Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1

    Universitetet private, një ndëshkim i mirë nga Kosova

    Universitetet private, një ndëshkim i mirë nga Kosova

    Nga Mero Baze

    Qeveria e Kosovës iu ka hequr licencat gjithë universiteteve private duke siguruar studentët e regjistruar se do të vazhdojnë studimet e mbetura nën mbikëqyrjen e një autoriteti arsimor që do të hetojë nivelin e mësimdhënies. Këtë vit të ri nuk do të ketë regjistrime të reja. Vendimi është marrë nën ndikimin e ekspertizës së bërë nga Këshilli Britanik, të cilit i ishte besuar një kornizë me kushtet profesionale që duhet të plotësojnë këto universitete. Pasi ato nuk janë plotësuar, qeveria ka vepruar me kompetencë dhe i ka mbyllur që të gjitha.

    Ky vendim është një hap energjik dhe shumë i domosdoshëm për të rritur seriozitetin e shtetit të ri. Piramidat arsimore, të cilat kanë mbirë në hapësirën shqiptare, janë një spekulim i turpshëm për nga cilësia, por dhe i rrezikshëm për fatet e shoqërisë dhe ekonomisë së tregut. Përveçse kanë bastarduar standardin e të diplomuarve, ato mund të shërbejnë në të ardhmen, kur shoqëria të mbingopet me diploma, dhe si rrezik social, pasi falimentimi i tyre do të lërë në rrugë dhjetëra-qindra familje që kanë investuar në financimin e këtyre piramidave.

    Në Shqipëri, ky rrezik është akut. I entuziazmuar nga grupet e interesit që i zbukurojnë sfondin e investimeve private në arsim, kryeministri Sali Berisha ka thyer rekord historik në dhënien e licencave të universiteteve private me lehtësinë e dhënies së një NIPT-i për hapje kafeneje. Nga tri universitete private që gjeti në vitin 2005, ai ka shkuar në gati 20 të tilla, duke e bërë këtë biznes një investim banal. Vetëm para dy muajsh një i licencuar për pronar universiteti është një njeri me precedentë penalë nga bota e krimit. Por ky nuk është ndonjë detaj çudibërës. Po kaq kriminalë janë dhe ata që janë profesorë apo ish-këshilltarë të tij. Së paku katër nga ish-këshilltarët e tij tashmë janë pronarë universitetesh private, duke i konsideruar licencat për këtë biznes si heqje qafe për njerëzit, me të cilët nuk punon dot. Më tej akoma, ministri i Arsimit, Genc Pollo, është përshirë në afera të pastra korruptive me disa universitete private, duke iu dhënë atyre licenca preferenciale për të fituar miliona euro brenda disa muajve. Nga kjo mori licencash universitare, natyrisht që do të kemi seleksion dhe koha do të bëjë të vetën. Do të ketë që do të mbijetojnë dhe ndoshta të tjerë që do të krijojnë cilësi, por papërgjegjësia në monitorimin e tyre mund të kthehet në tragjedi për shoqërinë shqiptare.

    Shembulli i Kosovës, kur standardin për universitetet private e ka vendosur një institucion i huaj i besueshëm, është një rast që duhet të aplikohet doemos me urgjencë sivjet në Shqipëri, ndoshta dhe para fillimit të vitit të ri shkollor. Kriteret e vendosura nga Ministria e Arsimit nuk janë respektuar, por duke paguar nën dorë te ministri Pollo ose duke e lajkatuar atë publikisht, shumë pronarë universitetesh ia kanë dalë të vazhdojnë pa humbur asnjë nga privilegjet që ua ka siguruar të qenit batakçinj.

    Por arsimi nuk është një biznes i zakonshëm që mund të zhvillohet pa ruajtur standarde dhe pa pasur parasysh një politikë kombëtare zhvillimi për të. Ashtu sikundër financat shqiptare kanë patur nevojë për FMN dhe Bankën Botërore që nga vitit 1991, dhe arsimi privat shqiptar ka nevojë për një institucion të huaj të vrojtojë standardet dhe jo Këshillin e Arsimit të Lartë Shqiptar, gjysma e të cilit jep mësime në universitetet private. Ne kemi nevojë për një institucion të huaj standardizimi për arsimin privat, pasi ky është një biznes, ku kanë investuar njerëz të dyshimtë me prirje të qarta vetëm për të fituar, pa pasur mision publik arsimin. Ata as që bëhet fjalë t’i afrohen modelit amerikan, por nuk respektojnë dhe ndonjë model të përparuar të Evropës Lindore.

    Dhe vetë koncepti i ministrit Pollo për arsimin privat është i ndryshëm me atë që ka ndaj universiteteve publike. Ai i konsideron ato të ndara dhe nuk ka konceptin që janë operatorë të barabartë në biznesin e arsimit të lartë. Të tjera ligje varësie funksionojnë për universitetet publike nga Ministria e Arsimit, të tjera funksionojnë për ato private, ndërkohë që ato si subjekte duhet të trajtohen njësoj dhe me të njëjtin nivel kontrolli. Të tjera kritere përdorin për punësim pedagogësh universitetet publike, asnjë kriter ato private. Të tjera kushte ka një njeri të bëhet kancelar në universitetin publik, asnjë kusht për atë privat. Në shumë raste kontrollet e ministrisë mbyllin sytë para shkeljeve, pasi marrin zarfet nga pronarët e universiteteve dhe sot kemi një zhvlerësim të plotë të asaj që quhet diplomë e marrë në Shqipëri.

    Kjo e bën edhe më të domosdoshme marrjen e një konsulence të huaj prestigjioze për sistemin arsimor privat, sidomos për atë të lartë, me qëllim që investimet e shumëpremtuara të kryeministrit në këtë fushë, të mos jenë ushqim për mafiozët, por pará për ata që duan të arsimohen. Mbi të gjitha, ky standardizim do të shpëtojë kryeministrin, të cilit nuk i ecën me piramidat, edhe pse këtë radhë ato po mbijnë në arsim.

    Gazeta Tema

  2. #2
    Interesant se sa shume universitete private jane hapur ne Shqiperi!

    Kur ishim studente kishte shoke qe i linin studimet ne mes, ndersa sot ata kane ne xhep nga dy diploma.

    Kane diploma dhe ata qe s'kane qene kurre ne universitet!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    C,ja ka kput kot ky Mero,,,,,,,,,,,,,,, ARSIMI PRIVAT (dhe cdo gja private ne pergjithsi) asht ne nivel ma te nalt se shkolla shtetnore, ka kushte ma te mira, konkurence, pergjegjsi (sepse pagun per ate qe meson)

    Shkolla private nuk i leshon diplomat ME MIQESI sepse falimenton si shkolle

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Talking

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Interesant se sa shume universitete private jane hapur ne Shqiperi!

    Kur ishim studente kishte shoke qe i linin studimet ne mes, ndersa sot ata kane ne xhep nga dy diploma.

    Kane diploma dhe ata qe s'kane qene kurre ne universitet!


    Mentalitet komunisti

    Or zotni, nuk asht diploma qe te siguron jetesen sot por DIJA,,,,,,,,,, sot ka shume familje qe nuk i cojne fare femit ne shkolle dhe i mesojne ne shtepi me mesues privat

    Kolektivi e NDYN njeriun

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Mentalitet komunisti

    Or zotni, nuk asht diploma qe te siguron jetesen sot por DIJA,,,,,,,,,, sot ka shume familje qe nuk i cojne fare femit ne shkolle dhe i mesojne ne shtepi me mesues privat

    Kolektivi e NDYN njeriun
    Po ti qenke femij i Judes, une njof hebrej qe nuk shkojn ne shkoll por mesojn ne shtepi e me profesor privat se ai ka klanin e vet te punoj te jetoj te festoj ...se nuk gjen tjeter pune pos pune private, kujt i shet mend ti ?
    me kend tallesh ti ?

    ata qe shkojn ne privat jan siq thojn ketu "le fils à papa"

    keta ne fund ska as dije as nder as shendet as lumturi vetem para ...........
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 25-07-2008 më 18:59
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    DyDrinas ka nje fare te drejte, sepse teza qe shprehet nuk eshte nje stigmatizim i universiteteve private, por i faktit qe jane aq shume sa mungesa e kontrollit rigoroz mbi kurrikulat e tyre akademike (eventualisht edhe cilesine) krijojne nje absurditet ne shoqerine e vogel shqiptare.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Nuk asht CILESIA e mesimit ajo qe i preokupon nderkombetaret ne Kosove , por frika e LIBERALIZMIT , dmth,ikja nga kontrolli

    Liberalizmi sjell nacionalizem , percarje, lufte

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Një di me thon vllau ja kam pagu mbi 1300 euro per keto ..? Do te thot tani e gjitha cka ka bo ai qe ka dhon provimet dhe ka pagu do te humbin ashtu ?

    Shteti duhet pak me mendu se populli i ka nda paret e bukes per ta shkollu femijen e vet e nje plere ta mbyll turp turp!!

    Duhet studentet me u mbledh gjith e me u rreshtu para kuvendint a ku dreq e ka zyren Kryeministri , qe me protestu per kete gje te ulet qe kan bo!

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Nuk asht CILESIA e mesimit ajo qe i preokupon nderkombetaret ne Kosove , por frika e LIBERALIZMIT , dmth,ikja nga kontrolli

    Liberalizmi sjell nacionalizem , percarje, lufte
    shum e vertet kjo qe e theksova ...........
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    C,ja ka kput kot ky Mero,,,,,,,,,,,,,,, ARSIMI PRIVAT (dhe cdo gja private ne pergjithsi) asht ne nivel ma te nalt se shkolla shtetnore, ka kushte ma te mira, konkurence, pergjegjsi (sepse pagun per ate qe meson)

    Shkolla private nuk i leshon diplomat ME MIQESI sepse falimenton si shkolle
    Ti shoku nuk e ke kot emrin LONI

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Loja "Kush do bëhet milioner?"
    Nga valdetshala në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-04-2012, 04:53
  3. Kosova në marrëdhëniet ndërkombëtare
    Nga ex-x në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 12:44
  4. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovës
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •