Zejnulla VESELI
Shkup, 25 korrik - Propozimi për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Maqedonisë që ndodhet në procedurë parlamentare, edhe në të ardhme nuk do të reflektojë realitetin multietnik të vendit. Përveç kësaj, ndryshimet imponojnë që tani e tutje gjatë çdo manifestimi së pari të intonohet himni shtetëror e pastaj ai kombëtar shqiptar. Në propozimin e ndryshimit të këtij ligji parashikohen vetëm intervenime linguistike dhe sanksionime në rast të mosrespektimit të simboleve, por jo edhe ndryshime thelbësore e gjithëpërfshirëse që nuk do të diferenconin komunitetet jomaqedonase që jetojnë në Maqedoni. Megjithëse që nga pavarësimi i vendit ka patur zëra qoftë politik apo intelektual që kanë kërkuar ndryshime në simbolet shtetërore, edhe pas shtatëmbëdhjetë viteve pluralizëm vendi vazhdon të ketë simbole nga e kaluara, të cilat bartin begraunde njëetnike.
Megjithë këtë, ndryshimet e propozuara parashohin që gjatë manifestimeve publike të përdoret flamuri shtetërorë dhe na raste të caktuara himni dhe stema. Ndërsa, tani e tutje sipas propozim ligjit do të gjobohen të gjitha partitë politike dhe organizatat tjera shqiptare nëse para himnit shtetëror intonojnë atë kombëtar shqiptar.
Shkrimtari Resul Shabani, për vite të tëra nëpër tribuna të ndryshme me intelektualë maqedonas, mbron tezën e ndryshimit të simboleve shtetërore dhe respektimit të parimit të multietnicitetit në to. Sipas tij, me këtë ato do të ishin të përafërta me ndjenjat e të gjithë qytetarëve. " Këto simbolet e tanishme janë mbeturina nga e kaluara dhe duhet të ndërrohen. Gjithsesi të njëjtat nuk shprehin realitetin shumetnik të vendit", thekson shkrimtari Shabani.
Ndryshe, Ligji për himnin, stemën dhe flamurit është miratuar në vitin 1997, mirëpo sipas propozuesit-Qeverisë nuk parashikonte gjoba në rast të mosrespektimit të tij.
ofofof Dui
Krijoni Kontakt