Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Serbia hap kufijte per ruajtjen e tregut ne Kosove.

    Serbia hap kufinjte per ruajtjen e tregut

    E Hene, 21 Korrik 2008

    Megjithese shteti serb gjithmone ka mbajtur qendrime agresive mbi Kosoven pas shpalljes se pavaresise, tashme duket sikur gjithcka eshte e kunderta, kjo pasi Beogradi zyrtar ka vendosur hapjen e kufijve me Prishtinen per te mos humbur tregun e saj ne kete vend. Tregu i Kosoves eshte interesant per Serbine, thote Ministri serb i Tregtise, Sllobodan Milosavljevic, i cili ka vleresuar se duhet te mundesohet tregtia pa pengesa me Kosoven, sepse sic eshte shprehur ai "eshte ne interesin e Serbise qe tregun e Kosoves te mos ua leshoje prodhuesve te huaj". "Kudo qe kerkohet prodhimi serb dhe ku ekzistojne mundesite qe ai te plasohet, ai lypset edhe te shitet. Do te bej cmos qe te ndahen temat ekonomike nga ato politike, kur eshte fjala per Kosoven", ka thene ministri Millosavljeviq ne nje interviste per agjencine serbe te lajmeve "Tanjug" eshte shprehur se kur eshte fjala per politiken e shtetit nuk ka kurrfare dilemash: "Serbia nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves dhe nuk do te beje asgje qe do ta prishte politiken e shtetit te definuar me rezolutat e kuvendit. Mirepo, kur eshte fjala per ekonomine, ajo e percjelle logjiken dhe interesat e veta", ka theksuar ministri serb i Tregtise, Milosavljevic. "Do ta ndihmojme secilin qe deshiron te blej gjithcka prej Serbise, me cfaredo marke. Nese partneri nga Kosova done ta bleje mallin prej Serbise nen ndonje etikete, dhe fabrika deshiron ta prodhoje ate dhe i perputhet ne kalkulimin e tyre te cmimeve, do ta ndihmojme ne kete dhe do ta kete mbeshtetjen e shtetit", ka nenvizuar ministri serb i Tregtise. Ai eshte shprehur gjithashtu se eshte e pranueshme edhe ndryshimi i etiketes, emrit dhe ambalazhit te mallit te caktuar nese kjo eshte ne interesin te kompanive serbe dhe te ekonomise dhe nese per shkaqe politike nevojitet per tregti te suksesshme. Pyetjes cfare do te jete "fati" i mallit qe vjen nga Kosova dhe ka simbolet e shtetesise se Kosoves, ministri serb eshte pergjigjur se zgjidhja e atij problemi do te jete "me shume ceshtje parimore se sa ekonomike". "Ne qofte se ai mall eshte konkurrent dhe e kerkojne konsumatoret ne Serbi, eshte logjike qe shteti i Serbise duhet te mundesoje qe ai mall tu vihet ne disponim te konsumatoreve ne Serbi. Ceshtja e simboleve dhe e ambalazhit eshte dic qe do te zgjidhet ne interesin e prodhuesve. Ne qofte se ai prodhues kosovare ka bleres ne Serbi, ai per shkak te interesit ekonomik, vet do ta ndryshoje ambalazhin e diskutueshem", ka sqaruar ai. Serbia, sipas fjaleve te Milosavljevicit, "nuk duhet t'ua leshoje tregun e Kosoves prodhuesve te huaj", aq me pare kur ky eshte edhe interes i Kosoves. Duket se Serbia do te luftoje vetem politikisht kunder pavaresise se Kosoves, kurse ne fushen e ekonomise Serbia per interesin e saj do te jete me tolerante.

    Koha Jone

  2. #2
    S'njef parja as urrejtje, as nacionalizėm e as gjė tjetėr.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Serbia don te mbaje te lidhur ekonomikisht KOSOVEN pas qerres se saj.Qeveria e Kosoves cfare mund te beje qe te mos biem ne lak???

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga klaus fisher Lexo Postimin
    Serbia don te mbaje te lidhur ekonomikisht KOSOVEN pas qerres se saj.Qeveria e Kosoves cfare mund te beje qe te mos biem ne lak???
    Nuk ka asgje ne dore qeveria e Kosoves ne kete drejtim, sepse ajo nuk mund te ndale rrjedhen e kapitalit, por qeveria e Shqiperise ka shume ne dore qe te beje te mundur qe shqiptaret te kontrollojne tregjet e veta.
    Si behet e mundur kjo?

    - autostrada Durres-Morine duhet perfunduar ne kohe dhe nuk duhet kursyer asnje mjet per perfundimin e saj, sepse ajo afron tregjet dhe i jep akses te ndersjellte biznesit te te dy aneve te kufirit dhe nga ana tjeter terheq dhe investitore strategjike;
    - zgjerimin e kapacitetit te porteve shqiptare, duke ju bere lehtesirat maksimale Kosoves dhe Maqedonise per te perpunuar mallrat ne to;
    - duke mos krijuar zvarritje burokratike ne pikat kufitare dhe ne dogana;
    - duke stimuluar biznesin vendas qe te rrise shkembimet me Kosoven dhe Maqedonine;
    - duke modernizuar infrastrukturen doganore dhe ne portat e tjera si: Qafe Prushi, Morina (ne Tropoje), Shishtaveci etj dhe duke hapur dhe pika te reja doganore me Maqedonine dhe Malin e Zi, bashke me infrastrukturen perkatese;
    - duke vendosur nje kontroll europian mbi cilesine e prodhimeve, ne menyre qe ato te jene konkuruese ndaj prodhimeve serbe e te vendeve te tjera;
    - etj;

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Tregu i Kosoves eshte interesant per Serbine, thote Ministri serb i Tregtise, Sllobodan Milosavljevic, i cili ka vleresuar se duhet te mundesohet tregtia pa pengesa me Kosoven, sepse sic eshte shprehur ai "eshte ne interesin e Serbise qe tregun e Kosoves te mos ua leshoje prodhuesve te huaj".
    Cka ti bejsh qe Shqiperia ska asgje cka te ofroj , dhe tani hajn fqinjet , qe me se paku dojm me ta te kemi ndonje lidhje.
    Fyrom esht ne vendin e par per eksportim te mallrave ne Kosov , e dyta esht Serbia.
    Shqiperia eksporton 10 her me pak mallra ne Kosov ne krahasim me Serbijen.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga Renea Lexo Postimin
    Cka ti bejsh qe Shqiperia ska asgje cka te ofroj , dhe tani hajn fqinjet , qe me se paku dojm me ta te kemi ndonje lidhje.
    Fyrom esht ne vendin e par per eksportim te mallrave ne Kosov , e dyta esht Serbia.
    Shqiperia eksporton 10 her me pak mallra ne Kosov ne krahasim me Serbijen.
    Mos harro se Kosova ka qene qe nga koha e krijimit te Mbreterise serbo-kroate deri ne vitin 1999, pjese e nje tregu te perbashket me Serbine, Maqedonine, etj.
    Ndersa Shqiperia u perpoq te merrte kete treg vetem ne vitet e Luftes se II Boterore.
    Mirepo sistemi komunist dhe ekzistenca e luftes se cmendur ideologjike (aspak kombetare sic kane qejf ta paraqesin enveristat), coi ne izolimin total te kufinjve ndershqiptare.
    Shqiperia vetem u izolua me tela me gjemba dhe nuk ndertoi asnje lloj infrastrukture nderkufitare deri ne vitin 1992. Ajo bente rreth 90% te tregetise me jashte, pikerisht me ish-Jugosllavine.
    Kurre nuk u mendua se do te vije nje dite e tille, kur shqiptaret do te komunikojne lirshem mes veti!
    Vetem pas vitit 2005 po shtrihen rruget neper Kosove, Maqedoni, Mal te Zi!
    Lexo ne forum se cfare mentaliteti ekziston ende tek shume shqiptare, per faktin e shtrirjes se ketyre rrugeve me shpejtesi drejt njeri-tjetrit!
    Lexo se si parti politike te caktuara kurre nuk kane dashur qe te ndertohen rruge te tilla!

    Vetem per keto rruge, personalisht e krahasoj Berishen me Bismarkun!

    Ai eshte i pari lider shqiptar qe e sheh tregun jo me 3.5 milione shqiptare, por me 7 milione e me tej. Shqiperi nuk fillon ne Shkoder e nuk mbaron ne Vlore!

    Kjo eshte nje sfide dhe ajo duhet fituar!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Pajtohem komplet me ket qe e shkrujte , vetem duheshte te shtosh se shqiptaret u ikin prodhimit te mallrave por nga ana tjeter jan tregtar te aft , por momentalisht prodhimi ben lek .
    Rruga qe po ndertohet esht akt kombetar , esht turp te kritikohet kjo veper qe ofron popujt dhe nxit zhvillimin ekonomik te te dy shteteve.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    serbia kur te doj i hap kufijt dhe kur te doj i mbyll

    por ne skemi mundesi te bejm as gje jemi te pa fuqishem

    kur esht ne pytje paraja serbia ben leshime por prap ne dem te kosoves e ben ket gjest

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    keto jan vetem hapat e par ce serbia do ti bej dreit njohjes se pavarsi se Kosoves interesi ekonomik i serbis do te jet presioni kryesor i saj reth njohjes se kosoves
    We are all Aliens

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Serbise po i plas zemra me dale ne Adriatik... Gjeopolitike =art i ri per ne shqiptaret .Ketu ngulmoj une per qeverite tona ; npm taksave doganore te frenojne ekspansionin ekonomik serb.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga klaus fisher : 22-07-2008 mė 11:30

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Vetėvendosja proteston dhunshėm kundėr planit tė Ahtisarit
    Nga Alienated nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 769
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 08:50
  3. Expert Argues Why Serbia Would Be Better Off Without Kosovo
    Nga Leila nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 04:50
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •