gsh
----------

Historia e njeriut qė pėr gjysmė shekulli ka kaluar nė duar kokat e personazheve mė tė njohur tė politikės

"Unė, berberi i ambasadorėve"
Tė fshehtat e Shaban Boēit: Si mė njohin tiranasit


--------------------------------------------------------------------

Odeta Halili

TIRANE

Mbrėmjen e djeshme radha i takoi ambasadorit turk. Njė telefonatė nga sekretaria e turkut dhe berberi "u prenotua". Nė 7 e 30 minuta Shaban Boēi do tė qethte klientin e radhės, jo nė "Barber shop Boēi" por nė ambiente shtėpie.

Ka shėtitur nė banesat e ambasadorėve me krehėr e gėrshėrė nė dorė. 54 vjet nė zanatin e berberit janė njė arsye fort bindėse pėr ta pėrcjellė emrin e Shabės, kėshtu e njohin tė gjithė, dhe nė veshin e atyre qė vijnė nė Shqipėri me misionin e diplomatit.

Klientėt
Kinkelin e ka veē nga tė tjerėt. Pėr tė nuk ka qenė thjesht klient, por njė bashkėbisedues i mirė nė minutat e qethjes. "Pesė vjet me radhė e kam qethur ēdo muaj. U bėmė miq madje, ndėrsa flisnim pėr gjėra tė tjera, pėrveē modelit tė flokėve", thotė Shaba. Pėr ēfarė flisnin? Jo pėr politikė, e pėr asgjė qė kishte tė bėnte me zanatet e bashkėbiseduesve. Pėr klientėt e huaj fakti qė berberi i tyre shqiptar komunikonte lirshėm anglisht ishte njė motiv zbavitės pėr tė folur gjėra tė pėrditshme. Mban mend dhe Smithin e ambasadės amerikane nė kohėn e Rajersonit. Edhe ai nė klientėt e Shabės. E shumė tė tjerė, diplomatė, specialistė tė huaj kanė zėnė radhė nė berberin e shqiptarėve. E megjithatė nuk i ka vėnė ndonjėherė nė kandar shpėrblimet. Ishte fare e thjeshtė pėr tė, tė siguronte ndonjė vizė pėr Gjermani, Turqi, e gjetkė. "Nuk kam pretenduar, pėr mua i vetmi shpėrblim ishte ndėrsa i shihja tė vinin prapė dhe prapė pas herės sė parė", thotė i kėnaqur berberi.

Anglishtja
Anglishtja ka qenė njė arsye mė shumė pėr ta patur tė pėrhershme klientelėn e ambasadorėve. 64-vjeēari flet anglisht nė mėnyrė perfekte. I ka ēuditur tė huajt qė ia kanė komunikuar nė anglisht preferencat e qethjeve. Me njė "Can I help you" (si mund t'iu ndihmoj) niste dialogu me ata, qė nuk e mendonin se do tė mund t'ia shpjegonin drejtpėrdrejt modelet e flokėve berberit shqiptar. "Me anglishten kam nisur tė merrem qė nė vitet '60". Fillimisht vetėm pėr tė lexuar revistat e huaj qė i binin nė dorė. Mė pas kanė qenė klientė tė tij qė e kanė cytur. Vite mė vonė do tė shihej dhe nė auditoret e studentėve tė anglishtes pėr tė ndjekur bashkė me ta e komunikuar dialogjet nė gjuhė tė huaj. Pasioni i vleu shumė mė tepėr se njė lexim i thjeshtė pėr tė shuar kureshtjen e pėr shkrimet nė revista. E ka pasur shumė mė lehtė pėr tė fituar besimin e tė huajve qė kanė shėnuar emrat nė klientelėn e Shabės.

Tė tjerėt
Janė madje pėrtej atyre kohėve kur mbi pasqyrėn e Shabės shkruhej "Bakshishi prish ndėrgjegjen". Asokohe punonte kolektivēe nė "Specialen" qė ndodhej aty ku sot ėshtė qendra "Bahai". Por shumicėn e klientėve tė tanishėm ai i ka njohur vite mė parė, nė '50-ėn a '60-ėn bashkė me vipat e diktaturės e tė tjerėt, tė thjeshtėt e kanė ndjekur kėmba-kėmbės "parukierin" e tyre. Nuk pėlqen tė diferencojė me emra. "Kanė qenė klientė tė mi anėtarė tė Komitetit Qendror e tė Byrosė Politike, artistė, kompozitorė e fėmijė tė tyre, deputetė e tė tjerė". Tė flasė me tepėr pėr tė do tė thotė njė ndjenjė vetėmburrje qė kurrsesi nuk mund ta pranojė. Madje shprehet me modesti se pėr Shabėn vipa janė, pa dallim, kėta klientė qė nuk e kanė braktisur mė se 50 vjet. Tani kalon gishtėrinjtė mbi flokė tė thinjur, dikur bjondė apo tė zinj, gjithsesi mė tė dendur. Ai mbetet po njėlloj modeluesi i tyre.

-------
Rrėfimi i berberit: Kėshtu e mbaj mend

"Berisha vinte kur ishte student"


--------------------------------------------------------------

TIRANE

Liderin e demokratėve e mban mend shumė ndryshe. E kjo ėshtė mė se e natyrshme pasi bėhet fjalė pėr mė se tre dekada tė shkuara. nė tė gjitha vitet e studimeve tė Mjekėsisė, Sali Berisha e ka frekuentuar rregullisht berberin. Veēan nga gjithė tė tjerėt. Edhe kur shkonte pėr t'u qethur studenti nuk e hiqte librin nga dora. "Qėllonte tė kishte radhė. Do tė qetheshin 7 a 8 veta para tij", thotė Shaba. Berisha, ndėrkohė, serioz e fjalėpakė shfletonte leksionet e librat qė kishte marrė nėn sqetulla. "Nuk e ndjente hiē radhėn, as minutat qė kalonin, as tė tjerėt qė zbrasnin radhėn mbi kokė tė tij. E pasi karrigia lirohej pas klientit tė fundit, berberit do t'i duhej ta ndėrpriste nga studimet. "Kaq shpejt erdhi radha", do tė ēuditej studenti. Nuk i kishte ndjerė hiē minutat e pritjes. Por tashmė do t'i duhej ta linte mėnjanė librin. Ky ishte rituali i zakonshėm i minutave tė Berishės pranė Shabės, qė pėrsėritej kohė mė kohė. Janė dhe plot emra tė tjerė demokratėsh e politikanėsh nė pėrgjithėsi qė janė ulur nė poltronin e tij. Ai vazhdon tė presė e tė pėrcjellė…natyrisht gjithnjė e mė i sigurtė, tashmė i di pėrmendėsh preferencat e secilit.

----------
Ka klientė prej 50 vjetėsh

"Si i kam lėvizur dyqanet nė Tiranė"


--------------------------------------------------------------------

TIRANE

Asnjėherė nuk ka fshirė kaq shumė flokė rreth kėmbėve tė dajos, Genri 10 vjeēar, ēiraku qė mėson zanatin nė "Barber shop Boēi". Nuk u ka shkuar ndėr mendje klientėve tė 40 apo 50 viteve, Pertef Hasanmatajt, Skėnder Begės… t'ua "besojnė" kokat ndokujt tjetėr.

I duruan leshrat qafės e pritėn berberin e tyre, qė pas njė muaji pushimesh veshi bluzėn e rrėmbeu sėrish gėrshėrėt aty nė kthinėn pranė sheshit "Avni Rustemi". Shaban Boēi ishte 10 vjeē kur, si Genri tani, i sillej rrotull dajės sė tij. Do t'i vidhte zanatin berberit tė vjetėr. Qė prej asaj dite e deri sot me 64 vite mbi supe nuk i ka lėshuar asnjėherė gėrshėrėt nga dora. Eshtė zhvendosur me gjithė klientė nga njėra rrugė e kryeqytetit nė tjetrėn. "Nė vitin '53 kam patur dyqanin tim privat nė rrugėn e Kavajės, nė vitet '67-'84 isha te Shallvaret, nga '84 nė 1993 kam punuar kolektivēe nė repartin special qė ndodhej pas Bankės, aty ku sot ėshtė qendra "Bahai", thotė Shaba. Nuk e ka njohur asnjėherė pushimin fundjavat ishin pėr tė ditė tė plota pune, sipas orarit tė zakonshėm nga 7-a e mėngjesit nė tetė tė darkės, me pėrjashtim tė mbrėmjeve kur i duhej tė merrej me flokėt e ndonjė ambasadori. Nė kėsi rastesh qethja kryhej nė banesat e tyre, nė rrugėn e ambasadave apo nė apartamentet e vilat e ish-bllokmenėve. Nuk e ka ēuar ndonjėherė ndėr mend ta lėrė zanatin. "Po nuk punoi, vdes ai", thotė me tė qeshur i biri, Beni qė ndėrkohė merret me kokėn e njė tjetri nė karrigen tre metra mė tutje.

---------

Ahh kur s'u bera Berber..