Kur Himara nuk qeveriset
07/07/2008
Nikollaq Neranxi gazeta Panorama
Javėn e kaluar nė Parlamentin e Shqipėrisė, por me vonesė nė kohė, pėrfaqėsues tė opozitės u bashkuan me zėrin tim pėr tė denoncuar tendencėn e hapur pėr ...grabitjen dhe manipulimin e sė vėrtetės pėr pronat nė bregdetin e Himarės.
Gjatė vitit tė fundit, nė cilėsinė time si qytetar i Himarės, kam organizuar takime dhe tubime tė himarjotėve pėr t'u kėrkuar institucioneve tė vendit, Presidentit, Parlamentit dhe Qeverisė nisjen e procesit tė lėshimit tė certifikatave tė pronėsisė pėr tokat e trashėguara.
Zėri im dukej sikur binte nė vesh tė shurdhėr, por nė tė vėrtetė unė e di se sa zėra solidarė kam pasur nga shumė vende tė botės, ku jetojnė dhe punojnė si emigrantė bashkėpatriotėt e mi himarjotė dhe bregas. Kam njė korrespodencė tė pasur me letėrkėmbime, falėnderime dhe inkurajime pėr kėtė ēėshtje, e cila ėshtė themelore pėr kėta banorė dhe ėshtė njė ndėr shqetėsimet e mia pėr familjet e tyre.
Ky proces i penguar, i pėrdorur politikisht dhe i manipuluar nga administratorė lokalė dhe bashkėpunėtore nė kryeqytet, tė kryesuar prej kryebashkiakut nė detyrė Vasil Bollano, gjendet momentalisht nė njė fazė delikate.
Nė foltoren e Parlamentit kam denoncuar manovrat e Vasil Bollanos pėr ta pėrdorur dhe monopolizuar politikisht kėtė ēėshtje. Prej vitesh kjo ēėshtje ėshtė keqpėrdorur nga ky zotėri dhe nga mbėshtetėsit e tij fanatikė. Pėr kėtė qėllim ėshtė shfrytėzuar mungesa e transparencės, injoranca e njė pjese tė mirė tė mbėshtetėsve tė kryebashkiakut, padijenia e procedimit ligjor dhe pėrdorimi i kėsaj injorance pėr interesa politike tė ditės dhe nė shėrbim tė kėtij personazhi qė gjatė dy mandateve nė kėtė detyrė po e pėrdor Himarėn si 'mish pėr top".
Nė cilėsinė e deputetit kam denoncuar kėtė zotėri si tė zgjedhurin qė nuk po bėn detyrėn, qė grin politikė dhe nuk administron Himarėn, qė e ka shndėrruar kėtė qytezė nė njė vend rural, tė pazhvilluar. Bashkia qė ai drejton ėshtė njė njėsi administrative e vetizoluar. Ajo gjeneron probleme nė komunikimet institucionale, nuk aplikon asnjė plan zhvillimi dhe nuk ka ritėm investues, nuk ndiqet asnjė politikė pėr thithjen e tė ardhurave qė sigurojnė bijtė e saj nga emigracioni. Nė kėtė territor administrativ po ndiqen politika selektive pėr ndėrtime tė paligjshme, jashtė logjikės studimore dhe perspektive, pa asnjė kujdes pėr ruajtjen e natyrės dhe tė resurseve qė ka kjo zonė e begatė. Ky kryebashkiak, ėshtė armiku i vlerave kulturore nė kėtė zonė. Nė shtatė fshatrat e Himarės nuk gjen asnjė muze, asnjė qendėr rinie, asnjė bibliotekė a librari, asnjė mjedis sportiv, asnjė mjedis qė mund t'i shėrbejė argėtimit qoftė edhe sezonal tė rinisė, me pėrjashtim tė disa bareve dhe diskove modeste, tė cilat ngrihen vetėm pėr sezonin dhe ku ushtrohet njė shėrbim primitiv, pa kulturė dhe madje me njė nivel komunikimi mjeran.
Tė gjithė kėta elementė, janė pjesė e tablosė qė ta afron Himarėn si njė vend tė pavlerėsueshėm pėr perspektivėn dhe tė ardhmen turistike, siē pretendon nė guidat e veta modeste dhe jo pėrfaqėsuese, kryebashkiaku nė detyrė Vasil Bollano.
Problemet e mėdha pėr himarjotėt dhe Himarėn lidhen drejtpėrsėdrejti me tokėn, me atė trashėgimi shekullore, tė cilėn nuk e zhbėn dot as ky pinjoll dhe as ndokush tjetėr, qė mendon se karriera politike mund ta katandisė Himarėn nė "mish pėr top".
Ndjej pėrgjegjėsinė dhe ndėrgjegjen time nė shėrbim tė Himarės, pas reagimeve tė kolegut Erion Braēe javėn e shkuar nė Parlament, ku denoncoi korrupsionin dhe abuzimin me pronat e Himarės. Dosja e kėtij korrupsioni ende nuk ėshtė zbardhur, dhe me pėrgjegjėsi deklaroj se nė kėtė ndotje, nė kėtė abuzim dhe nė kėtė masakėr tė pazbardhur me tokat e himarjotėve ėshtė e pėrfshirė edhe ndėrgjegjja e Vasil Bollanos dhe disa shėrbėtorėve tė tij nė atė bashki tė izoluar dhe tė mbyllur. Dosja e zotit Bollano pėr kėto abuzime ka pėr t'u hapur prej vetė pronarėve, qė janė grabitur me letra nė ditėt e ardhme.
Unė do tė ndihem krenar pėr kėtė reagim nė kohė dhe pėr denoncimin e pa ngurrim ndaj kėtyre akteve dhe ndaj kėtij korrupsioni qė i lė disa dhjetėra himarjotė pa trashėgiminė e trojeve sė tė parėve tė tyre. Dashuria e disa fanatikėve pėr Bollanon nė detyrė, ėshtė drejt fundit tė saj. Himara, do ta mbyllė periudhėn e mosqeverisjes sė saj. Inteligjenca e kėsaj zone, sot po reagon nė disa mėnyra dhe koha e Himarės sė paqeverisur po arrin drejt fundit. Personat si kryebashkiaku aktual dhe shėrbėtorėt e tij, shumė shpejt do tė vihen para pėrgjegjėsisė pėr faktet qė janė arkivuar nė dosjen e tyre.
Krijoni Kontakt