Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 73
  1. #11
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Jam i ndërgjegjshëm që tema të tilla është e vështirë të bëhen tërheqëse nga një masë e gjerë, kjo edhe për faktin që "Ne jemi qënie përtace". Jam koshient që përgjithsisht masa kërkon shkrime të shkurtra dhe nga kjo pikëpamje unë jam munduar të bëj të pamundurën që t'i sjell lexuesve esencën.

    Kalojmë më tutje. Forma dhe krahasimet që ka zgjedhur xfiles për të trajtuar temën dhe mbi të gjitha për të na dhënë konceptin e tij mbi fenë, më ka pëlqyer jashtë mase.

    Duhet theksuar se: "nuk është aq e rëndësishme njohja dhe të kuptuarit në detaje të këtyre autorëve në mënyrën se si e shikojnë dhe konceptojnë ata besimin fetar, sesa vetë pikëpamjet e juaja personale, të kulluara mbi besimin fetar". Rrugës ndonjëri mund të gjej ndonjë përngjasje të koncepteve të tija me ndonjërin prej autorët.

    P.S. Tani që kam shtuar shqipen në tastjerën e Laptopit do përdorim me raste edhe (ëË & çÇ)
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  2. #12
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Julius Lexo Postimin
    Përgëzime James dhe Xfiles. Temë e bukur. Ky postim shërben për abonim te tema :P do i kthehem më vonë.
    Po e bej edhe une si ti, po abonohem per vitin tjeter

    Njeriu i ka borxh fese evoluimin nga njeriu i shpellave tek njeriu i Kullave Binjake(si ne kuptimin e njeriut amerikan qe ndertoi kullat ashtu edhe te njeriut arabik qe i hodhi poshte).

    Feja ka pasur vazhdimisht ne dore dijen,pasi prifterinjte antike pagane ishin njerezit me te ditur te fisit , mjaft te shohim shamanet e sotem qe jane njerezit me te ditur te fiseve mongoloide qe akoma jetojne si ne kohen e qepes.

    Cdo zhvillim i racionalitetit njerezor ka ardhur nga prifterinjte pagane derisa ky racionalizim kaloi ne duart e filozofeve antike ( ne fakt gati te gjithe ishin edhe teologe) e derisa ky racionalizim i zotit(ne paganizem zoti eshte natyra, pra eshte racionalizimi i natyres i vete jetes qe benin prifterinjte pagane) u frenua me kristianizmin e islamik, e ne kete menyre vete arsyeja u fut ne frigorifer, ne zonen e akullit.

    Triumfi i racionalizimit te natyres( ndryshe ; hyjnive pagane te se kaluares ) ne shek 16-19 eshte tentative per tu rikthyer ne periudhen parakristiane, e pikerisht greqia e lashte sherbeu jashte mase ne stervitjen e racionalisteve te asaj periudhe.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #13
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Po e bej edhe une si ti, po abonohem per vitin tjeter
    Unë po e bëj ndryshe, dmth po e filloj nga fundi.


    Njeriu i ka borxh fese evoluimin nga njeriu i shpellave tek njeriu i Kullave Binjake(si ne kuptimin e njeriut amerikan qe ndertoi kullat ashtu edhe te njeriut arabik qe i hodhi poshte).
    Ky është mendim tejet abstrakt. Ti mund të thuash që u kemi borxh njerëzve të shpellave mbijetesën. Mund të thuash që u kemi borxh majmunëve, nëse merr parasysh teorinë e Darwinit.
    Mund të thuash që u kemi borxh gjithkujt...psh edhe xhaxhit sepse bëri hidrocentralet.

    Po unë s'arrij ta pëcaktoj drejt kuptimin e "borxhit' në mënyrën si e trajton dhe e përcjell ti atë.
    Kështu që bëji një përkufizim, përcaktim dhe interpretim borxhit fillimish që të ecim më tej mëpastaj.



    Feja ka pasur vazhdimisht ne dore dijen,pasi prifterinjte antike pagane ishin njerezit me te ditur te fisit , mjaft te shohim shamanet e sotem qe jane njerezit me te ditur te fiseve mongoloide qe akoma jetojne si ne kohen e qepes.
    Të marrësh si shembull një fis të degjeneruar mongol që u ka ngel "besnik" traditave të veta, veç kjo nuk të ndihmon hiç.
    Kush e ka sot në dorë dijen?
    A shikon ndonjë ndryshim midis dijes së djeshme dhe të sotmes?
    Emrin e trëndafilit të Ecos e ke lexu?

    Cdo zhvillim i racionalitetit njerezor ka ardhur nga prifterinjte pagane derisa ky racionalizim kaloi ne duart e filozofeve antike ( ne fakt gati te gjithe ishin edhe teologe) e derisa ky racionalizim i zotit(ne paganizem zoti eshte natyra, pra eshte racionalizimi i natyres i vete jetes qe benin prifterinjte pagane) u frenua me kristianizmin e islamik, e ne kete menyre vete arsyeja u fut ne frigorifer, ne zonen e akullit.
    Në të kundërt. Filozofët antikë ishin antifetarë dhe antiteologë. Madje ishin anti-sistemit të atëhershëm.
    Më thuaj çfarë racionaliteti gjen në flijimet njerëzore, apo të kafshëve për nder të zotave?

    Triumfi i racionalizimit te natyres( ndryshe ; hyjnive pagane te se kaluares ) ne shek 16-19 eshte tentative per tu rikthyer ne periudhen parakristiane, e pikerisht greqia e lashte sherbeu jashte mase ne stervitjen e racionalisteve te asaj periudhe.
    Edhe kjo interpretohet më së miri si kundërvënie ndaj sistemit të atëhershëm filozofik të bazuar në kristianizëm dhe mazllëmizëm.
    Që sistemi antik u mor si referim, kjo nuk do të thotë se ajo periudhë, për të cilën pak dimë në të vërtetë, ishte...vetë e vërteta, apo racionalja.
    Ka një gap të tmerrshëm llogjik në këtë përqasje.
    Psh...atëherë ekzistonte skllavëria, dhe ishte e pranueshme. Artistoteli i madh, i marrë si referim nga filozofët e kohës moderne, i konsideronte skllevërit "vegla që mund të flisnin".

    Normal ti si tejet konservator te evokimi i të kaluarës gjen "arin" e jetës. Kur ata e pranonin vetë se nuk e kishin gjetur. Di diçka që nuk di asgjë, thotë Sokrati - modern për kohën kur jetoi.
    Ezekiel 25-17.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Jam dakord me Julius,
    Hyj-Njeriu, nuk mund ti kemi asgje borxh fese, sado feja ka pat ndikimet e saj ne historine e njerezimit, feja ne fund te fundit eshte produkt i njerezimit, nuk eshte diçka e jashtme qe na ka "ndriçuar". Feja eshte nje sistem kulture, qe lind dhe zhvillohet dhe pasurohet e ushqehet me kultura te tjera. Por burimi i kesaj kulture eshte gjithmone tek njerezit, sado dituria thua ti ka qene e perqendruar tek kleriket, kjo nuk do te thote aspak qe i detyrohemi fese. Ajo dije ne duart e udheheqesve shpirterore ka qene nje dije e mbledhur dhe e kultivuar me kohen, qe percillej mes ketyre udheheqesve shpirterore, por burimi i asaj dije eshte rezultat i te gjithe njerezimit.
    Nga nje ane jam dakord qe ti e shikon fene si nje "qenie" te veçante(nisur nga menyra se si shprehesh se ne i detyrohemi fese, sikur te ishte diçka e veçuar), por nuk jam aspak dakord qe ne i detyrohemi fese. Ne i detyrohemi asaj po aq sa ajo na detyrohet ne.
    A do kishte Fe pa njerezit? Dyshoj se tepermi .

  5. #15
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ne stadin e tanishem te shoqerise njerezore nuk ekziston akoma nje organizem qe i bashkon te gjithe rracen njerezore ne interesa te perbashketa, por jemi akoma ne nje faze primitive ku shume organizma qe jane ne fakt ideale apo ideologji, luftojne me njeri tjetrin per dominim dhe asimilim te tjetrit. Mjafton te shohim shoqerine njerezore, ne fillim i ndare ne fise, pastaj fiset ne popuj, pastaj popujt ne shtete, dhe tani po shohim ate qe quhet globalizimi, nje shtet i madh boteror. Cili "zot" do asimiloje te tjeret dhe do fitoje luften per ekzistence?

    Bere nje pershkrim shume me vlere para se te nxirrje kete 'bllofin'

    Me arsyetimin qe bere para kesaj pjese qendrove brenda ligjeve te natyres me persosmeri, e shpjegove deri diku natyralitetin e fese, kurse ketu dole kunder si pasoje e keqinterpretimit te natyres.
    Natyra nuk kerkon nga njeriu te mblidhet ne nje organizem te vetem, pasi kjo do ishte fatale per permiresimin e njeriut .
    Nje organizem shoqeror(po edhe politik) behet me i dobet sa me shume zgjerohet e faktikisht kjo eshte mese e provueshme si ne nivelin e ngushte shoqeror, pra kur ti ke 10 shoke, do kesh shoqeri me te dobet (lidhjet do jene me te dobeta) sesa kur ke 3-4 shoke(lidhjet behen me te forta), po ashtu edhe ne nivelin e larte shteteror. Nje perandori eshte me e dobet sesa nje mbreteri homogjene, pra jeton me pak e sa me shume e shpejt zgjerohet aq me shpejt Perandoria vdes.

    Njeriu me kombin , ka homogjenitetin me te dobet qe i lejon mbijetesen ne kohe, nderkaq homogjeniteti forcohet kur kalon poshte kombit, pra tek flamuri(bajraku), forcohet akoma tek fisi e me tej tek vllaznia e familja.

    Pra siper kombit organizimi eshte deficitar e antinatyre. Kjo shihet tek organizmat nderkombetare sesa te dobet qe jane.

    Feja nderkombetare vuan te njejtin proces. Sa me shume kombe perfshin nje fe nderkombetare aq me shume ndarje krijohen. Shiko kristianizmin sa ndarje ka apo edhe islamin e sesi jane masakruar e po masakrohen ata qe besojne tek i njejti Jezus(katolike e protestane kane dhene spektakel me vrasjet makabre te njeri-tjetrit) apo tek i njejti Allah( shiko irakun ku shiite e sunite po hedhin ne ere njeri-tjetrin perdite).

    Pra nje sistem unik boteror, nje Rend i Ri Boteror eshte antinatyre e do shkaterrohej shpejt, po ashtu sikurse nje Fe mbareboterore do shperbehej ne sekte te panumerta.

    Duhet te marresh parasysh, instiktin e anarkise qe ka individi.

    Une paskam qene me Frommin se prej shume kohesh mbroj te njejtin opinion:

    Sipas Fromit çdo njeri ka nevoja fetare, pasi çdo njeri ka nevojë për një sistem orientimi dhe një sistem adhurimi që manifestohen në mënyra të ndryshme, prandaj sipas tij pyetja nuk është nëse një njeri është apo jo fetar, por cila është feja e tij.

    Feja ime eshte Shqiptaria ( tash te mos guxoje njeri mos ta quaje fe Shqiptarine )
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyj-Njeriu : 27-07-2008 më 10:26
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #16
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Une po e ndjek debatin me vemendje dhe mendova te bej nje nderhyrje pikerisht tani sepse kam pershtypjen qe tema po merr nje drejtim te gabuar ( me mire qofsha une i gabuar )

    Ne te gjitha rastet qe perpiqet te diskutohet per te tille ceshtje, kam vene re qe lindin tendenca per te barazuar Fene si nje kocept ne vetvete dhe perdorimin e saj nga ana tjeter.
    Personalisht mendoj se ne momentit qe diskutimi merr trajta te nje niveli me shume konkret sesa parimor, problematika degjeneron. Nuk e kuptoj perse duhet te ngaterrohet kleriku,prifti,hoxha apo te tilla budallalliqe ne debat. A thua se vete feja valle eshte a-priori e pakuptueshme pa te tille elemente ?

    Gjithmone e kam pasur me te thjeshte te konceptoj fene si nje ndjenje te brendshme te individit ( padyshim e ushqyer prej faktoreve te jashtem dhe aspak e lindur sikurse mendon Frommi ), por gjithmone gjerat me ngaterrohen kur argumentat jane te tipit : jo ata vrane kaq, jo ata vodhen kete, jo filozofet ishin teologe apo ku di une.

    Mendoj se duhet bere nje distancim kategorik ne ate se cka perfaqeson feja si fenomen dhe ne ate se cka justifikohet apo perdoret ne emer te fese.

  7. #17
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Ka shumë gjëra nga Frojdi që duhen marrë parasysh, po unë ju them vetëm një gjë: ateistët më të mëdhenj kanë pasur edukim fetar. Kjo nuk është e rastësishme.

    Njohja me botën fetare nxjerr në pah të gjitha dobësitë e saj si një ndërtesë e pastër dhe e qartë në sipërfaqe po e krimbur përbrenda.

    Pikat kryesore në të cilat unë bie dakort me Frojdin janë këto:

    Zoti ishtë një përgjigje e rëndomtë dhe e vrazhdë, një mungesë delikatese kundrejt mendimtarëve”
    Është pikërisht kjo e fshehura, e fshehta, esenca. Njerëzit janë të prirur që të gjejnë dikë si udhërrëfyes, si shpjegues i botës, si dikush që i di të gjitha dhe vullnetit të tij do i binden.

    Siç flet Hegel për një udhëheqës kur e quan atë "të fortë dhe të imponueshëm sipas karizmës së tij dhe jo forcës e mjeteve që përdor".

    Roli i këtij udhëheqësi dhe udhërrëfyesi, merr trajta të ndryshme sipas përkatësisë së moshës, edukimit dhe intelektit të dikujt. Është interesante që Frojdi më tej i jep kuptimin e babait. Dhe që fëmijës me të vërtetë i duhet të dalë jashtë lidhjes emocionale e shpirtërore me të, për të gjetur rrugën e vet por dhe një ditë do i duhet të zërë vendin e të atit duke u bërë vetë baba. Ndërtesa filozofike e Frojd -Niçes është brilante.
    I pari duke zbërthyer nëpërmjet psikanalizës babain si pikë referimi në jetën e dikujt dhe i dyti duke marrë përsipër ta çojë më tej këtë duke u shprehur: Zoti ka vdekur. Është njësoj sikur të thuash babai vdiq. Tani e ke rradhën ti të bëhesh i tillë.

    Nëse dikush refuzon të rritet, të bëhet baba, atëherë ai do bjerë pre e demagogëve. të veshur fetarisht, që marrin përsipër të interpretojnë botën, ligjet e natyrës, shkencën etj etj. Gjëra që normalisht nuk i dinë e nuk mund të jenë gjë tjetër veç demagogë. Përralla e gjenezës thuhet përditë në kisha e xhami dhe vegjëlia (sa fjalë e bukur prej Fan Nolit) rri e i dëgjon.
    Një tjetër e metë e fesë sipas Frojdit është se ajo e mbështet moralitetin në parime shumë të paqëndrueshme. Në qoftë se domethënia e normave etike bazohet në atë se ato janë porosi të perëndisë, atëherë e ardhmja e etikës vihet në varësi nga besimi tek Zoti. Mirëpo duke qënë se sipas Frojdit të qënurit fetar të njerëzve do dobësohej gjithnjë e më shumë atëherë bashkë me fenë do shkatërrohen edhe vlerat tona morale (duket ndikimi i qartë i Nices, i famshëm për shprehjen e tij “ nëse Zoti vdes kush do na i japi Urdhëresat Morale - shënim J@mes_Douglas).
    Pikërisht. Ja dhe vazhdimi i teorisë së tyre.
    Problemi është i dyanshëm këtu. Së pari eksluzivitetin e mbartësit të vlerave morale e kanë (deri diku) institucionet fetare.
    Mirëpo siç thotë Sam Harris, filozof modern ateist, problemi qëndron se feja ofron vlera morale të mira me një arsyetim të keq.
    Psh kur themi se do duhet të ndihmojmë të varfërit sepse zoti na ka thënë kështu. Ndryshe do shkojmë në ferr. Në plan të parë vihet frika te zoti. Dhe fetarët si foshnje mendore kanë frikën e zotit. Një koncept i papranueshëm llogjik.
    Çfarë ndodh me një njeri të mirë që nuk beson te zoti? Por beson se vlerat morale që duhen ruajtur, janë pjesë e natyrës njerëzore e cila duhet respektuar?
    Pse kuotohet gjithnjë Krishti , kur këto vlera morale i ka mbështetur dhe Konfuci? Apo të tjerë filozofë më parë dhe më pas tij?
    Këtu vijmë te besimet si vlera vetëpërmbushëse të njeriut. Dhe pikërisht kufizimin e lirisë që ofron kjo apo ajo dogmë e caktuar.

    Që na çon më tej te globalizimi. E ka përmend ca më sipër xfiles. Vërtet që globalizimi është për mua një sistem i pranuar vlerash morale më së shumti se gjithçka tjetër.
    Pra është një sistem i njehsuar vlerash të pranuara prej të gjithëve. Dhe në këtë luftë vlerash do gjenden përballë me vlerat lokale fetare të cilat janë shumë herë të kundërta me parimoret. Nuk do ketë një fe globale, ose më saktë, nëse do ketë një fe globale, atëherë ne do jemi pjesë e sistemit autoritar.
    Nëse do jetë ky sistem autoritar apo jo, nuk di ta them. Ka mundësi që të vetëshkatërrohemi (përderisa disa janë të gatshëm që të hedhin veten në erë për zotin e vet asgjë nuk është e pamundur). Mirëpo jam optimist ndaj racës njerëzore. Nuk besoj se do shkojnë deri në vetshkatërrim.

    Të vazhdojmë me pikën e dytë të vlerave morale dhe lidhjen e tyre me fenë; vërtet sipas thënieve të Frojdit dhe Niçes, këto vlera degradojnë me degradimin e atyre që i mbajnë. Nëse mbajtësit e x feje me qëndrimin e tyre degradojnë veten, kanë degraduar dhe fenë përkatëse. Nëse sjellja e besimtarëve degradohet, degradohet dhe feja përkatëse dhe pastaj kalojmë në përdorimin e pashmangshëm të stereotipave, gjë që e bën studimin dhe evolimin njerëzor akoma më të vështirë. (me të njomin digjet dhe i thati)

    Më tej e shikoj si vetëfshikulluese këmbënguljen e njerëzve të besojnë në zot.
    Dëmi i shpërfytyrimit të këtyre vlerave po shikohet sot në qëndrimin ndaj ateistëve. Ateistët e kanë kuptuar se problemin kryesor që përballojnë sot është paragjykimi ndaj tyre.
    Dhe këtu po punojnë, për të rrëzuar këtë paragjykim që si një trend i ri shihet kërcënues ndaj mbartësve të moralit - fetarëve, siç ata pëlqejnë të identifikohen.

    E parë nga ana sociale, besimi në zot, është i dëmshëm në vlerën e kërkesës ndaj shoqërisë. Në kërkesë ofertën e vlerave njerëzore. Kur këto nuk bëhen arbitrarisht-fetarisht, atëherë njeriu social mbrohet më mirë në mekanizmat shoqërorë të ofruar.
    Nuk është rastësi që në vendet me popullsi ateiste, kultura sociale dhe shërbimet janë të nivelit më të lartë të mundshëm. Vlera e lirisë, demokracisë, shtypit, po ashtu.
    Kanë ushtruar në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme veten për të arritur në atë fazë zhvillimi. (shikoni gjithë shtetet nordike)
    Ezekiel 25-17.

  8. #18
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ky është mendim tejet abstrakt. Ti mund të thuash që u kemi borxh njerëzve të shpellave mbijetesën. Mund të thuash që u kemi borxh majmunëve, nëse merr parasysh teorinë e Darwinit.
    Mund të thuash që u kemi borxh gjithkujt...psh edhe xhaxhit sepse bëri hidrocentralet.

    Po unë s'arrij ta pëcaktoj drejt kuptimin e "borxhit' në mënyrën si e trajton dhe e përcjell ti atë.
    Kështu që bëji një përkufizim, përcaktim dhe interpretim borxhit fillimish që të ecim më tej mëpastaj.


    Ti do me cosh ne ferr para kohe mua...
    Imja ishte hyrja e me pas behej shpjegimi se ku konsistonte borxhi.
    Borxhi ne kuptimin joekonomik perdoret ne kuptimin e 'detyrimit'. I ke borxh fese, do te thote i detyrohesh fese per kete qe je.

    Të marrësh si shembull një fis të degjeneruar mongol që u ka ngel "besnik" traditave të veta, veç kjo nuk të ndihmon hiç.
    Kush e ka sot në dorë dijen?


    Po jo mo tulipo, dhashe shembull per te sqaruar realitetin antik te cilin shumepak e ka parasysh, perfshire ti. Shamanet jane prifterinj e ashtu si eshte struktura e shoqerive te sotme shamanike ka qene krejt njerezimi ne te kaluaren e larget, pra shamani ishte dijetari i fisit e pastaj te pakten historia, matematika e astrologjia kane lindur neper tempuj,pastaj u bene laike. Historia ka lindur nga Mitologjia, kurse astronomia(e sotme) nga astrologjia antike.

    Në të kundërt. Filozofët antikë ishin antifetarë dhe antiteologë. Madje ishin anti-sistemit të atëhershëm.
    Më thuaj çfarë racionaliteti gjen në flijimet njerëzore, apo të kafshëve për nder të zotave?


    Mos trego padituri te theksuar. Platoni eshte marre per baze nga vete krishterimi, saqe krishterimin e quajne fe platonike.
    Sokrati ka dhene leksione teologu te pashembullta, po ashtu aristoteli u mor gjate me ndikimin e hyjnive ne jeten e njeriut.
    Epikuri qe ca e ca e quajne Atin e materializmit( e keshtu ateizmit) ne fakt e ka bere te qarte se njeriu duhet te marre shembull nga hyjnite.

    Nuk gjej racionalitet ne therje, por ne gjakun qe del. Gjaku ka qene dhe eshte ngjizes i llahtarshem i nje grupi, si ne kuptimin gjak i njejte ashtu edhe ne sakrifikimin duke derdhur gjakun per grupin (keta quhen deshmore). Vellameria shqiptare bazohet tek pirja e Gjakut.

    Edhe kjo interpretohet më së miri si kundërvënie ndaj sistemit të atëhershëm filozofik të bazuar në kristianizëm dhe mazllëmizëm.
    Që sistemi antik u mor si referim, kjo nuk do të thotë se ajo periudhë, për të cilën pak dimë në të vërtetë, ishte...vetë e vërteta, apo racionalja.
    Ka një gap të tmerrshëm llogjik në këtë përqasje.
    Psh...atëherë ekzistonte skllavëria, dhe ishte e pranueshme. Artistoteli i madh, i marrë si referim nga filozofët e kohës moderne, i konsideronte skllevërit "vegla që mund të flisnin".


    Po jo mo lale, merru ca me hobsa e Nice, se ste bejne dem e merru me pak me voltera edhe pse Volterat vdisnin per gerqine e lashte po aq sa hobsat e Nicet.

    Sipas ketyre europa duhet te kthehej ne epoken e shkelqyer greko-romake ku triumfonte racionalizmi e deshira per dijen biles me qyfyrja ishte se aristokrateve angleze u pelqente te krahasoheshin me senatoret romake saqe sipas tyre anglezet ishin romaket moderne e ashtu si Roma, Anglise i takonte civilizimi i Europes e biles me gjere.

    Skllaveria eshte indiferente ne vleresimin e racionalitetit te pergjithshem te nje epoke. Vete ameriket kur bene kushtetuten e quajten legjitime skllaverine, po kjo nuk i ben me pak racionale , benxhaminat e franklineve apo xhorxhat e washingtoneve, apo kjo nuk hedh balte mbi shprehjen se Amerika ka 230 vjet DEMOKRACI.

    Normal ti si tejet konservator te evokimi i të kaluarës gjen "arin" e jetës. Kur ata e pranonin vetë se nuk e kishin gjetur.

    Ata kush mo dhe per cfare ari behet fjale? I vetmi ar qe ka e kaluara quhet eksperience.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #19
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Nuk e kuptoj perse duhet te ngaterrohet kleriku,prifti,hoxha apo te tilla budallalliqe ne debat. A thua se vete feja valle eshte a-priori e pakuptueshme pa te tille elemente ?

    Sigurisht qe eshte e pakonceptueshme , kjo dihet. Njeriu mund te kete nje 'instikt fetar' si thote Fromm, por ama duhet te mesoje e mesuesi eshte prifti. Eshte njesoj si te thuash njeriu e ka logjiken natyrore prandaj ci duhet mesuesi( babai, profesori, libri etj). Kuptohet qe kjo ska kuptim.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Bere nje pershkrim shume me vlere para se te nxirrje kete 'bllofin'
    Per nje moment desh me binde se ishte bllof, por me vjen keq qe nuk eshte ashtu .
    Me arsyetimin qe bere para kesaj pjese qendrove brenda ligjeve te natyres me persosmeri, e shpjegove deri diku natyralitetin e fese, kurse ketu dole kunder si pasoje e keqinterpretimit te natyres.
    Natyra nuk kerkon nga njeriu te mblidhet ne nje organizem te vetem, pasi kjo do ishte fatale per permiresimin e njeriut .
    Nje organizem shoqeror(po edhe politik) behet me i dobet sa me shume zgjerohet e faktikisht kjo eshte mese e provueshme si ne nivelin e ngushte shoqeror, pra kur ti ke 10 shoke, do kesh shoqeri me te dobet (lidhjet do jene me te dobeta) sesa kur ke 3-4 shoke(lidhjet behen me te forta), po ashtu edhe ne nivelin e larte shteteror. Nje perandori eshte me e dobet sesa nje mbreteri homogjene, pra jeton me pak e sa me shume e shpejt zgjerohet aq me shpejt Perandoria vdes.

    Njeriu me kombin , ka homogjenitetin me te dobet qe i lejon mbijetesen ne kohe, nderkaq homogjeniteti forcohet kur kalon poshte kombit, pra tek flamuri(bajraku), forcohet akoma tek fisi e me tej tek vllaznia e familja.
    Jam shume dakord me ty per arsyetimin dhe faktin se sa me shume rritet niveli organizimit aq me e dobet behet kjo lidhje. Madje mund ta shohim kete dhe ne natyre, psh, eshte tejet e veshtire te ndash atomet qe perbejne nje molekule, po aq e veshtire te copetosh nje bakter apo virus, aq me teper te eliminosh koloni bakteresh, per vete natyren e pavarur qe kane keto mikro organizma, vret 1000 shpetojne 1000000000. Mirpo sa me shume rritet shkalla e kompleksitetit dhe organizimit aq me delikat behet stabiliteti per kete organizem. Shembulli me i mire eshte njeriu, apo dhe gjitaret e tjere ne pergjithesi, mjafton nje shigjete apo plumb ne nje vend delikat, edhe pse pjesa tjeter e trupit eshte e paprekur sjell vdekjen e menjehershme dhe te pakthyeshme te te gjithe organizmit. Pra duke gjet nje analogji dhe me natyren vete jam mese dakord me arsyetimin tend.
    Pra siper kombit organizimi eshte deficitar e antinatyre. Kjo shihet tek organizmat nderkombetare sesa te dobet qe jane.
    jam dakord dhe ketu, eshte deficitar, dhe ke sjell shembull te mire me organizmat nderkombetar. Por ajo fjala "antinatyre" nuk me bind, ne fakt duhet hequr fare nga fjalori, sepse duke qene se jemi pjese e natyres, dhe pa e kuptuar ne jemi ne "gracken" e saj, sado "antinatyror" mund te duket nje veprim apo nje diçka kurrsesi nuk mund te jete anti-natyre, sepse nese eshte me siguri natyra e lejoji te ishte. Por edhe nese i shohim keto gjera "antinatyrore" si eksperimente te deshtuara te natyres, perseri edhe pse te deshtuara jane pasoje e vullnetit natyror.
    Feja nderkombetare vuan te njejtin proces. Sa me shume kombe perfshin nje fe nderkombetare aq me shume ndarje krijohen. Shiko kristianizmin sa ndarje ka apo edhe islamin e sesi jane masakruar e po masakrohen ata qe besojne tek i njejti Jezus(katolike e protestane kane dhene spektakel me vrasjet makabre te njeri-tjetrit) apo tek i njejti Allah( shiko irakun ku shiite e sunite po hedhin ne ere njeri-tjetrin perdite).

    Pra nje sistem unik boteror, nje Rend i Ri Boteror eshte antinatyre e do shkaterrohej shpejt, po ashtu sikurse nje Fe mbareboterore do shperbehej ne sekte te panumerta.

    Duhet te marresh parasysh, instiktin e anarkise qe ka individi.
    Ok dakord dhe ketu, faktet jane te tilla qe ty te japin te drejte. Po une shoh nje aspekt tjeter tek keto fakte.
    E para, individi ka instiktin e anarkise, po aq edhe te rregullit. Do e shpjegoj me vone se perse duhen keto dy instikte dhe kur vihen ne pune njeri ose tjetri.
    E dyta, sado te dobeta jane keto organizma fetare nderkombetar kjo nuk hedh posht faktin qe tendencen qe shoqeria njerezore ka per krijimin e organizmave te tille. Jo me kot u shpreha se:
    Ne stadin e tanishem te shoqerise njerezore nuk ekziston akoma nje organizem qe i bashkon te gjithe rracen njerezore ne interesa te perbashketa, por jemi akoma ne nje faze primitive ku shume organizma qe jane ne fakt ideale apo ideologji, luftojne me njeri tjetrin per dominim dhe asimilim te tjetrit. Mjafton te shohim shoqerine njerezore, ne fillim i ndare ne fise, pastaj fiset ne popuj, pastaj popujt ne shtete, dhe tani po shohim ate qe quhet globalizimi, nje shtet i madh boteror. Cili "zot" do asimiloje te tjeret dhe do fitoje luften per ekzistence?
    pra akoma nuk ka dale nje fe apo organizim i suksesshem per bashkimin e te gjithe njerezimit. Jemi ne nje faze primitive, dhe ato faktet qe shohim sot se si feja ka deshtuar jane pjese e ketij evolucioni. Por nuk mund te mohojme faktin se tendenca e evulimit te shoqerise njerzore po shkon drejt rendit boteror, me hir ose me pahir, ndoshta pas 10.000 vjetesh, ndoshta pas 1000 vjetesh, ku i dihet.

    Ti e ke mire qe kombi eshte homogjeniteti me i dobet i mundshem qe lejon mbijetesen ne kohe, por mos le pas dore karakteristiken qe kane kombet(zotat) te "hane" njeri tjetrin duke asimiluar. Nuk di asnje komb te kete ndejtur ashtu ne paqe per te siguruar mbijetesen e vet, çdo komb sapo eshte bere i fuqishem sa duhet eshte perpjekur te rritet duke luftuar dhe asimiluar popuj te tjere. Fundja dhe shqiperia me pare ka qene e ndare ne fise dhe principata qe luftonin me njera tjetren, luftonte shqiptari shqiptarin, por ja qe doli dikush me i forti, Skenderbeu, qe i bashkoi. Po ti mendon se u bashkuan sepse i digjte b** per atdheun apo sepse i digjte per tokat e veta qe u kercenuan prej nje populli tjeter.

    Pra siç e shikon edhe kombet kane tendence te rriten. Kjo per faktin se jeta eshte e kundrta e shtimit te entropise, jeta eshte shtimi i rregullit dhe organizimit. Dhe ky eshte qellimi. Tani, nje komb i vogel mbase eshte me i forte ne brendesi, me i lidhur, por qellimi i evolucionit shoqeror (ashtu dhe çdo lloj organizmi tjeter, pra qellimi i jetes) nuk eshte thjesht te qenit me te forte fizikisht, sepse te ishte per ate pune nuk ka asgje me stabel dhe te forte fizikisht se sa vete atomi, qe arrin te copetohet vetem ne qender te yjeve. Cili ishte qellimi qe prej atomit u krijuan qenie te tilla delikate si njeriu? Qellimi eshte inteligjenca.

    Duhet te vesh re se si sot kombet po shkrihen, emigracioni ben te veten, do vije nje dite ku nuk do kete me popuj te veçuar, por nje popull i madh i perzjere. Se kur nuk i dihet, mund te jete afer, mund te jet larg, mund edhe te mos realizohet fare, por tendenca eshte ajo.

    Keshtu qe ajo qe tu duk si bllof ne fakt nuk bie ne kundershtim aspak me ate qe the ti, por as me ate qe thashe une.

    Si perfundim po jap dhe nje mendim mbi instiktin e anarkise qe ka njeriu.
    Tani, nen kendveshtrimin e evolucionit te organizmave shoqerore, sigurisht qe ekzistojne shume menyra organizimi, shume ideologji, shume sisteme. Disa prej tyre deshtojne, te tjera mbijetojne me shume. Tani, nuk di te kete nje njeri normal qe ne nje shoqeri qe i jep kushte te mira jetese, i jep mireqenie dhe siguri, etj etj, te zgjoje instiktin e vet te anarkise apo te kerkoje anarki, sepse kjo do ishte kunder interesave te veta, anarkia do prishte sistemin qe i lejon atij te kete mireqenie. Ne te kundert, nese ky sistem nuk te jep kushte te mira, ngjall pakenaqesi, aty zgjohet insitkti i anarkise, dhe qe sherben thjesht per prishjen e nje sistemi qe nuk eshte i suksesshem, duke lejuar ri-organizmimin ne nje sistem tjeter qe mund te ofroje me shume mundesi. Pra eshte sigurese per detektimin dhe "vrasjen" e sistemeve te deshtuara, sepse vetem duke u prishur nje sistem mund te ndertohet nje tjeter. Prandaj edhe pse njeriu ka nje instikt anarkie kjo nuk do te thote se e perdor aty ku nuk duhet, eshte nje "test" dhe "sigurese" per gjetjen e nje sistemi shoqeror qe te beje te mundur bashkimin e te gjitheve.

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-06-2009, 06:03
  2. Koncepti i energjise
    Nga Failed Rapper në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 10:54
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2005, 17:49
  4. Koncepti i Revolucionit
    Nga kundragazi në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 13:57
  5. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •