Shkrimi i meposhtem eshte realist per gjendjen e tashme, ve gishtin ne plaget e shoqerise dhe te shtetit te sotem Shqiptar.

Autori permend vullnetin politik te forcave politike, por sikur le menjane vullnetin prej nga buron dhe vjen ky vullnet, dhe duket sikur i ndan ato prej asaj qe thekson me poshte se Partitė politike mė shumė sesa njė bashkim vullnetar rreth njė ideje, janė sot njė bashkim vullnetar rreth njė pėrfitimi qė ėshtė pushteti apo shteti.

Eshte me se i drejte percaktimi i artikull-shkruesit se pjesė e vetė modelit politik dhe ekonomik tė Shqipėrisė sot.

Krahasimet qe sjell autori nuk jane edhe aq domethenese, as edhe praktike - mendoj se Shqiperia duhet krahasuar me vendet fqinje dhe te rajonit, te cilat po perjetojne te njejtin tranzicion prej sistemit komunist.

Eshte e vertete se korrupsioni nė formėn e fenomenit tė ryshfetit ėshtė njė mekanizėm informal i rishpėrndarjes sė tė ardhurave dhe i integrimit social, por me e goditur eshte "gjetja" se nė Shqipėri ne ndėrtojmė parti-shtet.

ajo qe me ben pershtypje eshte se autori i sheh problemet e korrupsion - antikorrupsionit ne nje periudhe kohore te kufizuar; mbase ne ndonje shkrim tjeter ai mund te sillte se prej nga vijne keto forca politike, trashegimia dhe perberja e tyre, struktura organizative dhe elektorale qe ato zbatojne, evoluimi qe nga krijimi dhe stanjacioni qe ato perjetojne, etj.

Per me tutje, te dashur forumista, i dini mire se kush jane autoret dhe aktoret ...


Panorama 28/07/2008

Pėrse dėshtoi antikorrupsioni
Blendi Kajsiu

Sė pari, duhet tė shkėputemi nga klishetė qė lėshohen rėndom brenda dhe jashtė vendit se pėr tė luftuar korrupsionin duhet mbi tė gjitha vullneti politik. Tė thuash se antikorrupsioni nė Shqipėri ēaloi si pasojė e mungesės sė vullnetit politik, siē ndodh rėndom nė raportet e BE-sė, do tė thotė tė mos thuash asgjė.

Nuk ka asnjė arsye pėr tė besuar se kur PD-ja erdhi nė pushtet nė 2005 i mungonte vullneti politik pėr tė luftuar korrupsionin. Por vullneti nuk mjafton. Kėtė e dėshmon dėshtimi identik edhe i qeverive tė mėparshme nė fushatat antikorrupsion. Kėtė e dėshmojnė sa e sa raste nė Evropėn Lindore ku po tė njėjtat forca politike qė kanė marrė pushtetin me flamurin antikorrupsion janė zhytur mė pas nė korrupsion. Madje, kėtė e tregon edhe rasti i SHBA-ve, ku po e njėjta administratė Bush qė erdhi nė pushtet me premtimin se do tė ‘pastronte’ Washingtonin ėshtė zhytur sot mė shumė se kurrė nė njė sėrė skandalesh korruptive.

Prandaj dėshtimin e antikorrupsionit nė Shqipėri duhet ta shohim pak mė gjerė sesa thjesht dėshtimin e njė individi, apo force politike. Sikurse kanė insistuar disa analistė tashmė duhet kuptuar sistemi politiko-ekonomik, qė e bėn tė pamundur luftėn antikorrupsion, pavarėsisht vullnetit tė njė individi apo force politike. Nė shumicėn e rasteve ky sistem ėshtė portretizuar si njė sistem mafioz ku politika, biznesi dhe media janė tė gjitha tė kapura nė njė rreth tė mbyllur. Pėrveēse tejet negativ ky portretizim e shikon problemin e korrupsionit thjesht nė nivelin e elitave tė korruptuara, tė cilat i pinė gjakun popullit.

Ndonėse edhe kjo ndodh herė pas here, njė analizė qė tė gjithė problemin e shikon tek ‘mafia politiko-mediatiko-ekonomike’ anashkalon faktin qė korrupsioni, nė formėn e ryshfetit, ėshtė tejet i shtrirė nė ēdo qelizė tė shoqėrisė shqiptare dhe jo vetėm nė nivel elitash. Prandaj nė vend qė ta shikojmė korrupsionin thjesht si njė problem tė elitės mafioze, duhet qė ta shohim atė pak mė gjerė si pjesė e vetė modelit politik dhe ekonomik tė Shqipėrisė sot.

Sot pėr sot qeverisja nė Shqipėri ėshtė fokusuar tėrėsisht tek stabiliteti makroekonomik qė e ka bėrė kaq tė lumtur FMN-nė. I gjithė modeli ynė i zhvillimit bazohet tek utopia neoliberale e Bankės Botėrore dhe FMN-sė se, sapo tė zvogėlohet dhe forcohet shteti, tregu do fuqizohet dhe ne do shpėtojmė nga korrupsioni dhe nga varfėria. Prandaj sot pėr sot qeverisja nė Shqipėri nuk ka pothuajse asnjė rol nė politikat zhvillimore, dhe aq mė pak nė ato rishpėrndarėse dhe integruese. Politikat rishpėrndarėse janė tė pamundura sepse zhvillimi i sektorit privat ėshtė ende shumė i brishtė, i deformuar dhe jo produktiv. Politikat integruese janė tė pamundura sepse shteti ėshtė tėrhequr, tė paktėn zyrtarisht, nga shoqėria.

Modeli ynė i zhvillimit kufizohet tek forcimi i shtetit tė vogėl qė pret njė mrekulli nga tregu i madh. Paradigma aktuale zhvillimore bazohet nė idenė qesharake se biznesi shqiptar do tė bėjė namin sapo t’i hiqet qafe shteti. Edhe pse gjithė eksperienca e historive tė suksesit, si Tigrat e Azisė, ka treguar se biznesi ėshtė zhvilluar me ndihmėn e shtetit dhe jo nėpėrmjet indiferencės sė tij. Pėr pasojė roli i shtetit nė Shqipėri ėshtė konsolidimi i indiferencės ‘pozitive’ si ndaj shtresave nė nevojė, ashtu edhe ndaj kapitalit apo biznesit vendas, me pėrjashtim tė ndonjė lidhje tejet tė shkurtėr. Nė kėto kushte pabarazia nė Shqipėri ėshtė gjithnjė e nė rritje si nė aspektin social edhe nė atė gjeografik. Njė pjesė gjithnjė e mė vogėl e popullatės dhe territorit po pasurohet, ndėrsa njė pjesė gjithnjė e mė e madhe e territorit dhe popullatės po varfėrohet.

Pikėrisht kėtu zė rrėnjė korrupsioni. Korrupsioni nė formėn e ryshfetit luan njė rol rishpėrndarės tė tė ardhurave, kurse nė formėn e klientelizmit politik korrupsioni shėrben pėr tė integruar nė shoqėri individė, apo grupe nga shtresa dhe zona tė margjinalizuara. Nuk ėshtė rastėsi qė niveli mė i lartė i korrupsionit apo i ryshfetit ėshtė nė sektorė tė tillė si doganat, tatimet apo policia rrugore. Nuk ėshtė aspak rastėsi qė edhe qarkullimi i personelit ka qenė mė i lartė, pikėrisht nė kėta sektorė. Nuk ėshtė rastėsi as fakti qė shpesh individėt nė kėto kategori vijnė nga zona periferike apo shtresa tė margjinalizuara.

Sa herė ndėrrohen partitė nė pushtet ndėrrohen edhe doganierėt, tatimorėt dhe policėt rrugorė. Nė administratė futet ‘gjak i ri’, futen ato shtresa sociale qė janė shpesh tė margjinalizuara, qė vijnė nga zona tė thella dhe qė nė mungesė tė kėtij rrotacioni do ishin gjithnjė e mė tė varfra dhe tė paafta pėr tė nxjerrė bukėn e gojės nė treg. Me fjalė tė tjera korrupsioni nė formėn e fenomenit tė ryshfetit ėshtė njė mekanizėm informal i rishpėrndarjes sė tė ardhurave dhe i integrimit social.

Si ēdo mekanizėm informal edhe ky ėshtė njė mekanizėm jo perfekt. Shpesh si pasojė e korrupsionit disa individė akumulojnė pasuri tė mėdha nė kurriz tė komunitetit. Megjithatė ne jemi fiksuar kaq shumė tek pasurimi i individėve apo grupeve tė veēanta, saqė shpesh harrojmė tė shohim sesa i pėrhapur ėshtė fenomeni i korrupsionit nė ēdo qelizė tė shoqėrisė sonė. Shpesh harrojmė gjithashtu se edhe korruptimi i politikanėve nė raport me biznesin bėhet jo vetėm pėr interesat e ngushta personale, kėto po e po, por edhe pėr tė siguruar financim pėr grupimin politik. Pėr mė tepėr kur fushatat politike janė gjithnjė e mė tė kushtueshme dhe vullnetarizmi politik pothuajse inekzistent.

Nė mungesė tė politikave zhvillimore, integruese apo rishpėrndarėse, e vetmja gjė qė partitė politike mund t,i ofrojnė elektoratit dhe qytetarėve kur vijnė nė pushtet ėshtė vetė shteti. Pėr pasojė shteti ėshtė njė plaēkė politike qė ndahet dhe rishpėrndahet pėr tė pėrmbushur nevojat e elektoratit pėrkatės. Ky ėshtė edhe sistemi klientelist mbi tė cilin bazohen partitė politike nė Shqipėri.

Nė mungesė tė njė ideologjie mobilizuese ky sistem bėhet edhe mė i domosdoshėm, pasi e vetmja mėnyrė sesi partitė politike mund t’i mobilizojnė militantėt ėshtė ose duke i paguar nė fushatė, ose duke i premtuar punėsim nesėr nė pushtet. Dhe kur kėta militantė punėsohen nesėr nė shtet, ata do duan tė ‘hanė’ sidomos pasi rroga e shtetit ėshtė tejet e vogėl dhe nevojat e tyre pėr t’u integruar janė tejet tė mėdha sepse shpesh ata vijnė nga zona apo shtresa tė margjinalizuara. Partitė politike mė shumė sesa njė bashkim vullnetar rreth njė ideje, janė sot njė bashkim vullnetar rreth njė pėrfitimi qė ėshtė pushteti apo shteti.

Prandaj nė kushtet aktuale ėshtė e pamundur pėr njė parti politike tė luftojė realisht korrupsionin. Njė parti qė do tė dėnonte tė gjithė anėtarėt e saj tė pėrfshirė nė korrupsion, nepotizėm apo favorizim do mbetej pa kryetar, pa kryesi dhe ndoshta pa anėtarė. Ne mund ta urrejmė dhe dėnojmė klientelizmin politik pėr korrupsionin qė prodhon, por pėr momentin ėshtė i vetmi sistem qė ruan kohezionin social. Fakti mbetet qė partitė politike janė ndoshta kanalet e vetme, nėpėrmjet tė cilave shtresa qė ndryshe do ishin harruar mund tė pėrfitojnė status social dhe ekonomik. Sa mė pak qė ky rol luhet nga shteti i cili ėshtė nė rrudhje e sipėr, aq mė shumė ai luhet nga partitė politike. Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur pse mė shumė sesa shtet ...

nė Shqipėri ne ndėrtojmė parti-shtet

Nė kushtet e zhvillimit dhe tė shoqėrisė shqiptare sot sistemi qė rekomandohet nga Bashkimi Evropian dhe Banka Botėrore do rrezikonte rėndė kohezionin social dhe vetė stabilitetin shoqėror shqiptar. Sipas kėtyre institucioneve, sot Shqipėria duhet tė ndėrtojė njė administratė publike meritokratike dhe tė pavarur politikisht, qė administron njė shtet tė vogėl dhe efecient, qė nuk fut duart nė njė treg tė madh. Njė administratė publike meritokratike dhe jopolitike sot do tė thotė njė administratė shtetėrore, qė popullohet pak a shumė nga shtresat mė tė privilegjuara, duke lėnė tėrėsisht jashtė shtresat nė nevojė. Pėr mė tepėr kur shtresat e margjinalizuara mund tė integrohen nė shoqėri vetėm duke zaptuar njė copė shtet. Ashtu sikurse njė pjesė tjetėr kanė zaptuar njė copė tokė nė kryeqytet. Pėr pasojė njė shtet i pavarur dhe mbi palėt sot do tė prodhonte njė pabarazi edhe mė tė madhe ekonomike dhe sociale mes qendrės dhe periferisė.

Ndėrsa njė shtet i vogėl, qė nuk fut duart nė njė treg tė madh, pėr momentin do tė thotė qė biznesi shqiptar nuk do tė jetė kurrė i aftė tė konkurrojė jashtė kufijve shqiptar dhe aq mė pak me bizneset evropiane qė mbėshteten nė mėnyra komplekse nga shteti. Pra, edhe sikur tė realizonim sot modelin qė rekomandohet nga Banka Botėrore dhe Bashkimi Evropian do tė kishim njė Shqipėri edhe mė tė varfėr edhe mė tė pabarabartė, dhe pėr pasojė akoma mė tė destabilizuar. Ėshtė pikėrisht klientelizmi politik qė e zbut polarizimin dhe ruan nė mėnyrė imperfekte kohezionin social, edhe nėpėrmjet korrupsionit.

Vetėm njė zhvillim i vrullshėm ekonomik, qė prek ndjeshėm shtresa tė gjėra shoqėrore do ta ulė rėndėsinė e klientelizmit politik dhe pėr pasojė nivelin e korrupsionit nė qendėr dhe bazė. Vetėm njė zhvillim i vrullshėm ekonomik qė administrohet nė mėnyrė integruese dhe tė balancuar, do tė ulė varėsinė nga korrupsioni si instrument rishpėrndarje dhe mbijetese ekonomike dhe nga ana tjetėr do tė krijojė kapacitetet e duhura pėr njė shtet efikas. Por mė parė duhet zhvillimi ekonomik qė kėnaq shqiptarėt dhe jo thjesht FMN-nė. Pėrndryshe era antikorrupsion do vazhdojė tė prodhojė njė sėrė ligjesh dhe komplikimesh ligjore qė nė teori synojnė tė kontrollojnė korrupsionin, porse nė praktikė ose nuk zbatohen ose vėshtirėsojnė proceset e tenderimit dhe tė investimeve qeveritare.

Falė antikorrupsionit ne sot jemi nė situatėn paradoksale tė njė vendi tė varfėr, ku qeveria nuk arrin tė kryejė tė gjitha investimet qė ka planifikuar, pra nuk arrin tė shpenzojė dot tė gjitha paratė. Dhe ndėrsa korrupsioni nė thelb buron nga mungesa e zhvillimit, lufta antikorrupsion e vėshtirėson zhvillimin akoma mė shumė duke prodhuar kėshtu akoma mė shumė korrupsion.