Berisha: Kambistet, jo me kembim ne rruge
Fatjona Mejdini
E Enjte, 17 Maj 2007
Tani e tutje nuk do te kete me kembe kambisti qe do te kembeje valute ne rruge. Kreu i qeverise, Berisha informoi diten e djeshme ministrat, se kishte marre vendimin per heqjen e kambisteve qe shkembejne lekun me valute neper rruget e vendit, duke paralajmeruar se parate do te qarkullojne vetem nepermjet sistemit bankar. Kreu i qeverise, theksoi se ky fenomen i perhapur gjeresisht, mund te quhet pa frike si nje fenomen "i larjes se parave". Berisha ka urdheruar ministrin e Financave, Ritvan Bode dhe ate te Puneve te Brendshme, Bujar Nishani, qe te vendosnin nje afat te mirepercaktuar per heqjen e kambisteve nga shkembimi i lekeve ne rruge. Sipas tij, qendrimi i prere per mostolerimin e ketij fenomeni, vjen si pasoje e disa standardeve formale qe duhet te hyjne ne ekonomine vendase.
"Detyra jone e prere eshte 'Shqiperia formale'". Per kete, duhet te instalohen standarde me te cilat punojne investitoret perendimore ne vendet e tyre, pasi asnje vend nuk mund te ece perpara drejt integrimit me kete shkalle informaliteti te papajtueshme", theksoi Kryeministri Berisha, duke shtuar se ne vend, nuk mund te tolerohet me qarkulli i parase cash. Kryeministri theksoi se ne Shqiperine qe synon integrimin ne BE, nuk mund te lejohet qe njerez te qarkullojne me "thase" parash neper rruget e vendit.
"Fenomeni i shkembimit te parave ne rruge, eshte absolutisht i paligjshem, demton rende imazhin e vendit dhe rrugen e integrimit euroatlantik te tij, nderkohe qe ne Shqiperi, ka nje sistem bankar nga me te zhvilluarit ne Rajon, ku operojne 20 banka private nga me te medhate ne Evrope", theksoi Kryeministri Berisha, duke shtuar se fenomeni i shkembimit te parave ne rruge, mund te konsiderohej si normal vetem ne fillim te viteve 1990. Sipas tij, tashme sistemi bankar ne vend eshte shume i zhvilluar dhe qytetaret per te shkembyer parate e tyre, mund te drejtohen ne shume pika shkembimi te licensuara ose banka ne mbare vendin. Por duket se kreu i qeverise ka gati dhe projektin e sistemimit te kambisteve, qe do te linin punen e tyre nga nderprerja e ketij aktiviteti, pasi do te shikohej mundesia per dhenien e licencave per te hapur zyra ku mund te shkembeheshin ne menyre te ligjshme para.
"Kambisteve do t'u ofrohet mundesia per dhenien e licencave per hapjen e zyrave te shkembimit valutor dhe do t'u percaktohet nje afat nga te dy ministrite perkatese, pas te cilit askush prej tyre, nuk mund ta ushtroje me veprimtarine e shkembimit te parave ne rruge", theksoi Berisha, duke shtuar se ekspertet e ketyre dy ministrive duhet te perpunonin se shpejti nje vendim per eliminimin e ketij fenomeni. Por, ne te njejten kohe, kreu i qeverise eshte shprehur se fenomeni i shkembimit te parave ne rruge, ishte i rrezikshem edhe per vete jeten e ketyre kambisteve, te cilet jo ne pak raste jane bere viktima te agresioneve te ndryshme, duke qene se qarkullonin me shuma te medha parash. Kjo nisme e Kryeministrit vjen ne nje kohe kur nga ana e tij, eshte deklaruar se do te luftohet me te gjitha menyrat ndalimi i qarkullimit te parase cash ne cdo sektor te jetes ekonomike te vendit. Per te, transfertat e parave, duhet te behen nepermjet sistemit bankar, ashtu sic ndodh ne vendet e zhvilluara evropiane.
Kambistet ne rruge, banga me vete.
Si nuk behen dhe uesterjunione keta...
Krijoni Kontakt