Oliverta Lila
Njė varr antik ėshtė zbuluar ditėt e fundit nė Ksamil. Gjurmėt kanė dalė gjatė punimeve pėr hedhjen e themeleve tė njė shtėpie. Pasi kanė marrė informacionet pėr kėtė rast, specialistėt e Monumenteve tė Kulturės kanė izoluar vendin dhe nuk kanė lejuar asnjė makineri tė punonte nė pjesėn ku ishte vendosur varri antik. Ndėrkohė qė edhe sot po vazhdohet puna pėr zbulimin e plotė tė tij. Arkeologu Dhimitėr Ēondi, njėkohėsisht edhe drejtor i Muzeumit tė Butrintit, po merret me kėtė rast. Sė bashku me arkeologun amerikan Devis Fernandez, i cili ėshtė pjesė e ekspeditės sė pėrbashkėt shqiptaro-amerikane nė Butrint, kanė bėrė gėrmimet e mėtejshme pėr tė marrė tė dhėna qė do tė ēonin nė pėrfundime mė tė sakta. "Bashkė me specialistėt e huaj jemi ende duke punuar pėr hapjen e mėtejshme tė varrit. Varri ka orientim Lindje-Perėndim dhe si konstruksion ėshtė i realizuar me tjegulla tė vendosura nė formė ēatie. Tjegullat janė tė mėdha tė tipit solen", - shprehet arkeologu Ēondi. Sipas tij, mėnyra se si ėshtė ndėrtuar ky varr, nuk bėn shumė pėrjashtim nga rastet e tjera, ku konstruksionet nė formė ēatie janė tė shpeshta nė antikitet. Gjatė punės pėr hapjen e varrit, arkeologėt kanė gjetur edhe disa objekte. Sipas Ēondit bėhet fjalė pėr dy enė tė plota, njė skifos masiv, enė tryeze, gjysmėkėmbane me fund unazor, buzė tė drejta dhe vegjė vertikale nė formėn e gėrmės sė omegės, vendosur pak nėn buzė. Ēondi tregon se skifosi ėshtė lyer me vernik tė zi me shkėlqim. "Por krahasuar me varre tė tjera tė gjetura nė zona arkeologjike, forma dhe madhėsia e skifos ndryshon nga ato qė kam gjetur nė gėrmimet e nekropolit tė Foinikes, Antigonesė dhe Butrintit. Ka ngjashmėri me nekropolin e Apolonisė dhe Kėlcyrės", shprehet arkeologu. Objekteve tė mėsipėrme u shtohet edhe njė filxhan i plotė.
Limani
Varri antik nė Ksamil nuk pėrbėn tė vetmen gjetje arkeologjike. Sipas Ēondit, nė kėtė zonė turistike, vetėm 13 km larg Sarandės janė gjetur vazhdimisht objekte. Nė bazė tė tyre ėshtė bėrė edhe njė hartė arkeologjike e cila ėshtė botuar nė revistėn shkencore "Iliria". "Varr nuk kemi hasur mė parė nė Ksamil", - shprehet arkeologu, tė cilin ky zbulim e ēon drejt njė teze tjetėr. Asaj se ndoshta Limani i Poseidonit ka qenė pikėrisht nė Ksamil. Deri mė tani, ėshtė menduar se ky liman ka qenė te Kanali i Ēukės, atje ku derdhej lumi i Bistricės. "Duke parė gjetjet arkeologjike, pjesėn e Ksamilit e kemi konsideruar si njė qendėr banimi jo e fortifikuar, por e hapur. Nisur nga fakti se varri ėshtė shumė pranė detit, ndoshta kemi tė bėjmė me Limanin e Poseidonit. Straboni nė shekullin e 63 para Krishtit, shkruante nė librin "Geographica" se pas Ankiezmit ėshtė limani Poseid dhe mė poshtė ai i Butrintit, nė grykėderdhjen e liqenit Butrint. Bashkė me kolegėt kemi menduar se ndoshta mund tė jetė nė Ksamili limani i Poseidonit, pasi vendi ėshtė shumė i pėrshtatshėm", thekson ai. Kjo ėshtė njė tezė, e cila ndoshta do tė qartėsohet mė shumė me kalimin e kohės dhe me gjetje tė tjera arkeologjike, pėrmes tė cilave ndėrtohet edhe historia e vendbanimeve. Sipas Ēondit, ata e mendojnė kėtė fakt nisur edhe nga amfora antike dhe enė mesjetare qė janė gjetur mė parė nė det pranė kėsaj zone. Kjo e bėn edhe kėtė varr antik tė veēantė. Ndoshta objekte tė tjera mund tė dalin nė vazhdim tė gėrmimit nė tė, tė cilat mund tė mbajnė edhe shkrime qė tė ēojnė nė njė datim tė pėrafėrt. Objektet qė janė nxjerrė nga ky varr antik do tė vendosen nė fondet arkeologjike qė ruhen nė Sarandė.
Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt