-
Zoti si Njeri
Ky eshte kapitulli i katert if librit "Udha Ortodokse" i Kallisto (Timothy) Ware. Eshte perkthyer ne shqip nga At Foti Cici. Librin komplet mundet ta gjeni tek www.shqiptarortodoks.com
62
KREU 4
ZOTI SI NJERI
Perėndia ishte tek Krishti, duke pajtuar botėn me veten.
2 Korinthianėt 5:19
Etu pėr Jezuin dhe ai do ta shuajė etjen me dashurinė e tij.
Shėn Isak Siriani
At Isaku tha: "Rrija njėherė me at Pimenin dhe e pashė se ishte nė ekstazė dhe,
meqenėse e kisha bėrė zakon t'i flisja ēiltas, mbasi bėra njė pėrkulje para tij, e
pyeta: "Mė thuaj ku ishe? "Dhe ai nuk m'u pėrgjigj. Por kur e shtrėngova, mė
tha: "Mendimet e mia ishin tek virgjėresha Mari, Nėna e Zotit, qė qėndronte
dhe vajtonte para kryqit tė Shpėtimtarit dhe, do tė desha tė qa pėrherė sa qante
ajo atėherė.
Fjalė tė urta nga etėrit e shkretėtirės
Bashkudhėtari ynė nė Udhė
Aty nga fundi i Vendit tė shkretė T. S. Eliot shkruan:
Cili ėshtė i treti qė gjithmonė ecėn krah teje?
Kur numėroj, jemi vetėm unė dhe ti, bashkė.
Por kur shoh pėrpara nė rrugėn e bardhė
ėshtė gjithmonė dikush tjetėr qė ecėn krah teje...
Nė shėnimet e tij shpjegon se nė kėtė poezi ka ndėr mend historinė e
ekspeditės sė Shackleton-it nė Antarktikė. Grupi i eksploruesve, kur ndodhej nė
pikėn e skajshme tė fuqisė sė tij, ndjeu nė mėnyrė tė pėrsėritur ekzistencėn e njė
anėtari mė tepėr, i cili me tė vėrtetė mund tė pėrllogaritej bashkė me ta. Shumė
kohė mė pėrpara Shackleton-it, mbreti Nabuhodonosor i Babilonisė kishte njė
eksperiencė tė ngjashme: "A nuk hodhėm tre burra tė lidhur mu nė mes tė
zjarrit?... Unė shikoj katėr burra tė lidhur, duke ecur mes zjarrit dhe pa u
dėmtuar fare; dhe pamja e tė katėrtit ėshtė e njėjtė me bir Perėndie" (Danieli
3:24-25).
Tė njėjtėn domethėnie ka pėr ne Jezui, Shpėtimtari ynė. Ėshtė ai qė ecėn
gjithmonė krah nesh, kur arrijmė nė cakun e skajshėm tė fuqisė, ai qė ėshtė me
ne nė egėrsinė e akullit ose nė zhegun e zjarrit. Tek secili nga ne, nė ēastet e
vetmisė apo tė vėshtirėsisė mė tė madhe, kjo ėshtė fjala qė thuhet: Nuk je vetėm;
ke njė bashkudhėtar.
I dhamė fund kreut tė kaluar duke folur pėr tėhuajtjen dhe mėrgimin e njeriut.
Pamė se mėkati fillestar dhe vetjak, krijoi njė hendek midis Zotit dhe njeriut, tė
cilin njeriu nuk mund ta mbushė me fuqitė e tij, pa pasur ndihmė. I shkėputur
nga Krijuesi, i ndarė nga njerėzit, i pėrēarė vetmevete, njeriu i rėnė nuk kishte
forcė pėr tė shėruar veten e tij. Atėherė ngritėm pyetjen: ku do tė mund tė
gjendej shėrimi? Pamė madje se Trinia, si Zot i dashurisė sė vėrtetė, nuk mund
tė rrinte mospėrfillėse nė mjerimin e njeriut, por u fut brenda tij. Deri nė ēfarė
shkalle ka arritur kjo pėrzierje hyjnore?
Pėrgjigjja ėshtė se ėshtė shtrirė gjer nė largėsinė mė tė mundshme. Pėrderisa
njeriu nuk mund tė vinte tek Zoti, Zoti erdhi tek njeriu, duke u njėjtėsuar me tė
nė mėnyrėn mė tė drejtpėrdrejtė. Fjala e pėrjetshme dhe Biri i Zotit, personi i
dytė i Trinisė, u bė njeriu i vėrtetė, njė prej nesh, shėroi dhe pėrtėriu natyrėn
tonė njerėzore duke e marrė tė tėrin nė veten e tij. Me fjalėt e Besores: "Besoj...
dhe nė njė Zot Jezu Krishtin... Perėndi i vėrtetė prej Perėndie tė vėrtetė... qė ka
tė qenėt njė me Atin... qė pėr ne njerėzit dhe pėr shpėtimin tonė, zbriti prej
qiejve, dhe u trupėzua prej Shpirtit tė Shenjtė edhe Virgjėreshės Mari...". Ky pra
ėshtė bashkudhėtari ynė nė ngricė dhe nė zjarr; Zoti Jezu qė mori trup nga
Virgjėresha, njė nga Trinia dhe njėkohėsisht njė prej nesh, Zoti ynė dhe vėllai
ynė.
Mėshiro, o Zot Jezu
Nė njė paragraf tė mėparshėm, shqyrtuam kuptimin trinik tė Lutjes sė Jezuit,
"O Zot Jezu Krisht, Bir i Perėndisė, mėshiromė mua mėkatarin". Le tė shohim
se ēfarė do tė thotė kjo lutje pėr Trupėzimin/Mishėrimin e Jezu Krishtit dhe
pėr shėrimin tonė prej tij dhe pėrmes tij.
Nė Lutjen e Jezuit ka dy "pole"ose dy pika skajore. O Zot... Bir i Perėndisė,
duke e shpallur Jezuin si Zot tė gjithė krijimit dhe Bir tė pėrjetshėm. Pastaj nė
mbyllje Lutja kthehet nė gjendjen tonė si mėkatarė - mėkatarė pėr shkak tė
rėnies, mėkatarė pėr veprimet tona vetjake tė gabuara: "mua mėkatarin" (Nė
kuptimin literal teksti grek ėshtė madje shumė i theksuar: "mua mėkatarin",
sikur tė isha unė i vetmi mėkatar).
Kėshtu lutja fillon me adhurim dhe pėrfundon me pendim. Kush e ēfarė mund
tė pajtojė kėto dy skaje tė lavdisė hyjnore dhe tė mėkatėrisė njerėzore?
Pėrgjigjen e japin tre fjalė tė kėsaj lutjeje. E para ėshtė "Jezu", emri personal qė
iu dha Krishtit mbas lindjes sė tij njerėzore nga Virgjėresha Mari. Ky emėr ka
kuptimin e Shpėtimtarit; ashtu siē i tha ėngjėlli atit birėsues tė Krishtit, shėn
Josifit: "Do t'ia vėsh emrin Jezu; sepse ai do ta shpėtojė popullin e tij nga fajet
e tyre" (Mattheu 1:21).
Fjala e dytė ėshtė titulli "Krisht", pėrkthimi grek nga hebraishtja i fjalės "Mesia",
qė do tė thotė ai qė ėshtė lyer nga Shpirti i Shenjtė i Zotit. Pėr popullin judaik tė
Dhjatės sė Vjetėr Mesia ishte ēlirimtari i shumėpritur, mbreti i ardhshėm, qė me
fuqinė e Shpirtit do t'i ēlironte nga armiqtė e tyre.
Fjala e tretė ėshtė "mėshirė", njė term qė do tė thotė dashuri nė veprim, dashuri qė punon pėr tė sjellė faljen, ēlirimin, tėrėsimin. Tė kesh mėshirė do tė thotė tė
shkarkosh tė tjerėt nga faji qė nuk mund tė shlyejnė me pėrpjekjet e tyre; ta
shkarkosh nga detyrimet qė vetė ai nuk mund tė shlyejė; ta shėrosh nga
sėmundja, pėr tė cilėn i pandihmuar, nuk mund tė gjejė asnjė shėrim. Termi
"mėshirė" do tė thotė madje se tė gjitha kėto afrohen si njė dhuratė e lirė: ai qė
kėrkon mėshirė nuk ka pretendime ndaj tjetrit, nuk ka tė drejta pėr t'i kėrkuar.
Pra Lutja e Jezuit shpjegon dhe problemin e njeriut dhe zgjidhjen nga Zoti.
Jezui ėshtė Shpėtimtari, mbreti i lyer, ai qė ka mėshirėn. Por lutja na thotė
madje diēka mė tepėr pėr personin e vetė Jezuit. I drejtohemi si "Zot" dhe "Bir
i Perėndisė". Kėtu Lutja ka parasysh hyjnishmėrinė e tij, transhendencėn dhe
pėrjetshmėrinė e tij. Por i drejtohemi gjithashtu "Jezu", domethėnė me emrin
personal qė nėna dhe ati i tij birėsues i dhanė mbas lindjes sė tij njerėzore nė
Betlehem. Kėsisoj Lutja flet gjithashtu pėr natyrėn njerėzore tė tij, pėr realitetin
e vėrtetė tė lindjes sė tij njerėzore.
Si rrjedhojė Lutja e Jezuit ėshtė njė pohim i besimit tek Jezu Krishti qė ėshtė
dhe Zot i vėrtetė dhe plotėsisht njeri. Ai ėshtė Zot-njeri (Theįnthropos), qė na
shpėton nga mėkatet tona, pikėrisht sepse njėkohėsisht ėshtė dhe Zot dhe njeri.
Njeriu nuk mund tė vinte tek Zoti, kėshtu erdhi Zoti tek njeriu, duke u bėrė
njerėzor. Brenda dashurisė sė tij "ekstatike", Zoti njėsohet me krijimin e tij mė
ngushtė se ēdo njėsim i mundshėm, teksa bėhet vetė ai, ajo ēka krijoi. Zoti si
njeri pėrmbush veprėn ndėrmjetėse qė njeriu flaku gjatė rėnies. Jezui,
Shpėtimtari ynė, ndėrton urėn mbi humnerėn midis Zotit dhe njeriut, sepse
njėkohėsisht ėshtė dhe Zot dhe njeri. Siē thuhet nė njė nga himnet ortodokse tė
vigjilies sė Krishtlindjeve: "Qielli dhe dheu sot u njėsuan, me lindjen e Krishtit.
Sot Perėndia zbriti mbi dhé, dhe njeriu u ngjit nė qiej".
Pra Trupėzimi ėshtė vepra madhore e Zotit pėr tė na ēliruar dhe pėr tė
rivendosur lidhjen kunguese me tė. Por ēfarė do tė ndodhte nėse nuk ndodhte
kurrė njė rėnie? Do tė kishte zgjedhur Zoti tė bėhej njeri madje edhe nėse
njeriu nuk do tė mėkatonte kurrė? Duhet tė konsiderohet Trupėzimi thjesht si
pėrgjigje e Zotit nė pozitėn e vėshtirė tė njeriut tė rėnė, apo nė njėfarė mėnyre
ėshtė pjesė e dėshirės sė pėrjetshme tė Zotit? Mos vallė duhet tė shohim
mbrapa rėnies dhe tė shikojmė aktin e njerishmėrisė sė Zotit si njė pėrmbushje
e fatit tė vėrtetė tė njeriut?
Kėsaj pyetjeje hipotezė, tani pėr tani ne nuk mund t'i japim asnjė pėrgjigje
pėrfundimtare. Pėrderisa jetojmė brenda njė gjendjeje nėn rrethanat e rėnies,
nuk mund tė pėrfytyrojmė qartė se cila do tė ishte lidhja e Zotit me gjininė
njerėzore nėse nuk kishte ndodhur rėnia. Kėshtu, autorėt e krishterė, nė
shumicėn e rasteve, e kanė kufizuar shqyrtimin e ēėshtjes sė trupėzimit nė
kuadrin e gjendjes sė rėnė tė njeriut. Por ka disa qė guxuan tė ndėrmarrin njė
analizė mė tė gjerė, veēanėrisht shėn Isak Siriani dhe shėn Maksim Konfesori
nė Lindje, ashtu si Duns Scotus nė Perėndim. Trupėzimi, thotė shėn Isaku,
ėshtė vepra mė e bekuar dhe mė e gėzuar qė mund tė ndodhte nė racėn
njerėzore. Mundet vallė tė jetė e drejtė, qė tė caktojmė si shkak pėr kėtė ngjarje
tė gėzueshme diēka qė ndoshta mund tė mos ndodhte kurrė dhe qė duhet tė
ndodhte kėshtu me tė vėrtetė? Sigurisht, beson shėn Isaku, marrja e natyrės
njerėzore nga Zoti duhet tė kuptohet jo vetėm si njė pėrgjigje ndaj mėkatit tė
njeriut, por gjithashtu dhe kryesisht si njė akt dashurie, si njė shprehje e vetė
natyrės sė Zotit. Madje dhe nėse rėnia nuk do tė kishte ndodhur, Zoti, brenda
dashurisė sė paanė dhe ekstatike tė tij pėrsėri do tė kishte zgjedhur tė njėjtėsojė
veten me krijimin e tij duke u bėrė njeri.
Trupėzimi i Krishtit, duke u parė nė kėtė prizėm, ka mė tepėr rėndėsi sesa
shfuqizimi i rėnies apo njė rivendosje e njeriut nė gjendje fillestare brenda nė
Parajsė. Kur Zoti bėhet njeri, kjo shėnohet si fillim i njė faze tė re nė historinė e
njeriut dhe jo vetėm si njė kthesė nė tė kaluarėn. Trupėzimi e ngre njeriun nė
njė nivel tė ri; gjendja e fundit ėshtė mė e lartė nga e para.Vetėm tek Jezu
Krishti zbulohen tė gjitha mundėsitė e natyrės njerėzore. Para lindjes sė tij,
domethėnia e vėrtetė e personalitetit tonė ishte e fshehur. Lindja e Krishtit, siē
thotė shėn Vasili, ėshtė "ditėlindja e gjithė gjinisė njerėzore"; Krishti ėshtė
njeriu i parė i pėrsosur, domethėnė i pėrsosur jo vetėm nė kuptimin dinamik,
ashtu siē ishte Adami me ēiltėrsinė e tij para rėnies, por nė kuptimin e
"ngjashmėrisė" sė realizuar plotėsisht. Pra Trupėzimi nuk ėshtė vetėm njė
mėnyrė pėr tė shlyer pasojat e mėkatit fillestar, por ėshtė njė fazė thelbėsore nė
rrugėtimin e njeriut nga imazhi hyjnor nė ngjashmėrinė hyjnore. Imazhi dhe
ngjasimi i vėrtetė i Zotit ėshtė vetė Krishti; dhe kėshtu, qysh nga momenti mė i
parė i krijimit tė njeriut sipas imazhit, Trupėzimi i Krishtit, nė njė farė mėnyre,
ėshtė i nėnkuptuar. Pra, arsyeja e vėrtetė pėr Trupėzimin, nuk ndodhet nė
mėkatėrinė e njeriut por nė natyrėn e tij jo tė rėnė, nė tė qenurit e tij qė u krijua
sipas imazhit hyjnor dhe qė ėshtė i aftė tė bashkohet me Zotin.
I dyfishtė dhe njė
Besimi ortodoks tek Trupėzimi pėrmblidhet nė refrenin e himnit tė
Krishtlindjeve, shkruar nga Romano Melodisti: "Fėmijė i sapolindur, Perėndia i
parajetėve". Kjo frazė e shkurtėr pėrmban tre pohime:
1. Jezu Krishti ėshtė plotėsisht dhe pėrsosshmėrisht Zot.
2. Jezu Krishti ėshtė plotėsisht dhe pėrsosshmėrit njeri.
3. Jezu Krishti nuk ėshtė dy, por njė person.
Kjo u shpjegua hollėsisht nga Sinodet Ekumenike. Pikėrisht ashtu si dy sinodet
e para, prej tė shtatėve, u morėn me doktrinėn e Trinisė, kėshtu dhe pesė tė
tjerėt u morėn me doktrinėn e Trupėzimit.
Sinodi i tretė (Efesė, viti 431) formuloi se Virgjėresha Mari ėshtė
"Hyjlindėse/Zotlindėse", ose "Nėnė e Perėndisė" (Theotokos). Nė lidhje me kėtė
pėrcaktim ka njė pohim, jo posaēėrisht pėr Virgjėreshėn, por pėr Krishtin. Zoti
u lind. Virgjėresha ėshtė Nėna jo e njė personi njerėzor i bashkuar me personin
hyjnor tė Fjalės, por e njė personi tė vetėm, tė pandarė, qė ėshtė njėkohėsisht
Zot dhe njeri.
Sinodi i katėrt (Halkidonė, viti 451) shpalli se brenda Jezu Krishtit ka dy natyra,
njėra hyjnore dhe tjetra njerėzore. Sipas natyrės hyjnore Krishti ėshtė i
bashkėqenshėm (homoousios/omośsios) me Zotin-At; sipas natyrės njerėzore ėshtė
i bashkeqenshėm me ne njerėzit. Domethėnė sipas natyrės sė tij hyjnore ėshtė
plotėsisht dhe pėrsosshmėrisht Zot; ėshtė personi i dytė i Trinisė, "i
vetėmnisuri" i vetėm dhe Biri i pėrjetshėm i Zotit-At, qė u lind nga Ati, para
gjithė shekujve. Sipas natyrės sė tij njerėzore ėshtė njeri i plotė dhe i pėrsosur;
pėrderisa lindi nė Betlehem si ēdo fėmijė njerėzor nga Virgjėresha Mari, nuk ka
veēse njė trup njeriu si yni, por edhe njė shpirt dhe mendje njeriu. Por
megjithatė, pavarėsisht se Krishti i trupėzuar ėshtė "me dy natyra", ėshtė njė
person, i vetėm dhe i pandarė, dhe jo dy persona qė bashkekzistojnė nė tė njėjtin
trup.
Sinodi i pestė (Kostandinopojė, viti 553), duke thelluar nė atė ēka ishte thėnė
tek i treti, na mėsoi se "njėri prej Trinisė sė Shenjtė vuajti nė mish". Pikėrisht
ashtu siē ėshtė e arsyeshme tė themi se Zoti u lind, kėshtu mund tė pohojmė se
Zoti vdiq. Nė ēdo rast sigurisht pėrcaktojmė se kjo thuhet pėr Zotin qė u bė
njeri. Zoti brenda transhendencės sė saj nuk i nėnshtrohet as lindjes dhe as
vdekjes, por kėto i ka vuajtur me tė vėrtetė Fjala e trupėzuar.
Sinodi i gjashtė (Kostandinopojė, 680 - 681), duke marrė parasysh se ēfarė ishte
thėnė nė Sinodin e katėrt, pohoi se, pikėrisht ashtu siē ka brenda Krishtit dy
natyra, hyjnore dhe njerėzore, kėshtu tek Krishti ka jo vetėm njė vullnet hyjnor, por edhe njė njerėzor; sepse, nėse Krishti nuk do tė kishte vullnet njerėzor si yni, nuk do tė ishte me tė vėrtetė njeri si ne. Prapėseprapė, kėto dy vullnete nuk janė tė kundėrta, dhe nuk pėrplasen me njėri-tjetrin, sepse vullneti njerėzor i bindet
gjithmonė lirshėm atij hyjnor.
Sinodi i shtatė (Niké, viti 787), duke u vėnė vulėn katėr tė mėparshmėve, shpalli
se pėrderisa Krishti u bė njeri i vėrtetė, ėshtė e pranueshme tė paraqesim portretin e tij nė ikonat e shenjta dhe, pėrderisa Krishti ėshtė njė dhe jo dy persona, kėto ikona nuk na tregojnė vetėm njerishmėrinė e tij tė ndarė nga hyjnishmėria, por edhe njėrin person tė Fjalės sė pėrjetshme qė u trupėzua.
Si rrjedhojė ka njė kontrast nė formulimin teknik midis doktrinės trinike dhe
asaj tė trupėzimit. Nė rastin e Trinisė, pohojmė vetėm njė esencė a natyrė tė
veēantė nė tre persona dhe, pėr hir tė kėtij bashkimi tė veēantė tė esencės, tė tre
personat kanė vetėm njė vullnet ose njė energji. Nė rastin e Krishtit tė
trupėzuar, pėrkundrazi, ka dy natyra, njėra ėshtė hyjnore dhe tjetra njerėzore;
por ekziston vetėm njė person, Fjala e pėrjetshme qė ėshtė bėrė njeri. Dhe
ndėrsa tre personat hyjnorė tė Trinisė kanė vetėm njė vullnet dhe energji,
personi i Krishtit tė trupėzuar ka dy vullnete dhe energji, pėrkatėsisht me dy
natyrat e tij. Por megjithėse te Krishti i trupėzuar ka dy natyra dhe dy vullnete,
kjo nuk prish njėsimin e personit tė tij; ēdo gjė qė thotė, bėn a vuan Krishti
brenda Ungjillit, duhet t'i atribuohet njėrit dhe tė njėjtit subjekt personal, Fjalės
sė pėrjetshme tė Zotit qė tani ėshtė lindur si njeri, nė hapėsirė dhe nė kohė.
Duke nėnvizuar pėrkufizimet sinodike mbi Krishtin si Zot dhe njeri, shohim se
ka vetėm dy parime bazė qė kanė lidhje me shpėtimin tonė. Sė pari, vetėm Zoti
mundet tė na shpėtojė. Njė profet ose mėsues i moralit nuk mund tė jetė ēlirimtari i botės. Pra, nė qoftė se Krishti duhet tė jetė Shpėtimtari ynė, duhet tė jetė Zoti i
plotė dhe i vėrtetė. Sė dyti, shpėtimi duhet tė arrijė nė kulmin e nevojės sė njeriut.
Vetėm nėse Krishti ėshtė njeri i plotė dhe i pėrsosur si ne, mundemi tė marrim
pjesė nė ato qė ka bėrė pėr ne.
Do tė ishte pra fatale pėr doktrinėn nė lidhje me shpėtimin tonė, nėse duhet tė
konsiderojmė Krishtin me mėnyrėn e arianėve, si njė lloj gjysmėhyjnie qė
ndodhet nė njė sferė tė errėt midis njerishmėrisė dhe hyjnishmėrisė. Doktrina e
krishterė pėr shpėtimin tonė mėton tė theksojmė qė tė dy aspektet nė shkallėn
mė tė lartė. Nuk duhet ta mendojmė si "gjysmė pėr gjysmė". Jezu Krishti nuk
ėshtė pesėdhjetė pėr qind Zot dhe pesėdhjetė pėr qind njeri, por qind pėr qind
Zot dhe qind pėr qind njeri. Nė frazėn epigramatike tė shėn Leos sė Madh
ėshtė totus in suis, totus in nostris, " i pėrsosur nė ēka ėshtė e tij, i pėrsosur nė ēka ėshtė jona".
I pėrsosur nė ēka ėshtė e tij: Jezu Krishti ėshtė pėr ne dritarja brenda mbretėrisė
hyjnore, qė na tregon se ēfarė ėshtė Zoti. "Askush nuk e ka parė kurrė
Perėndinė; veē i vetėmlinduri Bir, qė ėshtė nė gji tė Atit, ai na e bėri atė tė
njohur" (Joani 1:18).
I pėrsosur nė ēka ėshtė e jona: Jezu Krishti ėshtė Adami i dytė, qė na tregon
karakterin e vėrtetė tė personalitetit tonė njerėzor. Vetėm Zoti ėshtė njeri i
pėrsosur.
Kush ėshtė Zoti? Kush jam unė? Nė kėto dy pyetje Jezu Krishti na jep
pėrgjigjen.
Shpėtimi si pjesėmarrje
Mesazhi i krishterė pėr shpėtimin mund tė pėrmblidhet mė mirė me termat
pjesėmarrje, pėrkrahje dhe njėjtėsim. Nocioni i pjesėmarrjes ėshtė i ngjashėm me
doktrinėn e Zotit trinik dhe me doktrinėn pėr trupėzimin e Zotit. Doktrina
trinike pohon se pikėrisht ashtu si njeriu ėshtė personal nė mėnyrė tė mirėfilltė
vetėm atėherė kur i ndan tė gjitha me tė tjerėt, kėshtu dhe Zoti nuk ėshtė vetėm
njė person qė jeton fillikat, por tre personė qė marrin pjesė nė jetėn e njėri -
tjetrit me dashuri tė pėrsosur. Trupėzimi ėshtė gjithashtu njė doktrinė
pjesėmarrjeje. Krishti merr pjesė plotėsisht nė ēdo gjė qė ėshtė vetja jonė, dhe
kėshtu na jep mundėsinė tė marrim pjesė dhe ne tek ato ēka ėshtė ai: nė jetėn e
tij hyjnore dhe nė lavdinė e tij. Ai u bė ēfarė jemi, pėr tė na bėrė ēfarė ėshtė ai.
Shėn Pavli e sheh kėtė nė mėnyrė metaforike me terma tė pasurisė dhe tė
varfėrisė: "Sepse e dini hirin e Zotit tonė Jezu Krisht: ndonėse ishte i pasur, u
bė i varfėr pėr ju, qė tė bėheni ju tė pasur me varfėrinė e tij" (2 Korinthianėt
8:9). Pasuritė e Krishtit janė lavdia e tij e pėrjetshme; varfėria e Krishtit ėshtė
njėjtėsimi i tij i plotė me gjendjen tonė tė rėnė njerėzore. Me fjalėt e njė himni
ortodoks tė Krishtlindjeve thuhet: "Duke marrė mbi vete gjithė varfėrinė tonė,
natyrėn tonė tokėsore e bėre hyjnore, duke u njėsuar dhe duke marrė pjesė nė
tė". Krishti merr pjesė nė vdekjen tonė, dhe ne marrim pjesė nė jetėn e tij;
"zbrazi veten", ndėrsa ne na "lartėsoi" (Filipianėt 2:5 - 9). Zbritja e Zotit bėn tė
mundur ngjitjen e njeriut. Shėn Maksim Konfesori shkruan: "Nė mėnyrė qė
nuk tregohet, e paana kufizohet, ndėrsa e kufizuara shtrihet nė masėn e sė
pafundmes."
Ashtu siē tha Krishti nė Darkėn Mistike: "Lavdinė qė mė dhe unė ua dhashė
atyre, qė tė jenė njė, sikurse dhe ne jemi njė: Unė tek ata, dhe ti tek unė, qė tė
jenė pėrsosshmėrisht nė njė" (Joani 17:22 - 23). Krishti na bėn tė aftė tė marrim
pjesė nė lavdinė hyjnore tė Atit. Ėshtė lidhėsja dhe pika e takimit: pėr arsye se
ėshtė njeri, ėshtė njė me ne; pėr arsye se ėshtė Zot, ėshtė njė me Atin. Kėsisoj
nėpėrmjet atij dhe tek ai jemi njė me Zotin dhe lavdia e Atit bėhet lavdia jonė.
Trupėzimi i Zotit hap rrugėn pėr hyjnizimin e njeriut. Tė hyjnizohet do tė
thotė, mė qartė, tė "krishtėzohet". Ngjashmėria hyjnore qė ftohemi tė arrijmė,
ėshtė ngjashmėria e Krishtit. Pėrmes Jezuit qė ėshtė Zot-Njeri ne njerėzit
"hyjnohemi", hyjnizohemi, bėhemi "pjesėtarė tė natyrės hyjnore" (2 Pjetri 1:4).
Duke marrė natyrėn tonė njerėzore, Krishti, i cili ėshtė Bir i Zotit nga natyra e
tij, na ka bėrė bij tė Zotit nga hiri. Tek ai jemi "tė birėsuar" nga Ati-Zot dhe
bėhemi bij tek Biri.
Ky koncept pėr shpėtimin si pjesėmarrje pėrfshin dy gjėra posaēėrisht nė lidhje
me Trupėzimin. Sė pari nėnkupton se Krishti nuk mori vetėm trup njerėzor, si
yni, por dhe frymė njerėzore, mendje dhe shpirt si yni. Mėkati, siē pamė, e ka
burimin jo vetėm nga poshtė, por edhe nga lart; nuk ėshtė lėndor nga
prejardhja por frymor. Pra ajo qė njeriu qė ka nevojė tė ēlirohet nuk ėshtė nė
radhė tė parė trupi por vullneti i tij dhe qendra e tė zgjedhurit moral. Nė qoftė
se Krishti nuk kishte mendje njerėzore, atėherė kjo fatalisht do tė minonte
parimin e dytė tė shpėtimit, domethėnė se shpėtimi hyjnor nuk do tė arrinte nė
kulmin e nevojės njerėzore.
Rėndėsia e kėtij parimi u ritheksua gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė katėrt,
kur Apolinari sajoi teorinė - pėr tė cilėn shpejt u dėnua si heretik - se nė
Trupėzim Krishti mori vetėm trup njerėzor dhe jo mendje njerėzore a shpirt
me arsye, racional. Kėsaj iu pėrgjigj shėn Grigor Teologu: "E pamarra ėshtė e
pashėrueshme". Domethėnė Krishti na shpėton duke u bėrė ēka ne jemi; na
shėron duke marrė brenda vetes sė tij natyrėn njerėzore tė pėrēarė, duke "e
marrė pėrsipėr", nė mėnyrė qė tė bėhet e tij, duke u futur nė pėrvojėn tonė
njerėzore dhe duke e njohur nga brenda, duke u bėrė vetė njėri nga ne. Por nėse
pjesėmarrja e tij nė njerishmėrinė tonė ishte sipas njėfarė mėnyre e mangėt,
atėherė edhe shpėtimi i njeriut do tė ishte gjithashtu i cunguar. Nėse besojmė se
Krishti na ka sjellė shpėtim tė plotė, atėherė nėnkuptohet se i ka marrė pėrsipėr
tė gjitha.
Sė dyti, ky koncept pėr shpėtimin si pjesėmarrje lė tė nėnkuptohet - pavarėsisht
se shumė ngurrojnė ta thonė hapur - se Krishti ka marrė jo vetėm natyrėn e
parėnė, por edhe natyrėn njerėzore tė rėnė. Ashtu siē thekson Letra drejtuar
Hebrenjve (Dhe nė gjithė Dhjatėn e Re nuk ekziston tekst kristologjik mė i
rėndėsishėm se ky): "Nuk kemi kryeprift qė nuk mund t'i vijė keq pėr dobėsitė
tona; por kryeprift qė u tundua nga tė gjitha si ne, pėrveē mėkatit" (Hebrenjtė
4:15). Krishti jeton jetėn e tij mbi tokė nėn rrethanat e rėnies.Vetė ai nuk ėshtė
person mėkatar, por brenda pėrkrahjes ndaj njeriut tė rėnė pranon nė pikėn
kulmore pasojat e mėkatit tė Adamit. Pranon plotėsisht jo vetėm pasojat fizike,
si lodhjen, dhimbjen trupore dhe ndarjen pėrkohėsisht tė trupit nga shpirti me
vdekjen. Pranon gjithashtu pasojat morale, siē janė vetmia, tjetėrsimi, konflikti i
brendshėm. Ndoshta duket e guximshme t'ia atribuojmė tė gjitha kėto Zotit tė
gjallė, por njė doktrinė qė puqet me Trupėzimin nuk kėrkon asgjė mė pak. Nė
qoftė se Krishti kishte marrė thjesht natyrėn njerėzore jo tė rėnė, duke jetuar
mbi tokė nė gjendjen e Adamit brenda nė Parajsė, atėherė nuk do ta kishin
prekur dobėsitė tona, as do tė kishte ndjerė ngasje nė ēdo gjė ashtu pikėrisht si
ne. Dhe si i tillė ai nuk do tė ishte Shpėtimtari ynė.
Shėn Pavli shkon mė tej kur shkruan: "Atė qė nuk njohu mėkat, Perėndia e bėri
mėkat pėr hirin tonė "(2 Korinthianėt 5:21). Kėtė nuk duhet t'a shpjegojmė
vetėm me terma tė njė procesi juridik, sipas tė cilit Krishti, vetė i pafajshėm, i ka
"ngarkuar" vetes fajėsinė tonė nė njė formė tė jashtme. Kėtu ėshtė kryer diēka
shumė mė tepėr nga kjo. Krishti na shpėton duke fituar pėrvojė nga brenda, si
njė nga ne, pėr tė gjitha ato qė vuajmė shpirtėrisht ndėrsa jetojmė nė njė botė
mėkatare.
Pėrse lindje virgjėrore?
Nė Dhjatėn e Re shprehet qartė se Nėna e Jezu Krishtit ishte Virgjėreshė
(Mattheu 1:18, 23, 25). Zoti ynė ka njė At tė pėrjetshėm qiellor, po jo njė at nė
tokė. U lind nga Ati jashtė kohe pa nėnė; dhe u lind brenda kohe nga Nėna e tij
pa at. Kjo bindje nė Lindjen virgjėrore gjithsesi nuk vė nė diskutim aspak
plotėrinė e natyrės njerėzore tė Krishtit. Megjthėse nėna ishte Virgjėreshė, u bė
njė lindje reale njerėzore e njė foshnje tė vėrtetė njerėzore.
Atėhere pėrse, pyesim, duhet tė merrte kėtė trajtė tė veēantė lindja e tij si njeri?
Pėrgjigjja mund tė ishte kjo: Virgjėria e Nėnės shėrben si njė "shenjė" e tė
qenurit vetėm tė Birit. Kjo bėhet me tre mėnyra tė lidhura ngushtė midis tyre.
Sė pari, fakti se Krishti nuk ka at tokėsor do tė thotė se ėshtė gjithmonė i
drejtuar tej gjendjes sė tij brenda nė hapėsirė dhe nė kohė, drejt prejardhjes sė
tij qiellore tė pėrjetshme. Fėmija i Marisė ėshtė me tė vėrtetė njeri, por nuk ėshtė
vetėm njeri; ėshtė brenda historisė por ėshtė dhe pėrtej historisė. Lindja e tij nga
njė virgjėreshė vė nė dukje se megjithėse imanent (i nxėnė brenda njė qenieje
tjetėr), ėshtė gjithashtu transhendent; megjithėse njeri i pėrsosur ėshtė dhe Zot i
pėrsosur.
Sė dyti, fakti se Nėna e Krishtit ishte e virgjėr tregon se lindja e tij duhet t'i
atribuohet nė mėnyrė tė jashtėzakonshme nismės hyjnore. Pavarėsisht se ėshtė
njeri i pėrsosur, lindja e tij nuk ishte rezultat i bashkimit seksual midis njė burri
dhe njė gruaje, por ishte nė njė mėnyrė tė posaēme vepra e drejtpėrdrejtė e Zotit.
Sė treti, lindja e Krishtit nga njė virgjėreshė nėnvizon se Trupėzimi nuk ka asnjė
lidhje me krijimin e njė njeriu tė ri. Kur lind njė fėmijė nga dy prindėr njerėzorė
nė mėnyrė tė zakonshme, fillon tė ekzistojė njė qėnie e re. Por personi i Krishtit
tė mishėruar nuk ėshtė tjetėr veēse personi i dytė i Trinisė sė Shenjtė.
Rrjedhimisht nė lindjen e Krishtit nuk filloi tė ekzistojė njė person i ri, por
Personi i Birit tė Zotit qė paraekzistonte, i cili filloi tė jetojė tani jo vetėm me
mėnyrė hyjnore, por edhe me mėnyrė njerėzore njėkohėsisht. Kėshtu Lindja
virgjėrore pasqyron paraqėnien e pėrjetshme tė Krishtit.
Meqenėse personi i Krishtit tė trupėzuar njėjtėsohet me personin e Fjalės,
Virgjėresha Mari me tė drejtė mund tė marrė titullin " Zotlindėse/Hyjlindėse".
Ėshtė nėnė jo e njė biri njerėzor qė ėshtė bashkuar me Birin Hyjnor, por e njė
biri njerėzor qė ėshtė Biri i vetėmlindur i Zotit. Biri i Marisė ėshtė i njėjti person
me Birin hyjnor tė Zotit dhe kėshtu pėr hir tė trupėzimit, Maria ėshtė me tė
vėrtetė "Nėna e Zotit".
Ortodoksia, ndėrsa nderon madhėrisht rolin e Virgjėreshės si Nėnė e Krishtit,
nuk e ka parė tė arsyeshme tė krijojė ndonjėfarė dogme pėr "Ngjizje tė
papėrlyer". Siē u pėrcaktua nga kisha katolike nė vitin 1854, kjo doktrinė shpall
se Maria, qė "nga ēasti i parė i tė zėnurit tė saj" nga nėna e saj, shėn Ana, u
pėrjashtua "nga ēdo njollė e fajėsisė fillestare". Kėtu duhet tė nėnvizojmė dy
ēėshtje: Sė pari, siē u shėnua mė sipėr, ortodoksia nuk e pėrballon rėnien me
terma augustinianė, si njollė e fajėsisė sė trashėguar. Nėse ne ortodoksėt do tė
kishim pranuar pikėpamjen latine pėr fajėsinė fillestare, atėherė ndoshta do tė
ndjenim nevojėn pėr tė formuluar njė dogmė pėr "tė zėnurit e panjollshėm".
Kėshtu siē janė, termat e referimit tonė janė tė ndryshėm; dogma latine nuk na
duket kaq shumė e gabuar, sesa e tepėrt. Sė dyti, pėr ortodoksinė Virgjėresha
Mari pėrbėn, sė bashku me shėn Joan Pagėzorin, kurorėn dhe kulmin e
shenjtėrisė sė Dhjatės sė Vjetėr. Ėshtė njė figurė - "hallkė", e fundit dhe mė e
madhja e burrave dhe e grave tė drejtė tė Dhjatės sė Vjetėr, duke qenė
njėkohėsisht zemra e fshehur e Kishės Apostolike (Shih Veprat 1:14). Por
doktrina pėr tė zėnurit e panjollshėm na duket sikur e nxjerr Virgjėreshėn Mari
nga Dhjata e Vjetėr dhe e vendos paraprakisht dhe ekskluzivisht nė tė Renė.
Sipas doktrinės latine ajo nuk qėndron mė nė tė njėjtin piedestal me shenjtorėt
e tjerė tė Dhjatės sė Vjetėr dhe kėsisoj roli "hallkė" i saj zvogėlohet.
Megjithėse nuk pranon doktrinėn latine pėr Ngjizjen e Papėrlyer, ortodoksia nė
adhurimin e saj liturgjik e quan Mėmėn e Perėndisė "tė pacėnuar"
(achrantos/įhrandos), "tė tėrėshenjtė" (panagia), "e terėpanjolla" (panįmomos).
Ne ortodoksėt besojmė se mbas vdekjes, Maria u ngjit nė qiell, ku banon tani - me
trupin dhe shpirtin e saj - brenda lavdisė sė pėrjetshme me Birin e saj. Pėr ne
ėshtė "gėzimi i gjithė krijesės" (Mesha e shėn Vasilit), "lulja e gjinisė njerėzore
dhe porta e qiellit" (Dogmatikorja e tingullit tė parė), "thesar i shumėēmuar i
gjithė botės" (Shėn Qirili i Aleksandrisė). Dhe bashkė me shėn Efrem Sirianin
themi dhe ne:
Ti, o i vetmi Jezu, bashkė me nėnėn tėnde
jeni tė bukur nga ēdo pikėpamje;
sepse nuk ka tek ty asnjė tė metė, o Zoti im,
dhe asnjė njollė te nėna jote.
Nga kjo kuptohet se ē'nderim i bėjmė ne ortodoksėt Virgjėreshės sė Shenjtė
mes teologjisė dhe lutjes sonė. Ajo ėshtė pėr ne blatimi suprem i racės njerėzore
ndaj Zotit, prandaj nė fjalėt e njė himni tė Krishtlindjeve kėndojmė:
Ēfarė tė tė blatojmė, o Krisht,
qė u shfaqe mbi dhé si njeri pėr ne?
Se secila nga krijesat e bėra prej teje
tė sjell falėnderim;
Ėngjėjt tė blatojnė himnin, qiejtė yllin,
magėt dhuratat, barinjtė mrekullinė,
dheu shpellėn, shkretėtira grazhdin,
dhe ne tė blatojmė Ty: Mėmėn Virgjėreshė.
I bindur gjer nė vdekje
Trupėzimi i Krishtit ėshtė tashmė njė akt shpėtimi. Duke marrė natyrėn tonė
njerėzore tė pėrēarė, Krishti e pėrtėriu dhe, sipas fjalėve tė njė himni tjetėr tė
Krishtlindjeve, "ngre lart shėmbėllesėn e rėnė". Por atėherė pėrse ishte e
nevojshme njė vdekje mbi kryq? Nuk ishte vallė e mjaftueshme qė njė nga
Trinia tė jetonte si njeri mbi tokė, tė mendonte, tė ndjente dhe tė dėshironte si
njeri, pa qenė nevoja tė vdesė si njeri?
Nė rast se bota nuk do tė kishte rėnė, Trupėzimi i Krishtit me tė vėrtetė do tė
ishte i mjaftueshėm si shprehje e pėrsosur e dashurisė sė Zotit qė del jashtė tij.
Por mes njė bote tė rėnė dhe mėkatare, dashuria e tij duhet tė arrijė akoma mė
tej. Pėr arsye tė pranisė tragjike tė mėkatit dhe tė sė keqes, vepra e rivendosjes
sė njeriut kėrkonte njė akt flijues shėrimi, njė flijim i tillė saqė vetėm njė Zot i
pėrvuajtur dhe i kryqėzuar mund ta blatonte.
Mishėrimi, siē thamė, ėshtė njė akt njėjtėsimi dhe pjesėmarrjeje. Zoti na
shpėton ndėrsa njėjtėsohet me ne, duke e njohur pėrvojėn tonė njerėzore nga
brenda. Kryqi shėnon nė mėnyrėn mė tė pėrsosur dhe mė tė plotė, se ky akt
pjesėmarrjeje arrin gjer nė pikėn kulmore. Zoti i trupėzuar depėrton nė tė gjitha
pėrvojat tona. Jezu Krishti, bashkudhėtari ynė, nuk merr pjesė vetėm nė tėrė
jetėn tonė njerėzore por edhe nė tėrė natyrėn njerėzore. "Ai i mori mbi vete
vuajtjet tona, mbi shpatulla i ngarkoi dhimbjet tona!"(Isaia 53:4) - nė tė gjitha
dėshpėrimet tona, nė tė gjitha hidhėrimet tona. "E pamarra ėshtė e
pashėrueshme". Por Krishti shėruesi ynė, ka marrė mbi supe gjithēka madje dhe
vdekjen.
Vdekja ka aspektin fizik dhe atė shpirtėror dhe nga tė dyja aspekti shpirtėror
ėshtė mė i tmerrshmi. Vdekja fizike ėshtė ndarja e shpirtit tė njeriut nga trupi i
tij. Vdekje shpirtėrore ėshtė ndarja e shpirtit tė njeriut nga Zoti. Kur themi se
Krishti u bė "i bindur gjer nė vdekje" (Filipianėt 2:8), nuk duhet t'i kufizojmė
kėto fjalė vetėm me vdekjen fizike. Nuk duhet tė sjellim ndėr mend vetėm
vuajtjet trupore qė Krishti hoqi nė Pėsimin e tij - fshikullimin me kamxhik,
ēapitjen me vėngime nėn barrėn e kryqit, gozhdėt, etjen dhe zhegun, torturėn
ndėrsa varej i tendosur mbi dru. Kuptimi i vėrtetė i Pėsimit duhet tė gjendet jo
vetėm brenda tij, por mė shumė pėrmes dhimbjes shpirtėrore - nė ndjenjėn e
dėshtimit, tė veēimit dhe tė vetmisė sė plotė, nė dhimbjen e dashurisė qė u
ofrua dhe u refuzua.
Ungjijtė janė, me tė drejtė, tė kursyer kur flasin pėr kėtė dhimbje tė brendshme,
por na shprehin disa mundėsi. Sė pari ėshtė agonia e Krishtit nė kopshtin e
Gjethsimanisė, kur pushtohet nga tmerri dhe dėshpėrimi, kur i lutet me ankth
Atit tė tij, "Nėse ėshtė e mundur, le tė mos ta pi kėtė kupė" (Mattheu 26:39),
dhe kur djersa pikon pėrdhe "si pika gjaku" (Lluka 22.44). Gjethsimania, ashtu
siē thekson mitropolit Andoni i Kievit, jep kyēin pėr gjithė doktrinėn e flijimit
mbi ndjesėn e mėkateve. Kėtu Krishti pėrballet me njė zgjedhje. Pa qėnė i
shtrėnguar tė vdesė, zgjedh lirshėm ta bėjė dhe me kėtė akt vetėblatimi tė
vullnetshėm shndėrron atė qė mund tė ishte njė dhunė arbitrare, njė vrasje me
mashtrime juridike, nė njė flijim ēlirimtar. Por ky akt i tė zgjedhurit tė lirė ėshtė
tmerrėsisht i vėshtirė. Duke vendosur tė shkojė drejt arrestimit dhe kryqėzimit,
Jezui duke folur me fjalėt e William Law, ndjen "pėrvojėn e tmerrit plot ankth
tė njė shpirti tė humbur... tė realitetit tė vdekjes sė pėrjetshme". Duhet t'u jepet
shumė rėndėsi fjalėve tė Krishtit nė Gjethsameni: "I hidhėruar ėshtė shpirti im
gjer nė vdekje" (Mattheu 26:38). Nė kėtė moment Jezui fiton pėrvojėn tėrėsore
tė njeriut shpirtėror. Nė kėtė moment njėjtėsohet me gjithė dėshpėrimin dhe
dhimbjen shpirtėrore tė njerėzimit; dhe ky njėjtėsim ėshtė shumė mė i
rėndėsishėm pėr ne sesa pjesėmarrja e tij nė dhimbjen tonė fizike.
Njė pėrfytyrim i dytė na jepet gjatė Kryqėzimit, kur Krishti klithi me zė tė lartė:
"Perėndi, o Perėndi, pėrse mė braktise?" (Mattheu 27:46). Edhe njė herė, duhet
t'u jepet rėndėsi e madhe kėtyre fjalėve. Kėtu ėshtė pika kulmore e braktisjes sė
Krishtit, kur ndihet i braktisur jo vetėm nga njerėzit por edhe nga Zoti. Nuk
ėshtė rasti tė fillojmė tė shpjegojmė se si ėshtė e mundur qė dikush qė ėshtė
vetė Zoti i gjallė, tė humbasė vetėdijen e pranisė hyjnore. Por ama kjo ėshtė njė
realitet. Nė Pėsimin e Krishtit nuk luhet teatėr, nuk bėhet asgjė pėr t'u dukur.
Ēdo fjalė nga Kryqi nėnkupton atė qė thotė. Nė qoftė se britma: "O Zot, o Zot
..." do tė tregojė diēka, kjo do tė thotė se nė kėtė moment Jezui me tė vėrtetė
ndjen pėrvojėn e vdekjes shpirtėrore qė ėshtė ndarja nga Zoti. Nuk derdh
vetėm gjakun e tij pėr ne, por pėr hirin tonė pranon madje dhe privimin e Zotit.
"Zbriti nė ferr" (Besorja e Apostujve). A do tė thotė kjo thjesht se Krishti shkoi
pėr t'u predikuar shpirtrave tė fjetur, nė kohėzgjatjen midis sė Premtes sė Zezė
dhe tė Dielės sė Pashkės (Shih, 1 Pjetri 3:19)? Sigurisht qė ka dhe njė kuptim
mė tė thellė. Skėterra ėshtė njė pikė jo brenda nė hapėsirė por brenda nė shpirt.
Ėshtė vendi ku nuk ndodhet Zoti (Dhe megjithatė Zoti ėshtė kudo!). Nėse me tė
vėrtetė Krishti "zbriti nė ferr", kjo do tė thotė se zbriti nė thellėsitė e mungesės
sė Zotit. Tėrėsisht, pa rezerva, u njėjtėsua me gjithė ankthin dhe tjetėrsimin e
njeriut. E mori dhe duke e marrė e shėroi. Nuk kishte mėnyrė tjetėr pėr ta
shėruar veēse duke e bėrė tė vetėn.
Ky ėshtė mesazhi i Kryqit pėr secilin nga ne. Sado larg qė tė udhėtoj nėpėr
luginėn e hijes sė vdekjes, nuk jam kurrė fillikat. Kam njė bashkudhėtar. Dhe ky
bashkudhėtar nuk ėshtė vetėm njė njeri i vėrtetė si unė, por dhe Zot i vėrtetė
prej Zoti tė vėrtetė. Nė ēastin e poshtėrimit mė tė thellė mbi Kryq, Krishti
ėshtė vetė Zoti i pėrjetshėm dhe i gjallė ashtu si nė Shpėrfytyrimin e tij nė lavdi
mbi malin Thabor. Duke kundruar Krishtin e kryqėzuar, nuk shohim vetėm njė
njeri qė vuan por Zotin qė vuan.
Vdekja si ngadhėnjim
Vdekja e Krishtit mbi Kryq nuk ėshtė njė dėshtim qė u korrigjua disi mbas
Ngjalljes sė tij. Vetė vdekja mbi Kryq ėshtė njė ngadhėnjim. Ngadhėnjim i kujt?
Pėr kėtė ka vetėm njė pėrgjigje: ngadhėnjim i dashurisė sė vuajtur. "Dashuria ėshtė e fortė si vdekja ... Ujėrat e vrullshme nuk mund ta shuajnė dashurinė" (Kėnga e Kėngėve 8:6-7). Kryqi na tregon njė dashuri qė ėshtė e fortė si vdekja, dhe madje njė dashuri akoma dhe mė e fortė.
Shėn Joani bėn njė hyrje nė tregimin e tij pėr Darkėn Mistike dhe Pėsimin me
kėto fjalė: "Mbasi deshi tė tijėt qė ishin nė botė, i deshi gjer nė fund." (Joani
13:1) Teksti grek thotė eis telos, qė do tė thotė "gjer nė fund", "gjer nė pikėn mė
tė skajshme". Dhe kjo fjalė telos persėritet mė vonė nė klithmėn e fundit tė
Krishtit mbi Kryq: tetélestai, "mbaroi" (Joani 19:30). Kjo duhet tė kuptohet jo si
klithmė vetėbraktisjeje a dėshpėrimi, por si britmė ngadhėnjimi: Mbaroi, u arrit,
u pėrmbush!
Ēfarė u pėrmbush? Do tė pėrgjigjeshim: Vepra e dashurisė sė pėrvuajtur, fitorja
e dashurisė mbi urrejtjen. Krishti, Zoti ynė, i deshte tė tijėt gjer nė kulm. Nga
dashuria krijoi botėn, nga dashuria jetoi si njeri brenda kėsaj bote, nga dashuria
mori mbi vete natyrėn e pėrēarė njerėzore dhe e bėri tė vetėn. Nga dashuria u
njėsua me gjithė mjerimin tonė. Nga dashuria blatoi veten e tij si flijim, duke
zgjedhur Gjethsimaninė ku do tė shkojė me dashje drejt pėsimit tė tij: "Jetėn
time e flijoj pėr delet... Askush nuk ma merr, por unė e flijoj me dashje" (Joani
10:15,18). Ajo qė solli Jezuin nė vdekje ishte dashuria e vullnetshme dhe jo
shtrėngimi. Gjatė agonisė sė tij nė kopsht dhe nė Kryqėzim, fuqitė e errėta i
sulen me gjithė furinė e tyre, por nuk mund tė shndėrronin dhembshurinė e tij
nė urrejtje; nuk mund tė pengojnė dashurinė e tij tė vazhdojė tė jetė po ajo.
Dashuria e tij sprovohet gjer nė kulm, por nuk mbytet. "Drita ndriēoi nė
errėsirė, por errėsira nuk e pranoi" (Joani 1:5). Pėr tė ilustruar ēastin e
ngadhėnjimit tė Krishtit mbi kryq mund tė pėrdorim fjalėt e njė prifti rus, kur u
ēlirua nga njė kamp pėrqėndrimi: "Dhimbja i ka shkatėrruar tė gjitha.Vetėm njė
gjė ka mbetur e paepur - dashuria."
"I kuptuar si ngadhėnjim, Kryqi ngre paradoksin e plotfuqishmėrisė sė
dashurisė. Dostojevski i afrohet kuptimit tė vėrtetė tė ngadhėnjimit tė Krishtit
me disa fjalė, qė i vė nė gojėn e Stareē Zosimait:
Para disa mendimeve njeriu qėndron i hutuar, sidomos, para pamjes sė mėkatit njerėzor, dhe pyet veten nėse do tė luftojė kundėr tij me dhunė a me dashuri tė pėrulur. Gjithmonė vendos:
"Do ta luftoj me dashuri tė pėrulur. "Nėse merr vendimin njėherė e pėrgjithmonė, mund tė pushtosh gjithė botėn. Pėrulėsia plot dashuri ėshtė njė forcė e tmerrshme: ėshtė mė e forta nga tė gjitha dhe asgjė tjetėr s'mund tė matet me tė. Pėrulėsia plot dashuri ėshtė njė forcė e tmerrshme. Kur sakrifikojmė diēka ose vuajmė, jo me ndjenjė hidhėrimi tė rrebeluar, por me vullnet dhe dashuri, kjo na bėn mė tė fortė dhe jo mė tė dobėt. Kėtė e provon para sė gjithash rasti i Jezu
Krishtit. "
Dobėsia e tij ishte prej fuqisė", - thotė Shėn Augustini. Fuqia e Zotit
duket jo kaq shumė mes krijimit tė botės a brenda ēudive tė tij, sesa me faktin
se nga dashuria Zoti "zbrazi vetveten" (Filipianėt 2:7), blatoi vetveten me
vullnet dhe bujari, me zgjedhjen e tij tė lirė duke pranuar tė vuajė dhe tė vdesė.
Dhe kjo vetzbrazje ėshtė njė vetmbushje: kénosis ėshtė plérosis. Zoti nuk ėshtė
kurrė kaq i fuqishėm, sesa kur ndodhet nė dobėsinė mė tė madhe .
Dashuria dhe urrejtja nuk janė thjesht ndjenja subjektive qė ndikojnė nė
gjithėsinė e brendshme tė atyre qė i ndjejnė, por janė dhe forca objektive qė
ndryshojnė botėn jashtė nesh. Duke dashur apo urryer tjetrin, arrij tė bėj atė ēka
shoh brenda tij. Jo vetėm pėr veten time, por edhe pėr jetėt e tė gjithėve pėrreth
meje, dashuria ime ėshtė krijuese, ashtu si urrejtja ime ėshtė shkatėrruese. Dhe
nėse kjo ėshtė e vėrtetė pėr dashurinė time, ėshtė e vėrtetė nė njė shtrirje pa
fund pėr dashurinė e Krishtit. Ngadhėnjimi i dashurisė sė tij plot dhembje mbi
kryq nuk ėshtė thjesht njė shembull qė na tregon se ēfarė do tė mund tė fitoj
unė vetė nėse do tė mundja ta imitoj. Shumė mė tepėr nga kjo, dashuria e tij e
dhimbshme ka mbi mua njė efekt krijues, duke shndėrruar zemrėn dhe
vullnetin tim, duke mė ēliruar nga zgjedha, duke mė realizuar, duke bėrė tė
mundur qė tė dua me njė mėnyrė qė do tė ishte krejtėsisht jashtė mundėsive tė
mia. Sepse brenda nė dashuri u identifikua me mua; dhe ngadhėnjimi i tij ėshtė
fitorja ime. Dhe kėshtu vdekja e Krishtit mbi Kryq ėshtė me tė vėrtetė, siē e
pėrshkruan Mesha e shėn Vasilit, njė "vdekje jetėdhėnėse".
Si rrjedhojė dhimbja dhe vdekja e Krishtit kanė vlerė tė pamohueshme: bėri pėr
ne diēka qė do tė ishim krejtėsisht tė pazotė ta bėnim pa tė. Nė tė njėjtėn kohė
nuk duhet tė themi se Krishti vuajti "nė vend qė tė vuanim ne", por se vuajti pėr
hir tonė. Biri i Perėndisė vuajti "gjer nė vdekje", jo qė tė shpėtojmė ne nga
dhimbja, por qė tė jetė dhimbja jonė si e tij. Krishti nuk na ofron njė rrugė
pėrreth dhimbjes, por njė rrugė pėrmes saj, jo zėvendėsim, por bashkudhėtim pėr
t'u ēliruar.
Kjo ėshtė pėr ne vlera e Kryqit tė Krishtit. Nėse e lidhim me Trupėzimin dhe
Shpėrfytyrimin qė i paraprinė, dhe me Ngjalljen qė vijoi - sepse tė gjitha kėto
janė pjesė tė pandara tė njė akti tė vetėm ose "drame" - Kryqėzimi duhet tė
kuptohet si ngadhėnjim suprem dhe i pėrsosur, flijim dhe shembull. Dhe nė ēdo
rast ngadhėnjimi, flijimi dhe shembulli janė produkt i dashurisė qė vuan. Kėshtu
tek Kryqi do tė shohim fitoren e pėrsosur tė pėrulėsisė qė di tė dojė mbi
urrejtjen dhe frikėn; flijimin e pėrsosur ose vetėblatimin e vullnetshėm tė
dhembshurisė qė di tė dojė; shembullin e pėrsosur tė fuqisė krijuese tė
dashurisė. Le ta plotėsojmė mendimin tonė me atė qė ka thėnė Juliana e
Norwich-it: A do tė dish se cila ėshtė domethėnia e Zotit tėnd nė kėtė rast? Mėsoje mirė: Dashuria ėshtė domethėnia e tij. Kush ta tregoi? Dashuria. Ēfarė tė tregoi?
Dashuri. Pėrse ta tregoi? Nga dashuria. Mbahu nga ajo dhe do tė mėsosh mė
shumė. Por kurrė nuk do tė dish as do tė mėsosh brenda saj asgjė tjetėr.
Atėherė tha Zoti ynė i mirė Jezu Krisht: A je i kėnaqur qė vuajta pėr ty? Thashė:
Po, o Zoti im, tė falėnderoj; po, o Zoti im, qofsh i bekuar! Atėherė tha Zoti i butė Jezu:
Nė qoftė se ti je i kėnaqur edhe unė jam i kėnaqur; ėshtė njė gėzim, njė lumturi, njė kėnaqėsi
e pafund pėr mua se diēka vuajta pėr ty; dhe nėse do tė mundja tė vuaja mė shumė, do tė
vuaja edhe mė shumė.
Krishti u ngjall
Meqenėse Krishti, Zoti ynė, ėshtė njeri i vėrtetė, vdiq nė njė mėnyrė njerėzore
tė plotė dhe tė vėrtetė mbi Kryq. Por pėrderisa nuk ėshtė vetėm njeri i vėrtetė
por dhe Zoti i vėrtetė, meqenėse ėshtė vetė jeta dhe burimi i jetės, kjo vdekje
nuk ishte dhe nuk mund tė jetė konkluzioni pėrfundimtar.
Vetė Kryqėzimi ėshtė njė ngadhėnjim; por ndėrsa tė Premten e Zezė
ngadhėnjimi ėshtė i fshehur, nė agimin e Pashkės shpallet. Krishti ngjallet nga
tė vdekurit dhe me ngjalljen e tij na shpėton nga ankthi dhe tmerri.
Ngadhėnjimi i Kryqit vėrtetohet, dashuria shfaqet haptazi pėr tė treguar se
ėshtė mė e fortė nga urrejtja dhe jeta mė e fortė nga vdekja. Vetė Zoti vdiq dhe
u ngjall nga tė vdekurit dhe kėshtu nuk ka mė vdekje; madje dhe vdekja u
mbush nga Zoti. Pėrderisa Krishti u ngjall, nuk ėshtė nevoja tė frikėsohemi nga
asnjė fuqi e errėt a demoniake brenda gjithėsisė. Ashtu siē pohojmė ēdo vit nė
Meshėn e Pashkėve tė mesnatės, me fjalė qė i atribuohen shėn Joan Gojartit:
Asnjerķ tė mos ketė frikė nga vdekja,
se na ēliroi vdekja e Shpėtimtarit.
U ngjall Krishti dhe u rrėzuan demonėt.
U ngjall Krishti dhe gėzohen Ėngjėjt.
Kėtu, ashtu si dhe gjetkė, ortodoksia e vė theksin nė absolut. Dhe do tė
vazhdonim me shėn Pavlin: "Nė qoftė se Krishti nuk u ngjall, atėherė predikimi
ynė ėshtė pa kuptim, njėsoj dhe besimi juaj" (1 Korinthianėt 15:14). Si mund tė
jemi tė krishterė, nėse besojmė se Krishtėrimi ėshtė themeluar mbi njė
gėnjeshtėr? Ashtu siē nuk ėshtė e drejtė ta trajtojmė Krishtin thjesht si njė
profet a mėsues tė moralit dhe jo si Zot tė trupėzuar, gjithashtu nuk ėshtė e
mjaftueshme ta shpjegojmė Ngjalljen duke thėnė se "fryma" e Krishtit nė
njėfarė mėnyre vazhdoi tė jetojė midis nxėnėsve tė tij. Dikush qė nuk ėshtė
"Zot i vėrtetė prej Zoti tė vėrtetė", qė nuk mundi vdekjen duke vdekur dhe
duke ngjallur veten e tij nga tė vdekurit, nuk mund tė jetė shpėtimi dhe shpresa
jonė. Ne ortodoksėt besojmė se pati ngjallje tė vėrtetė prej sė vdekurish, nė
kuptimin se trupi njerėzor i Krishtit u ribashkua me shpirtin njerėzor tė tij dhe
se varri u gjend i zbrazėt. Pėr ne ortodoksėt, kur marrin pjesė nė dialogėt
"ekumenikė", njė nga mosmarrėveshjet mė tė rėndėsishme midis tė krishterėve
tė sotėm ėshtė ajo midis atyre qė besojnė Ngjalljen dhe atyre qė nuk e besojnė.
"Ju jeni dėshmitarė tė kėtyre gjėrave" (Lluka 24:48). Krishti i ngjallur na dėrgon
brenda nė botė pėr tė ndarė me tė tjerėt "gėzimin e madh" tė Ngjalljes sė tij. At
Alexander Schmemann rreth kėsaj shkruan:
Qysh nė fillim fare, Krishtėrimi pati qenė shpallja e gėzimit, tė vetmit gėzim tė
mundshėm mbi tokė... Pa kėtė shpallje gėzimi Krishtėrimi ėshtė i
pakuptueshėm. Vetėm si gėzim Kisha u bė ngadhėnjimtare brenda botės; dhe e
humbi botėn kur humbi gėzimin, kur pushoi sė qenuri dėshmimtare e kėtij
gėzimi. Nga tė gjitha akuzat kundėr tė krishterėve, mė e tmerrshmja ishte ajo e
Niēes kur tha se tė krishterėt nuk kanė gėzim... "Mos u trembni; po ju sjell
lajmin e gėzuar qė do tė mbushė gjithė botėn me haré" - kėshtu fillon Ungjilli
dhe pėrfundon: "Dhe ata si iu falėn atij u kthyen nė Jeruzalem me gėzim tė
madh" (Lluka 24:52). Dhe ne duhet ta gjejmė pėrsėri mesazhin e kėtij gėzimi tė
madh.
* * *
Njė plak pėrsėriste: shqiptoje emrin e Jezuit me pėrulėsi dhe me zemėr tė
pastėr; tregoi atij dobėsinė tėnde, dhe ai do tė bėhet fuqia jote.
Fjalė tė urta nga etėrit e shkretėtirės
Sa e lehtė ėshtė qė me ēdo frymėmarrje tė thuash: "O Zoti im Jezu, mėshiromė!
Tė bekoj, o Zot Jezu, mė ndih!"
Shėn Makari i Egjiptit
Brenda nė varrin e zi, tė hapur, fluturojnė tė gjitha shpresat, planet, shprehitė,
pėrllogaritjet dhe, mbi tė gjitha, kuptimi: kuptimi i jetės... Domethėnia ka
humbur domethėnien e saj, dhe njė domethėnie tjetėr e pakuptueshme bėn qė
tė mbijnė pendė... Dhe mendoj se ai qė fiton kėtė pėrvojė tė pėrjetshme vetėm
njė herė, ai qė ka kuptuar udhėn ku ecėn, vetėm njė herė; ai qė e ka parė Njėrin
qė shkon pėrpara tij, vetėm njė herė - njė person i tillė do ta ketė shumė tė
vėshtirė tė devijojė nga ky shteg: pėr atė tė gjitha komoditetet duken kalimtare,
tė gjithė thesarėt pa vlerė, tė gjithė shokėt tė padobishėm, nėse nė mes tyre nuk
mund tė shohė Njėrin shok, qė sjell Kryqin e tij.
Nėnė Maria e Parisit
(shkruar mbas vdekjes sė fėmijės sė saj)
Pėr ne e Vėrteta nuk ėshtė njė sistem tė menduari. E vėrteta nuk krijohet. E
Vėrteta ėshtė njė person. E Vėrteta na tejkalon; kurrė nuk mund tė fitojmė tė
kuptuar tė plotė tė sė vėrtetės.
Kėrkimi pėr tė vėrtetėn ėshtė kėrkimi i personit tė Krishtit.
E Vėrteta ėshtė Misteri i personit tė Krishtit, dhe, meqenėse ėshtė person,
Misteri ėshtė i lidhur pazgjidhshmėrisht me ngjarjen e takimit. Misteri dhe
ngjarja janė njė
Misteri, pėr frymėn ortodokse, ėshtė njė realitet i pėrpiktė dhe i ashpėr. Ėshtė
Krishti dhe ėshtė takimi me Krishtin.
Nėnė Maria e Normanby-t
Zoti ėshtė bėrė gjithēka pėr ty; dhe ti duhet tė bėhesh gjithēka pėr Zotin.
Shėn Joani i Kronstandės
Njeriu i tėrė nuk do tė ishte shpėtuar pėrveēse vetėm kur Ai do tė kishte marrė
mbi supe gjithė njeriun.
Origjeni
Njė mister i mahnitshėm ndodhi sot:
natyra pėrtėrihet dhe Perėndia bėhet njeri.
Mbeti siē ishte dhe mori atė qė s'ishte;
pa pėsuar trazirė, as pėshtjellim, as ndarje.
Si ta tregoj misterin e madh?
I patrupi mishėrohet;
Fjala majohet;
i padukshmi duket;
i paprekshmi preket;
i panisshmi bėn fillesėn;
Biri i Perėndisė bėhet Bir njeriu:
Jezu Krishti, i njėjti dje, sot dhe pėrjetė.
Nga Mbrėmėsorja e ditės sė Krishtlindjeve
Cilin kemi, o Zot si ty
Tė madhin qė u bė i vogėl, tė zgjuarin qė fjeti,
Tė qashtėrin qė u pagėzua, tė gjallin qė vdiq,
Mbretin qė uli veten pėr t'u siguruar nder tė gjithėve,
E bekuar qoftė lavdia jote!
Ėshtė e drejtė qė tė njohė njeriu hyjnishmėrinė tėnde,
Ėshtė e drejtė qė qeniet qiellore tė adhurojnė njerishmėrinė tėnde.
Qeniet qiellore u ēuditėn kur panė sa i vogėl u bėre,
dhe ato tokėsore kur tė panė sa u lartėsove.
Shėn Efrem Siriani
Pėrderisa Krishti ėshtė dashuria e pėrsosur, jeta e tij mbi tokė nuk mund t'i
pėrkasė kurrė njė jete tė kaluar. Mbetet i tanishėm nė gjithė pėrjetėsinė. Atėherė
ishte i vetėm, dhe ngriti vetėm mėkatet e gjithė njerėzve. Por nė vdekje na mori
tė gjithėve nė veprėn e tij. Prandaj Ungjilli ėshtė tani i pranishėm tek ne. Mund
tė futemi brenda flijimit tė tij.
Nėnė Maria e Normnby-t
Ai qė nuk mund tė preket, kapet;
Ai qė zgjidhi Adamin prej mallkimit, lidhet;
ai qė nxonit zemrat dhe mendimet mė tė brendshme tė njeriut,
ēohet nė gjygj padrejtėsisht;
mbyllet nė burg ai qė mbylli humnerat;
qėndron pėrpara Pilatit ai, pėrpara tė cilit
rrinė me frikė fuqitė e qiejve,
Krijuesi rrihet me shuplakė prej dore tė krijuar,
dėnohet me kryq ai qė gjykon tė gjallė e tė vdekur;
mbyllet nė varr dėrrmuesi i Ferrit.
O Zot qė i duron tė gjitha nga dhembshuria dhe i
shpėtove tė gjithė njerėzit prej mallkimit, lavdi ty.
Nga Mbrėmėsorja e sė Premtes sė Zezė
Themeli mė i thellė i shpresės dhe i gėzimit ku mbėshtetet ortodoksia dhe qė e
pėrshkon nė gjithė adhurimin e saj ėshtė Ngjallja. Pashka, qendra e adhurimit
ortodoks, ėshtė njė shpėrthim hareje, ėshtė vetė gėzimi qė ndjejnė Apostujt kur
panė Shpėtimtarin e ngjallur. Ėshtė shpėrthimi i gėzimit tė gjithėsisė nė triumfin
e jetės, mbas pikėllimit dėrrmues pėr vdekjen qė madje dhe Zoti i jetės duhej tė
vuante kur u bė njeri. Qiejt le tė dėfrejnė, le tė ngazėllohet dheu, dhe tėrė bota e
dukshme dhe e padukshme le tė kremtojė, se u ngjall Krishti, gėzimi i
amėshuar. Tani ēdo gjė ėshtė mbushur me sigurinė e jetės, ndėrsa mė parė tė
gjitha shkonin nė mėnyrė tė pandryshueshme drejt vdekjes.
Ortodoksia pėrshkohet tej e ndanė nga besimi i krishtėrimit nė triumfin e jetės.
At Dumitru Staniloae
Vetėm kur dikush ėshtė i burgosur pėr bindje fetare nė njė kamp sovjetik,
mund tė kuptojė me tė vėrtetė misterin e rėnies sė njeriut tė parė, domethėnien
mistike tė ēlirimit tė tė gjithė krijimit dhe ngadhėnjimin e madh tė Krishtit mbi
fuqitė e sė keqes. Vetėm kur vuajmė pėr idealet e Ungjillit tė shenjtė mund tė
bėhemi tė vetėdijshėm pėr dobėsitė tona mėkatare, dhe pėr padenjėsinė tonė nė
krahasim me martirėt e mėdhenj tė kishės sė parė tė Krishtit. Vetėm atėherė
mund tė rrokim nevojėn absolute tė tė bindurit dhe tė pėrulėsisė sė thellė, pa tė
cilat nuk mund tė shpėtojmė; vetėm atėherė mund tė fillojmė tė shquajmė
imazhin kalimtar tė sė dukshmes dhe jetėn e amėshuar tė tė Padukshmit.
Ditėn e Pashkės, tė gjithė ne qė ishim burgosur pėr bindjet tona fetare, u
bashkuam brenda gėzimit tė vetėm tė Krishtit. Tė gjithė u pushtuam nga njė
ndjenjė, nga njė triumf shpirtėror, duke lavdėruar Zotin e vetėm tė pėrjetshėm.
Nuk kishte meshė madhėshtore tė Pashkėve me rėnie kambanash, nuk kishte
mundėsi nė kampin tonė pėr tu mbledhur pėr tė adhuruar, tė visheshim
ndryshe pėr tė kremten, tė pėrgatisnim gjellėt e Pashkės. Pėrkundrazi kishte mė
tepėr punė dhe mė tepėr ndėrhyrje se zakonisht. Tė gjithė tė burgosurit pėr
bindje fetare, tė ēfarėdolloj dogme, ishin tė ngujuar kėtu nėn njė pėrgjim tė
madh, me masa mė tė forta sigurimi nga policia sekrete.
Dhe megjithatė, Pashka ishte atje: e madhėrishme, e shenjtė, shpirtėrore, e
paharruar. Ishte e bekuar nga prania e Krishtit tonė tė ngjallur mes nesh - i
bekuar nga yjet e qetė tė Siberisė dhe nga trishtimet tona. Na rrihte zemra me
haré duke marrė pjesė nė Ngjalljen e madhe! Vdekja u mund, nuk ka mė frikė,
na u dha nga Pashkėt e pėrjetshme! Tė ngazėllyer nga kjo Pashkė e
mrekullueshme, ju dėrgojmė nga kampi i burgimit tonė lajmin ngadhėnjyes dhe
tė gėzueshėm: Krishti u ngjall!
Letėr nga njė kamp pėrqėndrimi sovjetik
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt