Serbët tentojnë ta marrin nën kontroll zyrën e Gjeodezisë dhe Kadastrës në Komunën e Shtërpcës


Shtërpcë,shtator 2008 -Policia e Kosovës ka bërë të ditur dje se në mëngjes disa qytetarë serbë kanë hyrë me forcë në zyrën e Gjeodezisë dhe Kadastrës, e cila është e vendosur në ndërtesën e Komunës së Shtërpcës.Menjëherë pas këtij këtij akti, punonjësit shqiptarë kanë njoftuar organet policore.Sipas tyre, arsyeja e hyrjes me dhunë e serbëve në godinën e Komunës së Shterpcës ishte rikthimi me forcë i një qytetari serb në vendin e tij të punës. Policia ka marrë në pyetje dy persona, ndërsa ka filluar hetimet për rastin. Momentalisht, zyra është mbyllur deri në një vendim të Gjykatës Komunale të Ferizajt për rihapjen e saj. Sipas Policisë së Kosovës, situata në qytetin e Shtërpcës paraqitet të jetë e qetë. VushtrriaPRESS

Hajdin ISLAMI
www.vuhtrriapress.shqipo.com
www.vushtrriapress.tk