Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 73
  1. #21
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Ti do me cosh ne ferr para kohe mua...
    Imja ishte hyrja e me pas behej shpjegimi se ku konsistonte borxhi.
    Borxhi ne kuptimin joekonomik perdoret ne kuptimin e 'detyrimit'. I ke borxh fese, do te thote i detyrohesh fese per kete qe je.
    Po pikërisht hyrja është e gabuar dhe më tej trajtimi i saj.
    Ti e di që te filozofia gjëja më e vështirë për tu arritur është gjetja e termit përkufizues të saktë.
    Duke shkuar më tej borxh Salës se na solli demokracinë gjoja. Borxh Zogut se krijoi shtetin.
    Mund t'i kemi dhe borxh Hitlerit për antiracizmin psh...Apo borxh otomanëve sepse duke na sulmuar na bënë të forconim identitetin me Skënderbeun.
    Përgjithësisht pra, ky koncepti i borxhit më gjen mua jashtë sistemit tënd.
    Jo më kot të përmenda Econ. Edhe accesin te dija. Sepse nëpërmjet Guttenbergut dija u lëvrua nëpër gjithë masat e njerëzve.
    Ata priftërinjtë që thu ti, kishin ekskluzivitetin e dijes. Po për këtë unë su kam borxh, në të kundërt amiko.


    Po jo mo tulipo, dhashe shembull per te sqaruar realitetin antik te cilin shumepak e ka parasysh, perfshire ti. Shamanet jane prifterinj e ashtu si eshte struktura e shoqerive te sotme shamanike ka qene krejt njerezimi ne te kaluaren e larget, pra shamani ishte dijetari i fisit e pastaj te pakten historia, matematika e astrologjia kane lindur neper tempuj,pastaj u bene laike. Historia ka lindur nga Mitologjia, kurse astronomia(e sotme) nga astrologjia antike.
    shif se mos duhet tu kem borxh edhe ktë:

    apo të tjera sakrifica njerëzish që bënin?

    A thua se këto shkenca nuk do të ekzistonin nëse nuk do kishte prifta?


    Mos trego padituri te theksuar. Platoni eshte marre per baze nga vete krishterimi, saqe krishterimin e quajne fe platonike.
    Sokrati ka dhene leksione teologu te pashembullta, po ashtu aristoteli u mor gjate me ndikimin e hyjnive ne jeten e njeriut.
    Epikuri qe ca e ca e quajne Atin e materializmit( e keshtu ateizmit) ne fakt e ka bere te qarte se njeriu duhet te marre shembull nga hyjnite.

    Nuk gjej racionalitet ne therje, por ne gjakun qe del. Gjaku ka qene dhe eshte ngjizes i llahtarshem i nje grupi, si ne kuptimin gjak i njejte ashtu edhe ne sakrifikimin duke derdhur gjakun per grupin (keta quhen deshmore). Vellameria shqiptare bazohet tek pirja e Gjakut.
    Hajde hajde....
    Ore, po pse o burrë i dheut duhet të marr parasysh budallëqet e kristianizmit që e cilësonin dhe interpretonin Platon si u desh qejfi duke e quajtur pararendës të Krishtit?
    Se nuk e di thu ti?
    Po pas shën Agustinit e di që kush kritikonte Telin, dënohej? Pse o ky është borxhi ndaj fesë që duhet të kem unë?
    Po mirë mre, po këta filozofët modernë, edhe këta morën referenca ndaj antikëve e dolën antifetarë, po këtu ça pikë referimi të përdor?
    T'i kem borxh fesë, cilës fe? apo thjesht besimit abstrakt në zot?
    Po kishte dhe filozofë antikë që ishin antifetarë. Edhe antisistem. Shiko si janë ekzekutuar ca e ca.
    Unë përsëri nuk gjej diçka racionale te gjaku i njëjtë, veç arsyes për të bërë aleanca duke e cilësuar gjakun si simbol. Po përsëri, nuk gjej racionalitet te gjaku që del prej deles me gjakun e vëllamit.
    Edhe sot këto janë të tejkaluara se ke kontratat. E punës, martesore, sigurimet shoqërore, të makinës etj etj etj.


    Po jo mo lale, merru ca me hobsa e Nice, se ste bejne dem e merru me pak me voltera edhe pse Volterat vdisnin per gerqine e lashte po aq sa hobsat e Nicet.

    Sipas ketyre europa duhet te kthehej ne epoken e shkelqyer greko-romake ku triumfonte racionalizmi e deshira per dijen biles me qyfyrja ishte se aristokrateve angleze u pelqente te krahasoheshin me senatoret romake saqe sipas tyre anglezet ishin romaket moderne e ashtu si Roma, Anglise i takonte civilizimi i Europes e biles me gjere.

    Skllaveria eshte indiferente ne vleresimin e racionalitetit te pergjithshem te nje epoke. Vete ameriket kur bene kushtetuten e quajten legjitime skllaverine, po kjo nuk i ben me pak racionale , benxhaminat e franklineve apo xhorxhat e washingtoneve, apo kjo nuk hedh balte mbi shprehjen se Amerika ka 230 vjet DEMOKRACI.
    Po Shqipëria më shumë nevojë për Voltera ka se për Niçe. Mgjse këtij i heq kapelen për shpjegimin e zotit.
    A thua ti që nuk hedh baltë për Amerikën.
    Ne thotë G. Carlin jemi vendi i standarteve të dyfishta. Disa të bardhë, luftuan me të tjerë të bardhë sepse donin të kishin të drejta për të pasur në pronësi disa njerëz ngjyrë kafeje në lëkurë.

    Si mer nuk i mungo racionaliteti asaj shoqërie? këtu po flasim për të gjet vlerat e moralit të përbotshëm. Ça mendo ti se do jenë, apo ishin gjithnjë skllevër ata?
    Ka dhe evolucion social mer, përveç atij natyror.

    Ata kush mo dhe per cfare ari behet fjale? I vetmi ar qe ka e kaluara quhet eksperience.
    ata që visheshin me çarçafë dhe jetonin këtu afër meje.
    Pikërisht, për eskperiencën flasim, po nuk biem dakort në mënyrën e interpretimit.
    Ezekiel 25-17.

  2. #22
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Sigurisht qe eshte e pakonceptueshme , kjo dihet. Njeriu mund te kete nje 'instikt fetar' si thote Fromm, por ama duhet te mesoje e mesuesi eshte prifti. Eshte njesoj si te thuash njeriu e ka logjiken natyrore prandaj ci duhet mesuesi( babai, profesori, libri etj). Kuptohet qe kjo ska kuptim.
    Shiko se ka ca kontradikta ne keto qe ke thene.
    Pike se pari me lejo te te pyes : Tu desh yt at apo jot eme qe te mesoje te merrje fryme ?

    Kalojme me tutje. Nese i referohesh Frommit beje me kujdes sepse e kam theksuar dhe diku me pare, eshte pak me i ngaterruar se sa duket. Nese do pranosh faktin qe njeriu ka "instikt fetar", atehere duhet te pranosh edhe kontekstin nen te cilin Fromm eshte shprehur, duke mos e kategorizuar fene ashtu sikurse ti.

    Kam dhe nje pyetje per ty : Nese prifti nuk te meson historite e Jezusit, apo nuk te thote qe ti ne jete duhet te jesh i mire dhe te mos vrasesh, apo nuk te thote qe te lutesh perpara ushqimit, a te ben kjo ty qe te mos jesh fetar ?

  3. #23
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Cme lodhe me gjithe kete carcaf o xfiles ( lexova se do dalin pjese te reja te telefilmit)

    Por ajo fjala "antinatyre" nuk me bind, ne fakt duhet hequr fare nga fjalori, sepse duke qene se jemi pjese e natyres, dhe pa e kuptuar ne jemi ne "gracken" e saj, sado "antinatyror" mund te duket nje veprim apo nje diçka kurrsesi nuk mund te jete anti-natyre, sepse nese eshte me siguri natyra e lejoji te ishte. Por edhe nese i shohim keto gjera "antinatyrore" si eksperimente te deshtuara te natyres, perseri edhe pse te deshtuara jane pasoje e vullnetit natyror.

    Faktikisht termi antinatyre i referohet gjithckaje qe pranon te degjeneroje,apo perhap degjenerimin e ne kete kuptim perdoret. Pra natyrorja konceptohet si mire (garanton mbijetesen) dhe antinatyrorja keq( nuk garanton mbijetesen).
    Sigurisht qe natyra ne vetvete nuk eshte as e mire e as e keqe, sepse nuk eshte e gjykueshme(si duhet te jete ne te vertete Zoti,as i mire e as i keq ) por perdoret si konvencionalizem, natyrorja- mire, antinatyrorja-keq.

    E para, individi ka instiktin e anarkise, po aq edhe te rregullit. Do e shpjegoj me vone se perse duhen keto dy instikte dhe kur vihen ne pune njeri ose tjetri.
    E dyta, sado te dobeta jane keto organizma fetare nderkombetar kjo nuk hedh posht faktin qe tendencen qe shoqeria njerezore ka per krijimin e organizmave te tille


    E permenda instiktin e anarkise per te bere te ditur se cdo organizmi qe krijon njeriu i vjen fundi si pasoje e instiktit te anarkise(pra Rendi i Ri Boteror do shkaterrohet njesoj) , por kjo nuk perjashton formimin e nje organizmi te ri.

    Per te dyten, nuk eshte e vertete qe njeriu arrin me ndergjegje tek feja nderkombetare,pra eshte i predispozuar te kaloje, por per shkak te maksiformacioneve shteterore u krijuan edhe fete nderkombetare,pra nderkombetarizimi i fese varet nga shtetezimi e jo nga predispozimi i njeriut. Njeriu eshte i predispozuar te shkoje me 'ndergjegje' deri atje ku arrin stadi natyror i homogjenitetit, pra tek kombi, pra maksimumi eshte feja kombetare.

    Por nuk mund te mohojme faktin se tendenca e evulimit te shoqerise njerzore po shkon drejt rendit boteror, me hir ose me pahir, ndoshta pas 10.000 vjetesh, ndoshta pas 1000 vjetesh, ku i dihet.
    Tendenca eshte dhe ke te drejte, por vjen si pasoje e degjenerimit te njeriut,apo devoluimit te tij, fizik,moral e shpirteror. Nje individ i dobet ne keto pika eshte me i prirur te adhuroje arsyen, me te cilen mendon se ploteson kete devoluim,pavaresisht se arsyeja eshte thjesht nje mjet qe kemi me shume se kafshet ne zgjidhjen e problemeve.
    Kur te ndodhe robotizimi i plote i njeriut, nje rend boteror do krijohet, pasi eshte me e lehte te komandosh 'me dhune' nje qenie kryekeput racionale( nuk lufton askush se eshte racionale per mbijetesen e vet,pasi ne lufte ke me shume shance te vdesesh sesa kur pranon nenshtrimin, por sepse eshte racionale per mbijetesen e individeve me te cilet eshte i lidhur shpirterisht ) sesa nje qenie qe mbart ende spiritualitet.

    Pra feja duhet zhdukur e cdo forme e saj, pasi nje rend i ri nuk mund te pajtohet me ekzistencen e spiritualitetit ne individe, maksimumi i lejon nje spiritualitet te njeriut me makinen e tij(ne fakt ky spiritualitet eshte galopant edhe sot e kesaj dite )

    Po ti mendon se u bashkuan sepse i digjte b** per atdheun apo sepse i digjte per tokat e veta qe u kercenuan prej nje populli tjeter.

    Eshte e nderlidhur toka me atdheun. Pastaj mos te duket aspak cudi qe njeriu lufton edhe per ideale e aspektin ekonomik e le ne plan te dyte. Materializmi historik ka mangesi te theksuara ne shpjegimin e ngjarjeve historike. Populli ne pergjithesi eshte i prirur te udhehiqet nga nje zell patriotik apo fetar, nderkaq nese i thua hajde te luftojme se do bejme ca leke e ka me te veshtire ta pranoje.

    Pra siç e shikon edhe kombet kane tendence te rriten. Kjo per faktin se jeta eshte e kundrta e shtimit te entropise, jeta eshte shtimi i rregullit dhe organizimit. Dhe ky eshte qellimi. Tani, nje komb i vogel mbase eshte me i forte ne brendesi, me i lidhur, por qellimi i evolucionit shoqeror (ashtu dhe çdo lloj organizmi tjeter, pra qellimi i jetes) nuk eshte thjesht te qenit me te forte fizikisht, sepse te ishte per ate pune nuk ka asgje me stabel dhe te forte fizikisht se sa vete atomi, qe arrin te copetohet vetem ne qender te yjeve. Cili ishte qellimi qe prej atomit u krijuan qenie te tilla delikate si njeriu? Qellimi eshte inteligjenca.

    E kane posi tendencen te rriten, vecse tendenca e rritjes nenkupton asgjesimin e kombeve te tjere dhe mbijetesen e ketij kombi duke u zgjeruar vazhdimisht e jo shkrirjen e kombeve ne nje.
    Qellimi eshte inteligjenca por duke qene se inteligjenca mua me del faktor natyror atehere raca me inteligjente duhet te nenshtroje racat e tjera me pak inteligjente, pasi vetem keshtu kuptohet kalimi nga atomi tek njeriu. Mos u merr shume me keto gjera se nga racist do behesh nazist.
    Sidoqofte homogjeniteti i kombit eshte i paarritshem ne praktike deri me sot. Cdo gje tjeter se si do superohet kombi ,pra te gjendet nje homogjenitet tjeter eshte thjesht hipotetike. Shteti ne bashkepunim me Fene intenacionale arrijne ta nenshtojne ndjenjen qe te con tek kombi, por qekur shteti dhe feja internacionaliste u ndane nga njeri-tjetri, kombi tregoi forcen e tij te llahtarshme. Tani duan me e zhduk po e kane kot, eshte vetem iluzion qe shkaktohet nga paqja aktuale, ku kombi humb domosdoshmerine, por sapo te filloje ndonje lufte, do shikosh si do ndizet nacionalizmi.

    Persa i perket instiktit te anarkise , qe ti e nxjerr ilac shoqeror, Frojdi ka thene se si pasoje e ndrydhjeve te instikteve e pulsioneve ne nje shoqeri, individi arrin ne nje pike shperthimi, e kjo eshte pak a shume instikti i anarkise. Riorganizimi mund te vije por edhe mund te mos vije. Shih Majat ne amerike sesi u shperbene e nuk u riorganizuan serisht.
    Cdo individ eshte antisocial ne vetvete, por varet nga edukimi qe merr. Edukimi eshte forma sesi ndrydhet antisocialiteti i individit. Zakonisht konservatoret kane marre nje edukim te forte
    prej vendit te origjines, kurse liberalet nje edukim te dobet prej vendit te origjines e ne mes te liberaleve fshihen edhe elementet revolucionare te cilet per shkak te edukimit te manget apo interesave ekonomike kryejne rolin e antisocialit. Keta jane elementet e dobet, ku instikti i anarkise shfaqet me lehte.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Qe te mos e nderlikojme shume muhabetin Hyj-Njeriu se pastaj nuk ja dalim dot as une e as ti , une nuk them qe njeriu ne menyre te ndergjegjshme tek fete kombetare apo dhe tek kombi, qe ne fillim e theksova se me te vertete njeriu eshte qenie egoiste dhe anti-sociale, por behet me hir ose me pahir, sepse per mua kultura apo feja jane produkt i subkoshiences masive. Kulturat lindin, rriten me shume lloje menyrash, dhe vdesin(vetem gijthesia eshte e perjetshme).
    Ti thua qe ka tendence qe te shkojme drejt nje organizimi me te madh, por nuk e kuptoj pse na qenka kjo si pasoje e devulimit. Ndoshta e quan devulim sepse ne nje shoqeri njeriu behet me i varur nga te tjeret, por kjo eshte nje devulim individual ne dobi te evulimit shoqeror.

    Pra tendenca eshte, dhe krijohet ne menyre te pavetedijshme.

    P.S.Per ate punen e rracave, po ne fakt sipas kesaj teorise sime i bie qe disa rraca te nenshtrojne rracat e tjera. Jam i ndergjegjshem per implikacionet.

  5. #25
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Julius e leme ate muhabetin e borxhit ndaj fese, se nje ateisti dogmatik kot sa ti flasesh.

    Ate punen e filozofeve antike antifetare nuk e sqarove se kujt i referoheshe. Mund te ndodhej ndonje tek tuk qe nuk besonte vete, por ti i replikove nje pjese times ku une thashe se gati te gjithe ishin teologe(duke iu referuar te medhenjve se te vegjlit nuk i njoh), pra kjo gati le mundesi per ndonje jashte, te cilet ti shpejton ti shfrytezosh edhe pse forma ,'gati', ta ndalon, po ty ste rruhet .

    Kontratat jane letra ,te cilat tregojne sa i ndyre eshte bere njeriu ne boten e sotme, ku cifti ben kontrate paramartesore e nga ana tjeter e hyjnizon martesen si triumf i dashurise, kesaj ndjenje supreme.

    Se ca thote Carlin shume pak e dine. Carlin nuk ben opinion publik qe mund te merret parasysh. Opinioni i sotem eshte se Amerika ka 230 vjet demokraci, perfshire epoken skllaverore, pra skllaveria nuk perben aspak problem ne vleresimin si racionale te nje shoqerie.
    Pastaj hiqe kete m.u.t perqasje neper diskutime, ku merr vecantine e do te hedhesh me te poshte te pergjithshmen .

    Pratolin nuk ka kontradikte mes 'instiktit fetar' dhe frymemarrjes. 'Instikti fetar' mund te krahasohet me ate logjik, sepse jane te dyja instikte njerezore qe kafshet nuk duket ti kene. Frymemarrja eshte per te gjithe.

    E lexova frommin dhe kontekstin ku e vendos ate shprehje e jam dakort me ate shpjegim per fene ne vetvete, por eshte vetem nje perkufizim qe e ben njeriun te predispozuar per te qene homo religiosus, por per ta kthyer predispozimin ne fakt te kryer duhet prifti e duhen rituale, perndryshe flasim per spiritualitet individual, ne mungese te formes, jo per fe.
    Frommi shpjegon suksesin e fese(ne forma nga me te ndryshmet) me ane te ekzistences se nje 'instikti fetar'.

    Kam dhe nje pyetje per ty : Nese prifti nuk te meson historite e Jezusit, apo nuk te thote qe ti ne jete duhet te jesh i mire dhe te mos vrasesh, apo nuk te thote qe te lutesh perpara ushqimit, a te ben kjo ty qe te mos jesh fetar ?

    Do e gjesh menyren te jesh fetar, po me siguri nuk ke formen kristiane te fese. Demokracia eshte forma me e perhapur fetare sipas perkufizimit Frommian te fese, sot per sot ne perendim e per kete jam dakort. Zakonisht komunizmi, nazizmi , fashizmi quhen Fe 'civile' e me cpo shohim tek fete civile duhet futur edhe Demokracia Perendimore.

    Fromm ka bere nje percaktim qe lejon mundesine e shpjegimit te duhur te fese civile, qe realisht ekziston,keshtu qe eshte me i dobishmi nga te tre. Shqiptaria eshte nje tjeter fe civile.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyj-Njeriu : 27-07-2008 më 13:36
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #26
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Po ju vij në ndihmë dhe unë juve. Deri sa të më përgjigjet baloja.

    Faktikisht termi antinatyre i referohet gjithckaje qe pranon te degjeneroje,apo perhap degjenerimin e ne kete kuptim perdoret. Pra natyrorja konceptohet si mire (garanton mbijetesen) dhe antinatyrorja keq( nuk garanton mbijetesen).
    Sigurisht qe natyra ne vetvete nuk eshte as e mire e as e keqe, sepse nuk eshte e gjykueshme(si duhet te jete ne te vertete Zoti,as i mire e as i keq ) por perdoret si konvencionalizem, natyrorja- mire, antinatyrorja-keq.
    I drejtë përkufizimi i natyrores dhe më pëlqen që e keni transferuar temën në këtë pikë.
    Sepse dhe unë i besoj natyrës mbi të gjitha. Duke e quajtur sistemin e natyrës si më të madhin të njohur deri më sot.
    Ne jemi pjesë e këtij sistemi si nënsistem i tij. Për rrjedhojë 'më të vegjël'. Dhe sigurisht që pa e ditur u bindemi rregullave të sistemit në fjalë, i nënshtrohemi atij.

    Tendenca eshte dhe ke te drejte, por vjen si pasoje e degjenerimit te njeriut,apo devoluimit te tij, fizik,moral e shpirteror. Nje individ i dobet ne keto pika eshte me i prirur te adhuroje arsyen, me te cilen mendon se ploteson kete devoluim,pavaresisht se arsyeja eshte thjesht nje mjet qe kemi me shume se kafshet ne zgjidhjen e problemeve.
    lol Ça demagogu!

    Nuk është e rastësishme thotë ai miku im aty ke blogu për teorinë e budallenjve, se metafizikja mbizotëroi (jo lulëzoi) në kohën e mesjetës.
    Arsyeja është virtyti madhor që mund të arrijë njeriu, për ta bërë atë të lirë sipas konceptit hegelian. Dhe për këtë i duhet të shkëputet nga organizmat e përbashkëta të vendosura nën trysni.

    Kur te ndodhe robotizimi i plote i njeriut, nje rend boteror do krijohet, pasi eshte me e lehte te komandosh 'me dhune' nje qenie kryekeput racionale( nuk lufton askush se eshte racionale per mbijetesen e vet,pasi ne lufte ke me shume shance te vdesesh sesa kur pranon nenshtrimin, por sepse eshte racionale per mbijetesen e individeve me te cilet eshte i lidhur shpirterisht ) sesa nje qenie qe mbart ende spiritualitet.
    Dmth qënka më racionale të jesh i nënshtruar sesa i lirë?
    Uau! Ke hedhur poshtë të paktën 300 vjet histori sociale.

    Mos e ngatërro atë koncept me vetëdijen mbi luftrat që janë bërë dhe mënyrën sesi është fituar kjo liri. Vetëdijen të sotmit nuk e kanë, sidomos evropianët. Mirëpo të prekshme kanë frutet e kësaj lirie.
    Edhe në rast se ky lloj organizimi bie, atëherë nuk është faji i arsyes që përdorin njerëzit sot, por i mospërdorimit të saktë të saj. Si dhe divergjencave kulturore por mbi të gjitha sociale midis dy sistemeve konfliktualë. (normal që e kupton ti ku e kam unë)


    Pra feja duhet zhdukur e cdo forme e saj, pasi nje rend i ri nuk mund te pajtohet me ekzistencen e spiritualitetit ne individe, maksimumi i lejon nje spiritualitet te njeriut me makinen e tij(ne fakt ky spiritualitet eshte galopant edhe sot e kesaj dite )
    Çështë kjo nuk do lejohet spiritualiteti njëherë? Feja nuk është mbartëse eksluzive e spiritualitetit. Është deformim dogmatik i spiritualitetit.

    Për xfiles, që i prishe mendjen me nazizmin dhe rracat...Është e vërtetë që do mbizotërojë qenia më e fortë dhe më e përshtatshme.
    Po pikë së pari këtë qenie unë nuk e identifikoj dot me rracë. Sepse nuk mund të bëhet ky identifikim i tillë lehtë dhe arbitrarisht.
    Së dyti, kjo gjë ka mundësi të ndodhë në mënyrë natyrore. Jo të sforcuar. Nëse ndodh në mënyrë natyrore, nuk besoj se mund të konsiderohet dikush nazist.
    Dhe në rastin kur burimet jetësore janë të mjaftueshme për të gjithë, atëherë ka mundësi të mos ndodhë fare një gjë e tillë.

    Që të kuptohemi më drejt: Nëse luani do të hajë, ka për të vra zebrën. Nëse është i ngopur dhe ka ngrënë një më parë nuk do e ndjekë.
    Të dojë luani të vrasë të gjitha zebrat, thjesht sepse ato janë zebra, më duket se po bën vetëvrasje...

    Globalizimi në kuptimin që i jap unë, është ai sistem vlerash i njehsuar që do më mundësojë të jetoj ku të dua, pa patur frikë se për shkak të bindjeve të mia politike fetare, dikush do të më vrasë. Sidomos nëse ky dikushi merr forma të tilla të mëdha si "shtet".
    Ezekiel 25-17.

  7. #27
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Skam kohe te pergjigjem si e meriton, po dy gjera shpejt e shpejt:

    1- Arsyeja nuk eshte virtyt, por mjet natyror qe i vjen ne ndihme instikteve ne zgjidhjen e problemeve te mbijeteses. Njeriu i arsyeshem nuk eshte domosdoshmerisht i virtytshem.
    Liria eshte krejtesisht subjektive kur nuk shoqerohet nga nje percaktim qe i jep drejtim.
    Ti nuk je i lire te besh kete ate dhe ate matane. Vete perkufizimi se 'Liria ime mbaron aty ku fillon e tjetrit' eshte nje bullshit , pasi une duhet te rri te shoh se ku eshte kufiri i te tjereve e me djegte Dielli po isha ne gjendje te gjej se ku fillon liria e tjetrit.

    2- Individi kryekeput racional nuk lufton per te qene i lire, pasi racionalizmi mua me thote se meqe jeta eshte pasuria ime kryesore, ne lufte une ate mund ta humbas, keshtu qe me mire rri i nenshtruar e keshtu ruaj pasurine time kryesore, jeten.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #28
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Tërhiqem nga të quajturit vyrtut të arsyes. Është karakteristike e njeriut, apo mjet natyror siç e quan.
    Nuk mendoj se thjesht i vjen në ndihmë instiktit. Është evolimi i shëndoshë i tij.
    Një njeri pa komplekse dmth pa instikte të cunguara, me pak kalitje të këtij inskti kthehet në një njeri të arsyeshëm, të llogjikshëm e pse jo të virtutshëm.
    Kjo lidhje mes arsyes dhe virtytit është e thellë, po më thuaj a mund të jetë një budalla i virtutshëm?

    Te përcaktimi që i jep drejtim kemi kontratën shtetërore. Dmth kushtetutën me të drejtat dhe liritë e njeriut ku përfshihet liria tënde dhe e tjetrit. Ky është sistemi referues të cilit jo vetëm i binden, por e pranojnë dhe shpreh vullnetin e tyre. (përsëri sipas Hegel, paska gjona interesante ky)

    2 Po atëherë cila duhet të jetë pasuria jote kryesore?
    Degradimin moral të perëndimit nuk ke pse e sheh si degradim për shkak të arsyes.
    Në rast se një individ jeton jo i lirë, ai do kërkojë lirinë. Në rast se liria i sigurohet ai nuk lufton më për të.
    Po në këtë stad që ka arritur njeriu, nuk mendoj se mund ta privosh prej esencës së tij. Sepse, njeriu i sotëm modern është produkt i historisë nëpër të cilën ka kaluar shoqëria e vet. Dhe liria e fituar tashmë, është e dhënë. Shkëputja emocionale e këtij njeriu me kujtesën e vet historike do e bënte atë të kthehet në dele. Mirëpo nuk është ky rasti.

    Dhe po ta shpjegoj pse. Që të arrish të robërosh esencën e njeriut perëndimor do duhet të thyhesh gjithë hallkat e makinerisë sociale me të cilën ingranohet, funksionon dhe riprodhohet ky njeri.
    Këtë gjë se arrin dot me forcën e metafizikes. E shumta do rrëzosh nja dy kulla binjake.

    Të duash të vrasësh njeriun racional, është njësoj si të vrasësh Fordin që të mos ketë makina...
    Ezekiel 25-17.

  9. #29
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Julius e leme ate muhabetin e borxhit ndaj fese, se nje ateisti dogmatik kot sa ti flasesh.
    Nuk ka ateistë dogmatikë. Unë nuk di ndonjë.
    E di mer e di që e ke me shaka, po gjynaf që spo më jep ndonjë argument tjetër për këtë punë, ta shkoqisim si kalli misri.

    Ate punen e filozofeve antike antifetare nuk e sqarove se kujt i referoheshe. Mund te ndodhej ndonje tek tuk qe nuk besonte vete, por ti i replikove nje pjese times ku une thashe se gati te gjithe ishin teologe(duke iu referuar te medhenjve se te vegjlit nuk i njoh), pra kjo gati le mundesi per ndonje jashte, te cilet ti shpejton ti shfrytezosh edhe pse forma ,'gati', ta ndalon, po ty ste rruhet .
    Nuk e di se kë quan ti teolog?
    Po kundër sakrifikimeve, kundër riteve të atëhershme kishe një sërë të madhe njerëzish.
    Që nga Plato, Ksenofoni, Lukiani, Aristoteli, Sokrati etj etj etj.

    Kontratat jane letra ,te cilat tregojne sa i ndyre eshte bere njeriu ne boten e sotme, ku cifti ben kontrate paramartesore e nga ana tjeter e hyjnizon martesen si triumf i dashurise, kesaj ndjenje supreme.
    lol mos u bëj fare...
    Ti duhet të hedhësh poshtë gjithçka duke filluar nga çertifikata tënde e lindjes. Regjistri në lagje ku banoje, emri mbiemri etj.


    Se ca thote Carlin shume pak e dine. Carlin nuk ben opinion publik qe mund te merret parasysh. Opinioni i sotem eshte se Amerika ka 230 vjet demokraci, perfshire epoken skllaverore, pra skllaveria nuk perben aspak problem ne vleresimin si racionale te nje shoqerie.
    Pastaj hiqe kete m.u.t perqasje neper diskutime, ku merr vecantine e do te hedhesh me te poshte te pergjithshmen .
    Po ty të intereson të dish të vërtetën apo si mbahet opinioni publik?
    Hebrenjtë mendojnë se janë komb i zgjedhur nga zoti, tani tua marrim për të mirëqënë se e besojnë këtë gjë?
    Nëse nuk e quan iracionale, atëherë mundohu ta kthesh atë sistem. Me llogjikën e sotme iracional është.
    Ezekiel 25-17.

  10. #30
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Diskutimi ka marrë një formë interesante. Ju kam lexuar me vëmendje të gjithëve dhe shikoj se në disa pika keni mendime të njëjta pavaresisht mënyrës së ndryshme të interpretimit, që do të thoja pa hezitimin më të vogel se: "ja vlen të humbësh pak nga dita jote për t'ju lexuar".

    Tani, shkurtimisht do shpreh mendimin tim në lidhje me pikëpamjet e këtyre autorëve mbi besimin fetar.

    Filluam me Zigmund Frojdin dhe pikëpamjet e tij ateiste. Për Frojdin,feja ishte thjesht një nevojë për të gjetur mbështetje diku. Religjoni ishte thjesht një iluzion dhe iluzioni duhet luftuar përderisa qellimi i njeriut është arritja e së vërtetës. Duke ecur në këtë vijë Frojdi arrin deri aty sa profetizon zhdukjen e fesë në të ardhmen.
    Në fakt kjo duket një ide ëndërrimtare dhe pak e mbështetur në realitet. Edhe sikur feja të ishte vetëm një iluzion, s’besoj se do vinte një ditë kur ajo të zhdukej, pasi njeriu nuk është asnjëherë në gjendje të clirohet plotësisht nga iluzionet e tij, aq më shumë kur këto të fundit janë të lidhura me një fushë që i kalon aftësitë tona perceptuese. Braktisja e iluzioneve ka qënë një ëndërr e vjetër që e ka zanafillën e saj që nga antikiteti grek tek Sokrati, Platoni e më pas tek Spinoza, iluministët e deri tek mendimtarët modern e post-modernë. Por në fakt, historia ka treguar se vetë mendimi i clirimit të plotë të njeriut nga iluzionet e tij, është iluzioni më i madh që mund të ekzistojë, aq më shumë kur bëhet fjalë për masat.

    Një tjetër pikëpyetje që lind nga ajo që diskutuam ka të bëjë me konceptin e “nevojës për Zotin” apo “nevojës për baba”,sic shprehet Frojdi.
    Në fakt, Frojdi, ashtu si Marksi dhe Nice përpara tij, ka të drejtë kur thotë se Zoti është një “nevojë”, por problemi lind kur bëhet pyetja “nga na vjen një nevojë kaq e fortë që nuk është shuar që nga fillimet e historisë njerzore e deri më sot?”, dhe për më shumë, “a do të jemi në gjendje të heqim dorë nga kjo nevojë ndonjëherë?”.
    Fromi duket se ka të drejtë kur thotë se secili prej nesh ka një fe, pasi secili ka një sistem orientues dhe një objekt adhurimi. Kështu nëse sipas Nices “Zoti vdiq”, atëherë do të bëhet zot “Mbinjeriu”(që në vetvete është një refuzim i njeriut ‘sic ai është’ dhe një koncept irreal); nëse sipas Marksit koncepti i Zotit duhet të zhduket atëherë do të bëhet zot “Shteti Socialist”.
    Atëherë, cilit “Zot” t’i besojmë?!

    Dhe dicka tjetër, kjo “nevojë për Zotin” e pranishme gjatë gjithë historisë njerzore, a nuk tregon në vetvete një pafuqishmëri reale që ne humanët duhet thjesht ta pranojmë ose më shumë akoma ta besojmë?
    Pyetje të tilla mbeten gjithmonë pa një përgjigje të qartë dhe të prerë pasi kalojnë vëzhgimin empirik të fakteve dhe kalojnë në një sferë hipotezash surreale, megjithatë domosdoshmërisht tregojnë një tendencë dhe në këtë rast tendenca është “nevoja e përjetshme e njeriut për Zot”.

    Tani le të kalojmë tek sistemi i Jungut.
    Sikur ta thjeshtonim në një fjali të vetme të gjithë konceptin e Jungut për dukuritë fetare, ajo fjali do të ishte “Zoti gjendet tek e pandërgjegjshmja”.
    Por në një mënyrë të tillë Jungu e vë fenë në një truall shumë të paqëndrueshëm, ku shfaqja më e lartë e dukurisë fetare është, ëndrra. Pra ëndrra, sipas kësaj logjike është më e rëndësishme se dogma fetare, përderisa Zoti gjendet në të pandërgjegjshmen.
    Në fakt, Fromi ka të drejtë kur thotë se, sipas logjikës së Jungut, cmenduria i bie të jetë dukuria më e lartë fetare, përderisa cmenduria është një përvojë tërësisht e pandërgjegjshme.

    Sistemi i Fromit duket më koherenti dhe më i qarti. Fromi e sheh fenë nën dritën e humanizmit dhe pranon vetëm ato pjesë të religjonit të cilat nuk i shkojnë ndesh dashurisë për njeriun,lirisë dhe të vërtetës.
    Mirëpo asnjë fe nuk mund të jetë humaniste në sensin e pastër rilindas të fjalës. Kujtojmë se humanizmi i thotë njeriut “ti mundesh”, ndërsa sistemet fetare i thonë njeriut “ti nuk mundesh”, ose më mirë “ti nuk mundesh pa Zotin”. “Ti nuk mund të realizosh të mirën pa Zotin”, “ti nuk mund të njohësh drejtësinë pa Zotin”, “ti nuk mund të fitosh jetën e përjetshme pa Zotin” etj.

    Për mendimin tim, besimi fetar mbetet gjithmonë ashtu si thotë Paskali “një bast në errësirë”, ndërsa “Zoti – një qënie që rri pas reve për të mos gllabëruar lirinë tonë”. Liri do të thotë ta pohosh ose ta mohosh Atë,do të thotë zgjedhje dhe jo domosdoshmëri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 28-07-2008 më 09:27
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-06-2009, 06:03
  2. Koncepti i energjise
    Nga Failed Rapper në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 10:54
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2005, 17:49
  4. Koncepti i Revolucionit
    Nga kundragazi në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 13:57
  5. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •