• Një zjarr i madh është duke rrezikuar Athinën, kryeqytetin e Greqisë. Sipas mediave të huaja mësohet se zjarri i rënë vetëm 40 kilometër larg kryeqytetit grek është duke u favorizuar nga erërat e forta që fryjnë. Sipas të dhënave mësohet se për shuarjen e flakëve janë vënë në dispozicion 7 avionë, 3 helikopterë dhe 100 zjarrfikës të cilët janë duke u munduar të shuajnë flakët për të shmangur përhapjen e saj.
ATHINË - Një zjarr i madh ka rënë në orët e mbrëmjes vetëm 40 kilometër larg kryeqytetit grek Athinë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja të cilët kanë bërë të ditur se situata paraqitet tepër delikate pasi zjarri është duke u favorizuar nga erërat e mëdha që fryjnë në këtë zonë. Ndërkohë mësohet se në vendin ku ka rënë zjarri janë vënë në dispozicion 7 avionë dhe 3 helikopterë, 100 zjarrfikës janë duke u munduar të shuajnë flakët e zjarrit. Aktualisht ende nuk bëhet e ditur për dëme në njerëz, por ajo çka thuhet është se zjarri është tepër i madh dhe era që fryn favorizon me shpejtësi përhapjen e saj duke rrezikuar kështu edhe Athinën. Vetëm këtë vetë në Greqi kanë qenë mbi katër raste kur konkretisht Athina është rrezikuar nga flakët. Zjarri i kësaj mbrëmjeje ka gjasa të jetë më i rrezikshmi duke parë këtu edhe masat tepër të mëdha të vëna në dispozicion të shuarjes së tij.
(a.s/Balkanweb/corriere)
Krijoni Kontakt