Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e gt2xf
    Anėtarėsuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    Northern Europe
    Postime
    272

    Maqedoni-Shqiperi: Ceshtja e vizave

    Bullgaret e Maqedonise vendosin viza per shqiptaret. Ministia e jashtme duhet t'i pergjigjet me te njejten monedhe bullgareve te maqedonise duke bere te detyrueshem kalimin e bullgareve te maqedonise ne Shqiprer me viza. Perjashtim te bejne shqiptaret e maqedonise qe jetojne atje. Kjo mund te shihet lehte nga emri.....

    Gazeta Shqiptare Online URL: http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=27941
    Vizat, Maqedonia "mbyll kufirin" pėr shqiptarėt
    ( 07/01/08) Tedi Blushi

    Maqedonia ndryshon procedurat e dhėnies sė vizave pėr shtetasit e huaj, pėrfshi nė veēanti edhe ata shqiptarė. Duke filluar nga muaji shkurt, pėr pajisjen me vizė apo edhe pėr kalimin tranzit nė territorin maqedonas do tė aplikohen forma mė rigoroze, ēka pritet tė kufizojnė ndjeshėm lėvizjen e lirė qė ka ekzistuar deri mė sot. E thėnė ndryshe, pėr tė hyrė nė fqinjin tonė lindor tashmė do ndiqen tė njėjtat procedura si nė vendet e Bashkimit Europian. Lajmi ėshtė publikuar dje nga e pėrditshmja "Koha" qė botohet nė Shkup, e cila citon nė shkrimin e saj zėdhėnėsin e Ministrisė sė Jashtme, Sasho Kokallanov. Njė prej ndryshimeve tė reja ėshtė pikėrisht vendi i marrjes sė vizės. Kompetencat pėr dhėnien e saj do t'i kalojnė shumė shpejt zyrave tė pėrfaqėsive diplomatike, duke i pėrjashtuar pikat e kalimit kufitar, si zyra paralele qė kishin tė drejtė deri mė tani pėr tė pajisur me viza. Ndėrkohė, nuk dihet ende se sa do tė jetė tarifa e aplikimit pėr pajisjen me vizė maqedonase. Aktualisht, taksa e pajisjes me vizė nė pikat kufitare me Maqedoninė ėshtė 10 dollarė.

    Garancia

    Njė prej kushteve tė tjera ėshtė edhe garancia. Shtetasit shqiptarė nuk mund tė pajisen me njė vizė hyrėse ose transit, e pėr rrjedhojė nuk mund tė kalojnė territorin nėse nuk kanė ftesė, ose letėr garancie nga personi ose institucioni qė i fton. Nė rregulloren e re, nė pikėn 5 tė saj, thuhet se aplikanti duhet tė posedojė dokumente, tė cilat vėrtetojnė qėllimin dhe rrethanat pėr qėndrimin e planifikuar nė Maqedoni.

    Turistėt dhe biznesmenėt

    Turistėt dhe biznesmenėt shqiptarė do tė jenė dy kategoritė qė do tė preken tė parat nga ndryshimi i procedurave tė dhėnies sė vizave. Kėrkesat pėr marrjen e vizės me karakter turistik ose privat, duhet tashmė tė shoqėrohen patjetėr me ftesė nga personi te i cili turisti apo biznesmeni shqiptar do tė shkojė pėr vizitė, ose dokumente qė vėrtetojnė pagesėn e shėrbimeve turistike, tė rezervimeve turistike ose tė udhėtimeve nė grup. Pėr vizita zyrtare duhet tė posedohet ftesė nga organet shtetėrore, shoqėri tregtare ose edhe persona juridikė pėr pjesėmarrje nė takime ose edhe ngjarje tė tjera qė lidhen me tregtinė, industrinė e tė tjera. Ky vendim i qeverisė maqedonase do tė ndikojė edhe tek tė gjithė ata turistė apo biznesmenė qė pėr tė udhėtuar nė rrugė automobilistike drejt Bullgarisė, Rumanisė, Turqisė apo vendeve tė tjera tė Lindjes, duhet tė kalojnė patjetėr transit nga Maqedonia. Pasi edhe pėr kalimin transit ėshtė e nevojshme pajisja me vizė maqedonase.

    Studentėt

    Nėse shtetas shqiptarė do tė kėrkojnė tė pajisen me vizė me qėllim pėr tė ndjekur studimet e larta, kurse ose kualifikime tė tjera profesionale nė Maqedoni, duhet tė kenė me vete edhe vėrtetimin nga institucioni pėrkatės.

    "Mbyllja" e kufirit

    Shtetasit shqiptarė janė ndėr tė vetmit fqinjė tė Maqedonisė qė do tė preken nga forma e re e aplikimit tė vizave, pėr arsye se Maqedonia me Serbinė dhe Kosovėn nuk aplikon viza si edhe pėr dy fqinjėt e tjerė, Greqinė dhe Bullgarinė, anėtare tė BE-sė ndaj tė cilave e ka ndėrprerė regjimin e vizave. Rregullorja e re nė Ambasadės e Maqedonisė nė Shqipėri pritet tė zbatohet nė muajin shkurt, ndėrsa gjatė kėsaj periudhe shtetasve shqiptarė i jepet mundėsia qė tė informohen mė shumė pėr ndryshimet e reja. "Lėvizjet e shtetasve mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė janė tė mėdha, ndryshimet e reja nuk do t'i kufizojnė, por kanė qėllim qė tė kryhen sipas standardeve evropiane. Eliminimi i dhėnies sė vizave nė kufi, pėrveē disa rasteve tepėr urgjente, ėshtė njė prej kushteve tė BE-sė pėr tė reduktuar numrin e dhėnies sė vizave nė kufi, qė vetėm vitin e kaluar arriti nė 75 mijė", - ka sqaruar pėr tė pėrditshmen maqedonase "Koha", zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme, Kokallanov.
    __________________
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 07-01-2008 mė 16:28

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Ky eshte kulmi!

    Shteti me i dhi.er ne e'vrop si maqidonia qe te te jap vize duhet garanci.


    Ku te mbyten shqiptaret e shkrete te kisha fuqi ti coja ne ameriken latine ne kufi me venezuelen.


    Maqedonia i thote evropes tani kufijte i kam te sigurt nuk eshte han pa porta ktu si ne shqiperi ....dmth me pranoni ne bashkimin evropian

  3. #3
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Shteti me i dhi.er ne e'vrop si maqidonia qe te te jap vize duhet garanci.
    njoni ne nje forum e kishte permbledh shume mire esencen e ketij shteti; "Alexander the Great Fans Club"
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Ajde Ajde...

    Erdhi dita qe shqiptari duhet te paguaj lek dhe te jete i pajisur me nje mori dokumentacioni per tu pare vellezerit ne anen tjeter te kufirit (ne trojet te vete)

    SKANDAL, ABSURD, AKT THJESHT TRASHANIK SLLAVE, NUK THOTE POPULI KOT "KOKE BULGARI"

    Oh vellezer ka vetem nje zgjedhje kjo pune, ti japim fund kesaj krijese artificiale me emerin FYROM dhe ti bashkojme trojet tona ne nje shtet te vetem kombetar me emerin e bukur "SHQIPERI"
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    nuk eshte faji i maqedonis per kete gje
    jane direktivat e BE, me qe maqedonia pritet te hyje ne BE dhe si cdo shtet i BE vendos rregullat per pajisjen me vize te shteteve ''ekstraterrest'' sic jemi ne, dhe ska fare per tu habitur deri nga viti 2020 kur shqiperia dhe bosnja do te futen ne BE me viza do te jemi gjithmone
    prandaj o burra, per te gjetur nje nenshtetesi tjeter per te levizur lirisht
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Kjo tem esht edhe me posht

    Cte thuash , i pengon dikujt qe u hapen kufijt dhe qe me ne fund shqiptart e te dy aneve komunikojn me leht mes tyre . Para disa diteve pash ne Tv si shqiptaret nga Shqiperia vinin blenin mallra ne Diber dhe te dy palet ishin te kenaqur edhe shqiptaret e Dibres sepse ju shiteshte malli edhe ata qe blenin ishin te kenaqur sepse cmimet ishin me te lira.
    Dhe ja menjeher dikush don te pengoje ket gje, asgje te hajrit nuk pam nga partia shqiptare ne pushtet , ato punojn kunder shqiptarve, perndryshe vizat nuk vlejn per asnje fqinj tjeter pervec Shqiperis. Cka dmth kjo ?

  7. #7
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    o shqiptar kane frike se mos plasi prape.maqedoni eshte me i keq se serbi.(flas nga pervoja personale).

  8. #8
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    "Mirėnjohja" e fqinjėve

    (Marre nga Shekulli)

    Shtetasit sllavė tė ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė, pak vite mė parė pėrshėndetnin protestėn e tajvanezes Chang, gazetares sė revoltuar pse Konsullata Greke nė Shkup nuk i kishte dhėnė vizė koleges sė saj maqedone, e cila kishte pėr detyrė mbulimin e aktiviteteve sportive gjatė Lojėrave Olimpike tė Athinės 2004. Te revolta e Chang maqedonėt panė vetveten, zemėrimin qė u ish-mbledhur prej vitesh ndėrsa pritnin pafund pėr njė vizė greke, pėr pushime, punė apo biznes.

    Ambasada Greke nė Shkup, asokohe e drejtuar nga Gianis Ikonomou, pas takimit me ish-ministrin e Jashtėm maqedon, Slobodan Casule, nuk u mjaftua me shkarkimin e zyrtarit tė konsullatės greke, por nxiti lehtėsime tė mėtejshme tė dhėnies sė vizave, duke shtuar personelin dhe duke thjeshtuar procedurat. Maqedonasit i merrnin vizat greke nė njė copė letėr nė vend tė njė vule nė pasaportėn e tyre, sepse autoritetet greke nuk i njihnin vizat e vendeve tė BE-sė nė pasaportat maqedonase. Kėshtu kishte rrjedhur diskriminimi grek ndaj maqedonėve, pėr shkak tė luftės sė vėshtirė tė Shkupit pėr tė fituar njohjen e emrit nga Greqia, pas shkėputej nga ish-Jugosllavia nė vitin 1991. Lufta pėr emrin vazhdon sėrish sepse Greqia e akuzon Maqedoninė se ushqen ambicie territoriale ndaj provincės veriore tė Greqisė, e cila ka tė njėjtin emėr. Shteti helen fillimisht nuk pranoi tė njihte fare pavarėsinė e fqinjit tė saj tė vogėl, duke vendosur edhe embargo tregtare, e cila u ndėrpre nė 1995, kur dy vendet nėnshkruan njė Marrėveshje Mirėkuptimi.

    Nė fillim tė vitit 2008, shtetasve shqiptarė u duhet njė "Chang". Pak disa javėsh qeveria maqedone do tė vendosė nė fuqi masat shtrėnguese, sipas tė cilave, shqiptarėve do t'u duhet ta marrin vizėn nė Tiranė, kundrejt njė garancie pasurore, apo ftese nga mikpritėsi, ndėrsa deri mė sot, kėtė vizė e marrin nė kufi. Tirana jozyrtare e ka komentuar njė hap prapa vendimin e qeverisė maqedone, por ende nuk ka njė reagim zyrtar.

    Historikisht, qeveritė e Tiranės kanė mbajtur njė qėndrim inferior para fqinjit lindor.
    Kur Greqia bllokoi kufijtė dhe vendosi embargon tregtare ndaj FYROM-it, Shqipėria u hapi Portin e Durrėsit maqedonėve. Ky segment ishte shpėtimi pėr ekonominė e varfėr maqedone, por dėmtoi rrugėt e Shqipėrisė, sepse mallrat tranzitoheshin me trajlerė. Dėmtimi i rrugėve ishte aq problematik pėr maqedonėt, saqė projekti hekurudhor qė shkon bashkė me Korridorin 8, Shqipėri-Maqedoni-Bullgari, vlerėsohet nga Shkupi zyrtar si shumė ekonomik.

    Shqipėria u tregua bujare edhe me emrin. Nė shumė dokumente zyrtare tė Tiranės, fqinji i vogėl emėrtohet thjesht Maqedoni, njė emėr qė e ka njohur vetėm SHBA dhe kjo nuk ėshtė kaluar pa vėnė re nga Greqia, vendi i dytė pėr nivelin e marrėdhėnieve tregtare me Shqipėrinė, ku punojnė dhe jetojnė rreth 1 milionė shqiptarė dhe vendi qė kontrollon biznese shumė tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė, siē janė telekomunikacioni dhe furnizimi me karburante.

    Maqedonia vetėm ka pėrfituar prej Shqipėrisė. Ka pėrfituar nga pėrulėsia e saj, edhe atėherė kur qindra shqiptarė nga zonat kufitare, si Librazhdi apo Dibra vriteshin nė mėnyrė makabre edhe nė tokėn shqiptare prej kufitarėve maqedonas, edhe kur torturoheshin nė burgjet e Shkupit. Tirana nuk protestoi as nė pranverė 1999, kur dhjetėra-mijėra kosovarė tė dėbuar nga Millosheviēi maltrajtoheshin nė kampe nė veri nė Maqedonisė, vetėm pse kėrkonin pak ujė dhe njė copė bukė. Nuk janė ndier edhe kur Gjykata Kushtetuese e Maqedonisė vendosi nėntorin e shkuar tė hiqte pėrdorimin e flamurit shqiptar nė institucionet ku ka shumicė shqiptare, ashtu siē parasheh Marrėveshja e Ohrit e nėnshkruar pėr tė pranuar shqiptarėt e Maqedonisė si element shteformues nė ish-Republikėn Jugosllave dhe ku ata janė tė dytėt pas sllavėve maqedonas.

    Qeveritė shqiptare nuk kanė bėrė as pendesėn mė tė vogėl, kur pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Tregtisė sė Lirė, tregjet shqiptare u pushtuan prej mallrave maqedone, qė kanė ēmim tė lirė prej mbėshtetjes buxhetore, pėrballė fermerėve tė telendisur shqiptarė qė jo vetėm nuk mbrohen nga politikat e qeverive shqiptare, por shohin me dhimbje se si u kalben prodhimet BIO dhe shiten OMGJ-tė e huaja dhe viēat hormonalė.

    Megjithatė, qeveritė shqiptare kanė heshtur. Dikur nė Samitin e Selanikut, nė vitin 2003, u sugjerua se pėrpara se tė arrinin futjen te Marrėveshja "Shengen", vendet e rajonit tė arrinin "Shengenin ballkanik". Pėr kėtė ide kanė mbetur pak vende, sepse Rumania dhe Bullgaria janė anėtare tė BE-sė, megjithėse jo pjesėmarrėse nė "Shengen", ku janė tashmė Sllovenia (prej dy javėsh) dhe Greqia (prej shumė vitesh).

    Qeveritė sėrish do tė heshtin, megjithėse nė kufi mund tė vriten prej kufitarėve maqedonė banorėt e fshatrave kufitarė qė nuk kanė 10 euro pėr vizėn, apo garanci, por duan tė shkojnė te tė afėrmit e tyre tė njė gjaku matanė. Tregtarėt do tė rropaten pėr tė kaluar tranzit pėr nė Greqi, apo Turqi, turistėt do tė zbythen.

    Qeveria ndėrkohė ėshtė shumė e zėnė, sepse po proklamon liberalizimin e vizave me BE-nė, pas tė cilės fshihen shumė pikėpyetje. Shqiptarėve ndėrkohė u duhet njė "Chang", megjithėse nė Shqipėri nuk kemi njė qeveritar syptrembur qė do tė thėrriste ambasadorin maqedon nė sqarime, e jo mė t'i kėrkonte liberalizim procedurash.

    Sė fundi, a nuk ėshtė njė metodė e bukur, alla-bullgare pėr t'ua "futur" shqiptarėve. Sepse Shkupi nuk mund ta harrojė se si, pak vite mė parė, 20 mijė sllavė maqedonas u konvertuan nė bullgarė pėr njė pasaportė shengen dhe pse tė mos konvertohen nė maqedonė edhe ata shqiptarė qė duan njė vulė maqedone?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    KOMUNIKATĖ

    Viti 2008 pritet tė jetė viti vendimeve tė rėndėsishme pėr Ballkanin. Maqedonia,Shqipėria dhe Kroacia presin ftesat pėr samitin e Nato-s dhe vlerėsimet lidhur me pėrmbushjen e kushteve pėr integrim nė Bashkimin Evropian.


    Pavarėsia e Kosovės do t’i jep karakter historik kėtij viti. Pėrballė orientimit tė demokracive perėndimore nė krye me SHBA-tė qė procesi i pavarėsimit tė Kosovės tė pėrfundojė nė pėrputhje me frymėn euro-atlantike dhe realitetin e ri tė krijuar pas luftės clirimtare, qarqet antishqiptare nė regjion dhe mė gjerė janė mobilizuar pėr tė penguar rrjedhat historike.


    Kėrcėnimeve tė Serbisė se do ta izolojė Kosovėn nė rast tė shpalljes sė Pavarėsisė iu pėrgjigj pozitivisht Qeveria VMRO-PDSH.


    Vendimi qė tė aplikohen vizat ndaj qytetarėve tė Shqipėrisė nė mėnyrė analogjike si shtetet e BE-sė dėshmojnė se kjo logjikė antishqiptare merr edhe dimension strategjik nė kėtė moment kur tė gjitha vendet qė synojnė integrimet euro-atlantike duhet tė pėrmbushin kriteret e funksionimit nė pėrputhje me vlerat perėndimore.


    Nė kundėrshtim tė plotė me tė gjitha sugjerimet e institucioneve euro-atlantike qė tė zgjerohet bashkėpunimi dhe fryma e integrimeve rajonale, ku liria e qarkullimit tė njerėzve, mallėrave dhe vlerave tė dominojnė pėrballė tendencave izolacioniste, Qeveria e Maqesonisė merr vendim pėr ndryshimin e regjimit tė vizave me qėllim qė tė pengojė qarkullimin e lirė tė njerėzve, vlerave dhe sidomos tė mallrave nė rast tė bllokimit serb.


    Ky vendim paraqet njė provokim tė rradhės nė vazhdėn e provokimeve tė Qeverisė antishqiptare VMRO-PDSH. Bashkimi Demokratik Shqiptar dėnon ashpėr kėtė politikė dhe tė gjithė demokratėt qė tė ushtrojnė presion pėr anulimin e kėtij vendimi.


    Marrėdhėniet e Maqedonisė me Kosovėn dhe Shqipėrinė nuk mund tė jenė ekskluzivitet I vendimeve tė institucioneve shtetėrore tė kėtij shteti.


    Pa konsenzus me shqiptarėt vendimet e institucioneve shtetėrore ku dominon logjika e funksionimit antishqiptar, janė vendime tė njėanshme dhe nuk kontribuojnė pėr stabilitetin e vendit dhe tė rajonit. As PDSH-ja, as kushdoqoftė tjetėr nuk ka legjitimitet tė pėrfaqėsojnė shqiptarėt nė vendimet antishqiptare. Ata mund tė pėrfaqėsojnė vetėm veten dhe askend tjetėr!



    Bashkimi Demokratik Shqiptar

    Tetovė, 08 Janar 2008

    http://www.bdsh.eu/bdsh/komunikata_B...viza_2008.html
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, dhoma e Tregtise leter Gruevskit: Jo veshtiresimit te vizave me Shqiperine

    Nėpėrmjet njė apeli publik biznesmenėt maqedonas e kanė konsideruar “implikim serioz pėr ekonominė e vendit” marrjen e kėtij vendimi.

    Oda Ekonomike e Maqedonisė veriperėndimore kėrkoi dje nga qeveria e Shkupit tė tėrhiqet nga vendimi pėr tė rikthyer regjimin e vjetėr tė vizave pėr shtetasit shqiptarė. Nėpėrmjet njė apeli publik dhe njė letre zyrtare drejtuar Kryeministrit Nikolla Gruevski, biznesmenėt maqedonas e kanė konsideruar “implikim serioz pėr ekonominė e vendit” marrjen e kėtij vendimi. Duke i konsideruar biznesmenėt shqiptarė si disa prej partnerėve mė tė mėdhenj, ata shprehen se nėpėrmjet ndryshimit tė procedurave tė pajisjes sė tyre me viza Maqedonia do ketė jo vetėm rrjedhoja negative nė zhvillimin ekonomik, por edhe njė izolim kufitar nė rast se nė tė njėjtėn mėnyrė do tė reagonte edhe Republika e Shqipėrisė. “Kėrkojmė nga qeveria ta shfuqizojė vendimin dhe tė heqė regjimin e vizave, pėr tė ndihmuar lėvizjet pozitive ekonomike tė cilat tashmė dallohen qartė nė Maqedoni”, - vijon mandej apeli i Odės Ekonomike tė Maqedonisė Veriperėndimore. Njoftimi sqaron gjithashtu se kjo Odė kėrkon sė bashku me tėrheqjen nga njė vendim i tillė edhe pezullimin nė tėrėsi tė vizave me shtetasit shqiptarė. Pasi sikundėr argumenton “kjo do tė ndikonte nė dhėnien e impulsive tė reja ekonomike pėr vendin”. Ndėrkohė paralelisht me kėtė qėndrim biznesmenėt maqedonas kanė kėrkuar edhe nga qeveria e Shqipėrisė heqjen e regjimit tė vizave pėr tė gjithė shtetasit e Maqedonisė me arsyetimin se “e gjithė kjo nė favor tė zhvillimit rajonal nė rrugėn drejt integrimit tė pėrbashkėt nė Unionin Europian dhe Aleancėn Veri-Atlantike”, - pėrfundon apeli nė fjalė. Dy ditė mė parė, Ministria e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp bėri tė ditur rifillimin e negociatave intensive me palėn maqedonase pėr ruajtjen e regjimit aktual tė pajisjes me viza pėr shtetasit shqiptarė.
    Procedurat e reja
    Procedurat pėr marrjen e njė vize pėr tė hyrė nė Maqedoni do tė jenė mė rigoroze duke filluar nga muaji shkurt. Pėr t’u pajisur me njė vizė hyrėse apo edhe pėr tė kaluar transit nė territorin maqedonas, shtetasve shqiptarė do t’u duhet tė aplikojnė nė njė formė mė rigoroze, tė ngjashme me procedurat e aplikimit nė vendet e BE-sė. Disa prej ndryshimeve tė reja janė vendi i marrjes sė vizės nė ambasadė, duke i pėrjashtuar pikat e kalimit kufitar si edhe njė prej kushteve tė tjera ėshtė edhe garancia.

    Balkan
    Sui generis

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Bashkim Gazidede prononcohet nė media pėr ish-detyrėn si kreu i SHIK
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  4. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •