Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 36
  1. #21
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Mendoj se piramida nuk eshte ambienti ideal per nje biznes mediatik.Top Chanell mund ta ushtroj aktivitetin e saj ne ambiente jashte qendrave te banimit, duhet te hiqen antenat e shemtume nga qendra e Tiranes.
    Por n.q.se zoterojn nje kontrate te rregullt me qeverin, duhet te rrespektohet. Kur flitet qe e ka marre me nje qera teper te lir, nuk keni pun me Top Chanell, por me ato qeveritar qe kan firmos nje kontrat te atill.
    Shteti duhet ti rrespektoj kontratat qe ka me bizneset.
    Ktu nuk flitet per objektin, por per ate qe simbolizon ne vetvete

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ne Shqiperi pala e paafte tashme ka gjetur nje justifikim klasik per te justifikuar paaftesine dhe dembelizmin e saj. Kush eshte i suksesshem ne Shqiperi duhet te jete patjeter mafioz me para te pista si Top_Channel. Sigurisht, vetem nje idiot mund te pretendoje se bizneset kudo ne bote nuk i ndyjne duart pak ne pislleqe, por sido qe te jete, para te piste e investuar kaq bukur dhe me interes per shqiptaret nuk ka dhe nuk ka pare ai vend. Me tej akuzat per para te pista vijne nga nje qeveri ish-misnitri i Mbrojtjes te se ciles eshte kapur me droge ne Itali (Mediu), si dhe po ky minister ka nje ceshtje te hapur nga prokuroria, dhe ish ministri i drejtesise, u akuzua per afere te ndyra ne favor te vellait te vet deri sa ai dha doreheqjen. Ketu akuzon nje gazete RD qe dikur financohej nga ndermarrja e PD 'Shqiponja" e cila kontrollonte 50% te kontrabandes se naftes me Serbine, dhe me tej nga kontrabandiste te armeve me ne krye Azem Hajdarin.

    Ne te gjithe boten filozofia anti-krim eshte qe ti nxise njerezit per ti investuar parate e pista ne biznese te pastra keshtu qe ata ta sigurojne suskesin ne dicka legjitime, duke mos u angazhuar me ne veprimtari te paligjshme. Kjo behet kudo ne bote, dhe konsiderohet si karremi me i mire per pastrimin e parase dhe uljen e kriminalitetit.

    Keshtu Top-Channel sot eshte nje nga ndermarrjet me fitimprurese ne Shqiperi dhe sigurisht s'ka pse te marre nje risk kaq te madh per ta nxjerre parane me droge, kur ata fare mire sigurojne fitime te medha me pune.

    Goditja e Top-Channel eshte sigurisht politike e paster. Ne fillimi kerkuan ti vene gjobe, por pasi ajo nuk piu uje se nuk i la Europa e Amerika, tashme kerkojne perseri te godasin Top-Media nepermjet kesaj kontrate. Ne te vertete shteti shqiptar e di mire qe nuk ka shanc per te fituar ne gjykate, dhe keshtu fillon nje propagande per opinion, duke e ditur se shume shqiptare nuk jane kaq te sofistikuar sa te kuptojne termat ligjore te nje kontrate dhe benefitet ekonomiko-sociale qe kjo kontrate solli per shoqerine shqiptare.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Gallate e madhe te lexosh keta dujsit dhe zarathustrat. Dihen mire ne opinion keto kontrata te bera ne kohe te turbullta dhe nga njerez te dyshimte dhene si shperblim disa sherbetoreve te tyre. Kjo kontrate eshte nje shembull i qarte. Jam i sigurte se si puna e piramides ka edhe shume te tjera. Shpresoj qe te dalin te palarat nje dite. Sipas zarath.... populli eshte injorant dhe nuk i merr vesh keto gjera prandaj te rrije urte e ti thure lavde topit.... kurse dujsi jepi nxirr berishen se mos harrosh. Ah mor te shkrete sa gjynah jeni.

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    Gallate e madhe te lexosh keta dujsit dhe zarathustrat. Dihen mire ne opinion keto kontrata te bera ne kohe te turbullta dhe nga njerez te dyshimte dhene si shperblim disa sherbetoreve te tyre. Kjo kontrate eshte nje shembull i qarte. Jam i sigurte se si puna e piramides ka edhe shume te tjera. Shpresoj qe te dalin te palarat nje dite. Sipas zarath.... populli eshte injorant dhe nuk i merr vesh keto gjera prandaj te rrije urte e ti thure lavde topit.... kurse dujsi jepi nxirr berishen se mos harrosh. Ah mor te shkrete sa gjynah jeni.
    Ti gjithmone postime rrumpalle ben. Ah mor i shkrete thua, jo po populli nuk eshte injorant, kontrate e bere ne kohe te veshtire, e idiotlleqe si keto. Te gris veshet. Ku jane njerezit e dyshimte te PDse te cilet moren milione nga kontrabanda e naftes me Serbine, qe te kene bere nje investim kaq te vyer per shoqerine shqiptare?

    A eshte e vertet qe ky investim eshte me i madhi ne qender te Tiranes deri me sot? PO. A eshte e vertete qe Top-Media eshte punedhenesi me i madh ne qender te Tiranes deri me sot PO. A eshte e vertete qe rroga mesatare ne kete biznes eshte 3 here me elarte se rroga mesatare ne Shqiperi, PO. A eshte Top_media nje nga taksapaguesit me te medhenj ne qytetin e Tiranes. A eshte e vertete qe ky biznes eshte nje nga kontribueset me te medhenj ne artin shqiptar sot per sot, PO. A eshte e vertet qe kur kjo kontrate u nenshkrua ajo godine ishte bosh dhe vetem kerkonte harxhime per mirembajtje si dhe nuk kishte asnje oferte tjeter me te mire qe ta justifikonte me investim te tille, PO. A eshte e vertete qe investimi i Top-Media u be ne ate vend ne nje kohe kur Shqiperia ne menyre te deshperuar kerkonte investime private, PO.

    Atehere te gjitha kushtet per te qene nje investim i favorizuar permbushen, kontrata te tilla ofrohen sot nen "Shqiperia 1 euro" sa te duash. TECi i Fierit u dha per 1 Euro nga qeveria Berisha.

    Keto jane argumentat e mia, ti ke ndonje apo do na grisesh veshet me keshillat e tua idiote?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 02-08-2008 më 20:28

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ha ha ha kur te shajne injorantet eshte mire thote dikush. Vazhdo te shash. Te gjitha ato brockulla qe na the me siper nuk jane aspak argumenta po lojra fjales. Si e the investimi me i madh ne qender te Tiranes..... bukur shume bukur operoni me fjalet ju .....nuk po e ndyj gojen. Ma merr mendja qe njerezit sot nuk jane aq injorante dhe disa gjera edhe i kane mesuar . Po nejse vertet nuk ia vlen te humbasesh kohen me ty.

  6. #26
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Me ke sy e pe ti kontraten abuzive? A nuk po jepen sot pronat shteterore per 1 euro (Shqiperia 1 euro) dhe mire bejne.


    Top_Channel ka investuar mbi 15 milione euro atje dhe puneson mbi 500 vete me rroga mesatare 700 euro ne muaj. Top_Channel sot eshte punesuesi me i madh ne qender te Tiranes dhe nga punesuesit e pakte te artisteve, muzikanteve, valltareve, kengetareve, humoristeve dhe talenteve te rinj ne keto fusha qe dikur kishin vdekur

    .
    Por Top-Channel duhet te dale prej andej, jo se ka nje kontrate difektive, por sepse ajo ndertese nuk eshte per ate lloj perdorimi. Problemi qendron se Qeveria e xhahileve kerkon te shporr kete ndermarrje prej andej me arrogance dhe mosperfillje dhe mos ti leje kesaj ndermarrje asnjelloj dinjiteti, respekti e me tej duke mos i paraqitur asnje zgjidhje tjeter te arsyeshme.

    Qe kemi nje kontrate abuzive kjo dihet.

    Ndersa me 1 euro po jepen ato troje qe nuk jane te shfrytezueshme dhe qe nuk paraqesin interesa si per shpronesim ashtu dhe per investim nga ana e shtetit. Piramida nuk hyne ne kategorine e mjeteve qe duhet te jepen me nje euro.


    Tani qe qeveria e ka me Top-in kjo dihet.

    Megjithate edhe pse Pango e ka parimisht drejte, ka nje kundershtim si nga nje pjese e mire e qytetareve (pse jo edhe nga une) dhe e medias apo dhe e insitucioneve te huaja.

    Kjo lufte e drejte ne parim nuk vjene se shtetit po i behen abuzime te medha por per ti bere nje fare presioni kesaj kompanie.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  7. #27
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    I Lumte qekan trima, po ju cdoni te qisni ne drit ketu ? apo do gjeni ndonje zgjidhje ?
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga GeNi_25 Lexo Postimin
    Qe kemi nje kontrate abuzive kjo dihet.

    Ndersa me 1 euro po jepen ato troje qe nuk jane te shfrytezueshme dhe qe nuk paraqesin interesa si per shpronesim ashtu dhe per investim nga ana e shtetit. Piramida nuk hyne ne kategorine e mjeteve qe duhet te jepen me nje euro.


    Tani qe qeveria e ka me Top-in kjo dihet.

    Megjithate edhe pse Pango e ka parimisht drejte, ka nje kundershtim si nga nje pjese e mire e qytetareve (pse jo edhe nga une) dhe e medias apo dhe e insitucioneve te huaja.

    Kjo lufte e drejte ne parim nuk vjene se shtetit po i behen abuzime te medha por per ti bere nje fare presioni kesaj kompanie.

    Edhe Piramida kur u dha nuk ishte e shfrytezueshme, kush i ka pare ato ambiente ne ate kohe e di shume mirekete, e shteti s'kishte fonde per ta rregulluar, e me tej nuk paraqiste interesa per shpronesim si dhe investim nga shteti. Ne fakt gjithe ambientet e saj iu dhane me qira privateve, si firma arkitekture, avokature etj. Nuk ekzsitonte asnje plan ne ate kohe per kthimin e piramides ne nje qender te destinuar arti. TECi i Fierit u dha per 1 euro, kjo kontrate mbas 5 vitesh mundet qe fare mire te quhet abuzive, fale nje kerkese te investitoreve te tjere qe ofrojne me shume. Me tej atij investimi ndryshe nga atij te Top-Channel iu garantua nje shitje malli me cmim aspak te favorshem nga SHTETI. Edhe kjo veper ne te ardhmen mund jete fare mire objekt i investimeve nga shteti ashtu si sot eshte Piramida.

    Pango nuk ka asnje te drejte, as parimore as ligjore. Ka nje te drejte morale qe nuk i atriubohet Pangos, por merites se shoqerise shqiptare per te pasur nje qender arti, por jo mbi kurriz te nje interesi tjeter publik dhe privat sic eshte Top-Channel, levruesi me aktiv i artit shqiptar sot per sot.

    Edhe nje here, qeveria e sotme nese deshiron te prishe kontraten, ka per detyre ta rregulloje Top-Channel ne nje menyre te tille qe pozitat e kesaj ndermarrje te mos jene me inferiore nga cfare garanton kontrata e qirase qe ata kane sot. Ligjerisht, Pango e di shume mire qe kjo ceshtje mund te shkoje ne Strasburg dhe atje qeveria shqiptare humb me siguri matematike.

  9. #29
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin

    Edhe Piramida kur u dha nuk ishte e shfrytezueshme,

    e me tej nuk paraqiste interesa per shpronesim si dhe investim nga shteti. Ne fakt gjithe ambientet e saj iu dhane me qira privateve, si firma arkitekture, avokature etj.
    Shko pyet njehere sa ka paguar me meter katror qendra e librit anglez qe ka qene per disa vite se bashku me top-in?

    Shko pyet pse u largua kjo bibloteke nga Piramida? (Sepse top po zgjerohesh dhe i duheshin asmbientet e biblotekes)

    A e di ti se nqs ka prone per tu shitur, per tu dhene me qera, apo per kompesim me te mire sesa ai vend aty.

    Si mund ti lihet nje kompanie qe te shet me leke ndeshjet e kombetares se futbollit dhe si kembim paguan vetem nje euro ku si kembim duhet te paguante disa qindra apo mijera?

    Ka nje prapavije politike por si moral eshte e drejte!
    Ndryshuar për herë të fundit nga GeNi_25 : 07-08-2008 më 18:23
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga GeNi_25 Lexo Postimin
    Shko pyet njehere sa ka paguar me meter katror qendra e librit anglez qe ka qene per disa vite se bashku me top-in?

    Shko pyet pse u largua kjo bibloteke nga Piramida? (Sepse top po zgjerohesh dhe i duheshin asmbientet e biblotekes)

    A e di ti se nqs ka prone per tu shitur, per tu dhene me qera, apo per kompesim me te mire sesa ai vend aty.

    Si mund ti lihet nje kompanie qe te shet me leke ndeshjet e kombetares se futbollit dhe si kembim paguan vetem nje euro ku si kembim duhet te paguante disa qindra apo mijera?

    Ka nje prapavije politike por si moral eshte e drejte!
    Ne gjithe boten bizneset qe marrin riskun te paret per tu futur ne nje treg stimulohen nga qeverite e atyre vendeve ne menyrat nga me ekstreme. Qeveriste ndertojne autostrada, porte, japin 20-30 vjet te drejta jo-taksimi, shpronesojne pasuri private (eminent domain) duke kompensuar pronaret me cmime tregu, per ti plotesuar kushtet investitoreve qe biznesi i tyre te funksionoje sa me mire. Ne Shqiperi u dha me qira te favorshme nje prone qe ishte e pa-perdorshme ne ate kohe, dhe qe thithi miliona dollare investime, dhe puneson mbi 1000 persona shumica artiste.

    Si mund te shitet per 1 Euro, nje TEC qe te shet energji me shtrenjte se cmimi ne treg, sic ishte pra TECi i Fierit qe u shit nga kjo qeveri per 1 Euro?

    Cfare lidhje ka ketu bibloteka me Top-in nuk e di.

    Gjithsesi, nje kompani qe investon $20-30 milione dollare, ne kohe te deshperuara ekonomike, qe puneson mbi 1,000 persona me rroga mjaft te larta per ate vend kur papunesia kalon 30%, qe eshte punesuesi kryesor i artisteve, muzikanteve, humoristeve, kercimtareve, kengetareve, etj pra levruesi me i madh i artit shqiptar ne Shqiperi, qe organizon spektakle artistike, kenge, mode, etj thuajse te vetme ne ate vend, qe i ka dhene emer nderkombetar Shqiperise ne futjen e teknologjive moderne te transmetimit (dixhitale), pa dyshim e ka merituar nje stimul te tille.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  2. Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •