Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Do te citoja vecanerisht, "Tri menyra te shkrimit shqip", Rexhep Qosja.
    Dhe gjithashtu "Regjisoret" te Josif Papagjonit.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Dinozaurina
    Anëtarësuar
    10-05-2004
    Postime
    12
    Besnik Aliaj - Misteri i gjashtë

    Liber mbi zhvillimin e qyteteve

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Do t`u kerkoja nje favor te gjitheve ju qe pstoni titujt e librave.
    U kujtova vone dhe duhej ta kisha bere une i pari.
    Postoni dhe nje analize ose "analizke" te vogel, keshtu informohemi dhe kur nuk e kemi lexuar librin .
    Respekt.
    Genti

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Dinozaurina
    Anëtarësuar
    10-05-2004
    Postime
    12
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Mos kalohet kuptimesia e librit publicistik dhe akademik, me librin-roman. Per librin e Blushit eshte shkruar ne tjeter teme te ketij forumi. Ne nje fare kuptimi, shume romane kane brenda tyre elemente te publicitetit, sikurse mjaft libra publicistike te futin ne boten e romanit, per nga menyra e trajtimit te temave te tyre.
    I lutem moderatoreve te kombinojne ketu temen e re mbi librin "Te jetosh ne ishull". Flm

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anëtarësuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    DO T'JU REKUMANDOJA "SHQIPJA DHE SANSKRITISHJA" pjesa e pare dhe e dyte , e Profesorit te Nderuar PETRO S. ZHEJI!
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDilo : 18-10-2008 më 15:47

  6. #16
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Shumë i preferuar:

    "Panteoni i Rralluar" Rexhep Qosja
    Mësoje mendimin filozofik të Qosjes që në vitet e 70-ta.

    Këtë libër mund ta shkarkoni nga interneti gratis (me licencë)

    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    Ja edhe nje liber tjeter:

    Vetevrasja; motivet per te jetuar Viti 2008 Fq. 238 Nga Dr. Sofokli Duka

    Sofokli Duka: Vetevrasjet, plaga e heshtur qe thellohet cdo vit
    Publikuar nga Gazeta Shqip me 06-02-2008

    Të shumta dhe të heshtura, sepse mentaliteti shqiptar ende e konsideron si një turp vetëvrasjen. Por fenomeni po merr përmasa të frikshme, ndërsa askush nuk duket se po vihet në lëvizje për ta frenuar. Në vendin tonë, në çdo 24 orë vetëvritet mesatarisht një person dhe çdo 11 orë një tjetër tenton të vetëvritet. Të dhënat janë nxjerrë nga studimi me titull "Vetëvrasja, motivet për të jetuar", i Institutit për Parandalimin e Krimit. Në një intervistë ekskluzive për "Shqip", dr. Sofokli Duka, drejtues i këtij instituti dhe autori kryesor i studimit shpjegon arsyet kryesore që kanë ndikuar në përhapjen e këtij fenomeni dhe mungesën totale të angazhimit të shtetit, por edhe shoqërisë shqiptare, për ta luftuar këtë fenomen. Sipas tij, nuk ka asnjë strukturë shtetërore të specializuar për parandalimin e vetëvrasjeve, ndërsa shoqëria vazhdon t‘i kalojë me indiferencë këto raste, madje shpeshherë përpiqet t‘i mbulojë me heshtje ato. Numri i vetëvrasjeve vitet e fundit ka ardhur duke u rritur në mënyrë të ndjeshme. Cilat janë sipas studimit tuaj, shkaqet kryesore që i shtyjnë njerëzit drejt vetëvrasjes? Ndër shkaqet kryesore të vetëvrasjeve në studim përmenden: gjendja psikologjike e individit, ku shquhen faktorë psikologjikë, patologjikë dhe biologjikë, të cilët shkaktojnë dhimbje të thellë; ndikimet filozofike, teorike, fetare, estetike, artistike etj., për jetën, rëndësinë dhe vazhdimësinë e saj; ekzistenca e fajit dhe përgjegjësisë apo ndjenjës së fajit dhe përgjegjësisë, pas kryerjes apo mendimit për kryerjen e një vepre antiligjore, antisociale, apo të amoralshme; tronditja e thellë psikike, si pasojë e traumave të rënda psikike apo ngjarjeve të rënda; hakmarrja ndaj personit apo personave përgjegjës, për sjellje apo veprime që viktima i konsideron të dëmshme ndaj tij; traumat e rënda si pasojë e trajtimi të keq sistematik, sjelljeve të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, ose veprimeve të rënda kriminale që prekin nderin, moralin dhe shëndetin. Veç tyre, praktika njeh edhe shkaqe të tjera si: zbatimi i urdhrit, të ndjerit si detyrim për t‘u vetëvrarë, realizimi i misionit etj. Ndodh që personi të ketë edhe më shumë se një shkak vetëvrasjeje. Në përgjithësi, shkaqet ndërthuren dhe alternohen me njëri-tjetrin. Shkaqet e vetëvrasjes mund të veprojnë te një masë e madhe njerëzish, por jo te të gjithë ata, efektet janë të njëjta. Lindja e tendencës për vetëvrasje dhe pasoja - vdekja, vjen vetëm atëherë kur shkaqet veprojnë në kushte dhe rrethana specifike. Kushtet dhe rrethanat janë të veçanta për të miturit, adoleshentët, të rinjtë dhe të rriturit, ato janë individuale dhe sociale; psikologjike, sociologjike psikiatrike, gjenetike, biologjike, mjekësore etj. Studimi analizon edhe faktorët apo arsyet që ndikojnë në një numër kaq të lartë të vetëvrasjeve. Cilat janë ato? Parandalimi i fenomenit të vetëvrasjes në Shqipëri, jo vetëm që nuk është ngritur në nivelin e një institucioni, por mungojnë edhe instrumentet më elementare të një parandalimi të organizuar. Vihet re një indiferencë e theksuar shtetërore dhe shoqërore përballë përhapjes së këtij fenomeni. Në bazë të nenit 21 të Kushtetutës, jeta e personit mbrohet me ligj. Edhe jeta e individëve që vetëvriten apo tentojnë të vetëvriten konsiderohet jetë dhe si e tillë, duhet të mbrohet me ligj. Shqipëria është shumë larg zbatimit të këtij parimi kushtetues dhe akoma më larg nga qëndrimet bashkëkohore. Aktualisht, pothuajse mungojnë prononcimet apo qëndrimet shtetërore të niveleve të larta për një vlerësim më human, ligjor dhe social të këtij fenomeni. Vetëvrasja nuk lexohet në asnjë nga prioritetet qeveritare e në të njëjtën kohë edhe problemet e shëndetit mendor. Në analizën e punës të vitit 2007 të Policisë së Shtetit, nuk u fol asnjë fjalë për këtë dukuri. Ekziston një terr i vërtetë informativ i treguesve, rasteve dhe akteve të vetëvrasjeve. I vetmi burim ku mund të gjenden tregues të tillë është komunikata ditore e Ministrisë së Brendshme. Ky dokument tashmë në faqen e internetit të këtij institucioni, jo vetëm që publikohet shumë rrallë, por edhe në ato raste, vetëvrasjet nuk pasqyrohen. Mungojnë iniciativat shtetërore dhe shoqërore për parandalimin e këtij fenomeni. Në muajin maj 2005, u krijua një komision qeveritar për studimin e vetëvrasjeve. Nuk dihet nëse ky komision funksionoi, por muajt që pasuan, u shoqëruan me rritje të numrit të vetëvrasjeve. Edhe qeveria aktuale, nuk po tregon asnjë kujdes të veçantë për parandalimin e vetëvrasjeve. Shoqëria shqiptare nga ana e saj është tepër indiferente ndaj këtij fenomeni, për të mos thënë se përpiqet të mos e diskutojë fare këtë problem, duke e konsideruar ende si një lloj turpi. Gjithashtu, ndikojnë negativisht në parandalimin e këtij fenomeni, edhe mungesa e një ligji për parandalimin e vetëvrasjeve, niveli jo i lartë profesional i policisë dhe prokurorisë për të dalluar simulimin e vrasjes si vetëvrasje, zbulimin dhe ndëshkimin e autorëve të shtytjes në vetëvrasje, apo shkaktimit të vetëvrasjes, si pasojë e një veprimtarie të mëparshme kriminale e sidomos marrëdhënieve seksuale me dhunë, pas të cilave mund të ndodhë edhe vetëvrasja. Ju folët për mungesë të strukturave të posaçme për parandalimin e vetëvrasjes. Për parandalimin e vetëvrasjeve, që renditet ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë, nuk ekziston asnjë strukturë shtetërore dhe shoqërore e specializuar dhe, nga ana tjetër, nuk rezulton të ketë një strategji kombëtare në këtë drejtim. Parandalimi i këtij fenomeni nuk mund të bëhet në mënyrë globale, indirekte dhe pa strategji e projekte. Është folur për mundësinë e hartimit të një ligji të posaçëm për parandalimin e fenomenit të vetëvrasjeve. Çfarë mendoni se duhet të parashikojë një ligj i tillë? Janë të shumta problemet që mund të përmbajë një ligj i tillë. Bota ka praktika të hershme, por vendi ynë ka veçoritë e tij specifike. Disa nga elementet më të rëndësishme që do të duhej të parashikonte një ligj i tillë mund të përmenden: Ndalimi i të miturve dhe adoleshentëve të marrin pjesë në predikimet fetare pa praninë dhe përgjegjësinë e prindërve apo kujdestarëve; ndalimin e propagandës fetare dhe çdo propagande tjetër që nxit fenomenin e vetëvrasjes; ngritja e një institucioni shtetëror për administrimin dhe parandalimin e këtij fenomeni; ngritja dhe mbështetja e qendrave joqeveritare për edukimin dhe parandalimin e vetëvrasjeve; detyrimin shtetëror për evidencimin statistikor të vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje; rehabilitimin e detyrueshëm të viktimave dhe personave që kanë pësuar impakt nga një akt i tillë; kurimin e posaçëm të personave depresivë apo me sëmundje të tjerë të shëndetit mendor; zgjerimin e kuptimit ligjor të shtytjes në vetëvrasje, parashikimin si vepër penale më vete të bashkëpunimit në vetëvrasje; sigurimin e mjeteve me rrezik që mund të përdoren edhe si mjete vetëvrasjeje, fonde financiare për rininë shkollore, universitare, fshatare dhe qytetare, në drejtim të integritetit social etj. Cili është aktualisht roli i Policisë së Shtetit në parandalimin e vetëvrasjeve? Policia ende nuk e ndien si objekt pune parandalimin e vetëvrasjes. Është pikërisht ajo që e administron këtë vepër për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e kryerjes në kuadër të parandalimit të këtij fenomeni. Aktualisht, në polici mungon funksioni i specialistit për vetëvrasje, sistemi statistikor lë për të dëshiruar dhe i ndaluar jo vetëm për qytetarët, por edhe studiuesit, njohuritë në programin mësimor për këtë fenomen, pothuajse mungojnë. Në këtë situatë, as që mund të flitet për parandalim të përgjithshëm, apo të posaçëm të vetëvrasjeve. Statistika Viti Vetëvrasje 2000 99 2001 146 2002 144 2003 170 2004 173 2005 214 2006 210 2007 216 Arsimi: Nr Arsimi % 1 Analfabet 2.5 2 Fillor 13.9 3 8-vjeçar 62.6 4 Mesëm 17.7 5 Lartë 3.1 Gjendja familjare: Nr Gjendja % 1 Beqar 74 2 Martuar 39 3 Divorcuar 5.6 4 Të ve 8.2 Faktorët, motivet: Nr Motivi 1 Probleme ekonomike 2 Xhelozi, motive të dobëta 3 Grindje familjare 4 Mungesë fëmijësh 5 Braktisje 6 Për drogë, alkool 7 Bindje fetare 8 Sëmundje të sis. nervor 9 Sëmundje të pashërueshme 10 Invalidë 11 Humbje të afërmish 12 Borxhe, lojëra fati 13 Konflikte bashkëshortore 14 Euthanazi 12 Të tjera Studimi "Vetëvrasja, motivet për të jetuar" Studimi "Vetëvrasja, motivet për të jetuar" është mbështetur në të dhëna të mbledhura nga komunikatat ditore të policisë, si dhe në informacione të mbledhura nga bashkëpunëtorët e institutit, pjesa më e madhe e të cilëve janë ish-punonjës të policisë. Dr.Sofokli Duka, me një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, thotë se ky studim është i pari i llojit të tij, i cili sjell njohuri të reja të panjohura nga lexuesi i thjeshtë deri tani për fenomenin e vetëvrasjes. Pavarësisht nga disa studime të pjesshme dhe sporadike, deri tani, fenomeni i vetëvrasjes ka qenë i injoruar, gjë që e vërteton edhe mungesa e një studimi komplemetar. Përveç të tjerash, ky studim përmban edhe të dhëna enciklopedike, historike, arkivore, njohuri psikologjike, penale, kriminologjike, sociale etj.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    Historia e Skenderbeut: Marin Barleti

    "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut" eshte shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-10. Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latisht tri herë, u përkthye në shumë gjuhë evropiane dhe u bë burim i një literature të gjerë për heroin tonë kombëtar, të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës, që nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri në japonisht. F.S.Noli ka shkruar me të drejtë se vepra e Barletit "fitoi këndonjës anembanë botës dhe e bëri të pavdekshëm kujtimin e Skënderbeut në Evropë".
    Popullariteti i madh që gëzoi vepra shpjegohet me dy arsye: e para lidhet me subjektin që trajton, me figurën e Skënderbeut, e cila u bë e njohur dhe legjendare qysh në kohën e vet; e dyta qëndron në forcën dhe bukurinë e stilit me të cilin ajo është shkruar, një stil që të rrëmben.

    Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut është, në rradhë të parë, një vepër historike, por e shkruar nga një dorë mjeshtri. Stili i gjallë dhe elegant me të cilin e ka shkruar Barleti, e bëjnë atë një vepër edhe me vlerë letrare. Këto vlera qëndrojnë në gjuhën e pasur dhe në figuracionin e pasur, në mjeshtërinë plastike të vizatimit të figurës së Skënderbeut, në frymën patetike dhe vrullin tronditës që përshkon tregimin, si dhe në bukurinë, gjerësine dhe lehtësinë e frazës. Vepra e Barletit përshkruan historinë e luftrave heroike të shqiptarëve, të udhëhequr nga Skënderbeu, kundër hordhive osmane. Atë e përshkon nga fillimi në fund ndjenja atdhetare, krenaria e autorit për vetitë luftarake të popullit të vet, dashuria dhe adhurimi për heroin, që i dha emrin një epoke të tërë në historinë e popullit shqiptar.

    Vlera më e çmuar që gjen Barleti te bashkatdhetarët e vet, është dashuria për lirinë, për trojet amtare, vendosmëria për të dhënë edhe jetën për mbrojtjen e tyre.
    Nuk ka gjë më të çmuar për njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrë më të shenjtë sesa lufta për ta mbrojtur atë nga i huaji. Kjo është një nga idetë e mëdha të veprës. Kryeni detyrën ndaj atdheut, për të cilin asnjëherë nuk duhet kujtuar se është derdhur gjak, se është luftuar sa duhet, sepse dashuria për të ia kalon çdo dashurie tjetër, shkruan Barleti.
    Duke folur për qëndresën e shqiptarëve gjatë shekullit XV, Barleti ka vënë në qendër të veprës së vet protagonistin dhe heroin e saj qendror Gjergj Kastriotin. Kjo figurë është vizatuar me dashuri e ngjyra të gjalla; ajo është dhënë me tiparet që ia njeh historia, pra gjithmonë në frymën e humanizmit e të konceptit humanist për njeriun dhe luftëtarin e lirisë.

    Barleti e jep Skënderbeun si personifikim të heroit që mishëron forcën e njeriut, aftësinë dhe bukurinë fizike e morale të kësaj krijese të mrekullueshme, sipas botëkuptimit humanist. Figura e tij del madhështore, si një hero legjendar, simbol i çlirimtarit dhe i mbrojtësit të lirisë, prijës i një populli luftëtar e trim , të dashuruar deri në dhembje me trojet e veta dhe me lirinë.
    Luftëtar i ashpër dhe prijës me një zemër të madhe njerëzore, madhështor dhe legjendar - e tillë të mbetet në mendje figura e heroi , skalitur si me daltë nga pena e Barletit.
    Në veprën "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut„ autori mbron të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, himnizon njeriun dhe forcën e tij, heroizmin njerëzor dhe dashurinë e natyrshme për trojet e të parëve.

    Duke qenë një vepër historike, libri i Barletit ka rëndësinë për të dhënat dhe faktet që sjell. Pa këtë vepër historiografisë për Skënderbeun do t'i mungonin burimet e para, që e kanë ushqyer dhe vazhdojnë t'a ushqejnë edhe sot. Në disa raste, i rrëmbyer nga entuziazmi që i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike që përshkruan edhe urrejtja për pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet e‚ sidomos ndryshon shifrat e pjesëmarrësve në luftime. Por, prapëseprapë, në thelb dhe në frymën e saj të përgjithshme vepra i përmbahet së vërtetës historike.

    Me librin e tij Marin Barleti qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare, e cila e nis udhën e saj me një vepër të përmasave të mëdha. Kjo vepër është shkruar në latinisht, që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por ajo i përket kulturës shqiptare, jo vetëm se është shkruar nga një shqiptar, por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij populli të lashtë.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117

    Identiteti Europian i Shqiptareve - Ismail Kadare

    Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve". Debati nisi nga një "sprovë", një libërth i Kadaresë që arsyetonte rreth Identitetit Kombëtar të Shqiptarëve. Ndonëse nuk pati ndonjë arsye konkrete dhe se gjuha e përdorur nga Kadare ishte shumë e butë, Qosja iu përgjigj me një seri shkrimesh në gazetën Shqip të Tiranës duke e akuzuar shkrimtarin për rracizëm ndaj muslimanëve shqiptarë dhe muslimanëve në tërësi. Pas kësaj vijuan akuzat për pandershmëri, për konformitet përballë rregjimeve etj.

    Debati Kadare-Qose u shoqërua në të njejtën kohë nga rigjallërimi i diskutimit publik mbi rolin e Kadaresë në persekutimin e ish- të dashurit të vajzës së saj gjatë kohës së rregjimit politik, ku kryesisht për arsye tregtare, media e Tiranës u nda në mbështetëse të Kadaresë dhe sulmuese të saj. Për rrjedhim, TV Klan, gazetat Shekulli e Korrieri, mbështetën shkrimtarin. Pozicioni i TV Klan u kondicionua nga pragmatizmi komercial, pra Kadare dha intervistën ekskluzive të sqarimit në këtë televizion. Për rrjedhojë, Gazeta Shqip, Gazeta Shqiptare dhe Top Channel, zunë pjesën anti-kadare të tregut të medias.

    Gjatë intervistave të mëvona, Kadare kërkoi falje në një farë mënyre për deklaratat e tij për "identitetin europiano-kristian të shqiptarëve", duke thënë se kur i pati propozuar Ramiz Alisë rihapjen e kishave, nuk e kishte menduar se Islami do të vazhdonte të ekzistonte në Shqipëri pas rënies së komunizmit.

    Informacioni u gjend tek shtepia e librit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 21-04-2010 më 10:17

  10. #20
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Per mendimin tim nje liber qe nuk duhet lene pa lexuar eshte "Kohet Moderne" te Pol Xhonson. Eshte ne dy pjese dhe flet per ngjarjet boterore ne shekullin e XX.Ketu mund te kuptohen dramat e Botes ne kete shekull si dhe njeriu mund te formuloje ide te qarta qe te tilla gabime njerezimi te mos i perserise.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 17:10
  2. Akademik Qosja: Vjen dita kur do t’i shohim të gjitha
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 21:46
  3. Dr. Gëzim Alpion “pelegrinazh” akademik për Nënë Terezën
    Nga Shijaksi-London në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 11:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •