Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Zajazi dhe Osllomeja të zhgënjyera

    Kryetarët e komunave kërkojnë bashkim me Kërçovë

    Zajazi dhe Osllomeja të zhgënjyera

    Shkup, 15 korrik - Marrëveshja e arritur midis kryetarit të VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për formimin e qeverisë se re, Nikolla Gruevski me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për prolongimin e bashkimit të komunave të Zajazit dhe Osllomese me atë të Kërçovës deri në vitin 2012, nuk është në interes të komunave të Zajazit dhe Osllomesë. Këtë e konfirmojnë edhe vet kryetarët e këtyre dy komunave, që vijnë nga radhët e BDI-së, Rufat Iseni dhe Sanije Sadiku. Me bashkimin, Komuna e Kërçovës do të shndërrohej në komunë me shumicë shqiptare dhe në bazë të marrëveshjes Ahmeti-Buçkovski të vitit 2005, një gjë e tillë duhej të ndodhte gjatë këtij viti.

    "Vendimi për bashkimin e komunës sonë me atë të Kërçovës është ligjor dhe kjo duhet të realizohet, ndërsa vendimi i Gruevskit dhe Ahmetit është vendim i pastër politik dhe nuk ka bazë ligjore", thotë Rufat Huseini, kryetar i Komunës së Zajazit. Ai më tej vazhdon se kjo komunë një kohë të gjatë ka probleme financiare dhe si e pavarur nuk mund të funksionojë. "Nëse gjërat nuk ndryshojnë në të mirë, atëherë do të insistojmë që Ligji të realizohet sa më shpejt që është e mundur. Si kryetar dëshiroj që qytetarëve të Komunës sime t'u sigurojë kushte më të mira për jetë", thotë ai. Huseini sqaron gjithashtu se bashkimi i vendbanimeve më të vogla rurale dhe Kërçovës në një komunë, do të mundësojë edhe zvogëlimin e administratës dhe mjetet financiare të shfrytëzohen për gjëra tjera, para se gjithash për investime në komunë.

    Po edhe kryetarja e Komunës së Osllomesë, Sanije Sadiku është në vijën e njëjtë. Edhe ajo konfirmon se nuk mund të ekzistojnë financiarisht si të pavarur dhe se është e domosdoshme të bashkohen.
    "Nuk mund shumë të kontestojmë, sepse kjo është një marrëveshje politike që lideri ynë Ahmeti e ka arritur me kryeministrin. Nëse neni i Ligjit që parasheh bashkim të Osllomesë, Zajazit, Vraneshticës dhe Drugovës me Kërçovën ndryshohet në Parlament, atëherë nuk do të mund asgjë të bëjmë.

    Por deri sa Ligji nuk ndryshon, do të shpresojmë se ndarja territoriale do të realizohet", thotë ajo. Në Bashkimin Demokratik për Integrim nuk dinë se çka të thonë me saktësi se pse lideri i tyre është dakorduar për një marrëveshje të tillë, kur megjithatë Ligji është në interes të shqiptarëve që jetojnë në ato pjesë. "Është e saktë se u morëm vesh për implementim të plotë të Marrëveshjes kornizë, që parasheh kufijtë përfundimtarë të komunave, por për këtë duhet të dakordohet edhe shumica në Parlament, sepse ndryshimet e tillë sillen me dy të tretën. Ky është një proces i ndërlikuar, për të cilin duhet të ndahet një kohë më e gjatë", sqarojnë burime të BDI-së. Nga kjo parti i hedhin poshtë pohimet dhe mosdakordimet e kryetarëve të Komunave me vendimin e Ahmetit.

    "Nëse kundërshtojnë thjesht nuk do të fitojnë mandat të ri në zgjedhjet e ardhshme lokale", janë të vendosur në partinë e Ahmetit. Nga ana tjetër, në VMRO-DPMNE e Gruevskit nuk kanë arsyetim për marrëveshjen me partnerin e koalicionit. Por në një takim të para disa ditëve, zëvendëskryetari i Bashkësisë së Njësive të Pushtetit Vendor, Koce Trajanovski që i takon VMRO-DPMNE-së, tha se vendimi është i drejtë. "Është mirë që ky proces u shty gjatë katër viteve të ardhshme, sepse e dini se në çfarë mënyrë u miratua në Kuvendin e Maqedonisë. Ky ishte ligji për organizimin territorial të Maqedonisë, kështu që lihet një periudhë 4 vjeçare gjatë së cilës vlerësoj se marrëdhëniet në Maqedoni do të revitalizohen më tepër", vlerësoi zëvendëskryetari tjetër i BNJVL-së dhe kryetar i Gazi Babës, Trajanovski.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Medi1
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ne tok kudo
    Postime
    185
    Ky pazar nuk duhet te lejohet separi nga banoret e ketire vendeve ...pa asnje kusht...nuk duhet me u ndal...

  3. #3
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    pazar klasik i Ali ametit le te reagojne tash ZAJAZI E OSLOMEJA ata i dhane votat 100 % ALIS

  4. #4
    Més que un club Maska e zoomen15
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Gjithandej
    Postime
    133
    Citim Postuar më parë nga faruk_01 Lexo Postimin
    pazar klasik i Ali ametit le te reagojne tash ZAJAZI E OSLOMEJA ata i dhane votat 100 % ALIS
    Pajtohem me ty. Une vij nga njera prej ktyre komunave. E nese ndoddh kjo gje ateher Aliu le ti gezoj edhe ketou 4vite qeveri se ska me kurr te marre votat tona!
    To be or not to be!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e panteri
    Anëtarësuar
    04-01-2006
    Postime
    196
    Maqedonasit faleminderojnë Gruevskin për ruajtjen e Kërçovës

    26/07/2008


    Shoqatat kërçovare i`u faleminderuan kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE, Gruevski për mbetjen e Kërçovës si komunë e vetme pa dy komunat Zajaz dhe Osllomej.


    Në një komunikatë të Qeverisë thuhet se shoqatat e maqedonasve të Kërçovës i`u faleminderuan kryeministrit për angazhimin e tij për ndryshimin e Ligjit për ndarje territoriale, me të cilin Kërçova mbetet në kufijt aktual.

    Kjo u theksua pas takimit të Nikolla Gruevskit me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe qytetare maqedonase të Kërçovës si dhe kryetarit të kësaj komune, Vladimir Tolevski.

    Në komunikatë nënvizohet se me kërkesë të maqedonasve të Kërçovës është zhvilluar ky takim për t`iu faleminderuar kryeministrit për realizimin e kësaj kërkesë që shtyen për katër vite bashkimin e Zajazit dhe Osllomesë me Kërçovën, gjegjësisht deri në vitin 2012. Plani parashikonte që vitin e ardhshëm të bashkohen dy komunat rurale me Kërçovën ky shqiptarët do të përbënin shumicën në këtë qytet.
    Vazhdojmë SHQIP...

Tema të Ngjashme

  1. Përshëndetje të gjithve nga Qefi Pi Zajazi
    Nga Qefi_Pi_Zajazi në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 03-10-2003, 16:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •