cka jemi duke bere per te ardhmen?
une, ti, aj, ajo, ata, te gjithe cka jemi duke bere per popullin shqiptare, per nje ardhmeri ma te bukur te shqiptaris??
ju lutem mos diskutoni se cka duhet te behet por cka jemi duke bere
cka jemi duke bere per te ardhmen?
une, ti, aj, ajo, ata, te gjithe cka jemi duke bere per popullin shqiptare, per nje ardhmeri ma te bukur te shqiptaris??
ju lutem mos diskutoni se cka duhet te behet por cka jemi duke bere
moj e mira bash kurkun hiq
Mentaliteti qe ekziston tek shqiptaret mbi "kontributin per kombin" eshte ai i heroizmave donkishoteske. Patriot e nacionalist eshte ai qe urren serbet, greket, amerikanet, turqit, italianet, francezet, fete, boten, Zotin. Nacionaliste te vertete jane ata qe flasin per lufte me serbin, lufte me grekun, luften me maqedonin, lufte me te gjithe. A thua shqiptaret jane 1 miliard e gjysem sa Kina dhe nuk duan ti dijne per gjakun e tyre? Nacionaliste jane edhe ata qe krijojne ushtri fantazma qe lindin si kerpudha, marrin persiper te bashkojne kombin sa me lufte edhe me peticione dhe referendume. I gjeni edhe ne kete forum keto mentalitete mesjetare qe shiten si "nacionalizem e patriotizem puro".
Nacionaliste e patriote per mua jane te gjithe ata qe mesojne te lexojne e shkruajne shqip, jo vetem vetes por edhe femijeve te tyre. Qe shkojne ne pune perdite per te nxjerre buken e gojes per veten dhe familjet e tyre. Qe sakrifikojne dicka nga vetja e tyre, ne menyre qe te dergojne femijet e tyre ne shkolle te larte. Te gjithe ata shqiptare qe respektojne ligjin dhe mbeshtesin institucionet demokratike. Te gjithe ata studente shqiptare qe studiojne e punojne ne Perendim, te cilet nuk e kane humbur identitetin dhe pergjegjesine si shqiptare. Keta jane investimi me i madh per kombin qe behet sot per sot per nje te ardhme me te mire per brezat qe do te vine.
Patriote jane ata qe marrin pjese ne kete forum dhe diskutojne me shqiptare nga mbare bota. Vete fakti qe merr pjese ne kete forum do te thote qe ti e ndjen mungesen e shqiptareve dhe i ndjek nga afer zhvillimet e kombit. Patriote jane ata qe kane nje etje te pashuar per te mesuar gjithcka mbi historine, traditen, gjuhen e gjithcka shqiptare te te pareve tane. Jane ata qe lexojne shume e flasin pak, dhe sjellin ne kete forum jo vetem mendimin e tyre por edhe materiale qe hedhin drite mbi historine dhe trashegimine shqiptare. Ky lloj edukimi qe zgjat gjate gjithe jetes nuk te fal vetem kulture, te ben edhe shqiptar me te mire pasi e pasuron shpirtin tend shqiptar me trashegimine artistike, kulturore e shpirterore te te pareve tane.
Patriote jane edhe ata qe e kuptojne se nuk mund ti drejtohen njeri-tjetri me terma si "kosovare", "maqedonas", "maloke", "malazez" e me the te thashe, por dine te bejne dallimin midis ndarjeve territoriale administrative te nje populli. Ka shqiptare nga Kosova, shqiptare nga Dibra, shqiptare nga Mali i Zi, shqiptare nga Maqedonia, shqiptare nga Greqia. Edhe etiketime te tilla, sado jo-domethenese ne pamje te pare, tregojne shkallen e emancipimit kombetar tek cdo shqiptar.
Patriote jane te gjithe ata qe japin mendimin e tyre mbi problemet shqiptare dhe ngrejne zerin e tyre kudo ne bote kur keto interesa shkelen me kembe. Nuk mund te jesh patriot shqiptar dhe te jesh indiferent ndaj zhvillimeve ne trojet shqiptare apo ne komunitetet shqiptare kudo ne bote. Nuk mund ta mbash veten me fjale si patriot i madh apo intelektual i madh e te heshtesh. Aty duket se sa i pergjegjshem gjithesecili prej ndesh ndihet ndaj kombit dhe popullit shqiptar.
Dhe mbi te gjitha, patriote jane ata shqiptare qe nuk ngelen vetem peng te se shkuares, por kane vizionin dhe perkushtimin e duhur qe me kohe te ndertojne nje Shqiperi demokratike dhe te bashkuar. Kjo nuk ka per tu ndertuar me fjale, as sa hap e mbyll syte, dhe as nuk do te jete vepra e nje "komandanti" e "komisari", do te jete produkti i punes dhe perkushtimit te gjithe shqiptareve pa perjashtim.
Shqiptare te bashkuar, per nje Shqiperi te bashkuar!
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
po ben allau per shqiperin sa te duash. ska nevoj te bejn njerezit. mall qe kemi allaun dhe e kemi mendjen te fjetur
Krijoni Kontakt