Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    91
    Postimet nė Bllog
    4

    Mesele shqiptare

    NA KEMI M’U BA SHTET I AMERIKES

    Na ra tari tė shkojmė tre shokė ne njė ziafet familjar. Na pritėn me shume respekt.Muhabeti kish qenė aktual por me kundershtime te ashpra,po dihet,armiqesi partiake. Shoku ynė ishte njė autodidakt,shumė llafator e tė cilit i besonin shumė mė shumė se sa neve profesorėve.
    -Ku e patet muhabetin, folni!,- u tha miku yne pa shkollė.
    -Paj kem tuj folė pėr qeto partitė,-foli njani. Bash kryetart e partive jan hajna, udbashė, dilinxhi, rakixhi,drogaxhi,kumarexhi, punojne me shkije,pe shesin Kosovėn copapa, e neve naj q*ven nanen.
    -Aiha, ju kokni tuj folė pėr fshisa. Mos hupni kohe me ato sene. Kjo pune asht e kryeme. E dini, Amerika, qi i thojne SHBA,i ka dikun 60-70 shtete,i kini pa ata yllat ne flamurin e tyne. Ni ylli ka me kanė i joni. Kosova shume shpejt ka m'u ba shtet i Amerikes. Nė Kosove kanė me kanė fill dy parti, si ne Amerikė,Partia Rapublikane dhe Partia Demokratike. Na kemi me kane popull amerikan, kemi me shkue atje pa viza,me punu pak e me fitue shume. Shumė shpejtė Kosova ka me ja kapercye Amerikes. Pra,a guxon najkush me prekė Amerikėn?
    - Jo valla, kurrė.
    -E, as neve sot e nimi vjetė nuk guxon askush me kthye kryet kah na.
    -Eu hajr bafsh bre burrės, se na knaqe-,i thanė tė pranishmit.
    Nejse, erdhi silla e majme. Hangrėm qyshė ma mirė dhe u ēuem duke ju kėrkuar falje qė nuk po kemi kohė per ta vazhduar muhabetin.
    Si u ndamė prej tyre,na plasi gazi te treve, e une ia prita menjėherė:
    -Valla hjeshėm i ke rrejt,bre-bre! Tė lumtė!
    -O hajvan,- ma priti, qashtu ishin,qashtu duhet me jav marue qefin. Pse, a me ta me ba llaf, a?!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hajrush : 09-06-2022 mė 16:17

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    91
    Postimet nė Bllog
    4

    mesele shqiptare

    A PO T’ BAN REZA?
    (Ngjarje e vėrtetė)
    Ishim vetėm unė dhe baba. Ishte dimėr i ashpėr. Kishim vetėm njė dhomė, ku zienim por edhe flinim nė tė. Nuk di se si ndodhi, na u prish reza e derės.
    Njė ditė erdhi njė shok i babės, tė cilin e pritėm sa s’bėhet mė mire. Sapo u ul, e vėrejti se nuk po mbyllej dera.
    - Shka ka ajo derė qi s’po mshelet?,- pyeti
    -S’e di bre, ni rezė ju ka prishė e na mėrdhiu,- ia ktheu baba.
    -Qu gjajma ni shrafciger,-mė tha.
    Shkova tek njė fqinj, e gjetėm kaēavidėn dhe ia solla.
    Pėrnjėherė ma mori dhe pėr dy minutė e rregulloi rezėn. Biles, e provoi disa herė se si mshilej.
    -Qe sa punė ka pasė, ama duhet mu kanė ustah,-na tha.
    -Po valla, faleminerės e Zoti te ruejtė! Na kurtalise,-e uroi i ati.
    Tė nesėrmen erdhi.
    -A po ju ban reza? se pėr qata erdha.
    -Po, po, mirė asht, - thamė.
    Serish, pas dy ditėsh,- ”Hej, a po ju ban reza?”
    Prap pas tri ditėsh, “qysh asht reza?”
    Pas njė java, “ a asht reza mirė?”
    -Po bre burrė, po, mirė asht,-ia ktheu baba, ama, e hetova se ėshtė shumė i nevrikosur.
    Njė ditė erdhi, ia ngjiti rezės dhe po rrapullon me te. Everėrejti se reza ėshtė mire.
    -Erdha kajstile me e kqyrė rezėn. Mirė koka,-dhe shkoi.
    Si duket baba u lodh mė pyetjet e “ustait”. Tash e mora vesh se ka me ba naj nam. Mori njė ēekiē, i qepoi rezės sa ē’ pati fuqi dhe e bėri fije m’fije. Foli diēka vet me veti, doli drejtė nė pazar, kshte blerė njė rezė tė re, erdhi ia ngjiti derės.
    -E vallahi nuk mujta me e durue ma shumė tuj m’thanė “a po t’ban reza, apo t’ban reza”?
    Tash i tham e kam ble rezėn e re e ja msheli gojėn.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hajrush : 13-06-2022 mė 14:39 Arsyeja: nuk eshte i teri

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    91
    Postimet nė Bllog
    4

    Mesele shqiptare

    QENI I KEQ TA BJENĖ UKIN N' POJATĖ!

    Para shtėdhjetė viteve,baba Kamer ma solli njė kėlysh tė vogėl ngjyrė miu.U gėzova shumė. Me te nisa ta ndaja edhe bukėn e gojės..Vetėm gjumi na ndante. Ditė pas dite,kėlyshi u rrit bash mirė.Nė oborr kishim njė pojatė ne tė cilėn rrinin tri dhi e pesė keca.Gjatė natės flinte edhe qeni ne pojatė.
    Njė natė vjeshte kishin ardhur ujqit dhe kishin masakruar dhitė kecat por edhe qenin.
    Unė, si zakinisht ne mengjes fillova ta ndjell qenin,por ai askundi. U drejtova tek pojata.Pash tmerr me sy: Dhitė,kecat dhe qeni ishin copa-copa.
    Duke qarė me zė, vrapova te baba Kamer:
    -Babė,dhitė dhe qeni ishin copa copa ne pojatė!!!
    -Mos bre!,
    -Po valla.
    Shkuam sė bashku nė pojatė.Ishte e tera me gjak.Unė qaja per qenin e baba kamber pėr dhitė.Dikur foli:
    -More po m'dhimen dhitė edhe edhat, se qenit boll mirė ja paskan ba. Qeni i ka pru ujqit n’pojatė.Qata u metė me thane : “Qeni i keq ta bjen ukin n’pojatė!”

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    91
    Postimet nė Bllog
    4

    Pėr: Ju falemnderit,shigjeta

    Shiigjeta,ky shkrim i poesise qe e keni komentuar nuk edhte i imi. Knei kujdes, mps i ofendoni bashkepuntoret e juaj. Hadi feri (alias h. idrizi)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Enver Idrizi - kush ėshtė?!
    Nga Beni_The_Great nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-04-2017, 14:39
  3. Karate: Enver Idrizi, shqiptari kampion...
    Nga Zana e malit nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 00:19
  4. Hetimi mbi zhdukjen pa gjurmė tė myftiut tė Gotivarit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 07-03-2008, 18:02
  5. PS publikon emrat e kandidatėve tė saj nė zgjedhje
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •