Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    USAlbania
    Anėtarėsuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524

    Reforma ne PDSH

    Nė PDSH, duke akuzuar pėr arbitraritet Komisionin Shtetėror tė Zgjedhjeve dhe Gjyqin Suprem, e sė fundit, pasi nuk hyri nė qeveri, edhe partnerin e pėrbetuar strategjik tė deridjeshėm, Nikolla Gruevskin, mundohen t’ia hedhin fajin tjetėrkujt pėr debaklin zgjedhor. E vėrteta ėshtė se PDSH-ja dėshtoi nė tė gjitha vijat e “frontit”, edhe pse nė zgjedhjet e fundit fushata e kėsaj partie, pėr dikė qė do tė kishte rėnė nga Marsi, do tė ishte dukur ndėr mė kreativet!
    Nėse keni njė fushatė vėrtetė kreative, qė vetė por dhe nė media u quajt “fushatė amerikane”(udhėheqėsit e kėsaj partie flakėn foltoret dhe morėn mikrofonat nė dorė pėr tė komunikuar si shoumenė, ndėrkaq nė kėtė frymė ishin edhe barsoletat e frymėzuara qė shpesh shkaktonin gaz nė publik), nėse nė fushatė kyēni edhe njė emėr tė njohur, analistin amerikan proshqiptar, Janosh Bugajskin si dhe , pėr mė keq, nuk tė ndihmon as MTV2-shi e as anketat e porositura nga jashtė pėr ta favorizuar nė sytė e votuesve, dhe pėrsėri tė humbni, diēka nuk ėshtė nė rregull! Por, jo me tė tjerėt, por me ju.

    Mohimi i 2001-shit, atu e gabuar


    PDSH-ja duhet tė jetė e kėnaqur me 11 deputetė! Duke pasur parasysh gjithė atė antidisponim qė e nxiti vetė, vėrtetė ėshtė mrekulli qė kjo parti kaloi pragun njėshifror tė numrit tė deputetėve. Tė ishin pėrsėritur zgjedhjet gjithandej ku ka pasur parregullsi, PDSH-ja do tė merrte vetėm votat e anėtarėsisė mė besnike qė parapėlqejnė frymėn dhe retorikėn luftėnxitėse ndėr shqiptarėt qė me sukses po e propagon kreu partiak qė nga viti 1993, pra, njė dekadė ė gjysmė, pavarėsisht se kush ėshtė nė anėn tjetėr tė “frontit”, Nevzat Halili, Abdyrahman Aliti, Imer Imeri, Abdylhadi Vejseli apo sė fundit Ali Ahmeti.
    PDSH-ja ka pasur vetėm njė periudhė tė ngritjes sė vet qė ndoshta nuk e materializoi me fitore zgjedhore: nė vitin 1998 hyri nė koalicion zgjedhor me PPD-nė(tė cilėn pastaj e tradhtoi kur hyri vetė nė qeveri me VMRO-DPMNE-nė, edhe pse nga ndarja e vendeve PDSH-ja fitoi tre deputetė mė pakė!). Ndoshta nė ato zgjedhje, po tė mateshin forcat me PPD-nė qė kishte qenė dy mandate nė qeveri, do tė kishte dalė fituese. Por, kush tė spekulojė pas dhjetė vjetėsh a thua vėrtetė ka pasur rejting mė tė lartė? Kush mund tė dijė tė vėrtetėn pėr kėtė, pasi shumėkush thotė se edhe ata 11 deputetė nuk do t’i kishte fituar nėse s’do tė ndanin mandatet me marrėveshje me PPD-nė?!.
    Njė analizė objektive do tė na ēonte nė konstatimin se PDSH-ja pėrherė ka pėrdorur atutė e gabuara kundrejt rivalėve tė vet. Atutė mė tė forta i ka pasur kundėr PPD-sė, tė cilėn e akuzonte pėr dėshtime tė mėdha nė bashkėqeverisje me LSDM-nė, porse nė mandatin e parė qė hyri vetė nė qeveri, PDSH-ja nuk bėri ndonjė hap mė tė madh se PPD-ja. Tė gjitha ēėshtjet etnike i la tė hapura(gjuhėn, arsimin e lartė...), duke bėrė ndonjė lėvizje vetėm nė sferėn e punėsimeve nė administratė dhe nė sytė e publikut mė tė gjerė, lente pėrshtypjen e njė partneri tė respektueshėm kundrejt faktorit politik maqedonas.
    Konflikti i vitit 2001 e gjeti PDSH-nė tė papėrgatitur por dhe pa argumente, pasi nuk doli asgjė nga “marrėveshja historike” qė e premtoi para se tė hynte nė qeveri, iu dha mjaft argumente kryengritėsve shqiptarė. Nga mohimi i kėrkesave e deri te pėrpjekja pėr tė shfrytėzuar kryengritjen, ishte njė lėvizje taktike qė pas luftės rezultoi me kalimin e njė numri luftėtarėsh nė radhėt e PDSH-sė(Matoshi, Leka...). Ky duhej tė ishte njė atu kundėr Ali Ahmetit, i cili, pas konfliktit, veshi “civillkat” dhe bėri parti, pėr tė dalė nė terrenin politik si rival i Arbėr Xhaferit.
    Ēka mund tė bėnte njė parti si PDSH-ja kundėr njė partie qė kishte dalė nga aradhet e UĒK-sė? Duket se kėtu kreatorėt e politikės partiake zgjedhin rrugėn e gabuar. Nė zgjedhjet qė do tė vijnė pas 2002-shės, pra nė zgjedhjet e vitit 2006 dhe 2008, (nė vitin 2002, ēfarėdo qė tė ofronte dikush, nuk kishte shanse kundėr Ali Ahmetit), Arbėr Xhaferi dhe Menduh Thaēi e fusin partinė e tyre nė fushatėn e pėrbaltjes emotive tė luftės sė vitit 2001. Mė saktė, njė nga pikat kyē tė platformės zgjedhore ėshtė devalvimi i luftės sė vitit 2001 tė udhėhequr nga Ali Ahmeti. Duke u marrė me kėtė ngjarje, strategėt e PDSH-sė harruan njė gjė: shqiptarėt jo gjithaq pėr shkak tė Ali Ahmetit, sa pėr shkak tė rezultateve tė asaj kryengritje tė kufizuar(nė kohė dhe fushėbeteja) qė ndryshoi kushtetutėn e vendit dhe ngriti nivelin e tė drejtave tė garantuara tė shqiptarėve, janė tė lidhur emotivisht me 2001-shin dhe nuk do t’i besojnė askujt i cili do tė pėrpiqet tė dėshmojė tė kundėrtėn. Ky pozicion anti-2001, nė fakt ėshtė kundėrthėnės pėr vetė partinė dhe ėshtė pėr t’u habitur se nuk ėshtė paraqitur ndonjė rebelim nė anėtarėsi, duke pasur parasysh se kemi emra tė njohur qė kanė qenė nė luftė dhe heshtja e tyre do tė thotė dhe mohim i asaj lufte qė ata e kanė bėrė!!! Por, nėse anėtarėsia e disiplinuar e ka pranuar mohimin e 2001-shit si ēėshtje tė njė strategjie pėr t’iu kundėrvėnė kundėrshtarit politik, ka qenė naivitet tė pritet qė pjesa tjetėr e votuesve shqiptarė do ta kapėrdijnė aq lehtė. Dhe rezultati shihet, pėrkundėr “fushatės amerikane” nė zgjedhjet e vitit 2008.

    Agresiviteti dhe konstruktet, poashtu strategji e gabuar


    Nėse VMRO-ja ėshtė konsideruar partia “mė maqedonase”, PDSH-ja ėshtė konsideruar partia “mė shqiptare”. Por, a e bėn “mė shqiptare” njė parti vetėm nėse e huazon flamurin kombėtar dhe e bėn stemė partiake, ose nėse nė emrin e vet ven atributin “shqiptare”?(Sikundėr qė a e bėn mė maqedonase njė parti e cila gjithė kohėn e ka nė gojė maqedonizmėn, ndėrkaq gjithė ē’bėn shkon nė dėm tė saj?!) Kjo do tė ishte argument vetėm pėr naivėt. Ndėrkaq argumenti kryesor duhej tė jenė veprat. E ndėr veprat kryesore tė PDSH-sė ėshtė “prodhimi masiv” i tradhtarėve nė radhėt e shqiptarėve. Makineria propaganduese e kėsaj partie ishte aq sugjestive, saqė fitohej pėrshtypja se askush s’mbetej shqiptar i pastėr nėse nuk ėshtė nė radhėt e PDSH-sė! Nėse liderėt e kėsaj partie mendojnė se dikush duhet tė denigrohet me teori tė kėtilla, nuk e kanė dert qė ta shpallin torbesh, turk ose kushedi ēka jo tjetėr, pavarėsisht se janė akuza ksenofobike qė tejkalojnė etikėn e komunikimit publik. Pra, nė kėtė parti madje janė pėrdorur edhe teori raciste pėr tė poshtėruar kundėrshtarėt politikė(shqiptarėt e Kėrēovės nuk na qenkan tė pastėr, por torbeshė, na porositi lideri i PDSH-sė nė njė nga intervistat e famshme tė kėtyre zgjedhjeve, ndėrkaq pastaj hidhėrohej pse ata nuk e kanė votuar partinė e tij!), ndėrsa kushedi se prej nga e si, pėr disa udhėheqės madje kanė nxjerrė nė shesh dokumente “arkivore” pėr tė dėshmuar se kanė qenė spiunė tė Beogradit(rasti me liderin e ndjerė tė PPD-sė, Imer Imerin, ose siē bėri sivjet njė gazetė e Tiranės me Fazli Veliun..., qė e pėrdori PDSH-ja nė fushatėn kundėr BDI-sė, por pa sukses).
    Dhe, pas gjitha dėshtimeve me kėso pėrpjekjesh, nėse kjo parti nuk heq dorė nga kjo strategji, nuk mund tė presė diēka tjetėr, pos disfatave tė reja.
    Ėshtė pula apo veja mė e vjetėr? Ėshtė PDSH-ja apo PPD-ja, ose BDI-ja, e para qė ka filluar me strategjinė e mbushjes sė kutive? Nėse i dėgjojmė argumentet e PDSH-sė, kėtė gjė e kanė bėrė pėrherė partitė tjera, e ata “meazallah”, nuk i pėrlyejnė duart! Sė kėndejmi, duhet thėnė tė vėrtetėn se cirku zgjedhor fillon me pėrplasjet PPD – PPD(SH), ndėrkaq kyēja e BDI-sė mė vonė ka qenė nė terren tashmė tė shkelur nga tjetėrkush! Duhet thėnė njė tė vėrtetė tjetėr, qė, sadoqė nė tė kaluarėn janė zėnė me kėrpesh pėr dore aktivistė tė tė gjitha partive, nga zgjedhjet e fundit dhe kjo ėshtė bėrė pjesė e raporteve tė monitorėve ndėrkombėtarė, “jadeci” i mbeti PDSH-sė! Kuptohet, jo rastėsisht. Prandaj dhe pėrkundėr strategjisė sė trumbetimit tė fajit tė huaj, pas 1 qershorit pak kush i beson udhėheqėsve tė PDSH-sė! Prandaj, jo qė Gjyqi suprem ose KSHZ-ja kanė pasur diēka “personale” kundėr PDSH-sė, jo qė vendimet pėr pėrsėritjet e votimeve i kanė marrė me dėshirė tė zjarrtė, por kanė qenė tė detyruar tė mos heshtin ndaj atyre bėmave qė monitoruesit ndėrkombėtarė i kanė parė nė terren – me “shumicė”!
    Kuptohet se pėr dashuri ose pėr armiqėsi nevojiten tė paktėn dy palė. Nė zgjedhjet e qershorit PDSH-ja u pėrpoq t’i bėjė varrin BDI-sė, por ra vetė! Kush i ka analizuar incidentet, ka mundur tė vėrejė se nė shumė raste tė parėt kanė filluar “mbrojtėsit e votės” sė PDSH-sė, pėr t’i provokuar ata tė BDI-sė, dhe kur kėta tė dytėt do tė kenė reaguar, ėshtė thėrritur policia qė tė pėrballet me ta! Shumė thjeshtė dhe shumė logjikshėm! Zaten nė disa raste aktivistė tė BDI-sė pikėrisht nė kėtė mėnyrė kanė rėnė nė grackė. Por, nė terren monitoruesit kanė parė pėr sė afėrmi pėrmasat e involvimit. Kanė parė ministra e deputetė tė PDSH-sė me “shoqėrim” nė vendvotime, kanė parė pėrleshje tė armatosura ku kanė qenė tė involvuar aktivistė tė PDSH-sė dhe kanė parė edhe gjėra qė nuk janė publikuar dhe janė shokuese, tė cilat nė PDSH i dinė fare mirė por, e dinė se mė mirė ėshtė tė akuzosh dikė qė ta fshehėsh fajėsinė tėnde! Zonja Millovanoviē dhe z.Fuere mė sė miri kanė dhėnė kualifikimin. Gjėja mė qesharake ėshtė qė tash akuzohet edhe Gruevski se paska punuar pėr BDI-nė kur e dimė dashurinė “e zjarrtė” qė ndjen ai dhe partia e tij nda ndaj Ahmetit. Por, ėshtė e vėrtetė se Gruevski ėshtė ai i cili ka qenė i mbėshtetur pėr muri dhe para tė vėrtetės nuk ka mundur mė tė sigurojė “mbulesė partiake”, kur tė gjitha raportet i janė adresuar atij si pėrgjegjės pėr procesin zgjedhor.
    Mirėpo, tė supozojmė se nė PDSH flasin pėr njė vjedhje tė mundshme votash, atje ku lideri i PDSH-sė “gi tepal”(fjalor tipik PDSH-ist) rivalėt! A nuk ėshtė brengosėse pėrse njė parti qė nuk mund tė bindė publikun qė nuk ėshtė ajo qė ka vjedhur votat me forcė por tė tjerėt! Njė parti serioze sigurisht se do tė dijė t’i bindė me argumente tė gjithė dyshuesit. Por, kuptohet, kjo nuk mund tė ndodhė nėse tė kanė zėnė me kėrpesh pėr dore, dhe nėse tė kanė zėnė nė rrenė kur ke bėrė be dhe tash, kuptohet, tė gjithė e kanė drejtuar gishtin kah ti.

    “Marrėveshja e marsit”, atu i vetėm i PDSH-sė....

    Ēka tė bėhet tash kur PDSH-ja ndjehet “e tradhtuar” nga tė gjithė dhe sillet si fėmija i lazdruar e ngucakeq qė mendon se e gjithė bota i ka faj dhe ėshtė kundėr tij? Ndoshta, pėrgjigja ėshtė nė atė tė ashtuquajturėn “Marrėveshje tė Marsit”, pėr tė cilėn mund tė kapet si i pėrmbyturi pėr fijen e kashtės!
    Nė prag tė zgjedhjeve tė fundit, lideri i PDSH-sė bėri njė marrėveshje me kryeministrin Gruevski pas njė krize qė shumėkush nuk e quan krizė tė vėrtetė nė koalicion, edhe u duk sikur dolėn ministrat e PDSH-sė nga qeveria dhe tash nuk e dimė as si dolėn e as si u kthyen. Nė kėtė marrėveshje (“Marrėveshja e Marsit”) PDSH-ja kėrkoi me tė drejtė, sipas shembullit tė BDI-sė me Marrėveshjen e Majit, tė zgjidhen disa nga problemet qė ajo s’kishte pasur forcė t’ia imponojė Gruevskit pėr dy vjet. Tash kur pas konstituimit tė parlamentit PDSH-ja vepron jashtė tij, kjo marrėveshje duket si fija e kashtės pėr shpėtimin e PDSH-sė, sepse insistimi nė realizimin e saj mund ta faktorizojė, pavarėsisht se nuk mund t’i imponojė krizat politike tė BDI-sė e cila kishte shumicė deputetėsh. Ajo qė e bėn tė arsyeshėm insistimin e PDSH-sė pėr tė realizuar kėtė marrėveshje, ėshtė karakteri i saj. Ka qenė marrėveshje sa pėr sy e faqe, vetėm njė ndihmesė afatshkurtėr e Gruevskit pėr PDSH-nė nė fushatėn zgjedhore (nė kėtė funksion ishte veēanėrisht fushata e dhėnies sė vendimeve pėr punėsime nė administratė (kuptohet, para kamerave televizive) nė periudhėn kur qeveria ishte vetėm teknike!), apo ėshtė njė marrėveshje e mirėfilltė e cila duhet tė jetėsohet pavarėsisht se PDSH-ja nuk ėshtė nė qeveri. Se ēfarė karakteri ka pasur kjo marrėveshja, PDSH-ja duhet tė flasė publikisht pėr t’ia pėrkujtuar Gruevskit obligimet qė i ka marrė me nėnshkrimin e saj. Nėse nuk e bėn kėtė, do tė na bindė se gjithēka paska qenė njė shaka parazgjedhore.
    PDSH-ja mund tė presė, si strategji politike, dėshtimet eventuale tė BDI-sė, mirėpo, gjithēka mund tė jetė e kotė nėse si parti nuk e ndėrron filozofinė politike me retorikė agresive dhe nėnēmim tė votuesve. Kjo parti duhet t’i kthehet vetvetes dhe t’i flakė tė gjitha atutė dhe metodat e dėshtuara. Pėrndryshe, votuesit nuk e kapėrdijnė mė demagogjinė dhe agresivitetin e skajshėm qė e solli nė jetėn politike grupi qė futi pėrēarjen nė PPD dhe mė vonė armiqėsoi shqiptarėt mes veti, pėr t’i bėrė gaz para botės nga zgjedhjet nė zgjedhje. Mė vjen shumė keq, qė nė grackat e kėsaj filozofie joproduktive kanė rėnė edhe shumė emra pėr tė cilėt si publik kemi pasur respekt para se tė devalvohen nė kėto zgjedhje.
    A do tė bėhet PDSH-ja ndonjėherė faktorė relevant, varet nga dy faktorė-nga vetė vizioni i partisė pėr tė gjetur rrugėn e humbur nė oborr(!) dhe sė dyti, t’i lutet zotit qė BDI-ja tė dėshtojė nė bashkėqeverisjen me VMRO-nė! Por, as kėto tė dyja mund tė mos i mjaftojnė PDSH-sė nėse vazhdon me arrogancėn dhe agresivitetin kontraproduktiv tė deritashėm qė zgjedhėsit i bėn qė tė votojnė pėrherė kundėr saj..

    Daut DAUTI - Analist

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Analize me vend , jo vetem qe duhet ta lexojne por edhe ta marrin si keshillen me dashamirese qe u ka bere dikush deri me sot.
    Lufta politike e PDSHse duhet te filloje me nderrimet kadrovike ne parti(lidershipin partiak ), ulja e tonit arrogant( me te cilin krijon armiq perdite-dhe nje parti dhe nje njeri matet dhe mat suksesin me ate se sa miq krijon dhe jo me ate sa armiq)
    Ne fakt kjo analize e tejdukshme, e thjeshte dhe shume reale duhet te dilte nga antaresia e PDSHse , dhe ne vend qe te aplaudonin lidershipin kryenec dhe te demshem te kontestonin me gjykime si me lart...
    Nese ka te interesuar ende ne PDSH qe ky subjekt te mbesi gjalle ne Maqedoni duhet ti rreken punes menjehere dhe mos vazhdojne me avazin vdekjeprures te lidershipit te PDSHse..qellimet e lidershipit nuk jane perputhes as me partine dhe as me popullaten shqiptare ne Maqedoni...
    Ne vend qe te shajne lideret e partive tjera antaresia e PDSHse le te pastroje liderat e vet te korruptuar katastrofal per vete PDSHne dhe per kombin...
    Lideret qe perdoren te gjitha metodat e UDBes per te komprimituar atdhetaret treguan paturpsine e tyre ,vullgaritetin dhe cmendurine..Populli nuk ha bare : kur Imer Imeri dhe Fazli Veliu jane marre me ceshtjen kombetare keta liderat e PDSHse nuk kane dite as origjinen e tyre familjare....Te quash Luften e 2001 shit farse eshte nje cmenduri politike dhe pandjeshmeri totale kombetare qe mund ta beje vetem nje joshqiptar.Eshte e vertete dhe dihet kush e udhehoqi dhe dihet se shumica absolute e popullates shqiptare e perkrahu dhe ishte nje kulminacion organizimi kombetare ku per here te opare ne historine e rajonit kishte uniforma autoktone shqiptare qe tregonin se slejojme shkelje, jo me dhe kurre me; bashkesia nderkombtare e ndali luften dhe e dine mire Bashkesia nderkombtare se e kane detyrim te na plotsojne cdo kerkese ose..s'ka Maqedoni..edhe vete Maqedonia si shtet eshte nje kompromis politik shqiptare me Nderkombtaret..
    Lufta per te realizuar vetveten ka drejtim tjeter dhe jo ndaj vete shqiptareve ..zgjoheni..!
    Pra PDSHne e presin detyra kapitale nese don te mbijetoje si parti ,dhe kryesorja eshte te drejtoje luften politike aty ku duhet pra ndaj atyre qe i zene frymen popullates shqiptare ne Maqedoni dhe jo ndaj partive shqiptare...KY KONCEPT DUHET TE NDERROJE TEK SUBJEKTET SHQIPTARE NE MAQEDONI,SADOPAK CDO SUBJEKT SHQIPTARE MUND TE NDIHMOJE NJERITJETRIN NE CESHTJE KAPITALE KOMBETARE.POR PO TE LUFTOJE KUNDER MUND TE PENGOJE ZHVILLIMIN KOMBETARE ME SHUME SE SA QE MUNDEN TA BEJNE VETE SLLAVOMAQEDONASIT...NE FAKT KETE KA BERE PDSH DERI SOT...
    PDSH JA ZGJIDHNI: NDRYSHIME KAPITALE APO VETSHKATRRIM TOTAL DHE MBETNI NE HARRESEN KOMBETARE SI NJE KUJTIM I HIDHUR KOMBETARE QE NGA KRIJIMI SI PARTI SHQIPTARET DHE TE GJITHA PARTITE POLITIKE SHQIPTARE NE MAQEDONI KANE HEQUR TE ZINJTE E ULLIRIT NGA JU...SHPRESOJ TE ZGJIDHNI REFORMEN=NDRYSHIMET KAPITALE.
    Analiza me lart eshte gjykim i shume antareve te PDSHse une jam i sigurt per kete POR sa kane ata guxim intelektual dhe qytetare te ballafaqojne kryesine e vet me realitetin e hidhur qe PDSHne e drejton drejt varrit ketu eshte edhe zgjidhja...nese ka te tille partia do te mbijetoje , dhe nese nuk ka njerez me guxim intelektual dhe kombetare ne parti PDSH do te vazhdoje me cirkuzin partiak me dem te pakufishem, te pamatshem kombetare dhe qytetare....

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 26-07-2008 mė 10:40
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-01-2008
    Postime
    93
    Plotesisht pajtohem me shkrimin e analistit Daut Dauti. Une jam anetar dhe simpatizant i flakte i PDSH-se, por mendoj se reformat jane nje nevoje imanente per kete moment. Fakt eshte se BDI me luften e 2001, beri nje tradheti kombetare, mirepo PDSH, asnjehere nuk arriti qe t'a binde popullin per kete. PDSH, nuk pati strategji qe te riparoje demet qe i beri Ali Ahmeti, dhe nuk arriti qe BDi-ne brenda 7 viteve t'a defaktorizoje. Kjo eshte nje deshtim i kreut te PDSH-se dhe per kete, duhet te behet ajo qe eshte me se e natyrshme per momentin, te jepet DOREHEQJA.
    P.S. Une jam anetar dhe simpatizant i flakte i PDSH-se.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anėtarėsuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar mė parė nga LeGJeNdA_86 Lexo Postimin
    Plotesisht pajtohem me shkrimin e analistit Daut Dauti. Une jam anetar dhe simpatizant i flakte i PDSH-se, por mendoj se reformat jane nje nevoje imanente per kete moment. Fakt eshte se BDI me luften e 2001, beri nje tradheti kombetare, mirepo PDSH, asnjehere nuk arriti qe t'a binde popullin per kete. PDSH, nuk pati strategji qe te riparoje demet qe i beri Ali Ahmeti, dhe nuk arriti qe BDi-ne brenda 7 viteve t'a defaktorizoje. Kjo eshte nje deshtim i kreut te PDSH-se dhe per kete, duhet te behet ajo qe eshte me se e natyrshme per momentin, te jepet DOREHEQJA.
    P.S. Une jam anetar dhe simpatizant i flakte i PDSH-se.
    legjende e 86-tes.

    Kur nisi lufta ti ke qen shum i vogel ( mos te them shum i ri) prandaj ti kete 'tradhti' qe e quan ate sakrifice te shum djemve dhe vazhave tona kryelarte, te gjith ata edhe neve qe nuk mendoj ashtu na nencmon, ndoshta edhe na fyen ne nje menyre.
    Ti ate zaman, nuk mund ta mbash mende sepse mosha qe ke tani kur i pjestojm me periudhen qe u zhvillua lufta lirisht na del se ke qen nje djal i vogel simpatik qe i ke ndjek macat neper oborr .
    Prandaj ,.. edhe une kam mirkuptim per gjykimet e tua dhe disa moshatareve qe sillen neper forum.
    Fundja shpesh her edhe ormonet nderrohen, sidomos kur nderrojn stinet ato jan evidente.

    Ti thua reforma, ...dhe cuditerisht luften e quan tradhti . Une dyshoj qe nuk ia din kuptimin ne esenc reformes, .


    Po nejse ... mos ta zgjati ; Ku e lam e ku na mbeti 'muhabeti ' te reformat, heh . Pdsh-se i duhet te reformohet, then ndryshe i duhet m'u kfille nga kjo amulli.

    Jo gjithhere me kan pelqyer analizat e D.Dautit por kesaj here ia kishte qelluar si me qakall.

    Pershendetje ...

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Periodi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-01-2008
    Postime
    93
    Citim Postuar mė parė nga Periodi Lexo Postimin
    legjende e 86-tes.

    Kur nisi lufta ti ke qen shum i vogel ( mos te them shum i ri) prandaj ti kete 'tradhti' qe e quan ate sakrifice te shum djemve dhe vazhave tona kryelarte, te gjith ata edhe neve qe nuk mendoj ashtu na nencmon, ndoshta edhe na fyen ne nje menyre.
    Ti ate zaman, nuk mund ta mbash mende sepse mosha qe ke tani kur i pjestojm me periudhen qe u zhvillua lufta lirisht na del se ke qen nje djal i vogel simpatik qe i ke ndjek macat neper oborr .
    Prandaj ,.. edhe une kam mirkuptim per gjykimet e tua dhe disa moshatareve qe sillen neper forum.
    Fundja shpesh her edhe ormonet nderrohen, sidomos kur nderrojn stinet ato jan evidente.

    Ti thua reforma, ...dhe cuditerisht luften e quan tradhti . Une dyshoj qe nuk ia din kuptimin ne esenc reformes, .


    Po nejse ... mos ta zgjati ; Ku e lam e ku na mbeti 'muhabeti ' te reformat, heh . Pdsh-se i duhet te reformohet, then ndryshe i duhet m'u kfille nga kjo amulli.

    Jo gjithhere me kan pelqyer analizat e D.Dautit por kesaj here ia kishte qelluar si me qakall.

    Pershendetje ...
    Lufta e 2001, ishte tradheti kombetare e Ali Ahmetit, dhe kete mendim nuk ma ndryshon dot askush. Luftetaret qe kane qene ne front, kane menduar se luftojne, per ndarje te Maqedonise, e jo per t'a vendu Aliu prapanicen ne karrigen e bute te Qeverise.
    Reforma duhen patjeter, per kete ska dyshim. Thjesht, ky lidership deshtoi t'a demaskoje tradhetine, perversitetin, flliqesine, e BDI-se dhe Ali Ahmetit, dhe prandaj duhet te ike.

  7. #6
    USAlbania
    Anėtarėsuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar mė parė nga Periodi Lexo Postimin
    legjende e 86-tes.

    Kur nisi lufta ti ke qen shum i vogel ( mos te them shum i ri) prandaj ti kete 'tradhti' qe e quan ate sakrifice te shum djemve dhe vazhave tona kryelarte, te gjith ata edhe neve qe nuk mendoj ashtu na nencmon, ndoshta edhe na fyen ne nje menyre.
    Ti ate zaman, nuk mund ta mbash mende sepse mosha qe ke tani kur i pjestojm me periudhen qe u zhvillua lufta lirisht na del se ke qen nje djal i vogel simpatik qe i ke ndjek macat neper oborr .
    Prandaj ,.. edhe une kam mirkuptim per gjykimet e tua dhe disa moshatareve qe sillen neper forum.
    Fundja shpesh her edhe ormonet nderrohen, sidomos kur nderrojn stinet ato jan evidente.

    Ti thua reforma, ...dhe cuditerisht luften e quan tradhti . Une dyshoj qe nuk ia din kuptimin ne esenc reformes, .


    Po nejse ... mos ta zgjati ; Ku e lam e ku na mbeti 'muhabeti ' te reformat, heh . Pdsh-se i duhet te reformohet, then ndryshe i duhet m'u kfille nga kjo amulli.

    Jo gjithhere me kan pelqyer analizat e D.Dautit por kesaj here ia kishte qelluar si me qakall.

    Pershendetje ...


    Shoku, miru me ceshtje objektive jo subjektive ne teme.


    p.s
    Pikpamjet e mia per reforma ne PDSH gati eshte identike me te analistit ne fjale mirepo per hollesira te ideve dhe mendimeve te mija me vone do te shkruaj.

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anėtarėsuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    qytetaret e shqiptar te Maqedonise, e vlersuan shum here luften e 2001, dhe eshte cikrrim se i ndryshon ti bindjet kalamane apo jo.
    Dhe, ata qe formojn binjde te mbyllur dhe e murosin ate , eshte nje shpjegim qe do ta rrefej nje her tjeter, se tash ma thot mendja se po e egzagjeroj.
    Megjithate, une si mendimtar ndyrshe per luften e 2001 kam plot mirkuptim per gjendjen tende, ne fakt me vie pak keq megjitahte skam se si ta ndryshoj.
    shpresoj qe mos te rrokullisesh deri ne pafundesi, ..

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anėtarėsuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    tung coca cola.

    nuk e kuptoj sugjerimin tend, edhe pse e gjykoj si te arsyeshem,. Megjitahte reagimi im ishte nje kunder replik kundrejt legjendes 86.
    dhe ky eshte forum , .. thjeshte ne diskutojm pa pretendime qe ta nencmojm antarin me bindje tjeter.

    pershendetje ...

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-01-2008
    Postime
    93
    Citim Postuar mė parė nga Periodi Lexo Postimin
    qytetaret e shqiptar te Maqedonise, e vlersuan shum here luften e 2001, dhe eshte cikrrim se i ndryshon ti bindjet kalamane apo jo.
    Dhe, ata qe formojn binjde te mbyllur dhe e murosin ate , eshte nje shpjegim qe do ta rrefej nje her tjeter, se tash ma thot mendja se po e egzagjeroj.
    Megjithate, une si mendimtar ndyrshe per luften e 2001 kam plot mirkuptim per gjendjen tende, ne fakt me vie pak keq megjitahte skam se si ta ndryshoj.
    shpresoj qe mos te rrokullisesh deri ne pafundesi, ..
    Per ate se jane duke e vlersuar, sot jemi aty ku jemi. Kosovaret votuan ndryshe dhe sot ja ku jane. Edhe ata t'kishin votuar Hashima edhe Ramusha, do ishin ne fund te pusit, ama ata kane pjekuri politike dhe votojne te vetmen parti qe ka kapacitet dhe potencial t'a ndihmoje Kosoven, e kjo parti eshte LDK. Fatkeqesisht shqiptaret e Maqedonise, u percaktuan per opcionin e luftes, dhe tani jemi aty ku jemi - ASKUND.
    P.S. ajo se kam nje numer 86 ne nick, nuk do te thote se jam i lindur ne vitin 1986, per at mos merr shume hov se po rrezohesh.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar LeGJeNdA_86 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Periodi me sa duket je reformuar, sje ai qe ke qene
    Sui generis

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar RaPSouL pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Reforma arsimore nė Elbasan, vitin tjetėr ikin 150 mėsues
    Nga Zemrushja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 13:54
  3. Reforma e sistemit politik nė ambientin shqiptar
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 13:35
  4. Reforma dhe Bashkėpunimi i Qeveri-Universitet
    Nga Albo nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2003, 08:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •