Me arsyetimin qe bere para kesaj pjese qendrove brenda ligjeve te natyres me persosmeri, e shpjegove deri diku natyralitetin e fese, kurse ketu dole kunder si pasoje e keqinterpretimit te natyres.
Natyra nuk kerkon nga njeriu te mblidhet ne nje organizem te vetem, pasi kjo do ishte fatale per permiresimin e njeriut .
Nje organizem shoqeror(po edhe politik) behet me i dobet sa me shume zgjerohet e faktikisht kjo eshte mese e provueshme si ne nivelin e ngushte shoqeror, pra kur ti ke 10 shoke, do kesh shoqeri me te dobet (lidhjet do jene me te dobeta) sesa kur ke 3-4 shoke(lidhjet behen me te forta), po ashtu edhe ne nivelin e larte shteteror. Nje perandori eshte me e dobet sesa nje mbreteri homogjene, pra jeton me pak e sa me shume e shpejt zgjerohet aq me shpejt Perandoria vdes.
Njeriu me kombin , ka homogjenitetin me te dobet qe i lejon mbijetesen ne kohe, nderkaq homogjeniteti forcohet kur kalon poshte kombit, pra tek flamuri(bajraku), forcohet akoma tek fisi e me tej tek vllaznia e familja.
Krijoni Kontakt