Prifti i fshatit Kara-vasta, Mihal Shuli, i arrestuar pak ditė mė parė pėr bashkėpunim nė trafikun e klandestinėve, rezulton i implikuar nė veprimtarinė e dy grupeve kriminale.
Trazhgim Sokolaj
Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria, 47-vjeēari Mihal Shuli, i arrestuar tė hėnėn me njė grup kriminal prej 12 vetash, ku bėnin pjesė edhe tre oficerė tė Kapshticės, ka bashkėpunuar edhe me njė grup tjetėr tė trafikut tė klandestinėve, qė kalonte njerėz ilegalisht nė Greqi pėrmes zonės kufitare tė Sarandės. Veē grupit tė 12 personave qė u arrestuan nė kuadėr tė aksionit "Korridori i lirė" pėr trafik klandestinėsh nė Greqi pėrmes zonės kufitare tė Korēės, pėrgjimet telefonike kanė zbuluar implikimin e priftit tė Karavastasė, nė rekrutimin dhe transportimin e klandestinėve qė janė trafikuar pėrmes pikave kufitare tė Sarandės, nga pesė anėtarėt e grupit kriminal tė arrestuar gjatė aksionit "Butrinti". Njė fakt i tillė ėshtė zbuluar nga pėrgjimet telefonike qė i janė bėrė priftit tė Karavastasė gjatė kohės qė ai mblidhte klandestinėt nė Lushnjė, ku i strehonte ata derisa merrte miratimin pėr t'i transportuar nė Korēė ose Sarandė, ku mė pas bėhej kalimi i tyre drejt Greqisė.
Prifti, lojė tė dyfishtė
Mihal Shuli, prift nė fshatin e Karavastasė prej disa muajve ndodhej nė pėrgjim dhe vėzhgohej pėr shkak tė implikimit tė tij nė trafikun e klandestinėve. Ai ishte zbuluar teksa bashkėpunonte me grupin ku bėnin pjesė edhe tre oficerė, qė shėrbenin nė pikėn kufitare tė Kapshticės nė Korēė, duke toleruar kalimin e klandestinėve shqiptarė nė drejtim tė tokės helene. Gjatė hetimit pėr bashkėpunimin e priftit me kėtė grup kriminal tė arrestuar tė hėnėn nga SHKB dhe Njėsia Task-Force, ėshtė zbuluar implikimi dhe "loja e dyfishtė" qė bėnte prifti i Karavastasė, duke bashkėpunuar me njė grup tė dytė kriminal, qė i kalonte klandestinėt nė Greqi pėrmes zonės kufitare tė Sarandės. Me kėtė grup, qė u arrestua gjatė aksionit "Butrinti" sipas hetimeve tė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, prifti ka grumbulluar e mė pas transportuar pėr nė Sarandė dhe Gjirokastėr, dy grupe klandestinėsh. Nė kėto dy raste, komunikimi i priftit me anėtarėt e grupit kriminal tė akuzuar pėr trafik klandestinėsh ėshtė dokumentuar kur ai lajmėronte bashkėpunėtorėt se kishte grumbulluar disa persona, qė kėrkonin tė kalonin nė Greqi dhe kėrkonte konfirmim pėr t'i nisur nė drejtim tė Sarandės dhe Gjirokastrės, nė mėnyrė qė ata tė kalonin kufirin. Nga hetimet ėshtė dokumentuar gjithashtu, se nė disa raste, prifti ka grumbulluar klandestinė, tė cilėt i ka strehuar nė Lushnjė derisa i transportonte pėr nė qytetin e Korēės, pėr llogari tė grupit tjetėr kriminal ku bėnin pjesė edhe tre oficerėt e policisė, qė akuzohen se kanė lejuar kalimin e klandestinėve me dokumente false kundrejt shumave tė mėdha tė ryshfetit qė kanė pėrfituar nga trafikantėt.
Grupi i parė "Korridori"
Leonard Belortaja, 32 vjeē
Artur Likollari, 42 vjeē
Altin Qatipi, 30 vjeē
Edmond Tollkuēi, 35 vjeē
Manol Xhamia, 48 vjeē
Ilir Ēipi, 38 vjeē
Mihal Shuli, 47 vjeē,
Ismet Rroqi, oficer policie
Sefer Ēollaku, oficer policie
Rajmondi Duro, oficer policie
Grupi i dytė "Butrinti"
Resul Ēela, 42 vjeē,
Bardhi Proda, 38 vjeē
Pėllumb Guri, 35 vjeē
Irfan Dalipaj, 47 vjeē
Nino Tushe, 38 vjeē
Linjat e trafikut
Tiranė-Elbasan-Korēė
Tiranė-Fier-Gjirokastėr
Tiranė-Fier-Vlorė-Sarandė
http://www.panorama.com.al/index.php?id=17100
Krijoni Kontakt