E marre nga nje rishtypje prej buletinit te Kishes se krishtere ortodokse te Shen. josifit. (22 Mars 1998 - e diele e trete e Kreshmeve te medha)
Hirotonisja e Diakon Vasil Aden ne prift, si i pari per shen. Xhoes.
Kete mengjes ne jemi mbeldhur per te festuar nje rast te gezueshem edhe te mrekullueshem: Hirototnisjen ne prifteri te Kishes ortodokse te nje ish-pastori luterian! C'e shtyu diakon Vasil edhe Sandra Aden qe te ktheheshin ne ortodoksi?
Duke hequr dore nga drejtimi pastoral i 25-viteve ne nje Kishe evangjeliste luteriane ne amerike, diakon Vasil Aden i de Kalb, Ilionis, po hirotoniset prift i Kishes ortodokse ne Amerike, ne Kishen tone sot, prej hierarkut te dashur, Hiresise se tij, Episkop Jobi i Cikagos. Ish-pastori, mesuesi, edhe aktivisti social eshte nje nga te fundit e nje numri te klerit protestant qe kane gjetur rrenje me te thella te Beses edhe sherbeses se tyre ne Kishen Ortodokse, qe aderon ne Besoren edhe Kishen e Eterve te shekujve te pare te krishterimit.
Pervec te klerit te famullise sone -- At Joan Matusiak edhe Joan Cudik, si edhe diakonet Josif Kopka edhe Joan Coleman -- tre ish-kolege luteriane te diakon Vasilit, qe tashme jane edhe ata prifterinje ortodokse, po festojne po ashtu ne kete mengjes liturgjine e shenjte: At. Mihail Plekon; Robert Mcmeekin edhe Andrew Brian Jaye. Po ashtu po celebrojne ne kete mengjes edhe At. Aleks Lisenko, At. Vladimir Lecko, nje ish ndihmes pastor ne katedralen e Minneapolis-it, edhe diakon Gregory Madlom, Milwaukee, vete nje ish pastor episkopal.
Te njohurit e Aden jane te befasuar nga ndryshimi i rrjedhes pikerisht kur duheshin edhe pese vite qe te terhiqej ne pension prej Kishes luteriane ne Amerike. Gjate sherbeses se tij, Aden u sherbeu pese famullive ne Wisconsin edhe Upper Michigan; dha mesim mbi biblen edhe drejtimin kishtar ne Kolegjin Karthage, Kenosha, WI edhe ne vende te tjera; sherbeu si Krye-presidenti i Keshillit te shkolles teologjike luteriane ne Cikago; botoi materiale teologjike, drejtimi edhe perkushtimi; ishte i njohur per preokupimet e tija mesimore, teologjike edhe etike. Por po ashtu, ai ishte duke kerkuar edhe germuar thelle ne psikologjine e Jungut, spiritualitetin e vendasve Amerikane, si edhe misticizmin e krishtere. Dhjete vite me pare, a udhetoi neper rusi edhe Gjeorgji edhe gjeti themelet e palekundura te asaj qe po kerkonte ne devocionin e ortodoksve edhe ne bukurine e te jashte-kohmes Liturgji ortodokse.
Me tu kthyer ne famulline e tij, Adeni iu pervesh veprave te Eterve te Kishes se shekujve te pare te krishterimit, si edhe veprave te shkrimtareve bashkekohore ortodokse, nen drejtimin e At. John Breck, profesorin e Testamentit te Ri ne seminarin teologjik te shen. Vladimirit, Crestwood, NY. Adeni shpresonte qe te zbulonte thesaret me te fshehura edhe te lena pas dore te ortodoksise, jo vetem per vete, por edhe per Kishen e tij.
Duke patur nje dshire qe te afrohej me teper ne pasurine e legacise se Tradites se Kishes qe ai e ndeshi ne Ortodoksi, Adeni filloi te levize drejt kishes. Pas dhjete vitesh studimi edhe kontaktesh, ai edhe e shoqja e tij, Sandra, u pranuan ne Kishen ortodokse te Shen. Josifit ne mes-Janar. Me 1-Shkurt, ai u hirotonis ne Diakonine e shenjte, prej episkop Jobit, ne Kishen e Shen cirilit edhe Shen Metodit, Milwaukee.
A do te kete edhe te tjere, si At Vasili, qe do te lene Udhen e lehte te sherbeses protestante, per te ndermarre udhen e ngushte edhe te veshtire te prifterise ortodkse? Kjo thote At. Vasili, varet nga Fryma e Shenjte. Prifteria eshte nje thirrje. Nuk behesh ortodoks, e aq me teper prift, per te perparuar ne karrieren profesionale, thote ai.
Por At. Vasili ka ndjenjen se nje "shkoqitje" e anetareve te Kishave protestante ka filluar, nje levizje e klerikeve edhe laikeve te kishave qe u afrohen me se tepermi mesimeve te tyre. At. Vasili mendon se tashti per tashti dominacionet kryesore protestante jane organizata strehe per nje spekter bindjesh fetare edhe pikepamjesh etike. "Kur anetaret shohin se Kishat e tyre kryesore jane teper te bute me besimin edhe themeleve morale qe u mesojne atyre", thote ai, "atehere shpirti fillon kerkimin. Edhe kur kur fillo kerkimi i shpirtit, fillon edhe udha per ne nje Bese me te thelle." . At. Vasili eshte i bindur se ata qe vazhdojne ne kerkime, do te vijne, sikur beri edhe ai, ne rigjetjen e Beses historike te apostojvet, shenjtoreve edhe eterve te Kishes, qe eshte Ortodoksia.
Edhe nje here, i urojme mireseardhjen At. Vasilit edhe Sandit ne famulline e komunitetit tone, edhe lutemi qe ata te kalojne vite te begata me ne edhe me punen tone misionare.
Shenim: At. Vasili njihej me pare si Ross Aden!
Krijoni Kontakt