtu per gallat po pyes, mos valle ketij rektorit i perngon emri Ismail Qemaili se eshte emer musliman e do ta ndroj emrin ne Papa benedikti XVI?!!

    Ku i dihet mund te jete e veretet!!!

    GV_USA

    P.S. " Kush e zgjodhi kete njeri REKTOR?!!!!!!!"
    WE WILL NOT GO DOWN!

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Po jo o gostivar, mos na kalo ne llafollogjite e fese tani...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kthim i trurit apo i trushkulurve dhe trushpëlarëve

    (31.07.2008)
    Jam i bindur se u bë sebep platforma qeveritare “Brain gain”-rikthim i trurit, apo ulërimat e Erion Veliajt e Olta Xhaçkës për ardhjen në atdhe, punësimin e menjëhershëm dhe stimulimin financiar të universitarëve tanë që janë diplomuar kryesisht në Perëndim apo në universitete të Lindjes me programe dhe gjuhë perëndimore, që një ditë të bukur të na kthehej në Shqipëri edhe trushpëlami trushkulur Tanush Shaska. Dhe jo vetëm kaq, por mecenatët dhe tutorët e tij politikë, menjëherë e pompuan, i vunë targën e PëDë-istit të thekur, i bënë lobing dhe e përzgjodhën, brenda një kohe të shkurtër, rektor të Universitetit “Ismail Qemali”.
    Duke qenë prej kohësh i bindur se një shkencëtar, studiues dhe pedagog i vërtetë e që ka dashuri për mësimdhënien dhe nxënësit apo studentët e tij, nuk do të pranonte kurrë të bënte drejtuesin, kohëshënuesin, brigadierin e pastrueseve dhe kontrollorin e higjenës së haleve, apo më keq akoma, përzgjedhësin dhe futësin me listë, apo jashtë liste, të fëmijëve të miqve, llupësin e rrushfeteve për këtë qëllim, tenderuesin e parave për të zhvatur ndonjë llokmë, etj., u habita kur mësova se Tanushkë “doktor shkencëtari” i ardhur nga Ameriqia iu turr rektorllëkut.
    Padyshim që iu turr dhe e përpiu e u përpi prej tij, në dëm të shkencës që na paskësh mësuar në Ameriqi dhe në favor të “komercializimit akademik”, ende pa i dhënë fytyrën e institucionit të lartë shkollor bash një universiteti me pedagogë relativisht nga më të pavlerët, më të padëgjuarit dhe me nivel dijesh e mësimdhënieje nga më të dyshimtët.
    Dhe duke ia ditur kimenë parasë, Tanushi, (jo Tanush Topia zulmëmadh), menjëherë mendoi ta “komercializonte” universitetin-pronë nëpërmjet votimeve me senatorë kuqo dhe me mashtrime dokumentare, teksa arriti deri aty sa të fabrikonte me anë të falsifikimit edhe diploma me emrin e ndryshuar të institucionit që drejtonte.
    Krenar për racën e shqiptarëve, për kapacitetet e mëdha intelektuale dhe nivelet padyshim të admirueshme të universitarëve tanë të diplomuar në Perëndim dhe Lindje, e që e justifikojnë jetësimin e platformës qeveritare “rikthimi i trurit”, si dhe stimulimin respektiv me projekte, punësim të përzgjedhur dhe pagë të lartë, u zhgënjeva totalisht kur dëgjova Tanushkën që, me argumentet, ngjyresat dhe sintaksën prej gjuhëderri, justifikoi idenë e çmendur, lobimin dhe votimin për të cilin sot ndjehen keq dhe të mashtruar edhe 7 kuqot me të cilët ai bashkoi votën, për të fshirë nga ballina e universitetit vlonjat emrin e Ismail Qemalit.
    Ky rob koti e meriton vërtet të jetë anëtar i G-99, nën hyqmin e Velisë dhe Xhaçkës, me ato trutë sakat që e shtynë me vërtik dhe papërgjegjshmërisht kah rektorllëku, gafa e rëndë... dhe deri tek falsifikimi i ndyrë i dokumenteve shtetërorë.
    Ende dyshoj se një idiot të tillë e kanë joshur, dërguar atje dhe shkollepsur lobingjet vorioepirote të Ameriqisë, që pasi e kanë “doktoruar”, e kanë parashutuar në Vlorë për të bërë atë që bëri, e që më pas e vulosi me arratinë dyshimndjellëse për kah kishte ardhur.
    Madje këtë dyshim ma shtoi SMS e publikuar e Vangjel Dulejmanit, që kërkonte plot arrogancë të përligjur një licencë universitare prej një ish ministri, për një universitet me emrin “Vlora University”.
    Do të mjaftonte reagimi refuzues e plot kapsllëk i llapaqenit ish gazetar ndaj ish kolegëve, si dhe përkimi i emrit të kërkuar nga Dulejmani minoritar, me emrin homonim shqip “Universiteti i Vlorës”, mbi diplomat e firmosura dhe vulosura prej Tanushkës, që të kuptohet se bëhet fjalë për të njëjtin universitet, por tashmë pa emrin e Ismail Qemalit.
    Pra është e qartë se bëhej fjalë për universitetin e tretë grek në Shqipëri, tanimë me emrin “Vlora University”, pas atij të Gjirokastrës dhe atij greko-amerikan të Tiranës, (mbushur ky me pedagogë dhe drejtues grekë etnikë, homogjenë apo greko-amerikanë, si dhe me programe e tekste greke, apo të hartuara në SHBA nga greko-amerikanë...).
    Tash që Serbia e tkurrur dhe e mërdhifme prej do halleve të tjera u tërhoq nga Vlora, vendin e saj po e zë aleati strategjik që ka yshtur Cil Bollanon dhe Niko Kolilën, bashkë me Omonian dhe PBDNJ-në e sillogjet..., që ta kapërcejë Vlorën, por tanimë me njërën këmbë në Himarë dhe tjetrën këmbë në Nartë.
    Kësisoj Vlora në mes, qysh tash mund të shkruhet në harta e dokumente si “Valonas”, dhe gradualisht, larg syve e vëmendjes së “ciklopit”-shtet, në programet e ardhura nga jashtë në adresë të “University...”, në këmbim të ndihmës për “komercializim” të inkasohen para, shpërblime dhe klientelë e shtuar, shqiptare, skipetare e ndërkombëtare, për kuqot pedagogë që shërbyen si kopertura dhe lidershipi intelektual i rebelimit të drejtuar prej atyre 300 paramilitarëve të liruar nga burgjet e shtetit fqinj në vitin 1997, me synimin për të bërë të dytin “revolucion të vonuar demokratik” të nisur nga Vlora, pas atij të vitit 1924.
    Që shteti shqiptar dhe bordi i teksteve shkollore atashuar pranë MASH, as që ia kanë haberin se çfarë përmbajtjeje kanë tekstet e historisë në shkollat shtetërore e private të minoritetit, në të gjitha nivelet, këtë askush nuk e vë në dyshim.
    Që Nikolas Gage hodhi rrufe allazeusiane ndaj drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar, para dy muajsh, as këtë nuk ka burrë ta mohojë. Por tashmë që SMS e Dulejmanit përkon qartë me emërtimin e Tanos në kokën e diplomave..., është heshtja e aktores zëdhënëse të MASH ajo që i shton enigmat, aq më tepër kur Prokuroria gjithashtu hesht për zbulimin tronditës të dokumenteve universitare shtetërore me kokë të falsifikuar, para të cilave ato të fabrikuara nga “ekspertët” e Rrugës së Kavajës janë axhamillëqe.
    Tani kuptohet edhe më qartë shqetësimi i dikurshëm i një ish poeti që, në vitin 1991, shkroi shkrimin me titullin “Ç’do Omonia në Lezhë?!”, apo përse Panajot Barka, pasi doli dhe dërdëlliti asokohe afro 2 orë në TVSH për “Shoqatën Kulturore Patriotike të Minoritetit” me emrin “Omonia”, pas një muaji, pa u regjistruar as si parti politike, konform ligjit zgjedhor shqiptar të 31 Marsit 1991, u vetëshpall dhe u regjistrua si kandidat për deputet i Minoritetit!
    Tanimë “4 limanet e famshme” shqiptare, artikuluar aq gjatë dhe shpesh nga diplomacia e Fuqive të Mëdha si “daljet native dhe domosdoshmërisht gjeostrategjike në Jon dhe Adriatik të Greqisë dhe Serbisë gjatë çerekut të parë të shekullit XX: “Sarandopos-it, Valona-s, Epidamnos-it dhe deri edhe San Giovanni di Medua – Shëngjinit të Lezhës”, po evidentohen hapur si objektiva të helenizimit, madje deri në Malësi të Madhe, ku PBDNJ konkurroi me mbështetjen e minoritarëve grekë dhe fitoi edhe komuna.
    Ja pra çfarë do Omonia në Vlorë, Durrës dhe Lezhë..., dhe ja përse i duhet tanushëria e doktoruar dreqi e di përse, si dhe licencat e kërkuara fshehurazi dhe me SMS...
    Tani kuptohet qartë se çfarë do të thotë “Epir” dhe “Vorioepir”, sidomos ky i fundit, që ka të ngjarë t’i ketë kufijtë deri në Mitrovicë! Se vetë e kemi pranuar dhe thënë se jemi bij të Pirros dhe Aleksandër – Lekës së Epirit, qysh nga vetë goja e Skënderbeut dhe deri tek ajo e Mbretit Zog, që i vuri Princit Trashëgimtar emrin “Leka...”.
    Ja pra përse duhej shkulur nga Vlora emri i Ismail Qemalit – Ismail bej Vlorës, gjë të cilën e bëri Tanush Shaska me 7 kuqot.
    Tanimë kënga e njohur dibrane duhet kënduar “O ne ksaj Vlonës t’ia lamë nji name... / bini mor trajma bini...”.
    Bjeri Tanush Shaska bjeri..., se këtu ty nuk të kap as shkelja e kushtetutës dhe as ajo e ligjeve të Kodit Penal, për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare... Krime këto që i ka konsumuar para teje edhe Cil Bollano, e për të cilat atij, jo vetëm që nuk i ka hyrë gjemb në këmbë, por përkundrazi..., i janë trashun qafa, kryti dhe cili...
    Dhe hajde pastaj të mos i gëzohemi “Brain gain” dhe “Brain ëash”, që nuk na lënë batall për tanushër, erionër, olta e ajola me bollëk, të cilëve duhet t’u japim edhe kyçet e shtetit dhe institucioneve, në emër të integrimit, globalizmit, komercializimit, implementimit e performancës...
    “Na trave çapin”, do të thotë Cil Bollano dhe pas tij edhe Tanushi rektor...
    Keni të drejtë mor trajma, se edhe Cili, edhe Rectum-Rector-Rectii janë të drejtë dhe..., kanë të drejtë.

    Nga Astrit Kola

    55

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Propozohet ndalimi i makinave të vjetra
    Nga ALBA në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-01-2006, 10:01
  2. Marsi Ris, propozohet si ambasadore amerikane në Tiranë
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •