-
Tutje
100
100 vjet mė vonė
do jem mbase nė parajsėn nr.x
duke luajtur me Zotin kukafshehti,
duke u zėnė me Enverin nė ferr kush tė flere sipėr,
a prapė kėtu, rilindur kafshė, peshk , njeri,
( ndoshta gjithshka ndodh pėrsėri, lutemi qė jo!)
ose nuk do jem, domethėnė thjesht hiē,
ide kjo po aq absurde sa tė parat
tjetėr mundėsi nuk rrok mė mendja
100 vjet mė parė
ndėrtoja shtėpinė
sipas stilit te kohės
me dekorime tė tepėrta,
kollona, dhoma tė larta, oxhak,
portė tė madhe, disi pompoze,
e gjitha kjo prej mishi,
kur erdhėn tė huajt e mė moren,
mė shitėn nė treg tė skllevėrve,
ku mė bleu njė i panjohur,
tė cilit i shėrbeva ca kohė
derisa filloi lufta e veriu fitoi
Tani jam e nuk jam kėtu,
Fantazėm ne mjegull,
Prag qė kapėrcej ēdo ēast,
Nuk di ku hyj e ku dal,
Kyē qė hapet nga tė dy krahėt,
nga brenda e nga jashtė,
ku syri i rojes ndeshet me atė
tė tė burgosurit, ku ēelėsi
nuk jam unė e vetėm kahu
i lėvizjes, nga vdekja nė jetė
apo anasjelltas nuk eshtė
doemos nga hiēi nė gjithshka,
as e kundėrta, po njė gėrshet
i tė dyve, ashtu sikurse 100 vjet
mė vone a mė pare kam qenė,
apo dhe jo, ndoshta nuk jam tani...
Eh, kush mė kupton nuk ka pse mė lexon,
Veē nėse gjetja e binjakut i bėhet dėshmi e vetes
sikurse pasqyra mė deshmon se jam,
Syte nė vrimė shohin atė film qė shfaqet
e jo atė qė duan, urdhėri nuk vonon, krisma,
dera hapet, hyn roja e tė sjell gjellėn,
gjellėn me mish tė vetes...
-
-
-
-
Uni nuk ėshtė jami
E pra: tė flas pėr veten apo pėr ē`ndjej?
Nėse me thua mė do, do tė pyesja: Kė?
U bėnė ca kohė qė mė njeh,
Po ja qė unė nuk njoh veten...
Njoh vetėm tymin e ēuditshėm,
retė, shirat, tė kaltrėn, ajrin,
Se jami ėshtė qiell nga ku shpresojmė
tė na vinė apo tė shkojmė (me) karrocė zjarri
engjėjt, alienėt, amshimi, ndihma,
Vetėm se tė flasėsh pėr motin, kohėn,
pa marrė parasysh hapėsirėn
ėshtė gabim sipas Ajnshtajnit
Kush?
Mendimi qė shpėrthen si yll qė lind,
Vrima tė zeza qė e thithin prapė,
Cfarė?
Botėt notojnė nė tjetrėn e dashur,
tė vdekurit e tė gjallėt,
fjalėt, qenia e fara,
nė varr a nė shtrat
Ja shtambė e mbushur,
tė bie nga dora e thyhet,
ujė i ėndrrės derdhet ,
Lagesh nė shi e harron qė eshtė ai
lumi, burimi, pusi, loti prej nga pi
nektarin, qumėshtin, hidhėsine,
gjinjtė e kohės, kėsaj nėne
qė pi nga ti gji
Prit tė erret ose mbylli sytė,
shiko yjet e fjalėve tek ndizen,
shuhen, e prit tė gdhijė, ē`ndodh?
Asgjė, hiē, pafundėsisht,
e njėjta dritė mbush terrin
e mbushet nga ai, ėndėrr
e zjarrit ku digjesh si heretik,
libėr nė Aleksandri, feniks,
Bėhesh hi e harron qė ėshtė ai
dheu, argjila, mishi, shkėmbi,
ku mbin bota, prej nga thith
nektarin, qumeshtin, hidhesinė,
gjinjte e nėnės, kėtij shiu,
qė tė mbush e mbushet nga ti
Jami nuk ėshtė unė
E pra: tė them ē`ndjej, po kush?
Nėse tė dua, te dua thjesht ashtu
siē mbush shiu njė lumė
-
-
Isha rruge e gjere me makina e njerez,
shkonin shpejt, shkoja dhe une, ku?
Lypes, kalimtar si mendim, apo dhe makine
qe deshirat ngasin, endrra ne bagazh,
police qe te vene gjoba e tabela, peme,
ndertesa, ura, vende, mergim, ku?
Ku shkoja? Ne harte viza, kthesa, po sfere
eshte bota, sfere mendja, kthehesh ne miter,
shtrihesh ,te shkelin kembet, rrotat , vdes, ku?
Si shkohet ketu?- pyesin turistet,
Vishi syte mprapsht, eja ne shtepi bir,
djepi e varri, ky eshte atdheu, mergimi,
prange e rruges, bebez qe zmadhohet
ne terr, fryhet nga foshnje qe rritet,
Kush te mbarsi ty deshire qorre per
shkuar tutje? Une? Kush eshte ky?
Minotauri ne labirinth qe pret te vije
turisti e ta pyese per udhen. Filli
qe te mban lidhur me mitren, hicin,
Ku?- Mprapsht ne fillim!
Qielli ėshtė brenda , zemėr e kaltėr
rreh, shfryn e buēet ajėr, frymė, zjarr,
Dheu dridhet, harliset, mbulohet, bari
e vesh, flokė bore, gjethe, e gjithfarė
formash, vdekur, gjallė, lėshojnė rrathė
si gurė ne pellg, fjolle e tymit tretet,
bardhe, dikush ecen, e ti thjesht e sheh,
deshmitar i ngjarjes, ndodh dicka, po cfare?
Hic, ne dalje te urojne mireseardhjen
-
-
Forme e mishit e jo ai zgjoi te verberin ne mua,
e me erdh turp qe deshirova tymin e jo flaken,
mjegullen qe mbeshtjell driten qe zhveshur ndez
nje tjeter vegim, fantazme e gjalleses se thare me
shfaqet ne ty, c`do bejme kur te kalbemi e dashur?
-
-
Rėnduar nga pesha ėshtė gjiu qė nuk dihet ku ėshtė,
herė lule ku bletė e foshnje thithin,herė plagė e enjtur,
teshė e vjeter ku krimbi, tenja bren, herė tokė e premtuar
ku gjithfarė ikanakėsh kėrkojne mjaltin e qumėshtin,
Po ėshtė shterpė kjo grua, fėmijėt nuk janė tė saj, gjinjtė veē dhjamė,
sytė xham, e zemra... eh zemra, sahat klonuar nga minė e trurit
qė nuk plasi e fle nė dhjamė tė dheut prej nga plas filiz i grurit,
bukės, i pemės qė u bė letėr pėr t`u nenshkruar me dore tė ngopur
tė drejtat e njeriut apo urdhėri pėr tė bombarduar,
oraret, shifrat e hebrenjve qė prunė trenat nė kamp,
I zbritėn, i vunė nė rrjesht, i numėruan, u zhveshėn,
kulloi ciklon b,anija u nis,pemė gjigande rrėnjėshkulur
si dhėmb i artė nė gojėn e pajetė me shkumė tė kufomave,
Gjethnajė mishi qė digjet nė ethe, kllapi, yje,
pesė a gjashtėcepėsh si retinė e kriminelit,
pjellė e zjarrit, nė tym demi unjet, i ngulin shpatėn,
Flamurė, blozė e shkumė vjell gojė e hapur e kėrthiut,
si portė tempulli, gjuhė e nxjerrė lėpin shkulmėn e gjakut,
skuqet nga ai, nis tė flasė pėr tokėn e premtuar
ku kullon mjaltė e qumėsht, dyzet vjet nė shkretėtirė
u endėn e ja deti ėshtė i kuq si ėndėrr e ligė shushunje,
nuk ka vend, shtyhen, bien shkulm nė gjunje, falen,
Ah Atė ! Adhuruam viēin, kryqėzuam bijtė, nuk dinim ē`bėnim,
bėmė kėmbanat tanke, parakaluam nė xhami me ēizme,
dhunuam varret, i vumė shqiponjės helmetė, damkosėm yje,
me kazmė, drapėr, pushkė festonim tė marrėt (de facto)
pizhama me vija gjatėsore, tė qethur tullė, lule prej letre
nė tė dy duart, prej nga bletė e foshnje thithin nektar tmerri,
Bėrtisnim jemi gati. Gati pėr ēfarė? Gati pėr tė vrarė, pėr litar,
varr, llahtare. Pjellė e zjarrit, nė tym demi unjet, gėlltit tym
e vjell zjarr, koka i rėndohet nė kllapi e shkel padashur minėn
e trurit, e zemra... eh zemra, transplantuar nga faraon i vdekur,
gjethnajė dhjami e pemės sė gjallė rrėnjėshkulur, dhėmb i artė
nė gojėn e hapur tė kriminelit tek qesh kur fėmijėt dhurojnė lulet,
plagėt ku brejnė tenjat vrimat e tė pushkatuarve, kullon ciklon b,
karvani niset tėposhtė kėmbėrėnduar, retina skuqet nga ylli qė plas,
pesė a gjashtėcepėsh, shifėr damkosur nė ndonjė letėr nga duart
qė tash dridhen e nuk kanė ku mbahen, se poshtė ėshtė honi,
ku rrjedh zjarr e llavė, deti i kuq, makth i lig i demit, tokė e premtuar
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 14-11-2006 mė 08:36
-
-
Shkruaj ate qe nuk them dot
Me mire syte se veshet tuaj
E kanalet jane te ndryshme
Qe lidhin shqisat me trurin
Minjte jane te ndryshem
Te bardhe, gri, te zinj
Mjeke, ushtare, mesues,
Lakuriq, me ose pa bisht
Veri kyc gojes o i shkrete
Kush di nuk ta ka nevojen
Te tjereve nuk u hyn ne vesh
Flit e degjo vete
Zemra i thote kokes
Vetem te punoje e te heshte
-
-
Fryma mpikset si gjak nė fjalė,
Thikė e ngulur nė brinje nga dorė e ftohtė e sosisė
Tjetri lėpin plagėn e dehet,
Duhma avullon shikimin
Pėrtej dritareve fundoset bota
e njė tjetėr ngrihet prej pluhurit
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 18-11-2006 mė 13:21
-
-
Kafaz harruar hapur,
Liria ėshte brenda,
zog i lodhur nga kėnga
Kafaz i gjoksit,
Liria ėshtė brenda,
Kėngė e lodhur nga brinja
Kafaz i kėngės,
Liria ėshtė brenda
Tingull i lodhur nga fjala
Kafaz i fjalės,
Liria ėshtė brenda,
Shkronjė e lodhur nga pranga
Kafaz i shkronjės,
Liria ėshtė brenda,
Vizė e lodhur nga pena
Kafaz i vizės,
Liria ėshtė brenda,
Pikė e lodhur nga hiēi
Kafaz i hiēit,
Liria ėshtė brenda,
Bosh i lodhur nga pesha
Kafaz bosh harruar hapur,
Liria ėshtė brenda,
Pse tė dalė?
kafazė sysh qė hapen, mbyllen si dyer qelish, kapakė tualeti, krahė miqsh,
ku ēdo gjė gjė gjen brenda, krimin, plehra, kryeveprėn, errėsirėn, vrimėn, dritėn,
kafazė veshėsh, qė si dyer kishe, hapur rrinė pėr tė gjithė; kafazė mitre,
kafazė kurthe, kafazė dashurie, kafazė hotel, kampe, shtretėr, ekrane,
kafazė fjalėsh e pamjesh, kafazė nė kafazė, kyēur sekret, thesarė; kafka,
kapele, qiej, skafandra, helmeta, pallto, lėkure, kockash, mendimesh, jetėsh
Kafazi im,
Unė jam brenda
Ēelės nė bravė
Kafazi im ėshtė dera...
-
-
Mishi yt, shtrirė mbi shtrat,
mė bėri tė ndjehem kasap
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt