Ha ha ha ....a ma perkthen dikush kete gjuhe "hyjnore" desha te them shejtance........ha ha hao rahim abdurrahim viktim budallim cuknim trapiim..
Pershendetje te gjithve!
Nga nje provokim, ne nje nxitje tjeter po e beni qimen tra... dhe po nencmoni njeri tjetrin duke fyer ne pergjithsi popullaten shqiptare.
Cdo vend ne bote ka njerez te mire dhe te keqij. Cdo njeri ka te drejten e vet se ne cilin besim fetar te besoj. Cdo gje eshte me deshiren e vet! Askujt nga ketu ne forum une apo dikush tjeter nuk mund ta cojme me zor te besoje ne nje besim fetar, apo te mos besoj fare te behet ateist.
Cdokush duhet te shohe rrugen e vet te drejte dhe qe i duket e mire e mos te meret me punet e tjerve. Lexoj marezira e pallavra duke shkruajtur nga njeri tjetri dhe duke u perleshur dhe kaloni ne percarje kombetare. Per 1 njeri apo per 2 nuk miret ne qafe nje popull i tere. Keshtu fati kishe qene qe te mos jen te gjithe trojet shqiptare te bashkuara! Por jo njera pale duke ofenduar tjetren e kshu me radhe.
Ju qe flisni per shqiptaret e maqedonise dhe per besimin e shumices se tyre qe jane musliman dhe po e beni qe qenkemi arabe shqipfoles , nuk besoj se ka ofendim me te madh. Po ti analizosh gjerat me gjeresisht e te shifnit se si jeton nje shqiptare ketu ne maqedoni dhe si jeton nje shqiptare ne shqiperi kur do te vinit ne perfundim nuk do ti shkruanit keto marezira.
Nje besimtar muslimane i vertete nuk ben gjera te tilla as kunder kombit dhe asgje te keqe, cdokush mund ta quaje veten musliman apo krishter , ateist e cdo gje tjeter. Por nqf se nuk e praktikon ate nuk mund te jesh i tille.
Nje besimtari musliman te vertet nuk i lejohet nga zoti qe te bej "gjynahe". Nuk eshte e lejuheshme te perdhunosh femijen tend, nuk eshte e lejueshme te vrasesh femijen, te presesh me thik e sopata vllaun per 1 dekar toke e cmendurira te tjera. Njeriu me fytyre dhe muslimani i vertete nuk i ben keto gjera! Ai qe ben nje gje te tille, sado qe te quaj veten musliman ai nuk eshte i tille, ka shume prapaganda e gjera tjera... por realiteti eshte ndryshe. Cdo gje qe te mendosh ti besh tjetrit dem eshte mekat do denohesh nga zoti!
Ka shume njerez te cuditshem ne bote ndodhin shume lloj fatkeqsirash e tragjedi te ndryshme por ata nuk jane njerez e as besimtare te cfare do feje qofshin, por jane kafshe!!!
(Fatkeqsisht keto gjera ndodhin ne shqiperi gati se dite per dite, lexojme neper media qe babai perdhunon te bijen, vret vllau vllaun per 1 cope toke, mbyt prindi femijet e gruan dhe largohet nga shqiperia e gjera tjera, si ajo puna e atyre personave qe vodhen turistet e ardhur nga Kosova etj, etj.) Tani per 1 apo 2 psikopata qe bejne keto gjera duhet ti veme fajin gjithe popullates qe jetojne ne shqiperi e? Kjo eshte budallallik! Keto mos jane musliman apo nga maqedonia qe i bejne keto? Shfletoni temat tek "Aktualitetet shoqerore" ne forum dhe do te shifni se sa tema hapen ne dite per keto ngjarje qe ndodhin ne shqiperi. Tash per keto kafshe qe nuk mund ti quajme njerezi une duhet tju drejtohem vellezerve tjere shqiptare qe ju te shqiperise/maqedonise/kosoves nuk jeni njerez normal beni kete e beni ate? (Jo mer vlla jo, nuk mund ta hudhim kombin tone per ca kafshe) Keni durrim dhe gjakftohtesi e mereni cdo gje me qetesi.
Po lexoj qe citoni dhe shahni njeri tjetrin, qe te gjithe jemi nje komb e shqiptare. Si nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia te njejte jemi! Por vete e biem veten te percahemi me budallliqet tona. Per 1 apo 2 persona tjere nuk ka faj nje komb i tere.
Te jetosh ne Maqedoni dhe Kosove nuk eshte aq lehte si ne Shqiperi!
Po citoj ca fjale te kengetares Rovena Dilo e cila shume mire foli, per festen e flamurit kombetar. (Kishe nje flamur kombetar ne dore kur doli ne skene dhe tha, nuk eshte njelloj kur valon nje flamur kombetar ne mes te Shkupit ne Maqedoni dhe nje flamur kombetar ne mes te Tiranes ne Shqiperi, ketu ne maqedoni me shekuj shqiptaret jane burgosur e jane vrare per ta valuar kete flamur e per te ruajtur traditat kombetare shqiptare nga sllavo maqedonet, shqiptaret e maqedonise me gjithe ato te hekurat nga sllavo maqedonasit me sakrifice e gjak nuk kane lene feste kombetare pa festuar ne momentet me te veshtira, ku u burgosnin e u vriteshin nga maqedonasit te cilet nuk donin qe te degjonin fjalen gjuhen shqipe apo flamur kombetar ne maqedoni.)
Eshte shume e vertete kjo! Po disa qe nuk kane dijeni reth ketyre gjerave flasin budallalliqe ketu. (Ndonjeri shkruan nje postim sa per ti hudh zjarit benzine, tjetri shkruan nje postim sa per tu tallur dhe bejne percarje kombetare). Vllezer e motra keto jane budalliqet tona qe ne shqiptaret po mbytemi me njeri tjetrin. Nuk duhet te bihem pre e provokimeve te nje apo dy personave te cilet tallin lesht(me falni per shprehjen) ketu ne forum.
Mos u keqkuptoni me njeri tjetrin dhe per besime fetare te percajme kombin! Se nuk ka shqiptare te cfare do besimi fetar te ndryshem apo ateist qe i hudh vlerat kombetare! Kete ta keni 1 miljon % te sigurte!
Gjith te mirat.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga no name : 31-07-2008 mė 11:29
#VamosArgentina
ke shume te drejte ne shkrimin tende,,kete qe ne fillim e kam potencuar qe te mos ofendohemi dhe disa here jame lutur me gjakftohtesi......ne cdo teme mundohen te hudhin pluhur mbi shqiptaret e maqedonise kjo nuk mban aspak, nuk dine te ndajne vuajtjet bashke me ne po cka eshet me e keqa edhe na urejn dhe na nencmojne...
Ē'ėshtė Feja Islame?
Islam do te thote: besimi ne nje Zot dhe nenshtrim ndaj Tij; te besuarit ne urdherat e Zotit dhe ne porosite e Profetit Muhamed a.s.
Feja Islame eshte themeluar mbi dy PARIME te medha te besimit (Shehadeti):
1. Nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut
2. Muhamedi a.s. eshte i derguari i Zotit si profet per tere njerezine.
SHEHADETI:
La ilahe il-lallah, Muhamed resulullah. (Nuk ka zot tjeter perveē Allahut, dhe Muhamedi eshte i Derguari i Tij)
Keto fjale feja Islame i konsideron si deklarate, ne te cilen perfshihen dy parimet e para themelore te Islamit. Ai qe kete deklarate te madherishme e shpreh me goje dhe e verteton me zemer, konsiderohet se ka hyre ne Fene Islame.
PARIMET E BESIMIT ISLAM
1. Besimi vetem ne nje Zot. (Te mos besosh se ka ndonje zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte rob dhe i Derguar i Zotit.)
2. Besimi ne engjejt e Zotit.
3. Besimi ne Librat e Shenjte te Zotit.
4. Besimi ne te gjithe profetet e Zotit.
5. Besimi qe nje dite do te vdesim dhe do te ringjallemi ne Diten e Gjykimit.
6. Besimi qe cdo e mire dhe e keqe krijohet sipas caktimit te Zotit.
ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA
DEKLARATA: "Esh-hedu en la ilahe il-lallah, ue esh-hedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu "
"Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte robi dhe i derguari i Tij", e cila duhet te shprehet me goje nga nje person, por edhe te besohet me zemer.
Shtylla e dyte e Fese Islame eshte NAMAZI, falja e pese koheve te namazit ne dite.
ZEKATI, qe eshte "detyrim" nga pasuria, te cilin e japin vetem ata qe kane nje shume te konsiderueshme pasurie. Zekati jepet njehere ne vit, ne nje sasi prej nje te dyzeten, ose 2,5 % te pasurise.
AGJERIMI ne muajin e Ramazanit.
Kryerja e HAXHIT, per ata qe jane te shendetshem dhe qe u mjaftojne shpenzimet e udhetimit deri ne Kabe dhe per kthim ne atdheun e tyre. Keta persona Haxhin e kane detyre te domosdoshme, kur shpenzimet e Haxhit nuk cenojne buxhetin e familjes.
MORALI NE ISLAM
Njeriu lind me shpirt te paster. Ne qofte se semuremi nga ana fizike, paraqitemi tek mjeku dhe e permiresojme shendetin me ane te ilaceve. Por gjate jetes se njeriut , ashtu sic semuret trupi, ndodh qe te semuret edhe shpirti. Ndersa per permiresimin e trupit ekzistojne shkencat mjekesore, per permiresimin e shpirtit ekziston shkenca shoqerore e moralit. Pra, MORALI sheron semundjet shpirterore. Libri i Shenjte - KUR'ANI - qe eshte burimi i besimit dhe ibadeteve, eshte gjithashtu edhe burimi i shkences se moralit. Lidhur me kete teme, Profeti yne Muhamedi a.s. ka thene: "Une jam derguar vetem per te persosur moralet e mira".
Per te arritur lumturine ne kete bote dhe tjetren, eshte e nevojshme qe te realizojme disa kushte te miresjelljes si me poshte:
1. Detyrat tona ndaj Zotit.
2. Detyrat tona ndaj vetes.
3. Detyrat tona ndaj familjes dhe farefisit.
4. Detyrat tona ndaj popullit dhe shtetit tone.
5. Detyrat tona njerezore ndaj tere njerezise.
Se fundi, po e mbyllim kete informacion te shkurter me thenien e Allahut te Madheruar marre nga Kur'ani:
"Dhe ne qofte se te pyesin roberit e Mij per Mua, Une jam afer, i pergjigjem lutjes se atij qe me lutet;
Pra le te me pergjigjen Mua dhe le te me besojne, ne menyre qe te gjejne rrugen e vertete."
Marre nga libri "ILMIHAL" -Njohuri fetare. prej Mehmet Sojmen; Botuar ne Tirane ,me 1999.
Krijoni Kontakt