Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 36
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2008
    Postime
    26
    S`ka asnje lidhje iniciativa "Shqiperia 1 euro" me kontraten abuziviste te lidhur ndermjet TCH dhe institucioneve shteterore shume vite me pare. "Shqiperia 1 euro" e ka thene me te drejte nje diskutant me siper, eshte per prona shteterore te pashfrytezuara dhe qe nuk tregon kush interes per to, por jo per objekte apo troje ne qender te Tiranes, qe kerkohen jashtezakonisht shume nga bizneset.

    Si ne kohen kur eshte lidhur kontrata si tani, cmimi prej 1$ m2 eshte teresisht abuziv, pasi si ne ate kohe si tani kerkesa per ate lokalitet eshte e madhe dhe paguhet shume shtrenjte (normalisht qe ka ndryshime ne cmim, por cmimi 1$ eshte teresisht abuziv). Qeveria nuk stimulon bizneset private, por mund te beje lehtesira per to, gjithmone duke mos abuzuar me pushtetin ne favor te nje biznesi te caktuar, ne kete rast mediatik, sic bene pushtetaret socialiste me TCH, i cili ja u shperbleu me propogande ne cdo cep ku shtrin valet e tij. Bile kandidoi edhe ne gare elektorale drejperdrejt me karagjozin e "FiksFare" Saimir Kodra.

    Qeveria jo vetem kerkon qe te ndaloje kete kontrate abuzive, por edhe te shfrytezoje kete objekt per kulturen dhe artin shqiptar. Keshtu qe TCH si kompani e madhe te bleje apo marre me qera ambiente te tjera dhe te mos tentoje qe t'i beje presion qeverise, sikurse beri pak kohe me pare kur tatimoret zbuluan evazionin fiskal te kesaj kompanie.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    disa citime berishiane te leksionit te mesiperm mafioz te brarit ...




    pra berisha paskaka bere pazar me tanin, dhe pas ketij karremi, ka futur banden e vet per lojtur disa tela e vegla te makina, sa per ta giciluar ...

    ki eshte berisha, kur nuk eshte nen efekten shkatrruese te droges ...



    pra salija qenka pjese e mafjes ... ben lojen e mafjes ... brenda e pertej kufirit ...

    varianti me i mire i sales (si i droguar, si i pa-droguar) eshte qe te mos e ngacmojne nga karrikja, pa mafia te fshije lemen ... te beje si te doje ...

    pra eshte nje ftese informale qe berisha i ben mafies kundershtare per marveshje e paqe ...



    pra mafiozet do te behen nostalgjike per berishen ... sepse dikush tjeter qe mund te vije ne ate post mund ti tregoje vendin mafies ... pa berishen (me dhe pa droge), mafia nuk mund te ekzistoje ...

    ja edhe pasoja e largimit te berishes, i droguar ose i pa-droguar:



    me hapur nuk ka folur ndonjeher sal drog brar mafiozi ...

    ky eshte marshi i mafies qe ka kapluar shtetin ...

    mir sala, por edhe brarisha paska shkrojtur nen efekten e droges ...
    Ti je binjaku i kundert i Brarit......

    Fiksimaxhi deri ne rrenje...

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Gazeta Standard, 27 korrik

    Top Media “kërcënon” Pango: Dëmshpërblimi është dyfish

    Kompania “Top Media”, dje, ka “kërcënuar” ministrin e kulturës Ylli Pangon se duhet t’i dëmshpërblejë dyfish nëse i detyron të dalin nga mjediset e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Kështu “Top Media” i përgjigjet negativisht letrës së ministrit të kulturës, Ylli Pangos, në lidhje me lirimin e mjediseve të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, drejtuar publikisht disa ditë më parë.

    Në letër thuhet se janë katër kompani të Top Medias, që kanë kontrata të rregullta qiraje, konform ligjeve, të cilat edhe sot janë në fuqi.

    Kështu, shoqëritë “Top Channel”, “Top Albania”, “Video Grapihc Agency, sh.p.k dhe “DigitAlb” sh.a në vitet 2000, 2001, 2003 dhe 2005 kanë lidhur me Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe Privatizimin (sot Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) dhe me Ministrinë e Kulturës, kontrata qiraje me afate nga 5-20 vjet për mjediset që ndodhen në QNK.

    Në letër kompanitë mediatike përmendin faktin se me daljen e vendimit të KM, në vitin 2006, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Ekonomisë, kishin detyrim që në rast zgjidhjeje të parakohshme dhe në mënyrë të njëanshme të këtyre kontratave të merrnin masa për së paku sistemimin e këtyre kompanive në mjedise të tjera me qira, dhe zhdëmtimin e këtij transferimi.

    Në bazë të llogaritjeve, Top Media tregon në letrën e saj se, shuma që duhet t’i dëmshpërblejë Ministria e Kulturës është dyfish nga ç’kushton rikonstruksioni i Piramidës. Njëkohësisht, përmes letrës “Top Media” lajmëron se vendimi i njëanshëm i prishjes së kontratës rrezikon aktivitetin e këtyre shoqërive deri në falimentim. Në letrën që Pango u ka drejtuar këtyre kompanive mediatike, disa ditë më parë nuk është shënuar konkretisht, se cilat do të jenë lehtësirat që do t’u krijojë, por nga ana tjetër, ministri i Kulturës ka kohë që ka njoftuar rikonstruksionin e Piramidës. Ndërsa kontratat që Top Media ka lidhur me shtetin janë kryer në kohën kur në pushtet ishte PS-ja.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #14
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    keshtu pra, sa me shume zhurme, sa me shume "gurgule", sa me i madh te behet sherri, aq me shume muhabet bejne mileti, hollojne e ster-hollojne, bejne hamendsime ... deri ...

    sa efekti i ilaçeve droguese te sales te stabilizohet ...

    kemi edhe te tjera qe here kalojne ne rezerve, here nxirren ne plan te pare ... edhe mbahen te fsherhura. ashtu siç i gatuan nomenklature-sigurimi, qe ia jep sales te gatshme per ti ekzekutuar ...

    po e ve nomenklaturen puniste ne veshtiresi nganjehere, mor sali, por nuk ka ku te gjejne ata njeri me fytyre te bere me sholle se sa ajo e jotja - as edhe fatosi nuk preferoi ta luante ate loje deri ne fund ... edhe zabiti ...

    brari ta vuri lakmuesin me ne fund - ti je shpresa e mafies, e kundrabandes, e hajduteve, e maskarenjve, e dy-fytyresise, e veseve me te ulta qe mund te kete njeriu, qe ti i ngrite ne sistem shteteror ...

    çfare tmerri po sheh ky popull me kete gerdalle punisto-sigurim-nomenklaturiste ...

  5. #15
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Me ke sy e pe ti kontraten abuzive? A nuk po jepen sot pronat shteterore per 1 euro (Shqiperia 1 euro) dhe mire bejne. Top_Channel ka investuar mbi 15 milione euro atje dhe puneson mbi 500 vete me rroga mesatare 700 euro ne muaj. Top_Channel sot eshte punesuesi me i madh ne qender te Tiranes dhe nga punesuesit e pakte te artisteve, muzikanteve, valltareve, kengetareve, humoristeve dhe talenteve te rinj ne keto fusha qe dikur kishin vdekur. Ne nje shoqeri ku rinia rri kafeneve dhe enderron per tu integruar ne jeten e gangsterit dhe mafiozit dhe ku arti eshte fusha e fundit ku ajo kerkon te investohet, ky nuk eshte kontribut i vogel. Pra kontrata e lire justifikon nje investim jo te pakonsiderueshem, nga i cili shoqeria shqiptare perfiton jo pak, po ashtu edhe shteti se vjel taksa. Keshtu qe mos ia ngop si e e jema e Zeqos.

    Por Top-Channel duhet te dale prej andej, jo se ka nje kontrate difektive, por sepse ajo ndertese nuk eshte per ate lloj perdorimi. Problemi qendron se Qeveria e xhahileve kerkon te shporr kete ndermarrje prej andej me arrogance dhe mosperfillje dhe mos ti leje kesaj ndermarrje asnjelloj dinjiteti, respekti e me tej duke mos i paraqitur asnje zgjidhje tjeter te arsyeshme. Me Top-Channel kerkohet komunikim dhe jo arrogance dhe fodullek alla Pango leshi.

    Edhe emrin i vune ate te Pjeter Arbnorit, nje figure tejet politike kjo. Qender kulturore qe mban emrin e nje politikani te djathte vetem ne Shqiperi gjen.
    Cili eshte arti qe servir ky televizion apo te tera televizionet private (komerciale) ne Shqiperi?
    Nese mendoni se ata servirin art, atehere te mbyllen te gjitha institucionet e artit dhe kultures dhe t'ju jipen ato me qira televizioneve private.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Ore pak ndertesa uzinash e fabrikash boshe ka Tirana!!!!!!!!!!!!!

    T,i jepet nje ndertese e tille dhe te mbyllin sqepin e piset keta topat

    Arkitektura e PIRAMIDES eshte shume e pershtatshme per sallon arti,a galeri arti , dicka e tille i mungon Tiranes

  7. #17
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    eshte 100 vjetori i xhaxhi enverit, ndaj do tia ktheje salija e qeveria ...

    ekzibicionizmi eshte ne mode ... eshte betuar saliu ne ate piramide ...

    per vazhdimesine ... pyeteni po deshet, dhe ec e jep pergjigje ketu ...

  8. #18
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    eh c'na ka gjet :

    Nese kjo eshte nje kontrate abuzive ose jo nuk mund te pretendohet por duhet vendosur nga gjykatat. Ne rastin e nje kontrate abuzive atehere duhet te denohet nenpunesi apo zyra publike nga e cila ka dale kjo kontrate. Kontrata nese eshte lidhur me ane te korrupsionit apo kercenimeve quhet qe nga fillimi si e pavlefshme dhe eshte pa efekt.


    Ne rast se kjo gje nuk provohet atehere kontrata eshte nje kontrate e vlefshme midis shtetit dhe nje personi juridik. Kontrata nuk mund te anullohet nga nje ane pa paguar demshperblim. Kontrata nuk mund te anullohet nga nje ane pa siguruar mbijetesen e biznesit ne fjale.


    Anullimi i nje kontrate ne te kundert nga ajo perpiqet te paraqitet ketu nuk ka fare te beje me poltikien apo me mafien etj etj. Eshte nje proces i thjeshte ligjor. Meqenese ne Shqiperi per fat te mire ekziston ligji i koduar ( cudi qe sales nuk i ka vajt mendja ta hedhi poshte kete) atehere nuk ka fare vend per lloqe. Kete gje e vendosin gjykatat perkatese.


    Personalisht nuk isha kurre dakort qe piramida te sherbeje si shtylle antenash. Brimat e gropat qe jane hapur ne ate mermer qe ka paguar populli me gjak, jane turp. Personalisht mendoj se Piramida duhet te kthehet ne nje qender kulture dhe pse une do te preferoja nje bibloteke universetare sesa nje ekspozite pikture. Shpresoj qe shteti me gjithe Top Channel e te bien shpejt ne ujdi per rikthimin e kesaj ndertese ne sherbim te publikut.

    Shpresoj qe ti ndryshojne dhe emrin pasi ky eshte nje politizim i tepert i ambjenteve publike, duke pasur parasysh faktin se jemi ne demokraci e jo ne punizem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga JestersWorld : 28-07-2008 më 07:38
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Cili eshte arti qe servir ky televizion apo te tera televizionet private (komerciale) ne Shqiperi?
    Nese mendoni se ata servirin art, atehere te mbyllen te gjitha institucionet e artit dhe kultures dhe t'ju jipen ato me qira televizioneve private.
    Nuk e di ku jeton ti? Edhe ne Hene te jetoje duhet te dije tashme se arti zhvillohet dhe levrohet edhe nga televizionet komerciale. Ne nje vend ku shteti i dedikon artit dhe sportit nje buxhet qesharak, a eshte valle e mundur qe privati te kontriuboje ne keto fusha? Hmm?

    Top-Channel sot puneson trupen e vetme te kercimit modern ne Shqiperi, ku shkolla dhe tradita e kercimit ka qene nga me te mirat ne Ballkan. Vec hidhi nje sy balerineve qe mbaruan ate akademi sesi arriten majen neper bote. Ne nje vend ku askush nuk do te investoje vite nga jeta ne kete art, punesimi cilesor i studenteve qe mbarojne kete shkolle eshte kontribut jo i vogel. Po te pyes ku eshte trupa e valltareve qe sponsorizohet nga shteti? Top-Channel organizon ne menyre konstante festivale dhe spektakle kengesh dhe muzike (Top Fest, Top-Show), mban gjalle ne menyre konstante levrimin dhe traditen muzikore te festivaleve shqiptare te kenges nepermjet ri-perpunimeve dhe ri-prezantimeve te tyre prej talenteve te rinj, ne nje kohe kur tradita muzikore shqiptare po goditet nga te gjitha anet nga influenca e asaj te huaj, organizon spektakle mode me stiliste dhe modele shqiptare duke sjelle edhe fotografe me fame boterore ne to si Fadil Berisha, puneson dhe zbulon talentet kengetare me te mire te rinj, puneson talentet me te mire ne deget kryesore te muzikes, violine, kitare, vegla frymore, regjizoret me te talentuar, kameramane, humoriste, dhe organizon te vetmin spektakel humori prestigjoz ne Shqiperi. Sigurisht qe jo per shpirt te babes, por kjo nuk e mohon kontributin e tij.

    Hidhi nje sy stafit te Top-Channel, jane te gjithe te rinj te apasionuar, ndoshta te vetmit ne Shqiperi qe punojne nga 10-12 ore ne dite, dhe per me tej per art. Jane te gjithe te rinj qe perpiqen te sjellin nje fije civilizim ne nje vend ku rinia statistikisht harxhon me shume per kafe. alkol e duhan sesa per edukim, le me pastaj per art.....

    Per te mos vajtur me tej ne sponsorizime edhe sportive sic ishte kampionati mesdhetar i peshengritjes, si dhe futja e teknologjive bashkohore ne transmetim te niveleve te tilla qe nuk i gjen as ne boten e industrializuar.

    Nuk eshte e veshtire ta shohesh, po ta hapesh pak mendjen.... mjaft me me kete cmire dhe mendesi gangoje. Si mund te stimulohej arti me mire se kaq? Nese ka nje investim qe ia ka vlere bara qirane te stimulohet eshte pikerisht kjo kontrate qe kaq shume ka stimuluar artin shqiptar, ate qe shteti vet, as e organizon dhe as e sponsorizon dot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 29-07-2008 më 00:49

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    "Shqiperia 1 Euro" nuk i siguron askujt truall per 1$ /m2 por ka per qellim qe cdo sipermares privat i vendit apo i huaj, i madh apo i vogel, te investoje vetem 1 euro per legalizimin e biznesit te tij ne Shqiperi. Qe do te thote, shteti shqiptar merr persiper te sheshimit te cdo pengese per biznesin, qofte financiare, ligjore, burokratike.

    Sa per ceshtjen e uzurpimit te Piramides se Enver Hoxhes nga Top Media, kjo perben nje sfide per qeverine shqiptare dhe kryeministrin e vendit Berisha. Nuk ka asnje dyshim per qarqet brenda dhe jashte vendit qe Top Media eshte nje lavatrice e pastrimit te parave te pista te trafiqeve te mafies rajonale. Per sa kohe ajo do te vazhdoje aktivitetin ne qender te Tiranes, te gjitha arritjet e qeverise Berisha ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe legalizimit te ekonomise shqiptare do te shumezohen me zero. Nese ne fillimet e viteve 1990 Piramida ishte nje simbol i diktatorit e komuzmit famekeq, krijesa si TOP MEDIA jane simboli i pushtetit te mafies ne shoqerine shqiptare.

    Kuptohet qe nuk eshte e lehte cmontimi i pushtetit mafioz 8 vjecar te Nano e kompani ne vetem 3 vjet. Por Berisha dhe te gjitha ata qe jane sot ne pozitat e pushtetit, nuk duhet te kene ndonje iluzion se piramidat e mafies nuk duhen levizur apo rinovuar, ato duhen shkaterruar deri ne gurin e themelit. Shkaterrimi i tyre nuk i cliron vetem mushkerite e shtetit shqiptar, shkaterrimi i tyre ndihmon me shume se cdo gje edhe psiqiken e shqiptareve qe kane zhvilluar nje tolerance te rrezikshme ndaj bizneseve te krimit te organizuar..

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-07-2008 më 02:09

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  2. Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •