Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Gjirokaster, burri vret gruan per xhelozi

    GJIROKASTER - Krimi ne familje ka tronditur qytetin e Gjirokastres dje, ne mengjes. 54-vjecari Halil Roshi ka goditur me mjete te forta bashkeshorten e tij Donika Roshi, nga fshati Proponat i Tepelenes, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.

    Ngjarja ka ndodhur rreth ores 04: 00 te mengjesit te djeshem, ne fshatin Topullare te Gjirokastres. Burimet policore bejne te ditur se kater femijet e ciftit Roshi kane pare te paret nenen e tyre te vrare brenda ne banese. Menjehere pas krimit, 54-vjecari eshte larguar dhe ka njoftuar vellane e tij per ate cfare kishte ndodhur. Policia e mberritur ne vendngjarje sekuestroi provat materiale te vlefshme per hetimin e ngjarjes, si dhe mori ne pyetje femijet deshmitare te vrasjes se nenes se tyre. Dyshohet se krimi makaber ndodhi per motive xhelozie mes ciftit.

    Nena e kater femijeve eshte goditur per vdekje nga bashkeshorti i saj, gjate nje grindjeje familjare per motive te dobeta. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Topullaraj te rrethit te Gjirokastres, ne familjen e Halil Roshit. Sipas burimeve zyrtare ne policine e Gjirokastres, ne Sallen Operative te Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster, ka ardhur nje telefonate se ne vendin e quajtur Topullare-Valare, ka ndodhur nje vrasje, ku nje shtetas ka vrare bashkeshorten. Pasi efektivat e policise kane mberritur ne vendngjarje, kane konstatuar se viktima Donika Roshi, 45 vjece, ishte goditur me sende te forta ne koke nga bashkeshorti i saj. Burimet zyrtare te policise kane deklaruar ne momentin e krimit, ne shtepi kane qene dhe femijet, te cilet po flinin ne dhomen tjeter. Behet e ditur se sherri per motive xhelozi ka bere qe 54-vjecari Roshi ta godiste bashkeshorten e tij me mjete te forta ne koke, per t'u larguar me pas me shpejtesi nga banesa, duke marre me vete edhe sendet, me te cilat ka kryer krimin.

    Ne kete moment, femijet jane zgjuar nga gjumi nepermjet nje telefonate te bere nga xhaxhai i tyre, nga Tirana. Ky i fundit eshte lajmeruar nga Halil Roshi per krimin qe kishte bere ndaj gruas.

    Arrestimi

    Pasditen e djeshme, pas nje operacioni kerkimor, eshte bere e mundur ndalimi i 54-vjecarit Halili Roshi, i cili mesnaten e se premtes, gjate nje grindjeje per motive xhelozie goditi me sende te forta ne koke, gruan e tij, Donika Roshi, 45 vjece, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Kjo behet e ditur nga drejtori i Policise se Qarkut, Hysni Burgaj, nendrejtori Ylli Metko dhe shefi i sektorit te Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise Gjirokaster, Afuz Basha, qe moren pjese ne aksionin kerkimor per vrasesin 54-vjecar. Burimet bejne te ditur se Roshi, pasi u largua nga vendngjarja eshte fshehur ne rrethinat e fshatit, Topullaraj, per t'i shpetuar ndjekjes se policise. "Duke nisur nga oret e mengjesit te se premtes, policia organizoi nje operacion te vecante per gjetjen dhe ndalimin e autorit te ngjarjes", thote drejtori i Policise se Qarkut, Hysni Burgaj. Pas gati 12 ore kerkimesh, policia ka bere te mundur ndalimin e tij. "Autori i ngjarjes u zbulua ne nje tunel, ne rrethinat e fshatit Topullaraj, fale metodave profesionale te perdorura nga agjentet antikrim", thote shefi i sektorit te Luftes Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Gjirokastres, Afuz Basha. Nderkohe mesojme se, pas ndalimit, Halil Roshi eshte shoqeruar per ne mjediset e Drejtorise se Policise ne Gjirokaster per t'iu nenshtruar hetimeve te organeve te drejtesise, me qellim zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje.

    "Prinderit ziheshin shpesh per xhelozi"

    Femijet e rritur te familjes i kane pohuar policise se shkak i grindjes mes prinderve te tyre kane qene motivet e xhelozise. Nje nder shkaqet kryesore te ketij fenomeni ata e shpjegojne per diferencen e moshes qe ekzistonte mes prinderve dhe asgje tjeter me konkrete. "Prinderit tane vitet e fundit grindeshin shpesh, per shkaqe xhelozie, debate te cilat kohet e fundit ishin bere akoma me te shpeshta. Me sa duket, debati i kesaj radhe eshte acaruar ndjeshem, qe ka detyruar babin te beje kete krim. Ne ate ore, ne po flinim ne dhomen e gjumit, kur xhaxhai na mori ne telefon dhe na tregoi per ngjarjen qe kishte ndodhur ne shtepine tone. U zgjuam dhe pame se nena nuk jepte me shenja jete. Te tmerruar, lajmeruam komshinjte, te cilet njoftuar menjehere policine per ngjarjen.



    K.J
    Sui generis

  2. #2
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anėtarėsuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    eh amon kan lajthit njerzit ne shqiperi!!
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ku eshte Gjirokastra? Ne Arabi? Iran? Irak? Afghanistan?

    E kur thone ca e ca... eeeeh
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-12-2007
    Vendndodhja
    poēem
    Postime
    95
    gjirokastra eshte ne shqiperi kufi me grekun


    eshte me gjithmen per te ardhur keq kur femra dhunohet keshtu. por mos u cuditni se nuk eshte e para ngjarje,ngjarje te tilla ndodhin ne gjithe boten itali, greqi, gjermani, austr,i franc, amerik ,etj et.j para nje viti nje nga keta qe luan kec(westrling) ne amerik, vrau gruan bashke me djalim 1 vjec a dy me duket, prandaj mos u habisni shume ju lutem
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Expedition : 27-07-2008 mė 12:51

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Expedition Lexo Postimin
    gjirokastra eshte ne shqiperi kufi me grekun
    ku ke degjuar ti qe arabet i vrasin grat mor rrot
    Lexo forumin pak o lal... S'ia hedh kot une ketu...

    Ka ca e ca ketu qe vajtojne e shajne Arabet, Persianet e ku di une - ato fiset ne Tokat Arabe per gjera te tilla... thashe mos valle - ku i dihet - Gjirokastra qenka ne Arabi, Iran, Irak...
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    rrini urt , se sesht per tallje kjo pun , andej po vriten njerzit , as ne Irak amerikanet nuk humbin kaq njerez sa po vrahen ne Shqiperi per motive te ulta.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Mire mo vlla, njerez jemi, na ze gjaku edhe vrasim ca te na dali perpara, pse duhet me e kthy ne qeshtje te dites!?

    lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ne Arabi? Iran? Irak? Afghanistan?
    Ne Arabi i varin ne vinē lol (ke njė foto nė forum),ose i i qėllojnė me gura, ose pėrdhunim masiv si nė Pakistan.

    Ka goxha ndryshim lol.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    Ne Arabi i varin ne vinē lol (ke njė foto nė forum),ose i i qėllojnė me gura, ose pėrdhunim masiv si nė Pakistan.

    Ka goxha ndryshim lol.
    Pse ky si e ka vra, duke i buzqesh ? Ka dallim dicka ?

    Harrova te them se vrasjet qe i permende ti , ato behet duke u bazu ne deshmi-fakte dhe jo supozime .
    Vetem kur thehet ligji i sheriatit .

    Kjo vrasje ishte per xhelozi :s
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Renea : 27-07-2008 mė 13:31
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  10. #10
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga Renea Lexo Postimin
    Pse ky si e ka vra, duke i buzqesh ? Ka dallim dicka ?

    Harrova te them se vrasjet qe i permende ti , ato behet duke u bazu ne deshmi-fakte dhe jo supozime .
    Vetem kur thehet ligji i sheriatit .

    Kjo vrasje ishte per xhelozi :s
    1000 herė mė mirė kėshtu se si ato qė pėrmenda.

    Shko mė mirė degjo ligjėratat e hoxhės nė universitet, se tė relaksojnė.
    Life's too short to remove USB safely.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Histori Dashurie N.2
    Nga no name nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 16:54
  2. Xhelozia
    Nga YaSmiN nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 11:40
  3. Edukata seksuale
    Nga Ferdinandi nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-05-2003, 09:39
  4. Na Xhelozia Prishet Harmonia.....??????
    Nga Eda H nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •