Celyy,
Une kam percjellur me teper sqarime shkencore ne lidhje me fenomenin (shih per kete shkrimin ne "New Scientist" e cila eshte njera prej gazetave me prestigjioze ne bote per shkence dhe ne kete gazete nuk mundesh te botosh artikuj pa kaluar ne per borde te ndryshme te editimit nga shkencetare eminente).
Ne artikullin e percjellur ne postimin tim te meparshem mund te lexosh qe shkenca e pranon ekzistimin e fenomenit vetem qe nuk ka sqarim bindes per te dhe tani per tani ende eshte ne fazen e hulumtimeve, dmth hipoteza te ndryshme dhe mandej tentime per ta vertetuar ate.
Ja linku(duhesh ta dish gjuhen angleze per ta lexuar):
http://www.newscientist.com/article/...-activity.html
Ne postimin tjeter une e dergova edhe linkun ku mundesh me pa inqizimin e bere ne Landovice ne momentin kur shperthen zjarri (ishte i ndryshem nga ai qe e pashe ne RTK). Te njejtin mund ta shihesh edhe ne YouTube, vetem shtype ne dritaren e "search" Landovica.
Ja linku:
http://www.yakey.com/humor/video/eauuNp2UjcY
Mund te ndodh qe kemi te bejme me nje fushe te panjohur tani per tani per shkencen e cila i shkakton keto zjarre? Nuk e dij a eshte koincidence apo ka nje lidhje por ne ishim (po mendoj Kosova pra edhe Landovica) ne vijen e rrethit me ngjyre te zeze ne distance prej 1802.46 kilometra nga epiqendra ne Gize te Egjiptit ne te cilen lajmerohen zjarret neper bote. Shih per kete linkun qe e dergova me heret ne forum:
http://www.humanresonance.org/messina.html
http://www.humanresonance.org/gelendjik.html
Paramendo nje situate hipotetike, para 100 viteve ne nje vend ka izotope radioaktive dhe rrezatimi shkakton vdekjen e banoreve, njerzit nga injoranca - mosdija mund ti dergojne emisaret e fese te vete te mundohen ta bekojne token nga xhindet etj por rrezatimi radiaoktiv nuk i njeh fete dhe i mbyte ngadal edhe ata emisar fetar , dikush i quan rrene dh shkon atje per ta vertetuar kete dhe semuret dhe mbetet i vdekur ... por me vone shkencetaret e studijojne fenomenin dhe sqarojne plotesisht dhe si mund te mbrohesh nga ky rrezatim vdekje prures, ndoshta edhe tani kemi te bejme me nje fushe te panjohur per shekncen?
Linkun per priftin qe zgjohet prej varrit e gjeta rastesisht ne interent dhe me sa kuptova ishte shkruajtur diku ne 1994 nga dikush, une nuk kisha informata per ate vetem mu duke interesant se thuhej qe kishte ndodh ne Landovice dhe ja dergova forumit pa gjykuar per te, ju mbetet juve te gjykoni per vertetsine e shkrimit. shih per kete si te populli yne gjithashtu edhe neper bote kur ndertohen shtepite mbi varret e dikujt ne ate shtepi ne disa raste shfaqen fenomene te cuditshme, psh ne Amerike ka qene nje rast kur nje kompani ndertimore e nderton nje lagje te tere mbi varreza(me duket qe mbi varreza te indianve), banoret duke mosditur kete blejne shtepi dhe fillojne te perjetojne fenomene te cuditshme si dhe disa edhe semuren dhe vdesin, banoret e fillojne akuzen ndaj kompanise ndertimore etj. e kam pare filmin artistik te bazuar mbi kete ngjarje te vertet por tani nuk po me kujtohet se si quhej dhe se ku ka ndodhur?
Me lejo te ceku (se e zgjata) qe ne ligjin e fizikes per konzevimin e energjise thuhet qe energjia ne nje sistem te mbyllur as nuk humbet as nuk gjenerohet por vetem mund te transormohet nga nje forme ne formen tjeter. Shkenca dine shumcka per energjine, dmth ka njesi matese per te (kJ apo Kcal), relacionin e energjise me fuqi si dhe sasine e energjise qe barte cilado fushe e njohur ne fizike, transformimet e enrgjise psh nga nxehtesia ne ate elektrike (rasti i KEK-ut- eu i dalte flaka qe na myti), prej asaj elektrike ne drite (psh poci elektrik), energjia termike ne ate kinetike (psh veturat, raketa) etj etj por shkenca nuk ka sqarim se cka eshte energjia dhe askush nga shkencetaret nuk mund ta sqaroj se si duket apo cka eshte vetem qe i perceptojme me 5 shqisat tona manifestimet e saj ne forma te ndryshem, si nxehtesi, drite levizje etj!! Cdo gje ne kete realitet fizik per te levizur i duhet energjia pra edhe njeriut, por kur vdeke njeriu cka ndodh me ate energji? Sipas fizikes energjia nuk humbet, ku shkon pra ajo energji.
Nese ke ndegju per fenomenin e NDE - near death experince te cilin ka filluar ta studjoi Doktori Raymond A. Moody ( e kam lexuar librin e tij 1980 jeta pas jetes)- disa persona (diku reth 40%) qe perjetojne vdekje klinike per disa minuta kur kthehen ne jete tregojne se gjate asaj kohe vetedija (apo shpirti) e tyre ka dale jashte trupit dhe i ka ndegjuar mjeket duke folur si dhe farefisin qe ka pritur jashte psitalit etj si dhe qe e kane pare nje drite ne fund te tunellit, atje e kane pa nje drite te ngrohte emocionalisht, ju eshte kujtuar e gjithe jeta si dhe e kane ndier prezencen e te pareve te vet qe kane vdekur me heret dhe me vone ju eshte then qe duhet te kthehen ne jete prape. Ne fillim mjekte skeptik kete e kane injoruar kategorisht kurse sot e pranojne qe ekziston si fenomen dhe mundohen te japin sqarime te ndryshme (teme tjeter).
http://www.near-death.com/
http://en.wikipedia.org/wiki/Raymond_Moody
Ne lidhje me kete (vetem qe shkon pak ma larg ) jane edhe dy librat e botuara ( Journey of Souls , Destiny of Souls - i kam lexuar te dyjat) nga Dr. Michael Newton hipnoterapeut i cili permes regresionit hipnotik te klienteve te vet zbulon dhe mua me eshte dukur mjafte bindese se secili prej neve ka jetuar dhe vdekur disa here qofte ne toke, ne nje planet tjeter apo dimenzion tjeter me nej mision per te evoluar shpirterisht si dhe si duket bota e pertejme. Zbulimet e tij perputhen me ate cka pohojne edhe mediumet qe gjeja mund te komunikojne me te vdekur, si dhe ate cka pohojne mistiket , metafizika, deri diku budistat etj por tani per tani kjo mbetet vetem nje teori edhepse ne kohen e fundit po verej qe shume shkencetar merren me kete tematik, psh Dr. Brian Weiss etj. Nee eshte per ti besuar ate cka thuhet ne librat e tij fenomeni i politergisti sqarohet shume lehte dhe ai thote qe disa shpirtera per shkak te vullneti te lire qe kane ( nuk detyrohen te shkojne ne boten e pertejme) mund te qendrojne ne toke per arsye te ndryshme dhe ata munden me qene te mire ose te keqinje varsisht cfare njerzesh kane qene edhe gjate jetes. Sot institututi i Michael Newton ka me qindra Doktor neper bote (hipnoterapeute) qe ofrojne sherbimet e tyre klienteve te cilet permes regresionit hipnotik deshirojne te dijne me teper per jeterat qe i kane jetuar me pare ne kohra tjera dhe trupa tjere. Por kjo tani per tani mbetet vetem spekulim dhe shkenca nuk ka gjasa ta vertetoj nje gje te tille se nuk ka fakte porvec pohimeve te personave nen hipnoze!
http://www.spiritualregression.org/michael.html
Dryni mund ti vihet ndonje teme ne forum vetem nese ne te ka fyerje e juve nese nuk ju pelqen tema mund ta mos e lexoni por te shkoni ne forume tjera per te cilat per te cilat keni interesim. Kalofsh mire,
Carl gustav Jung:
"Nuk do ta pervetsoj, ti nenshtrohem nje budallakie qe per momentin eshte ne mode dhe ta quaj apo trajtoj ckdo qe nuk mund ta sqaroj si mashtrim".
Krijoni Kontakt