Z. moderator: Kjo teme as nuk ka te beje me pavaresine e Kosoves, as nuk permendet pavaresia e Kosoves. Te lutem lejoje si teme te re sepse nuk ka lidhje aspak me temen e pavaresise Do te keqkuptohet nga bashkeshkruesit ne temen "Kush e varros pavaresine e Kosoves?" sepse nuk ka te beje aspak me te.
Faleminderit.
E kemi humbur Kosoven?
Ndoshta kjo teme eshte rrahur ne menyre jo te drejtperdrejte, megjithate une mendoj se jemi ne PRAG te humbjes se Kosoves si toke shqiptare. Arsyet jane te shumta, por une po permend disa:
1. Vetedija e ulet kombetare e popullsise shqiptare brenda territorit te Republikes se Shqiperise dhe qendrimi pergjithesisht indiferent i shtetit shqiptar per te permbushur detyra morale ndaj shqiptareve ne Ballkan. Dashurise dhe mallit te popullit shqiptar te Kosoves ne iu pergjigjem pa dashje negativisht pas vitit 1990. Mosdija e theksuar per shqiptaret nga Kosova, te cilet i kemi quajtur Kosovare dhe njefare zilie per gjendjen e tyre te mire ekonomike kane ndikuar ne nje fryme jo pozitive te krijuar dhe nxitur nga zoti e di se kush. Kur do te ndalohet ne Shqiperi qe ndjenjat tona kombetare te mos bien pre e politikes dhe interesave tona te ngushta personale? A na vjen turp qe dikur thoshim "vellezerit kineze e miqte kosovare" apo do ta kalojme ne heshtje, si shume gjera te tjera?
2. Identiteti i ri Kosovar qe po farketohet nga te huajt ne Kosove dhe qe po perqafohet nga gjithmone e me shume ithtare, sidomos nga brezi i ri. Ate qe nuk e bene bajonetat dhe cetniket serbe/shki, po e realizon pa buje dhe ngadale, si qen qe kafshon fshehur, administrata e huaj e kombeve te bashkuara. Kjo, nga njera ane provon se shume njerez kane patur patriotizem fallco kur cirreshin ne komunizem se sa shume e duan Shqiperine. Kur u mor vesh qe Shqiperia nuk ishte shteti i forte qe do te mbronte dhe begatonte Kosoven, por qe ndoshta kishte nevoje per Kosoven, i kthyen krahet dhe filluan te bertasin "rebelet, rebelet" . Edhe per sa kohe shqiptaret do te vetequhen shqiptaret ne Kosove?
3. Politikane/personalitete te artit e kultures ne te dyja anet e kufirit i largohen sa me shume cdo ideje bashkimi, te pakten shpirteror dhe ekonomik duke pasur frike se do te duhet te ndajne pushtetin ose reputacionin "me ata te anes tjeter". Ketu peshen me te madhe e kane disa zoterinj ne Tirane, te cilet diku i ngulin nje thike pas shpine Kosoves ne politike, diku tjeter u pergjigjen me arrogance te pashoqe shume duarve te cilat vazhdojne te shtrihen cilter drejt memes Shqiperi. Kur do te vije momenti te konsiderojme ceshtjet kombetare si te dores se pare dhe te ushtrojme presion si opinion publik ne lidhje me to mbi politikanet tane?
4. Nje nivel i gjuhes shqipe dhe arsimimi i dobet ne dhimbje ne Kosove. 95% e shqiptareve nga Kosova/kosovareve (akuze e rende?) nuk dine te flasin e te shkruajne shqip dhe perdorin me shume struktura gramatikore serbe sesa shqiptare, shpesh here duke i quajtur me injorance deshperuese keto 'gegnisht'. Duke mos qene te zote te flasin mire shqip, shfaqet nje kompleks inferioriteti i paevitueshem ndaj shqiptareve nga Shqiperia dhe theksohet tendenca e largimit nga gjuha e njesuar shqipe. Njohesit e shqipes ne Kosove, te cilet numerohen me gishta, nuk kane fuqi as t'u mesojne te pakten femijeve te tyre gjuhen shqipe. Edhe per sa kohe do te vazhdoje te quhet shqipja gjuhe amtare ne Kosove?
Prej zemres s'plast,
Albsniper
Krijoni Kontakt